Posts

Showing posts from June, 2014

Tetova News

10 filmat që thyen tabutë në kinematografi

Image
Nga skena e parë e seksit tek personazhi i parë gej
Rrjeti prestigjioz BBC ka stiluar dhjetë filmat që thyen tabutë në kinematografi. Një ndër ta është edhe filmi me personazhin e parë gei. Homoseksualiteti ishte një fenomen jo i përdorur në filmat europianë dhe hollivudianë që nga vitet 20’,30’,40’ por sugjerohej që ato të jepeshin të koduar. Filmat eksperimentalë nuk kishin ndërmend të ekspozoheshin, por megjithatë, 20-vjeçari Kenneth Anger, një nga producentët më të mirë amerikanë, u dënua për prodhimin e filmit Fireworks në vitin 1947, një film për jetën e një të riu homoseksual. Çështja shkoi deri në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë. Në fund ata e liruan Kenneth Anger, duke i thënë se filmi ishte art dhe jo pornografi. Ndërsa skena e parë e seksit në një film i përket vitit të largët 1933. Një aktore austriake 18-vjeçare, Hedy Lamarr, e theu këtë tabu në filmin çek “Ecstasy” në vitin 1933. Dy skena në veçanti shkaktuan polemika. Në rastin e parë, kur Lamarr noton nudo në liqen. Dhe…

Misteret e pazgjidhura shkencore

Image
Jemi të vetëm në univers? Sa gjatë do të jetojmë? A ekziston Zoti? Këto dhe shumë pyetje të tjera i janë shtuar çështjeve të pazgjidhura të shkencës



Janë pyetjet klasike universale ato që bëjmë të gjithë, por për të cilat askush nuk mund të japë një përgjigje të saktë, sepse presupozojnë një akt besimi të pamundur për t’u regjistruar në një fushë shkencore (A ekziston Zoti?); janë shprehje të një dëshire, që për momentin mund të jenë të realizueshme vetëm në kinematografi, (A mund të udhëtohet në kohë?), ose frikë që buron nga skenarët e parashikimit të Majave (Kur do të jetë fundi i botës?). Jo rastësisht këto shqetësime janë bërë pjesë e një klasifikimi të quajtur “misteret e pazgjidhura”, të listuara nga kanali televiziv anglez “Eden”, në bazë të një sondazhi të ideuar për prezantimin e muajit të shkencës. “Kush ka lindur e para, veza apo pula?” Ndër pyetjet e mbetura jashtë klasifikimit janë edhe ato që i kemi dëgjuar të bëhen zakonisht, por që vazhdojnë të mbeten pa përgjigje (Kush …

Zbulo natyrën tënde seksuale në 36 shkronjat e alfabetit

Image
A
Nuk je romantik në mënyrë të veçantë, por je interesant në aksion. Je gjithmonë i zënë. Me ty ajo që shihet, është ajo që fitohet, je ashtu siç prezantohesh. Nuk ke durim të flirtosh dhe nuk të bezdis fakti kur dikush është i turpshëm, simpatik ose eksitues. Rri gjithmonë ballë për ballë me personin tjetër. Kur bëhet fjale për seks ajo që ka rëndësi është aksioni dhe jo truket sekrete. Për ty është shumë e rëndësishme tërheqja fizike e partnerit tënd.

B
Nxjerr vibracione sensuale. Të kënaqin gjërat romantike, me verë dhe darkë bashkë. Je i lumtur kur merr dhuratë si shenjë dashurie nga partneri yt. Të pëlqen të jesh i/e përkëdhelur dhe di të përkëdhelësh partnerin. Je shumë i/e rezervuar, por para se të bësh dashuri manifeston një shprehi butësie dhe dashurie veçanërisht të ngrohtë.

C/Ç
Je një individ shumë i shoqërueshëm dhe është e rëndësishme për ty te krijosh shoqëri. Ke nevojë për afrimitet dhe të jesh i lidhur me dikë. Je i/e gatshëm të bisedosh me një partner seksual para dhe pa…

Pse të gjithë njerëzit e duan muzikën

Image
Kohët e fundit, biologjistët janë të interesuar të thellojnë studimet mbi sjelljet më të bukura njerëzore, siç janë të kënduarit, të pikturuarit, të kërcyerit etj. “Nëse muzika është ushqimi i dashurisë, luajeni atë, më jepni emocionin që ajo përcjell”. Prodhimi dhe konsumimi i muzikës është një pjesë e madhe dhe e rëndësishme e ekonomisë. E para herë kur është regjistruar muzika njihet fonografi Edison, i cili e çoi muzikën në baret muzikore apo mbrëmje muzikore ku nuk mund të paguheshin këngëtarë që këndonin live. Në ditët e sotme njerëzit pëlqejnë rrymat e ndryshme muzikore dhe blejnë gjithçka të re që del në tregun muzikor. Kështu mund të kenë muzikën e dëshiruar në shtëpinë e tyre, punën, makinën, etj. Por pse njerëzit e pëlqejnë kaq shumë muzikën. Cilat janë efektet që ajo përcjell në gjendjen emocionale dhe a ndihen efektet e muzikës në shëndetin e njeriut?

Muzika ju shtyn drejt dashurisë

Edhe në shënimet e Shekspirit do të gjenim mendime të tilla, të cilat do të komentonin efekt…

10 muzikantët e famshëm me probleme dëgjimi

Image
Nga Phil Collins, Eric Clapton e deri tek Ludwig van Beethoven
Muzika mund të jetë vajtuese, e qetë, agresive, por mbi të gjitha ajo duhet dëgjuar me zë të lartë. Mendoni për koncertin më të mirë që ju keni marrë pjesë ndonjëherë. Muzika është melodioze dhe të bën për vete, por kur ktheheni në shtëpi, ju vëreni zukatje në veshë nga tingujt e fortë të melodisë. Tani, imagjinoni muzikantët, që veshët e tyre kanë më shumë ekspozim, shumë më të shpeshtë me tingujt. Rasti më i veçantë i kësaj liste është ai Ludwig van Beethoven. Viti 1802 është një vit shumë i vështirë për të pasi e dashura e tij Xhulieta Guiciardi të cilës i kishte kushtua “Sonata nën Dritën e Hënës” e lë dhe bashkë me të edhe dëgjimi i tij, i cili kishte filluar t’i shfaqë probleme që prej vitit 1796. Trishtimi i tij ishte aq i madh sa që kompozon “Testamenti i Hailingestatit” dhe ua dërgon dy vëllezërve të tij me lutjen që të lexohet dhe të kryhet pas vdekjes së tij. Fillon duke thënë: “O njerëz që më konsideroni dhe më …

Flurudha