Si lindi agjencia më e madhe e spiunazhit në botë



Është nga fundi i viteve '40 që NSA, me ndihmën e Marinës dhe të Aviacionit amerikan, i zhvillon këto operacione, nganjëherë në mënyrë agresive, midis mosdurimit të vendeve të interesuara

Armiku të dëgjon

1. Katërmotorëshi i Marinës Ushtarake amerikanë që më 1 prill të vitit 2001 bëri një ulje emergjence në ishullin kinez Hainan, ishte në mision të zakonshëm "Elint", emër për objektivin e të cilit është caktuar: rilevimin electronic intelligence. Në kabinën e pilotimit ndodheshin 4 njerëz; të 20 amerikanët e tjerë në bord, të gjithë efektivë të US Navy, por të impenjuar në një mision të ndërmarrë thelbësisht nga National Security Agency (NSA), kishin detyrë që të grumbullonin, identifikonin dhe regjistronin një gamë të gjerë emisionesh elektronike, nga komunikimet e thjeshta ushtarake nëpërmjet radios në sinjalin karakteristik të radarëve të mbrojtjes kineze.
Është nga fundi i viteve '40 që NSA, me ndihmën e Marinës dhe të Aviacionit amerikan, i zhvillon këto operacione, nganjëherë në mënyrë agresive, midis mosdurimit të vendeve të interesuara. Në të kaluarën, Bashkimi Sovjetik rrëzoi 40 avionë amerikanë të përdorur në misione Elint, disa prej të cilëve shumë në brendësi të hapësirës ajrore sovjetike, duke shkaktuar vdekjen e rreth 200 amerikanëve midis civilëve dhe ushtarakëve. Megjithatë, incidenti i fundit në renditje kohore është verifikuar në ujërat ndërkombëtare në Detin e Kinës së Jugut; me sa duket, ndjekja jo e matur e avionit të ngadaltë me elikë EP-3E amerikan nga ana e një gjuajtësi kinez do të provokonte një përplasje në gjysmëlartësi. Duhet të ketë qenë incident, por mesazhi ishte i njëjti me rrëzimet sovjetike të kohës së shkuar: rrini larg.
Megjithatë, të qëndrojnë larg është ndoshta gjëja e fundit që Shtetet e Bashkuara janë të gatshëm që të bëjnë. Operacionet e inteligjencës janë gjetja e fuqive të mëdha si substitut i luftës dhe rreziku i një konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, megjithëse jo i lartë dhe në pamje të parë i çmendur dhe i pakonceptueshëm, gjithsesi është rritur me kalimin e viteve pas shembjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Thelbi i kundërshtisë është Tajvani, mbi të cilin Kina kërkon që të riafirmojë kontrollin e saj politik. Eventualitet që administrata të ndryshme amerikane nuk e kanë përjashtuar, boll që të realizohet pa iu drejtuar forcës ushtarake. Por spektri i forcës është patjetër pjesë e strategjisë së Pekinit, që shumë herë e ka kërcënuar Tajvanin me gjeste simbolike, si puna e manovrave raketore në afërsi të ishullit, të cilave Shtetet e Bashkuara u përgjigjeshin me po aq demonstrime simbolike mbështetëse, si miratimi i shitjes së armëve të konceptimit të ri - por jo, deri më sot, të sistemit mbrojtës të sofistikuar "Aegis".
Nga ana tjetër, edhe ajo që i ka ndodhur EP-3E të Marinës amerikane ka anën simbolike të saj: amerikanët po e rrihnin para e prapa bregun kinez pjesërisht për të demonstruar se askush nuk mund të thotë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjmë dhe kinezët i qëndronin në shpinë si një hije për të demonstruar se do të bënim më mirë ta rimendonim. Telespektatori që asiston në evoluimin e rastit në CNN do të ndjehet si një i rritur që shikon dy kalamaj që përleshen në park. Çfarë kanë për t'u grindur? Nuk mund të mos zihen dhe të bien dakord?
Por nuk është për të bërë gjeste simbolike që Shtetet e Bashkuara hedhin miliarda e miliarda dollarë në fluturime Elint dhe në të gjitha zonat e aktiviteteve të tjerë të grumbullimit të të dhënave të NSA-së. Atëherë, çfarë ka që kinezët e gjejnë kaq kërcënuese dhe si synojnë amerikanët ta përdorin atë që mësojnë prej tyre? Këto pikëpyetje përballohen me shembuj të shumtë e me bollëk detajesh njerëzore e teknike në librin e James Bamford, tashmë autor 20 vjet më parë i njërit prej librave më të mirë lidhur me shërbimet sekrete amerikane.
Vepra e re ndjek shtigje tashmë të përshkruara, por përsëritje ka shumë pak. Bamford është vënë në dijeni gjërash të denja për të zënë faqet e para të gazetave dhe të ndezin një debat serioz. Por, libri i ka pikat e tij të forcës në portretizimin e NSA-së - institucion spiunazhi dhe kapaciteti marramendës - dhe në bindjen e patundur se çdo amerikan i interesuar për faktet e botës sa mjafton nga të lexuarit e një gazete duhet të jetë i informuar për aktivitetet e Agency, se si i kryen dhe pse. Mund të duket një parim elementar edukimi civil, por ndershmëria ka një çmim të sajin: të dhënat e rezervuara të zbuluara nga organizatat e shërbimeve sekrete janë gjithmonë bezdisëse për dikë dhe ndodh që mënyra me të cilën sigurohen, sapo vihet në dijeni të opinionit publik, të vihet nën mikroskop. Nuk ka qeveri në botë që zgjedh rrugën e ndershmërisë, nëqoftëse mund i fsheh manovrimet e saj; dhe pa përpjekjet e Bamford, të filluara në vitin 1982 me "The Puzzle Palace" e tij, ka mundësi sigla NSA do të ishte akoma për ndonjë sigël të paqenë.
Objektiv kryesor i National Security Agency janë komunikimet e vendeve të huaja, në veçanti ato të shifruara. Në Luftën e Dytë Botërore, sipas disa historianëve, qe deskriptimi i përkryer i kodeve gjermane dhe japoneze nga ana e forcave aleate ai që bëri diferencën midis fitores dhe humbjes. Besimi i plotë i Marinës gjermane në kodin "Enigma", i deshifruar nga magjistarët e Bletchley Park, i kushtoi Gjermanisë betejën e Atlantikut dhe, përfundimisht, luftën. Në të njëjtën mënyrë, Marina japoneze qe e paaftë që ta marrë veten nga disfata dërrmuese e Midway, fryt i deskriptimit amerikan të komunikimeve detare të armikut, kodi "Purple".
Në fund të luftës, na informon Bamford, aleatët zbuluan se edhe gjermanët kishin arritur që t'i deshifronin kodet armike dhe në mënyrë të veçantë ato sovjetike, të transmetuara me radio nëpërmjet një diapozitivi që nga njëra anë i copëtonte mesazhet në 9 kanale të ndara dhe i rigrumbullonte në anën tjetër. Gjermanët i lexonin mesazhet ruse me një makinë të krijuar prej tyre dhe, kur e siguruam një kopje, filluam edhe ne ta deshifrojmë trafikun sovjetik të përmendur - mesazhe të interceptuara dhe të vëna menjanë në formën fillestare të kriptuar pikërisht në shpresën e një instrumenti çkodues të ardhshëm.
Por megjithëse shumë sensacionale - "zbulimi i jetës", vëren Bamford, për ushtarët amerikanë që rrëmuan dokumente dhe pajisje gjermanë nën gurët e një trotuari - zbulimi u barazua nga ekspertët e dekodifikimit të ushtrisë amerikane, që falë një gabimi procedure në kabllogramet diplomatikë të shkruar me shifër "përdor dhe hidh", zakonisht e padeskriptueshme, arritën që të deshifrojnë plotësisht apo pjesërisht mijëra komunikime. Midis qindra personave të ndryshëm të cituar me emra të koduara në mesazhe - në tërësi të mbiquajtur "Venona" - qenë edhe spiunët atomikë që u kishin zbuluar rusëve detajet kryesore në projektimin e bombës së tyre të parë me pluton.
Por gjithçka me sa duket përfundoi aty. Pavarësisht rëndësisë së jashtëzakonshme të atribuuar dekodifikimit të mesazheve ruse gjatë Luftës së Ftohtë dhe investimit masiv të energjive të harxhuara, NSA-ja nuk e arriti më një sukses të ngjashëm në deskriptimin e kodeve sovjetike. "Në vitet Gjashtëdhjetë", shkruan Bamford, "paaftësia e NSA-së për të 'çarë' kodet sovjetike të nivelit të lartë po bëhej një makth i vërtetë". Degë të tëra të Agency, me ekipe matematikanësh dhe sasi të pambarimta kompjuterësh u lëshuan më kot mbi një punë që sot po bëhet akoma më e vështirë. Informatika e ka pasur për shumë kohë forcën e saj të heshtur motore tek NSA-ja, e cila akoma sot e promovon aktivisht kërkimin teknologjik, për shembull mbi kompjuterët që përdorim protoplazëm të gjallë, me mënyrën e trurit njerëzor.
Nga fundi i librit, në një kapitull sa kuptimplotë, aq edhe të mërzitshëm, Bamford procedon me një numërim të fakteve nudo lidhur me NSA-në, duke na informuar mbi numrin e punonjësve (38000), mbi sasinë e supës që gatuhet çdo ditë në mensë (750 litra), mbi konsumet energjetike (të barabarta me ato të qytetit Annapolis), mbi sasinë e gjakut të dhuruar çdo vit (3000 litra), mbi tonelatat vjetore të mbeturinave të letrës (11000 ton, të ricikluar në një përzierje të përdorur për kutitë e picës), mbi zonën e zënë komplesivisht nga zyrat (e barabartë me atë të një qyteti të vogël), mbi numrin e makinave që mund të mbajnë parkimet (17000) - mbi 40 faqe pothuajse të gjitha me shifra që duan të impresionojnë. Ja një paragraf tip: "Ndërsa kopjet e sekreteve asgjësohen me rregull, rrallë ndodh çlirimi nga informacionet origjinale. E kaluar depozita e shiritave, në Pallatin për Aktivitetet Mbështetëse Nr.2, gjejmë Qendrën Arkiva dhe Dokumentacion të NSA-së. Këtu, më shumë se 129 milionë dokumente, të gjitha që u përkasin më shumë se 25 viteve më parë, mbahen akoma të fshehura për sytë e historianëve dhe grumbullojnë pluhur me kosto të mëdha për kontribuesin. Edhe NSA-ja ka vështirësi në vlerësimin e shtrirjes së këtij materiali… Një dosje me këto letra do të ishte më e lartë se 14 kilometra, më shumë se kuota e fluturimit të një avioni Boeing 747".
2. Lufta e informacionit është fushë e re me një potencial të gjerë problemesh, por Bamford kufizohet që të na japë një ide. Libri jep kryesisht një portret të Agjencisë dhe përmbledhje të shumta të rolit të luajtur prej saj në momente të ndryshme krize të 50 viteve të fundit. Baraz me CIA-n, me FBI-në dhe me DIA-n (Defense Intelligence Agency), edhe NSA-ja bën maksimumin e saj për të fshehur atë që është në gjendje të grumbullojë (dhe grumbullon faktikisht) për të penguar futjen e hundës të skenës publike amerikane për të provuar që t'i thotë se çfarë të kërkojë. Kjo e drejtë për të caktuar detyra, e quajtur tasking, është prerogativë xheloze e Shtëpisë së Bardhë dhe e pak funksionarëve shumë të lartë, por edhe atyre u ndodh që të hezitojnë: e fusin hundën kombëtare në një situatë të vështirë dhe pastaj nuk dinë se çfarë të bëjnë me atë që kanë zbuluar. Bamford tregon një prej këtyre historive, shumë e njohur në skemën e përgjithshme, por tani e pasuruar me të dhëna të reja: atë të kryqëzorit amerikan Liberty dhe të aventurës fatkeqe të tij gjatë luftës së Gjashtë Ditëve. E vështirë se mund të gjehet shembull më i përshtatshëm i modaliteteve me të cilat operacionet e inteligjencës janë në gjendje të sigurojnë informacione që funksionarët do të preferonin t'i injoronin.
Në linjat themelore të saj, historia e aferës Liberty është e njohur prej kohësh. E stërmbushur me pajisje të sofistikuara për zbulimin e të dhënave elektronike, anija u dërgua në afërsitë e bregut mesdhetar të Sinait në fillim të konfliktit, në qershor të vitit 1967. Ashtu si EP-3E i sekuestruar në Kinë, edhe Liberty ishte në forcë në Marinë, por në thelb punonte për NSA-në dhe ekuipazhi i saj përfshinte një numër të caktuar civilësh të segreguar në zemër të anijes për të grumbulluar, klasifikuar dhe regjistruar "Sigint", diçiturë teknike për signals intelligence. Më 8 qershor, kur lufta tashmë po i afrohej fundit, anija ndodhej në rikonjicion disa dhjetëra milje në afërsi të qytetit El Arish, duke kontrolluar transmetimet radio si izraeliane, ashtu dhe egjiptiane. "Duam të punojmë në bandën UHF [ultra-high-frequency, frekuencë ultra e lartë]", i thotë komandantit të anijes, Kapitenit të Korvetës David Lewis, kreu i kontingjentit të NSA-së. "Janë operacione që na imponohen për të mbajtur një linjë vizive me objektivin tonë. Sikur të tejkalonim horizontin, do t'ia vlente më shumë të kishim qëndruar në Abidjan. Do ta komprometonte misionin tonë me rreth 80 përqind". UHF-ja është gama e frekuencës e përdorur nga njësitë taktike: Liberty ndodhej kështu pikërisht krah për krah të dyja palëve ndërluftuese. Gjëja ngjalli frikërat e Marinës, por një urdhër tërheqjeje i miratuar nga krerët e Shtabit të Përgjithshëm, i dërguar gabimisht në Ishujt Hawaii, arriti në Mesdhe me 16 orë vonesë, kur tashmë ishte shumë vonë: Liberty tashmë ishte sulmuar, e dëmtuar rëndë dhe pothuajse e mbytur nga izraelianët.
Bamford na ofron një rrëfim bindës të këtij sulmi shkatërrimtar, që shkaktoi viktima në 70 përqind të ekuipazhit: 34 të vdekur dhe 171 të plagosur, disa prej të cilëve të shkaktuara nga sulme ajrore të përsëritura, pjesa tjetër nga kaçatorpedinieri që vunë nën shënjestër varkat e shpëtimit - me shpresën, sipas Bamford, që asnjë të mos shpëtonte - dhe qëlluan 5 silurë kundër anijes së pambrojtur. Vetëm njëri goditi në shenjtë, por ka mundësi që do të kish mjaftuar për ta objektivin nëqoftëse hapësirat e anijes të rezervuara për NSA-në të mos kishin qenë të izoluar, duke kapur në kurth brenda 25 teknikë që merreshin me Sigint.
Rreth orës 16 e 15 minuta, sipas orës lokale, kaluan 2 orë e gjysmë nga fillimi i sulmit, Shtabi i Përgjithshëm izraelian informoi atasheun detar amerikan të ambasadës amerikane në Tel Aviv se gjuajtësit dhe torpediniera izraeliane kishin sulmuar anijen "gabimisht". Zyrtarisht, Izraeli ka theksuar gjithmonë se forcat ajrore të tij e shkëmbyen Liberty për një anije armike; nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara i janë referuar gjithmonë ngjarjes si një incident i shëmtuar. Por pas shumë intervistash dhe dëshmish të reja të shumta të mbledhura në Izrael dhe Shtetet e Bashkuara në mesin e viteve '90, Bamford thekson në mënyrë të prerë se Izraeli e dinte që Liberty ishte një anije amerikane dhe kishte frikë se mos po interceptonte në zonën El Arish komunikime lidhur me masakrën e disa qindra të burgosurve të luftës egjiptiane nga ana e trupave izraelite, episod kohë më parë në qendër të një debati publik në Izrael dhe i përcjellë nga shtypi amerikan.
Larg nga manifestimi i indinjatës për humbjen e jetëve njerëzore dhe për këtë akt tradhtie nga ana e një aleati, vëren Bamford, Shtëpia e Bardhë ishte më shumë e preokupuar që incidenti mos komprometonte mbështetjen politike amerikane ndaj Izraelit në mesin e një lufte. Ndërsa Liberty rënkonte e pambrojtur në afërsitë e bregut të Sinai, plot me njerëz të plagosur për vdekje, me trupat që derdheshin në det nëpërmjet të çarës së hapur nga siluri izraelian, krerët e Shtabit të Përgjithshëm e urdhëruan komandantin e Flotës së Gjashtë amerikane, Kundëradmiralin Lawrence Geis, që të tërhiqte gjuajtësin e nisur nga Saratoga për ta mbrojtur Liberty nga sulme të reja. Siç mund të imagjinohet, Geis pothuajse kaloi në fazë dhe protestoi drejtpërsëdrejti me Sekretarin e Mbrojtjes, Robert McNamara. Në vitin 1998, Kundëradmirali i tregoi komandantit Lewis - i cili e regjistroi dëshminë - se në përfundim të bisedës McNamara i kaloi në telefon Presidentin Lyndon Johnson personalisht; ky "pohoi se nuk e çante kokën aspak që anija të mbytej, por se ai nuk do t'i vinte asnjëherë në vështirësi aleatët e tij".
Kundëradmirali Geis nuk qe i vetmi që pësoi një rizgjim të hidhur lidhur me prioritetet e Pentagonit dhe të Shtëpisë së Bardhë. Me sulmin në vazhdim, teksa fati i anijes ishte akoma në dyshim, Zëvendësdrejtori i NSA-së, Louis Tordella, i telefonoi Qendrës së Rikonjicionit të Përbashkët të Shtabit të Përgjithshëm për t'u bërë me dije autoriteteve detare se duhej bërë diçka lidhur me informacionet sekrete dhe me pajisjet që ndodheshin në bord. Një oficer i Qendrës i tha se, "në atë moment të saktë disa autoritete jo mirë të identifikuara të Washington po shqyrtonin eventualitetin që të mbysnin Liberty në mënyrë që t'i pengonin gazetarët ta fotografonin dhe të nxisnin kështu opinionin publik kundër izraelianëve. Shpreha gjykimin tim lidhur me këtë hipotezë me një vlerësim pak të edukuar", shkruante po atë ditë Tordella në një raport të klasifikuar "Top Secret/Umbra", mbi të cilin Bamford ka arritur që të zgjasë duart.
Sqarimi i asaj që kishte ndodhur ishte preokupimi i fundit në axhendën zyrtare. Fillimisht duhej gjetur një mënyrë për ta fshehur apo gjithsesi minimizuar incidentin. Po t'i qëndrosh kronologjisë së dhënë nga Departamenti i Shtetit, "ambasada e Tel Aviv ka sugjeruar që të mos i jepet shumë publicitet faktit, pasi që afërsia e njësisë me teatrin e luftës do të ishte një pretekst i shkëlqyer për të forcuar dyshimet e arabëve lidhur me një mbështetje të mundshme amerikane për Izraelin". Në mbrëmje Pentagoni urdhëroi një mosdhënie lajmesh rigoroze, duke e ndaluar cilindo që kish qenë i pranishëm në skenë që të fliste për sulmin, si atëherë, ashtu edhe më pas. Një javë më pas, shkruan Bamford, kur anëtarët e mbijetuar të ekuipazhit zbarkuan në Maltë, ata u kërcënuan me burg në qoftë se do ta thyenin heshtjen me këdo, përfshi familjarë dhe kolegë ushtarakë. Izraeli u impenjua për një dëmshpërblim për të vrarët dhe të plagosurit, por kaluan vite vështirësish ligjore përpara se Tel Aviv t'u paguante Shteteve të Bashkuara një shumë simbolike prej 6 milionë dollarësh për shkatërrimin e anijes.
Nuk ka gjë që mund t'u japë drejtësi gjallërisë së detajeve dhe bindjes dokumentare të rrëfimit të Bamford. Marina Ushtarake amerikane rrallë, në kohë paqeje, e ka pësuar një sulm të befasishëm më shkatërrimtar: i qëndrojnë krahasimit vetëm Pearl Harbor dhe shpërthimi në bordin e korracatës Maine në vitin 1898. Sulmi qe mizor e jo i provokuar dhe reagimi amerikan ambig, i pandjeshëm i ndrojtur dhe i pandershëm. Por bëhet fjalë për një faqe të dhimbshme dhe tronditëse të një aleati që gëzon mbrojtës me bollëk dhe Bamford do të duhet të presë një kundërsulm masiv. Jam i idesë së pjesa më e madhe e kritikave do të flasin për pozicion antiizraelian, akuzë e konfirmuar nga toni deridiku i zemëruar i autorit. Bamford është shkrimtar me gjykime morale rigoroze e bonifikuese, sa në lavdërime, aq edhe në censurë, por në aferën Liberty ka diçka që e nxjerr jashtë nga binarët dhe në përfundim kronika është si e trazuar nga historia e vrasjes së një gazetari të ndodhur disa vite më parë në kufirin midis Libanit dhe Izraelit. Dy episode të privuar nga korrelacioni dhe ndershmërisht jo të krahasueshëm. Përbuzjen është mirë t'ua lësh gjërave të vogla, por për të mëdhatë rekomandohen ftohtësi e distancë dhe Bamford do të kishte bërë mirë që t'i përmblidhte në mënyrë më formale aspektet tronditëse të episodit.
Ai i Liberty, na informon Bamford, nuk ishte ekuipazhi i vetëm i NSA-së i impenjuar në rikonjicionin e sinjaleve përgjatë brigjeve të Sinai atë ditë të qershorit. Në zonë patrullonte edhe një avion vëzhgues EC-121 i Marinës Ushtarake, i ngritur nga Athina, që kishte në bord teknikë Sigint të impenjuar në interceptimin e komunikimeve me radio të palëve ndërluftuese në arabisht dhe në hebraisht. Në pasditen e 8 qershorit, një folës hebre i NSA-së tha se kish dëgjuar diçka të çuditshme në kanalet UHF të përdorur nga forcat detare izraeliane: një ofensivë në zhvillim kundër një objektivi që kishte të gjitha gjasat se mbante flamur amerikan. Më vonë, të kthyer në bazë, njerëzit e ekuipazhit e kuptuan se kishin interceptuar sulmin e ndërmarrë kundër Liberty nga kacatorpedinierët izraelianë. Kasetat origjinale iu dërguan NSA-së, në arkivat e së cilës ka mundësi që të ndodhen akoma sot.
Bamford as nuk i ka parë tablatet, as nuk i ka dëgjuar kasetat. Informacionet e tij, nga sa rezulton, vijnë nga intervista me njerëz të ekuipazhit. Ka mundësi që kasetat të demonstrojnë në mënyrë të paekuivok atë që dëshmitë kufizohen të insinuojnë, por nuk është e thënë. Mënyra e vetme për ta ditur është të lexohen transkriptimet dhe të dëgjohen kasetat. Gjërat janë kështu prej më shumë se 30 vjetësh, por vetëm sot, falë kërkimeve këmbëngulëse të Bamford, shumë tepër njerëz e dinë. Që ndonjë komitet parlamentar të vendosë më së fundi që ta pranojë sugjerimin dhe të bëjë kërkesë për prova dokumentare është çështje pastërtisht politike, siç është gjithmonë ose pothuajse kur bëhet fjalë për interceptime dhe përdorim informacionesh të rezervuara.
3. Por libri nuk shikon vetëm nga e kaluara. Bamford ka shumë gjëra për të thënë lidhur me fakte më të vonshëm, si Lufta e Gjirit e 1990-1991, edhe ajo me anën e saj të zonjës Sigint - pak a shumë si të gjitha episodet e konfliktit apo tensionit ndërkombëtar. Autori nuk ngurron që ta gjykojë sjelljen amerikane në zgjidhjen e kësaj lufte sekrete të vazhdueshme, por një çikë si të gjithë shkrimtarët (e imët) që kanë zgjedhur t'i kushtohen studimit të shërbimeve të inteligjencës, është disi ngurrues që ta gjykojë - dhe sigurisht nuk e dënon - aparatin në vetvete dhe si të tillë. Lidhur me të parat, nga puna e shërbimeve sekrete del aromë kalbësire, por shumë punë e madhe kulte reduktohet pastaj në një mbajtje sysh hapur, në mësimin e asaj që ndodh, në kërkimin për t'u ndodhur gjithmonë një hap përpara se kundërshtari.
Me sa duket, Liberty zbuloi gjëra që të tjerët nuk donin të na i bënin të ditur dhe EP-3E i ulur në ishullin Hainan po kërkonte të bënte të njëjtën gjë. Sipas disa komentatorëve, kinezët e kanë mbajtur në ruajtje avionin dhe ekuipazhin e tij për 11 ditë për shkak të divergjencave midis drejtuesve të Pekinit, të ndarë mbi linjën që duhej mbajtur, por mua më duket më shumë e mundur që avioni është mbajtur për të njëjtën arsye për të cilën gjuajtësit kinezë e kishin ndjekur në qiell, duke u afruar në pikën që amerikanët mund të dallonin fytyrat e pilotëve.
Rreziku ishte evident e shumë i lartë dhe duhej të ishte i tillë, jo pse krenaria kombëtare kineze ishte dëmtuar nga një rikonjicion i thjeshtë rutinë amerikan përgjatë brigjeve të tyre, por sepse Kina nuk donte dhe nuk do që t'i bëhen të ditura të gjitha informacionet që avionët spiunë arrijnë të grumbullojnë, për t'i futur më pas në kujtesën e një kompjuteri. Operacionet e inteligjencës kanë të bëjnë në analizë të fundit me lirinë e veprimit: nëqoftëse armiqtë e tu nuk e dinë se çfarë je duke bërë, nuk mund të ndalojnë dhe, nëqoftëse nuk e dinë se nga çfarë armatimesh mbështetet një kërcënin, më të mëdha janë probabilitetit që të reagojnë me maturi. Avionët spiunë që patrullojnë bregun kinez e zgjerojnë lirinë e veprimit të amerikanëve dhe kufizojnë atë kineze. Një ekuilibër që do të vinte të ndryshonte nëqoftëse Pekini do të arrinte t'i ndalonte.
Në analizë të fundit, kjo përplasje në qiell nuk është gjë tjetër veçse një formë tjetër politike. Nëqoftëse Pekini arrin në një zgjidhje të negociueshme me Taipein pa kërcënuar përdorimin e forcës, ka shumë mundësi që të duhet të lëshojë shumë në termat e pronësisë private, të drejtave të njeriut, lirisë politike dhe gjëra të tjera të lidhura me strukturën ekonomike e sociale të shoqërisë kineze. Një kërcënim për t'iu drejtuar forcës, nëqoftëse merret seriozisht, mund ta bindë Taipein që të kënaqet më pak. Me forcën e pastër dhe krudo, pastaj - për shembull një pushtim ushtarak i Tajvanit, Pechino mund të shmangë çdo lloj lëshimi. Në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të kenë zë të fortë në zgjidhjen e çështjes - gjë mbi të cilën kanë këmbëngulur të gjithë presidentët amerikanë nga Nixon e këtej - kanë nevojë që të njohin gjendjen e artit, domethënë jo vetëm që kinezët thonë, por edhe atë që praktikisht janë duke bërë si dhe t'i vlerësojnë përgatitjet e tyre respektivisht forcave të rreshtuara kundër tyre, të gjitha të dhëna që platformat e kushtueshme të inteligjencës tip aeroplanet për Elint janë specifikisht konceptuar për të monitoruar, identifikuar dhe grumbulluar.
Gjë që na çon në pikëpyetjen e dëshpëruar të spektatorit që ka përshtypjen se shikon dy fëmijë që grinden në park: çfarë do t'u kushtonte të ishin dakord? Pse fuqitë e mëdha duhet të vazhdojnë të shtyhen e të sondohen me njëri-tjetrin me këtë agresivitet, duke deshifruar kode, duke korruptuar spiunë, duke vjedhur dokumente, duke futur mikrofona nëpër ambasada, duke dërguar në kërkim të belave anije dhe avionë të pajisur me anetan? Përgjigjja, e dokumentuar në mënyrë të bollshme nga libri i bukur i Bamford, është se në rivalitetin ndërkombëtar për pushtet, ku ndodh që diferencat të çojnë në një luftë, e gjitha puna e fortë e shërbimeve sekrete mund edhe të duket si konflikt, por në realitet është pika më e afërt me paqen, të cilës mund t'i shtohen antagonistë seriozë.
Thomas Powers është autor i librit The Man Who Kept the Secrets: Richard Helms and the CIA (Knopf, 1979), i konsideruar një klasik lidhur me CIA-n. Ka fituar një Çmim Pulitzer në vitin 1971 për National Reporting.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers