Posts

Showing posts from July, 2014

Tetova News

Aftësia për të parashikuar të ardhmen ekziston te çdo njeri

Image
Studiuesit kanë analizuar 26 studime të mëparshme, duke konkluduar se ekziston aftësia për të parashikuar të ardhmen, mjafton të dish ta lexosh Parashikimi i fatit apo aftësia për të paralajmëruar diçka që do të ndodhë janë fjalë që na bëjnë menjëherë të mendojmë për histori të lashta me orakuj dhe fallxhorë, por në realitet ato janë koncepte që me kalimin e kohës kanë nxitur kuriozitetin dhe hulumtimin e komunitetit shkencor. Kështu, një grup studiuesish amerikanë nga Universiteti i Northëestern, ai i Kalifornisë dhe  Universiteti i Padovas, në Itali kanë analizuar rreth 26 studime të mëhershme, të zhvilluara nga viti 1978-2010 dhe kanë dalë në përfundim se qeniet njerëzore, në një farë mënyrë kanë aftësinë që të parashikojnë të ardhmen, të paktën atë më të afërtën.
Por me këtë nuk nënkuptohet besimi në numrat me fat apo lojërat e fatit, sepse aftësia jonë për të parashikuar të ardhmen lidhet më së shumti me aspekte ngushtësisht biologjike të ekzistencës sonë. Julia Mossbridge, drejtues…

Kur është koha më e mirë për të marrë vendime?

Image
Koha më e mirë për të marrë vendime të rëndësishme gjatë ditës  është ora 11.59, sipas një studimi britanik, dhe koha më  e keqe është pas orës 10. Vendimet që merren larg orëve të mëngjesit janë më të mira sepse nxitimi dhe përgjumja e orëve të para të mëngjesit ka mbaruar, por mendohet se edhe uria për të ngrënë gjatë mesditës mund të ketë një ndikim tek vendimet. Kurse në orën 10, truri është ende i lodhur nga puna dhe trupi kërkon të pushojë. Gjithashtu edhe koha e vitit është një faktor që ndikon, mendohet se vendimet më të ndjeshme bëhen në muajin prill, dhe më irritueset në Dhjetor ku njerëzit i ze paniku nga përgatitjet e festave të fundvitit. Sipasd profesor Cary Cooper ajo që duhet të bëjmë është të gjejmë kohë për të menduar përmes pasojave të vendimeve kritike, duke parë anët pozitive dhe negative më një mëndje të kthjellët.

Kush ishin kokat e shtetit që u besonin astrologëve

Image
Nga Reagan, Roosvelt, Napoleoni dhe Hitleri që ishte i fiksuar




Politikanët në përgjithësi, kanë një dobësi të veçantë për astrologjinë. Ronald dhe Nancy Reagan janë të famshëm për konsultat e tyre me një astrologe. Po ashtu dhe presidentët francezë, Charles de Gaulle dhe Francois Miterrand. Presidenti, Roosevelt nuk udhëtonte kurrë ditë të premte. Politikanët e vendeve totalitare janë më të ndjeshëm ndaj fenomenit, se ato demokratikë.

Sa më totalitar regjimi aq më të mëdha janë gjasat për kërkimin e shpjegimeve dhe shenjat tek yjet. Thuhet se Napoleoni kishte frikë nga macet e zeza dhe besonte se nëse hante pulë dhe karkaleca deti, do fitonte në betejë. Leonid Brezhnev këshillohej me një astrolog me emrin Dzhuna, gjatë momenteve kyçe të Luftës së Ftohtë dhe u kurua nga një mjek besimtar gjeorgjian, në vitet e fundit të jetës së tij.

Catherine de’Medici konsultohej me vetë Nostradamusin, ndërsa perandori Rudolf II e merrte parashikimin e fatit nga Johannes Kepler, astrologu i famshëm g…

Flurudha