Posts

Showing posts from April, 2014

Tetova News

9 ide të gabuara, prej të cilave duhet të heqim dorë

Image
A nuk mundemi ne të heqim dorë një herë e mirë këto ide? Ndoshta jo, sepse ne preferojmë të imagjinojmë, sic thotë mallkimi i vjetër, që “jetojmë në kohëra interesante”. Sa për studiuesit dhe profetët, të gjithë e dimë që askush nuk ka marrë ndonjëherë ndonjë ftesë për në Davos apo ndonjë marrëveshje gjashtëshifrore për të shkruajtur një libër duke argumentuar se bota, në vitin 2050, sipas të gjithë gjasave do të jetë pak a shumë si bota sot MICHAEL LIND Përse përsëriten në mënyrë të pafundme idetë e gabuara në politikën e jashtme? Qoftë në formën e parashikimeve alarmistë që nuk vërtetohen asnjëherë, qoftë në klishetë bajate që riciklohen në mënyrë konstante pavarësisht se si janë diskredituar, apokalipsi – ose më mirë utopia – gjithmonë duket se janë prapa qoshes. A nuk mundemi ne të heqim dorë një herë e mirë këto ide? Ndoshta jo, sepse ne preferojmë të imagjinojmë, sic thotë mallkimi i vjetër, që “jetojmë në kohëra interesante”. Sa për studiuesit dhe profetët, të gjithë e dimë që ask…

Vendet ku janë ulur më shumë UFO-t

Image
Warminster, Wiltshire, Angli Fusha e madhe e Salisbury Plain, në jug të Anglisë është një sipërfaqe toke e gjelbër. Pikërisht këtu shtrihen Gurët e Lashtë gjigantë të Stonhenxhit, një vend që fsheh mister. Dhe po këtu, ose të paktën në qytezën e Warminster-it, të apasionuarit pas UFO-ve mblidhen së bashku në majën e kodrës Cradele me besimin se do të marrin sinjal nga anijet jashtëtokësore. Në vitet 60 dhe 70, gazetari lokal Arthur Shuttlewood çoi në qindra dhe ndoshta mijëra pretendimet se Ufot mund të shihen vetëm nga kjo qytezë e vogël.
Wycliffe Well, Australi Me siguri ju nuk doni të shkoni në territorin verior të Australisë në Wycliffe Well dhe të shihni një UFO. Uebsajti i Parkut të Wycliffe thotë se “shikimi i një UFO-je është gjë e zakonshme në këtë terren, dhe se nëse qëndron të gjithë natën në kërkim të një UFO-je do të jeni shumë pa fat nëse nuk e shihni një të tillë”. Supozohet që në këtë vend janë parë UFO që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Bonnybridge, Skoci Bonnybridge k…

Tetë misteret më të mëdha të planetit tonë !

Image
Shumë çështje që ndërlidhen me planetin Tokë, janë aktuale për qindra vjet meqë njerëzit vazhdimisht kërkojnë përgjigje për to. Në vazhdim Telegrafi ju sjellë tetë misteret e tilla më të mëdha.
1. Prej nga erdhi uji? Shkencëtarët besojnë se Toka ishte një shkëmb gjatë formimit të para 4.5 miliardë vjetëve. Shtrohet pyetja se si lindi uji i rëndësishëm për jetë? Ndoshta nga sistemi ndëryjor, 4 miliardë vjet më parë, atë kanë mundur ta krijojnë asteroidët e ngrirë të rënë në sipërfaqen e Tokës. Kështu, me kohë kanë mundur të krijohen rezervat e ujit. Por, ende nuk është sqaruar formimi i ujit në Tokë. Në mënyrë të veçantë, misteri bëhet më i madh, sepse nga ajo kohë ka pak shkëmbinj për dëshmi dhe për prova! 2. Çka ka në bërthamë? Bërthama e Tokës ende nuk është studiuar. Në vitet ’40 të shekullit të kaluar, shkencëtarët menduan se e zgjodhën këtë mister. Në bazë të meteorëve studiuan baraspeshën e mineraleve në bërthamë dhe dhanë disa përfundime. Sipas tyre, hekur dhe nikel që nuk ka në ko…

10 familjet më të pushtetshme të historisë

Image
10. Familja Rothschild Familja Rothschild (shpesh herë thërriten thjeshtë Rothschildët) është një dinasti ndërkombëtare në sektorin bankar dhe të financave, familje hebrenjsh nga Gjermania, që nisi veprimtarinë në të gjithë Evropën dhe mori titull fisnikërie nga qeveritë austriake dhe britanike. Rritja e famës së familjes në skenën ndërkombëtare nisi me Mayer Amschel Rothschild (1744-1812), strategjia e të cilit për suksesin në të ardhmen ishte të ruante kontrollin e bizneseve në duart e familjes, gjë që u lejonte atyre të ruanin sa më shumë sekretin në lidhje me pasurinë, si dhe arritjet në fushën e biznesit. Mayer Rothschild arriti që me sukses të ruajë pasurinë brenda familjes, përmes martesave të menduara me kujdes brenda pjesëtarëve dhe të afërmve të ngushtë të familjes. Nathan Mayer Rothschild nisi biznesin e tij londinez, “N. M. Rothschild and Sons” në vitin 1811 në New Court, në qytetin e Londrës, biznes që vazhdon të ekzistojë në të njëjtin vend edhe sot e kësaj dite. Në vitin …

Gladiatorët: Historia e vërtetë e heronjve të amfiteatrit romak

Image
Origjina e tyre, si rekrutoheshin mënyrat dhe rregullat e të luftuarit
Prof. Kathleen Coleman / BBC
Romakët e lashtë shihen gjithnjë si origjina e qytetërimit të botës perëndimore, por ata i konsideronin përballjet e gladiatorëve si një formë argëtimi normale. Kathleen Coleman e përshkruan se si vazhdoi kjo histori dhe bën një shqyrtim të shoqërisë që pranoi këto barbarizma.
Vullnetarët dhe të rekrutuarit
Sot, ideja e luftimit të gladiatorëve deri në vdekje, dhe në një amfiteatër ku merrte pjesë një audiencë entuziaste, tregon thellësitë në të cilat Perandoria Romake po zhytej. Akoma, për vetë romakët, ajo arenë ishte një nga karakteristikat e civilizimit të tyre.
Shumë pak zëra bashkëkohorë pyesnin për moralin që përcillte lufta e gladiatorëve. Bile dhe vetë epitafet e gladiatorëve përmendin profesionet e tyre pa turp, falje apo keqardhje. Kush ishin këta gladiatorë, dhe cili ishte roli i tyre në shoqërinë romake?
Romakët besonin se gladiatorët e parë ishin skllevër të cilët përdoreshin p…

GABIMET USHTARAKE / Kronikë e gafave që ndryshuan historinë e botës

Image
Që nga pyjet e Teuteburgut, e deri në malet e Afganistanit, ja një kronikë e gabimeve ushtarakë më dramatikë të të gjithë kohërave, pasojat e të cilëve kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve dhe, sot e kësaj dite, kanë ndikimin e tyre në skakierën ndërkombëtare
Salamina (480 b.e.c.) Dinakëri dhe taktikë, por edhe marrëzi dhe gabime të rëndë janë ingredientët që, të përzier bashkë, sollën fillimin dhe fundin e betejës së përgjakshme të Salaminës, gjithmonë e kujtuar si një prej përplasjeve që kontribuoi për t’u mbyllur perësve dyert e Greqisë së lashtë dhe bashkë me të edhe Europës. Një betejë detare që u luftua ashpërsisht në 28 nëntor të vitit 480 p.e.s. dhe që shënoi humbjen e mbretit të Persisë dhe Egjiptit, Kserksi I, biri i Darit të Madh, i konsideruar nga Eskili “mbret i mbretërve, i të gjithë fiseve njerëzorë dhe i të gjithë tokave të largëta”, e që u fitua nga një strukturë qytetesh-shtete të udhëhequr prej Athinës dhe Spartës. Dhjetë vite pas humbjes së Maratonës (shtator 490 p.e.s…

Flurudha