Varka e Noas, zbulohen vende të reja se ku mund të jetë


A ekzistoi varka e Noas në realitet apo bëhet fjalë vetëm për një mit? Nëse ekzistoi, ku përfundoi dhe çfarë ka mbetur sot prej saj? Pyetjeve në fjalë nuk u është dhënë ende asnjë përgjigje e si pasojë Varka e Noes mbetet një nga misteret më të pazgjidhura deri më sot, pavarësisht përpjekjeve për të zbuluar, që përfunduan thjesht në teori apo hipoteza. Një tablo e piktorit amerikan Eduard Hiks (1780-1849) tregon kafshët që hyjnë dy e nga dy në Arkën e Noes. Sipas traditës biblike, Varka kishte përmasa gjigande për kohën e vetë dhe u ndërtua nga Noe, pas urdhrit të Zotit, për të shpëtuar familjen e tij dhe një numër të vogël kafshësh të ndryshme, nga përmbytja që do të vinte më vonë. Kjo histori përfshihet në librin e Gjenezës të Dhiatës së Vjetër, në Tora të hebrenjve, si edhe në shkrimet sekrete të Kuranit. Sipas mendimit të shumicës së teologëve, historia e vvarkës, që përfshihet në bibël, mund të ketë ardhur nga shumë burime të kohës dhe me kalimin e shekujve u përfshi në historinë e shenjtë të hebrenjve, në formën që e njohim sot. Në këtë mënyrë mund të shpjegohet dhe mënyra se si historia e një apo shumë përmbytjeve është pjesë e historive të popujve të tjerë. Megjithatë, duhet të theksohet se si të krishterët dogmatikë, ashtu edhe hebrenjtë ortodoksë nuk pranojnë këtë hipotezë, që thotë se historia e përmbytjes është mbarëkombëtare dhe që i përket historisë së njerëzimit. Në çdo rast, historia e vvarkës së Noes, që përfshihet në bibël, ka histori paralele në mitin e sumerëve për Ziusudran, i cili tregon se si heroi i Ziusudras u lajmërua nga zotat për të ndërtuar një anije, në të cilën do të shpëtonte ai nga përmbytja që do të shkatërronte njerëzimin. Paralelizma më pak të ngjashëm me përmbytjen biblike ekzistojnë në shumë qytetërime të tjera të njerëzimit, ndër të cilëve edhe në ato ballkanike, si në Greqinë antike. Në realitet, kjo histori është një ndër legjendat më të përhapura në qytetërimet e njerëzimit, porse Varka e Noes u bë emërtimi i përbashkët i këtyre legjendave, për shkak të ndikimit fetar, nëpërmjet librave të shenjtë. Në Dhiatën e Vjetër shkruhet se shtatë muaj pas fillimit të përmbytjes, varka “u ul mbi malet Ararat”. Nëse “malet Ararat” janë të njëjta me malet me të njëjtin emër të Turqisë Lindore, ka pasur gjithnjë mendime të ndryshme. Megjithatë, shumica e kërkimeve për zbulimin e Varkës janë zhvilluar në këtë mal, të krijuar nga një shpërthim vullkanik dhe ka formën e një koni. Me lartësi 4.2 kilometra nga niveli i detit, ky mal ka majën gjithnjë të mbuluar me dëborë, çka bën shumë kërkues, shkencëtarë apo jo, të mendojnë se Varka ka mbetur mes akullit pa u kalbur dhe madje që me uljen e nivelit të dëborës, mund të dallohen pjesë të vvarkës.Informacioni i parë që ka të bëjë me kërkimet për varkën, vijnë nga një prift, Kaldeon Veroza, despot i objektit Marduh në Babiloni, në shekullin e tretë para erës sonë, i cili shkruan një histori të Mesopotamisë për Shpëtimtarin nga Antiokia. Ai shprehet në këtë libër se bashkëfshatarë të tij u ngjitën në malin Ararat dhe pasi zbuluan Arkën, morën me vete pjesë të saj për hajmali.
Ky libër nuk ekziston më, por historiani i shekullit të katër, Eusebius Cezar, përsërit të njëjtën histori dhe pretendon se Arkën mund ta shihte kushdo në malin Korikir të Armenisë, ku njerëzit duke gërryer pak dru, e përdornin atë si hajmali. Të njëjtën histori e tregojnë në periudha dhe vende të ndryshme edhe Nikolla i Damaskut dhe Shën Theofili i Antiokisë, rreth vitit 180 të erës sonë. Historiani hebre Flabius Iozopi në librin “Arkeologjia judaiste” tregon se në kohën e tij shumë njerëz kishin çuar pjesë të Varkës nga mali Ararat.
Kohët moderne
Prej asaj kohe dhe për shumë shekuj, një sërë kërkuesish u drejtuan nga mali Ararat në përpjekje për të zbuluar pjesë të mbetura të Varkës së Noes. Në vitin 1800, një amerikan me emrin Klod Riç, botoi esenë e Aga Huseinit, i cili pretendonte se ishte ngjitur në malin Ararat dhe kishte parë mbetje të Varkës. Nga viti 1829, filluan ekspeditat e organizuara në Ararat, me të parat ato të tria të amerikanit Frederik Parot, profesor i Universitetit të Dorpatit, i cili deklaroi se në ekspeditën e tretë arriti të zbulonte një pjesë të Varkës, por nuk mund ta vërtetonte këtë zbulim. Në vitin 1840, një gazetar shkroi nga Stambolli se një grup ekspedite turke kishte zbuluar dhe i ishte afruar Varkës dhe e përshkruante si një skelet gjigand pre druri, thuajse plotësisht të zezë, që dilte vetëm pak mbi akull. Ekspedita turke deklaroi se arriti të hynte brenda në Arkë, e cila ishte ndërtuar nga dru pemësh që ekzistojnë në zonën e lumit Eufrat dhe se ishte ende në gjendje të mirë; vetëm një pjesë e saj ishte rrënuar. i njëjti grup përfundoi se kjo anije ishte ndërtuar për të transportuar kafshë, pasi ishte ndarë në blloqe 4.5 metërshe, shumica e të cilave ishte e mbushur me akull. Në vitin 1893, Nestori, kryepeshkopi i Jeruzalemit, deklaroi se kishte gjetur Arkën në Ararat dhe tha se ishte ndërtuar nga kolona prej druri me ngjyrë të errët, me madhësinë e dhënë në Bibël. Ai krijoi një kompani me qëllim transportimin e Varkës dhe ta ekspozonte në Çikago, çka u kundërshtua nga qeveria osmane. Në gusht të vitit 1916, oficeri i aviacionit carist rus, Vladimir Roskoviç, shkroi në një raport për eprorët e tij se duke fluturuar mbi kufijtë turq, pa pjesë të Varkës, që dilnin pak mbi akull në malin Ararat, afër një lumi të ngrirë. Atëherë Cari Nikolla II urdhëroi dërgimin e një grupi kërkimor në këtë zonë. Grupi i parë që tentoi të gjente Arkën e përbërë nga kazakë rus, deklaroi se panë pjesë të anijes biblike dhe se kryen matje dhe fotografi, si edhe morën pjesë të Varkës në Shën Petërsburg për t`i analizuar. Të gjitha këto humbën nga kaosi që solli revolucioni i vitit 1917, i cili solli edhe fundin e kërkimeve.
Zbulimi i vërtetë?
Historia e fshehur në malin Ararat u rikthye në qendër të vëmendjes gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur drejtori i atëhershëm i shërbimeve sekrete sovjetike deklaroi se një nga oficerët e tij, duke fluturuar mbi Ararat, pa disa pjesë të Varkës, çka i bën deklaratat e Vladimir Roskoviçit të besueshme. Por, periudha në fjalë dhe regjimi komunist nuk mundësuan kërkime të reja dhe çështja u rimbyll sërish deri në vitin 1950, kur alpinisti francez Fernand De Navarre pretendoi se gjeti së bashku me djalin e tij njëmbëdhjetëvjeçar Rafael, një pjesë të drurëve të Varkës dhe se i dorëzoi në Komisionin Shkencor të Francës, për t`u analizuar. Analizat treguan se kjo dërrasë është 5-mijëvjeçare, ndërkohë që fotografi të kësaj ekspedite ekzistojnë në librin e Navarre, që u publikua në Francë në vitet ‘50.
Në fillimet e të njëjtit dhjetëvjeçar u bënë edhe përpjekje të tjera për gjetjen e Varkës nga teologu dr. Aron Smith (1951) dhe kërkuesi francez Zhan De Rike, por që nuk arritën në rezultate.
Ekspeditat vazhdojnë
Neoprotestantizmi që u kthye në modë në SHBA në këtë periudhë, risolli në vëmendje kërkimet për Arkën e Noes dhe solli një valë të re “kërkuesish të Varkës”, me më të famshmin, astronautin Xhejms Ajrvin, i cili shkeli në Hënë, si pjesëtar i ekspeditës “Apollon 17”. Ajrvin bëri një sërë kërkimesh në Ararat, por pa arritur të zbulojë diçka të rëndësishme. Vitet e fundit, një grup kërkimor amerikan nisi të kërkojë në malin Sabalan në Iran, më shumë se 300 kilometra larg nga Ararat. Shumica e kërkuesve janë përqendruar në malin Ararat, megjithëse në bibël shkruhet në “vargmalet Ararat”. Zona Durupinar, që gjendet afër Araratit dhe është më e zbulueshme, tërhoqi vëmendjen e kërkuesve gjatë dhjetëvjeçarit të tetë dhe të nëntë të shekullit të kaluar. Në fillim të vitit 2004, një tregtar nga Honoluluja, udhëtoi deri në Uashington për të deklaruar organizimin e një ekspedite që do të kërkonte në një zonë, që ai e quante “anomalia Ararat”, por më vonë National Geographic, deklaroi se e gjithë kjo zhurmë ishte thjesht një “shfaqje akrobatike pa rezultat” me qëllim që të detyronte qeverinë turke të jepte leje, çka është arritur nga shumë pak kërkues. Në vitin 2006, u rizgjua sërish vëmendja botërore, për pak kohë, kur një ekspeditë deklaroi se Ararati është një zonë në Iran. Me gjithë përpjekjet, asgjë nuk është e sigurt deri tani për vendin ku mund të ekzistojë Varka e Noes dhe për ekzistencën e saj, pavarësisht fotografive dhe drurit të dërguar në Francë nga Fernand De Navarre, explorerunivers.com.

Google+ Followers