Pse të gjithë njerëzit e duan muzikën

Kohët e fundit, biologjistët janë të interesuar të thellojnë studimet mbi sjelljet më të bukura njerëzore, siç janë të kënduarit, të pikturuarit, të kërcyerit etj. “Nëse muzika është ushqimi i dashurisë, luajeni atë, më jepni emocionin që ajo përcjell”. Prodhimi dhe konsumimi i muzikës është një pjesë e madhe dhe e rëndësishme e ekonomisë. E para herë kur është regjistruar muzika njihet fonografi Edison, i cili e çoi muzikën në baret muzikore apo mbrëmje muzikore ku nuk mund të paguheshin këngëtarë që këndonin live. Në ditët e sotme njerëzit pëlqejnë rrymat e ndryshme muzikore dhe blejnë gjithçka të re që del në tregun muzikor. Kështu mund të kenë muzikën e dëshiruar në shtëpinë e tyre, punën, makinën, etj. Por pse njerëzit e pëlqejnë kaq shumë muzikën. Cilat janë efektet që ajo përcjell në gjendjen emocionale dhe a ndihen efektet e muzikës në shëndetin e njeriut?

Muzika ju shtyn drejt dashurisë

Edhe në shënimet e Shekspirit do të gjenim mendime të tilla, të cilat do të komentonin efektet e muzikës tek të dashuruarit. E natyrisht edhe në takimet e dashurisë të personazheve të tij nuk mungonte sfondi muzikor, qoftë dhe cicërimat e zogjve. Të këndosh bukur, sigurisht që është seksi. Por a është arsyeja seksuale një faktor i fortë që muzika ekziston Kjo do të na bënte të kalonim pak edhe të psikologjia e Frojdit apo mendimet e Çarls Darvinit. Është zbuluar se vendosja në sfond e muzikës së lehtë është shumë efektive në rritjen e përqendrimit dhe të performancës.

Efektet e muzikës mbi shpirtin dhe mendjen

Muzika ka një influencë tepër të fuqishme mbi trupin, mendjen tonë dhe gjithashtu mbi emocionet tona. Mjafton vetëm një tingull dhe ai e stimulon te gjithë trupin, ndërsa një melodi e fuqishme arrin të na bëjë të qajmë pa pushim ose të gëzojmë dhe të shpërthejmë, duke kërcyer. Muzika ndikon mbi njerëzit në mënyra të ndryshme, madje dhe tek i njëjti person ndikon ndryshe në kohë të ndryshme. Kjo ndodh për të vetmen arsye, se njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj muzikës. Muzika ka një ndikim shumë të madh në proceset ritmike, koordinimin fizik, të menduarit kritik, në procesin e të kujtuarit, të dëgjuarit dhe në logjikë. Por ndikim më të madh ajo ka në procesin e të menduarit. Kjo vjen si rrjedhojë e faktit që në muzikë kemi rritje të aftësive konjitive dhe mënyra e lartë e të menduarit është në limitet e saj. Niveli i energjisë që është i domosdoshëm në muzikë, aftësia për të organizuar kohën, vetëdisiplinimi, të menduarit abstrakt luajnë një rol pozitiv në procesin e të menduarit. Muzika luan një rol shumë pozitiv dhe në procesin e të mësuarit. Është zbuluar se, vendosja në sfond e muzikës së lehtë është shumë efektive në rritjen e përqendrimit dhe të performancës. Ekzistojnë hipotezat se disa lloje të veçanta instrumentesh më tepër të lehta dhe të mesmet japin një ndihmesë shumë të madhe në procesin e të mësuarit.

Shpirti dhe muzika

Ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë; mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie Dhe në ç’mënyrë muzika mund të ketë efekte terapeutike dhe të qëndrojë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se, muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën. Madje për këtë arsye është mbajtur edhe një konferencë me temën, “Muzika, shkenca dhe mendimi”. Lidhja racionale mendim-muzikë nuk ekziston vetëm te fëmijët. Është provuar se, muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç së tjerash, nëse eksplorojmë në natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetra dhe shumë të thella. Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alarmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje ose tërheqje seksuale.

Të gjithë dëgjojmë muzikë

Në çdo ambient mund të dëgjosh muzikë ose një melodi që të kujton një situatë të caktuar, tinguj të lidhur me imazhe, muzikë në radio, muzikë nëpër reklama etj. Por, çfarë është muzika Si është e përbërë në të vërtetë dhe cilët janë efektet e saj mbi mendjen dhe shpirtin tonë Shumë shkencëtarë dhe neurologë studiojnë efektin e muzikës mbi trupin dhe psikikën tonë, duke u futur në një sferë shumë më të veçantë, deri sa kanë arritur në efektet e mira që ka muzika mbi trupin, por edhe shpirtin tonë. Është e ditur që muzika të ndihmon të relaksohesh, sidomos ajo klasike. Për këtë arsye, në shumë studio dentistësh vihet muzikë e Moxartit. Muzika gjithashtu mund të shoqërojë seancat e masazhit, meditimit ose edhe një ditë të zakonshme në zyrë apo në shtëpi. E gjithë kjo vlen për njerëzit “normalë” , ndërsa shumicës së muzikantëve u pëlqen të dëgjojnë muzikë, por kjo nuk ua ul tensionin. Për t’u relaksuar ata preferojnë qetësinë. Vetëm në këtë mënyrë truri i tyre mund të qetësohet me të vërtetë. Muzika duket se ka efekte shumë pozitive jo vetëm tek qeniet njerëzore, por edhe tek bimët. Disa agronomë biologjikë përdorin disa tinguj të veçantë (për shembull cicërimën e zogjve), të cilët favorizojnë çeljen e stomave. Përdorimi i muzikës, i shoqëruar me një solucion për gjethet, duket se është një fertilizues shumë i mirë, pasi në këtë mënyrë bima thith një sasi më të madhe ushqyesish. Për më tepër, muzika është përdorur edhe për rritjen e ullinjve në mënyrë më të shëndetshme dhe të shpejtë. Mbi muzikën ka aq shumë gjëra për të thënë, por mënyra më e mirë për ta kuptuar është të eksperimentosh personalisht efektet mahnitëse të kësaj “perëndeshe”. Eksperimentojeni vetë muzikën! Nuk mund t’iu bëjë asgjë tjetër përveçse mirë!

Provoni të këndoni

Arsyeja tjetër për t’u besuar është se speciet e gjalla e kanë krijuar muzikën edhe për t’u tërhequr seksualisht. Jo vlen për rastin e zogjve, ku me tingujt e lëshuar transmetojnë mesazhe të caktuara të seksi tjetër i species. Për disa lloje shpendësh mashkulli që këndon më gjatë apo lëshon tinguj të caktuar mund të jetë mashkulli i kërkuar. Në rastin e njerëzve muzika shërben për të përjetuar emocione, shprehur ndjenja, për të shkarkuar tepri emocionesh, ndjesish, etj. Për këtë është e këshillueshme që gjithkush të këndojë edhe pse mund të mos ketë një zë të bukur për t’u dëgjuar nga të tjerët. E rëndësishme është që gjithsecili të përjetojë emocionet që krijohen gjatë të kënduarit.

Fjalët dhe muzika

Anirudh Patel, nga Instituti i Neuroshkencës në San Diego, krahason muzikën më artin e të shkruarit, një fenomen tjetër i ndërthurjes së fjalëve për të përcjellë emocione të pakrahasueshme. Gjuha e vërtetë, pra ajo e folur, përdoret nga të gjithë njerëzit dhe i jepet të gjithëve, është e lindur. Kjo ka të bëjë edhe me atë që quhet “baby talk” , por gjuha në art është dhunti e një elite njerëzish. Në vështirësitë për të mësuar muzika qëndron diku mes të folurit dhe të shkruarit, pasi për të na mësuar të shkruajmë prindërit apo mësuesit lodhen shumë. Disa persona aftësinë për të krijuar muzikë apo për të kënduar e kanë të lindur. E sigurisht efektet që jep një këngë janë më të mëdha kur në të janë të realizuara në mënyrë të madhërishme tingujt dhe fjalët. Edhe pse shpeshherë një muzikë instrumentale mund të na transmetojë emocione të paharrueshme.

Muzika manipulon emocionet

Të gjitha këto hipoteza kanë të përbashkët faktin se muzika është e aftë të manipulojë emocionet, dhe kjo është pjesa më misterioze e të gjithave. Kjo tingëllon të largojë ndjenjat e këqija dhe trishtimin duke ndihmuar edhe në harmonizimin e gjendjes shpirtërore. Këto efekte pozitive japin edhe këngët e sidomos baladat e dashurisë, gjë që ndihmon në krijimin e një gjendje të theksuar emocionale. Sigurisht që një pjesë e emocioneve krijohen në sajë të tekstit të këngës, por ajo që krijon efektet më të forta janë tingujt, pra vetë muzika. Një pjesë e njerëzve ndiejnë ndryshime në rrahjet e zemrës, e një efekt të tillë e japin edhe kordat instrumentale. Por ky është vetëm fillimi i investigimeve mbi efektet që krijon muzika në gjendjen tonë emocionale, dhe arsyet pse në e dëshirojmë kaq shumë atë. E vërteta, sigurisht, është se askush deri më sot nuk i njeh arsyet se pse njerëzit i përgjigjen në mënyra të caktuara muzikës. Por më se të qarta janë efektet që ajo na krijon dhe gjendjen e këndshme emocionale që përjetojmë kur dëgjojmë muzikë.

50 këngët më të bukura për tu dëgjuar në makinë


Të dëgjosh muzikë në makinë është gjë e bukur. Prodhuesi i makinave Seat ka bërë një anketë për këtë çështje dhe ka pyetur se cilat janë këngët më të bukura për tu dëgjuar në makinë. Më poshtë është lista e plotë. Ndërkohë, sipas anketës, një në tre persona (38 përqind) dëgjon muzikë më shumë në makinë, më pas janë 14 përqind që dëgjojnë në dhomën e ndenjes dhe 11 përqind në dhomën e gjumit. Nuk është çudi që ndër 50 këngët më të bukura, më shumë janë të grupit Beatles.


1. Queen: Bohemian Rhapsody
2. Lady Gaga: Bad Romance
3. Michael Jackson: Billie Jean
4. Lady Gaga: Poker Face
5. REM: Everybody Hurts
6. Queen: We Will Rock You
7. Michael Jackson: Beat It
8. Black Eyed Peas: I Gotta Feeling
9. Coldplay: Yellow
10. Green Day: American Idiot
11. The Killers: Mr. Brightside
12. Guns N’ Roses: Sweet Child of Mine
13. U2: Beautiful Day
14. Coldplay: Clocks
15. Nirvana: Smells Like Teen Spirit
16. The Verve: Bitter Sweet Symphony
17. The Beatles: All You Need Is Love
18. Kings of Leon: Use Somebody
19. Amy Winehouse: Rehab
20. The Beatles: Hey Jude
21. Katy Perry: I Kissed a Girl
22. The Beatles: A Hard Day’s Night
23. The Eagles: Hotel California
24. Abba: Dancing Queen
25. Elton John: Your Song
26. Coldplay: Viva la Vida
27. REM: Losing My Religion
28. Blink 182: All the Small Things
29. The Police: Every Breath You Take
30. U2: With or Without You
31. Snow Patrol: Run
32. The Killers: All These Things I’ve Done
33. Blondie: Call Me
34. Rihanna featuring Jay-Z: Umbrella
35. Van Morrison: Brown Eyed Girl
36. Oasis: Wonderwall
37. Coldplay: The Scientist
38. Justin Timberlake: Cry Me a River
39. The Beatles: Let It Be
40. Blondie: Heart of Glass
41. Pulp: Common People
42. Don McLean: American Pie
43. U2: I Still Haven’t Found What I’m Looking For
44. Madonna: Like a Prayer
45. Rihanna: Disturbia
46. Bill Withers: Ain’t No Sunshine
47. Leona Lewis: Bleeding Love
48. Radiohead: Creep
49. John Lennon: Imagine
50. Otis Redding: Sittin on the Dock of the Bay

Google+ Followers