Posts

Showing posts from May, 2014

Tetova News

Ana e panjohur e Murit të Berlinit: Prapaskenat e Presidentit Kennedy

Image
Historia e Administratës Kennedy dhe e marrëveshjeve të saj në Luftën e Ftohtë është e paplotë pa një mirëkuptim të plotë të marrëveshjeve President - Kryeministër të arritura në Washington dhe në Moskë. Një tjetër preokupim i Departamentit të Shtetit ishte fakti se, vëllezërit Kennedy nuk dinin aq shumë sa mendonin rreth komunizmit dhe punëve të jashtme



Henry A. Kissinger qëndroi në Cambridge më 20 janar 1961, kur McGeorge Bundy dhe kolegë të tjerë të tij të Fakultetit në "Harvard University" shkuan nëpër punëra të rëndësishme në Administratën Kennedy. Kissinger, një pedagog Shkencash Politike me origjinë gjermane, ishte emëruar këshilltar për Çështjet Europiane në National Security Council dhe në fillim të verës të vitit 1961 ishte ftuar në një mbledhje në Cabinet Room lidhur me krizën e Berlinit. Ai qe rasti i parë i tij për një shikim në Administratën Kennedy dhe ekipi drejtues, përfshi Robert Kennedy, ndodhej aty, i ulur rreth një tavoline konferencash. Njerëzit e Presid…

Një libër që shpjegon se nga çfarë vuante realisht Presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt

Image
Sëbashku me Eric Fettmann, Steven Lomazow është bashkautor i librit "FDR's Deadly Secret"



Roosevelt, e vërteta e Njeriut të sëmurë në Jaltë


Si qe realisht shëndeti i njeriut më të fuqishëm të botës në Jaltë?
Katër vitet e kërkimit të shpenzuara në realizimin e librit tim të fundit me gazetarin Eric Fettmann, të titulluar FDR's Deadly Secret, kanë nxjerrë në dritë një shkallë të re njohurie lidhur me statusin mendor të Franklin Delano Roosevelt në vitin e fundit të jetës së tij dhe e çon në një nivel krejtësisht të ri të kuptuarin e procesit të tij të të menduarit në Jaltë.
Në mënyrë të paekuivok, Roosevelt po vuante nga humbje të shpeshta të vetëdijes të njohura për neurologët si krizë epilepsie të fortë. Ato u dëshmuan dhe u raportuan nga dhjetëra vëzhgues dhe libri yn…

Vetmia, ja se si përhapet kjo sëmundje ngjitëse

Image
Pavarësisht mënyrës se si të bën të ndihesh, në shumicën e rasteve vetmia nuk ka lidhje me të qenurit vetëm. Për disa njerëz, ndjenja e izolimit është më intensive në momentet kur janë të rrethuar nga shumë njerëz
Pavarësisht mënyrës se si të bën të ndihesh, në shumicën e rasteve vetmia nuk ka lidhje me të qenurit vetëm. Për disa njerëz, ndjenja e izolimit është shumë herë më intensive dhe e dhimbshme në momentet kur janë të rrethuar nga shumë njerëz, përshembull, duke festuar një ditëlindje apo gjatë pushimeve. Duke hyrë në një qendër tregtare gjigande të mbushur plot e përplot me njerëz, duke u munduar të kalosh kohën, duke u futur mes turmës në një festë gjigande apo duke ecur nëpër një rrugë tejmase të frekuentuar, mund të të ndodhë t'i shkaktosh vetes një ndjesi të padurueshme vetmie. Studimet e reja nga ekspertët botërorë të neuroshkencës dhe shkencave sociale janë përpjekur t'i japin një shpjegim këtij fenomeni shqetësues që në një moment të caktuar të jetës mund t'i …

Katër perandori ku dielli nuk perëndon kurrë

Image
Turqia, Rusia, Austro-Hungaria dhe Gjermania. Në vitin 1914, të thoje Europë kishe thënë Botë, duke parë shtrirjen e perandorive të Kontinentit të Vjetër. Në 2014-ën, duket sikur bota mund të bëjë edhe pa Europën. Por edhe disa europianë duket se janë të gatshëm të bëjnë pa të, duke u mbyllur në hapësira të ngushta, në dukje të sigurta. Jo, historia që nisi në Sarajevë nuk ka mbaruar LUCIO CARACCIOLO* Cdo histori fillon në fund. Asnjëra nuk përfundon asnjëherë, sepse gjithmonë jemi të gatshëm ta rishkruajmë. Dhe gjithmonë ndryshe, sipas këndvështrimit, kontekstit, shijeve, obsesioneve të gjithësecilit. Nuk ka asgjë më të kotë se sa të provosh të diktosh versionin përfundimtar. E tashmja e rimodulon vazhdimisht të kaluarën. “Faktet e pastër”, “ngjarjet ashtu si kanë ndodhur realisht”, janë produkte dhe riprodukte të asaj fabrike dhe cikli të vazhdueshëm që është historiografia. Ose propaganda e veshur si shkencë. Sic thoshte: “E.H.Carr: “Historiani më i mirë është ai që zotëron paragjy…

Përse Hitleri nuk donte ta pushtonte Zvicrën?

Image
Roli vendimtar i shërbimeve sekrete shtetërore për t'i dhënë luftës drejtime dhe rrugë të reja. Takimi i fshehtë mes zyrtarëve gjermanë dhe zviceranë, në vitin 1943, do të ndryshonte rrjedhën e historisë




Në 3 mars të vitit 1943, në mënyrë të fshehtë, në Restorantin "Bears" në afërsi të Bernës, u takuan së bashku shefi i ushtrisë zvicerane, gjenerali Henri Guisan, drejtuesi i shërbimeve sekrete zvicerane, gjenerali Roger Massons dhe një i panjohur misterioz, i cili me sa duket i kushtonte një rëndësi të madhe faktit, që pjesëmarrja e tij në këtë takim të mos bëhej e ditur.

Megjithëse disa prej gjeneralëve dhe strategëve ushtarakë kishin dyshimet e tyre, ata u thirrën në 14 mars në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit, lidhur me gjendjen në Afrikën e Veriut dhe Itali, në një kohë që u nxorën sërish nga sirtarët planet për "çështjen dhe në 18 mars 1943 në shërbimin sekret zviceran mbërriti paralajmërimi: "Zvicra është duke u diskutuar dhe për rrjedhim ndodhet në një s…

Flurudha