Posts

Showing posts from March, 2014

Tetova News

Udhëtimi në kohë nëpërmjet dritës, çfarë ofron universi për njeriun

Image
Në Berkeley University të Kalifornisë astrofizikani Saul Perlmutter studion „yjet eksploduese“. Imazhet ai i merr nga teleskopi hapësinor Hubble. Astronomët i quajnë këta yje Supernova. Supernovat hyjnë në ngjarjet më të dhunshme të Universit. Ato eksplodojnë me fuqinë e trilion trilionë bombave atomike. Drita e tyre shndrit për një kohë të shkurtër më shumë se e një galaktike të tërë. Për shkak se drita e tyre mund të përllogaritet shumë saktë, Perlmutter mundet të na japë largësinë e tyre nga Toka dhe, në këtë mënyrë, mund të hedhim një vështrim nga e kaluara. Perlmutter: Të gjithë këto Supernova janë ekplozione që kanë ndodhur para një, dy, tre miliardë vitesh. Në çastin kur studiojmë një nga këto supernova, ato na tregojnë diçka rreth këtij momenti të historisë para një apo dy miliardë vitesh, ndërkohë që ne përpiqemi të qëmtojmë sa më shumë e mundur, për të zbuluar se si ka qenë Universi para dy, pesë apo dhjetë miliardë vitesh. Pra çdo vëzhgim drejt gjithësisë është po ashtu edhe …

10 matematicienët më të mëdhenj të të gjitha kohërave

Image
Matematika, vjen nga greqishtja e lashtë që do të thotë “studim”, “shkencë”. Shpeshherë është quajtur “gjuha e Universit”. Matematika përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmën e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet. Matematika dallohet nga shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realitetin. Ajo është e një natyre të pastër intelektuale, e bazuar tek një seri aksiomash të deklaruara të vërteta (do të thotë që aksiomat nuk i janë nënshtruar asnjë eksperience por janë të frymëzuara nga eksperienca) ose mbi disa postulate përkohësisht të pranuara. Një pohim matematikor – i quajtur përgjithësisht teoremë ose propozicion konsiderohet i vërtetë nëse procesi i vërtetimit formal që përcakton vlefshmërinë e saj respekton një strukturë arsyetuese logjike-deduktive. Edhe pse rezultatet matematike janë të vërteta plotësisht formale, ato gjejnë zbatim në shkencat tjera dhe në fushën e teknikës. Për këtë arsye …

Jashtëtokësorët kanë qytetërimet e tyre

Image
Të gjitha qytetërimet nuk e zënë të njëjtën rang në univers. Disa janë shumë të vjetra dhe shumë të avancuara, të tjerat kanë filluar të lindin dhe kanë një rrugë të gjatë për të ecur para se të arrijnë pjekurinë. Astronomi rus, Nikolai Kardashev, dhe fizikani amerikan, Freeman Dyson, kanë themeluar një klasifikim të civilizimeve teknologjikisht të avancuara që përmbajnë tre lloje (lloji I, II dhe lloji III). Ky sistem klasifikimi është bazuar vetëm mbi kriterin e burimeve të energjisë. Sipas këtij sistemi, çdo qytetërimit i avancuar do të gjejë vetëm tri burime të energjisë në dispozicion të tij: 1) boten e tij, 2) yllin e tij, 3) galaktikën e tij. Të mos harrojmë se kjo është kryesisht një provë, apo një përpjekje për klasifikimin e qytetërimeve, por nuk jemi aspak të sigurtë se ky sistem është me të vërtetë besnik me realitetin. Ne kemi marrë, megjithatë, këtë klasifikim duke shtuar qytetërime të llojit 0 (zero), llojin e gjashtë dhe të shtatë. Ne do të kërkojmë edhe pyetjen se në …

Varka e Noas, zbulohen vende të reja se ku mund të jetë

Image
A ekzistoi varka e Noas në realitet apo bëhet fjalë vetëm për një mit? Nëse ekzistoi, ku përfundoi dhe çfarë ka mbetur sot prej saj? Pyetjeve në fjalë nuk u është dhënë ende asnjë përgjigje e si pasojë Varka e Noes mbetet një nga misteret më të pazgjidhura deri më sot, pavarësisht përpjekjeve për të zbuluar, që përfunduan thjesht në teori apo hipoteza. Një tablo e piktorit amerikan Eduard Hiks (1780-1849) tregon kafshët që hyjnë dy e nga dy në Arkën e Noes. Sipas traditës biblike, Varka kishte përmasa gjigande për kohën e vetë dhe u ndërtua nga Noe, pas urdhrit të Zotit, për të shpëtuar familjen e tij dhe një numër të vogël kafshësh të ndryshme, nga përmbytja që do të vinte më vonë. Kjo histori përfshihet në librin e Gjenezës të Dhiatës së Vjetër, në Tora të hebrenjve, si edhe në shkrimet sekrete të Kuranit. Sipas mendimit të shumicës së teologëve, historia e vvarkës, që përfshihet në bibël, mund të ketë ardhur nga shumë burime të kohës dhe me kalimin e shekujve u përfshi në historinë…

Shpirti i njeriut pas vdekjes rikthehet në një trup tjetër

Image
Çfarë ndodhë me shpirtin tonë pas vdekjes? Është pyetja që mundon shpesh të rintë dhe të vjetërit. Të gjithë kanë frikë nag vdekja dhe jetojnë me shpresën se kur të vij ora e tyre, shpirti do të lindë në një trup tjetër ose zoti do të ketë në dorë fatin e tij. Studjues të shumta po hedhin ide të ndryshme lidhur me mundësinë e rilindjes së shpirtit. Disa interpretues spiritist shkojnë më larg dhe këtë e lidhin me një fenomen edhe më të thellë… me mundësinë e transformimit të shpirtit të dikujt pas vdekjes te trupi tjetër. Procesi i transformimit të shpirtit, nga një trup në tjetrin, quhet reinkarnim. Mundësitë Reinkarnimin si proces, e kanë njohur dhe besuar shumë popuj që nga civilizimet e lashta, e deri në Lindje, ku budizmi si religjion më i përhapur, procesin e transformimit të shpirtit nga një jetë në tjetrën, e ka si princip bazë, mbi të cilin ndërtohet. Okultizmi si urtësi e fshehtë e civilizimit të lashtë njerëzor, njeriun si qenie e shpjegon me konstruksion shtatëfishor. Niveli …

Kalciumi, materiali që ndërtoi botën

Image
Ai është materiali i pestë më i bollshëm në botë – dhe materiali më i përdorur në ndërtim përgjatë të gjithë historisë. Por a e vlerësojmë ne sa duhet kalciumin? Justin Rowlatt, BBC
Shumica jonë janë të njohur me idenë se trupi ynë ka nevojë për kalcium. Mbaj mend kur më thoshin se duhej të pija qumështin e mëngjesit, për shkak se kalciumi që gjendet aty i bën kockat e mia më të forta. Dhe kalciumi me të vërtetë është element me rëndësi kyçe në kockat tona. Në fakt, është metali më i bollshëm në trupin e njeriut – dhe në trupin e shumicës së kafshëve gjithashtu.
Shumë organizma përdorin kalcium për të ndërtuar strukturat që mbajnë dhe mbështesin – skeletet, guaskat, lëvozhgat e vezëve, barrierat koralore dhe eksoskeletonët e kurrizit apo organizmave të tjerë detarë. Dhe kalciumi është elementi bazë për materialin më të rëndësishëm strukturor të njeriut, çimentos.
Në ditët tona, praktikisht e gjithë arkitektura jonë, të gjitha ndërtesat tona madhështore dhe projektet inxhinierike fillojnë me…

Flurudha