Si u krijua universi, teoritë dhe procesi i plotë


A është bosh universi? A ka fund? A është i përjetshëm apo koha ka fund? Doli nga diçka apo nga asgjëja? Kosmologjistët kanë shtruar këtë pyetje që kur Edëin Huble zbuloi në vitin 1929 që universi po zgjerohet. Për gati gjysëm shekulli, teoria e pranuar është që universi filloi nga një shpërthim i fuqishëm energjie – Big Bang. Por sot një teori e re kosmike propozon që universi është një pjesë e vogël të një hapësire shumë-dimencionale dhe të gjerë, domethwnw që Big Bang është vetëm një hap në zhvillimin e pafund të krijimit.
Modeli Standart i Sotshem
Sipas teorisë së Big Bangut, universi u krijua nga shpërthimi i një pike të nxehte, të kondensuar pafundësisht. Brenda një pjese të shkurtër të një sekonde universi filloi të zgjerohej (teoria e inflacionit). Pas kalimit të miljarda vjetëve galaksitë, yjet dhe planetet u krijuan për shkak të ftohjesh së universit. Sot, 13.7 miljardë vjet pas shperthimit te eBig Bang, pranohet hipoteza që universi akoma jo vetëm që po zgjerohet, por edhe po shpejtësohet nën ushtrimin dhe influencen e disa forcave tepër energjitike dhe misterioze. Nesë universi vazhdon të zgjerohet në këtë mënyrë, e ardhmja e universit duket e zezë. Yjet do të shpenzojnë energjinë e tyre, galaksitë do të shpërbehen, dhe universi do të mbetet i errët dhe pa jetë përgjithmonë. Kjo teori lë shumë pyetje dhe nuk shpjegon se si origjinoi Big Bang dhe se çfare eksistonte para shpërthimit të madh. Gjithashtu, teoria nuk shpjegon natyrën e fushës së energjisë misterioze që ndikon në rritjen e shpejtësisë sw universit.
Modeli Rrethanor (Ciklor)
Për t’ju drejtuar limiteve dhe paradokseve të Big Bang, kosmoligjistët Paul Steinhardt, profesor në Princeton University, dhe Neil Turok, profesor në Cambridge University, përpunuan një hipotezë të re kozmologjike e cila vendos universin si një pjesë e vogël në përberjen e gjithësisë, shumica e së cilës qëndron në dimensione të tjera që njeriu nuk mund t’i mendoj dhe përshkruaj, sepse njeriu mendon e shikon në tre dimensione (1)gjatësi, (2)lartësi, (3)gjerësi. Universi i jonë eksiston në një shtresë tre dimensionale e cila qendron afër një tjetër shtrese, të padukeshme që eksiston jashtë dimensioneve që njeriu kupton. Çdo trilion vjet, të dy shtresat përplasen me njëra tjetrën dhe si pasojë krojojne nje stuhi energjie te barabarte me ate te Modelit Standart. Ne kete Model Rrethanor universi zgjerohet, ftohet, krijohen galaksite, yjet, dhe planetet deri sa zhvillimi natyror i ketyre objekteve vjen ne fund dhe e le universin bosh. Por sipas ketij modeli, perplasja e te dy shtresave fillon perseri ciklin e krijimit nga fillimi. Ne kete menyre, argumentohet, qe koha dhe gjithesia jane te pafundeshme, gje qe nuk gjendet ne Modelin Standart.

Hapi i Pare: Universi Bosh
Imagjinoni dy shtresa dy-dimensionale. Shtresa e parë përmban universin tonë dhe shtresa e dytë përmban një univers tjetër (ose asgjë) por është i padukshëm dhe ne nuk e shohim dot sepse është jashte dimensioneve që mund të kuptojmë. Pas ca kohe, triliona vite, në zgjerim i afrohemi fundit ciklik kosmik ku përbërja e universit tonë është kaq e shpërndarë dhe e ulët sa që hapesira është gati bosh. Megjithatë të dy shtresa janë akoma në levizje, edhe pse jane bosh, dhe forcat e terheqjes midis tyre i afrojnë bashkë.
Hapi i Dyte: Perplasja Energjitike
Gjatë afrimit të shtresave, forcat e tërheqjes i prishin siperfaqet dhe përberjen e të dy shtresave duke krijuar valë derisa shtresat bashkohet në disa vende dhe në kohë të ndryshme. Prej kësaj përplasje te drejt-përdrejtë çlirohet energji e madhe. Si prodhim të çlirimit të energjisë, krijohet një univers i fillestar. Gjithashtu, forca e përplasjes shkakton të dy shtresat të shkeputen dhe të tërhiqen larg njëra-tjetrës.
Hapi i Trete: Universi i Plote
Shperthimi i mësipërm dhe universi i fillestar zgjerohet dhe ftohet, dhe krijohen valët microwave që sot janë të dukura në universin tonë. Kronologjia e ngjarjeve është e njejta me atë të Modelit Standart: krijohen galaksitë dhe objektet e tjera kozmike, dhe universi vazhdon të zgjerohet, e cila sot është e ngjashme me universin tonë.
Hapi i Katert: Universi i Vjeter
Nga fundi i erës kozmike, universi është zgjeruar kaq shumë saqë galaksitë janë tepër larg me njera-tjetrën. Mbas trilion vjet shumica e yjeve jane shuar dhe universi eshte bosh ne pergjithesi. Por ky është vetëm fillimi. Tërheqja e shtresave kozmike është e vazhdueshme, e pafundte dhe i përplas shtresat herë pas here, duke nxitur Modelin Standart të sotshëm, fillimin e vdekjes-rilindjes të universit.  Tani, kjo teori natyrisht nuk mund të provohet akoma, sepse limited tona të kuptimit na pengojnë të shyrtojmë gjithësinë. Megjithate teoria u modelua nga llogarite matematikore shumë komplekse, gjë që i mori Prof. Steinheardt dhe Prof. Turok gati 18 muaj për të perfunduar. Sot, teoria e tyre po shqyrtohet nga fizikantë, astronomistë, etj.

Teoritë mbi lindjen e Gjithësisë
Teoritë mbi lindjen e Gjithësisë mund të përmblidhen në dy grupe thelbësore; atë të Bumit të Madh (Big Bang) dhe atë të Përhedhjes së Madhe (Big Bounce).  Sipas teorisë standarde të Bumit të Madh; papritur, në njëfarë mënyre, ndodhi diçka e veçantë me të cilën zuri fill koha, njëkohësisht edhe Gjithësia, e cila më pas u zmadhua.  Një mundësi tjetër për lindjen e Gjithësisë është ajo që mund të quhet Përhedhja e Madhe. Idea është se përpara asaj ngjarjeje rroposëse që njihet si Bumi i Madh mund të ketë pasur një gjithësi që ishte më e madhe. Kjo u bë gjithnjë e më e vogël dhe mbërriti në një gjendje të ndërmjetme mekaniko-kuantike të papërmbajtëshme, prej të cilës erdhi një gjithësi tjetër bymuese.
Modeli ekpirotik
Nëse do të kishte grimca në formë pike si strukturë themeltare të gjithçkaje, atëherë sipas teorisë standarde të Bumit të Madh, që në fillimet e Gjithësisë gjithçka duhej të ishte ngjeshur në një shkallë madhësie pafundësisht të imët si dhe temperatura do të kishte qenë e pafundtë. Në këtë mënyrë do të kishe të bëje me gjëra të pafundta dhe andralla që sjellin gjërat e pafundta është se nuk mund të arrish të llogarisësh dot asgjë. Modeli ekpirotik është një ide e re që nuk do të zëvendësojë atë të Bumit të Madh, i cili prej 50 vjetësh mbizotëron të menduarit e kozmologëve mbi sesi nisi dhe evoluoi Gjithësia. Por në vend të një gjithësie që lind në një çast të dhunshëm nga një pikë pafundësisht të vogël të një dendësie të pafundtë, këndvështrimi i ri arsyeton se Gjithësia jonë u krijua kur një “membranë” paralele me botën tonë katër-dimensionale, u tërhoq nga kjo e fundit dhe u përplas me të në mënyrë kataklizmike pasi që të dyja kishin pasur evoluar ngadalë në hapësirën e një dimensioni të pestë të fshehtë, përgjatë një periudhe kohe tej mase të gjatë. Membrana u puthit pas botës sonë dhe energjia kinetike e përplasjes është kthyer në kuarqe, elektrone, fotone, etj. të cilat janë kufizuar të lëvizin përgjatë tre dimensionesh hapësire. Bumi i Madh, me këtë edhe zanafilla e Gjithësisë nisi në një mënyrë jo edhe aq të pazakonshme si ç’përfytyrohet.
Krijimi i Universit sipas shkencës
Llogaritjet e probabilitetit e përgënjeshtrojnë “Rastësinë”. Gjithçka që studiuam deri tani tregon haptazi se çdo ekuilibër numerik që u përcaktua menjëherë pas Big Bengut, ka një rëndësi me të vërtetë jetike për vazhdimësinë e racës njerëzore. Pra, si fuqia shpërthyese, vlerat e katër forcave themelore dhe të gjitha ato ndryshore, të cilat do t’i analizojmë në faqet vijuese, janë harmonizuar në atë mënyrë që të formojnë një univers ku të mund të jetohet dhe kjo harmoni është përllogaritur me delikatesën më të madhe. Në këtë pikë le të marrim në dorë pretendimin e rastësisë (koinçidencës) të materializmit. Rastësia është term matematikor dhe nëse diçka mund të rea-lizohet me anë të rastësisë mund ta llogarisim në saje të matematikës së probabilitetit. Le ta shohim së bashku. Vallë, sa është mundësia që një univers, i cili na jep mundësinë e jetës, të jetë vetëformuar rastësisht së bashku me të gjitha ndryshoret fizike? Një e bi-lionta e bilionit? Një e trilionta e trilionit, të trilionit? Apo më tepër? Këtë shifër e zbuloi matematicieni i njohur anglez Roxher Penrouz, shok i ngushtë pune me Stefan Hauking. Duke futur në llogaritje të gjitha ndryshoret fizike evidentoi se në sa forma të ndryshme mund të rreshtoheshin, dhe për të formuar një mjedis ku mund të jetojnë gjallesat përcaktoi rezultatet e probabiliteteve të tjera të mundshme të Big Bengut.
Katër Forcat
Faktikisht shpejtësia e shpërthimit te Big Bengu është vetëm një nga ato ekuilibra numerikë të formuara në atë çast në univers. Pas Big Bengut dolën në pah “përmasat”, të cilat përcaktojnë strukturën e universit tek e cila ne bëjmë pjesë, dhe këto ishin të përcaktuara në vlera të duhura. Këto përmasa përbëjnë atë që sot fizika moderne i quan “katër forcat themelore”. Të gjitha strukturat dhe lëvizjet fizike në univers kryhen në saje të ekuilibrit dhe relacioneve midis këtyre katër forcave. Këto janë: forca tërheqëse e tokës, forca elektromagnetike, forca e fuqishme bërthamore dhe forca e dobët bërthamore. Forcat e fuqishme dhe të dobëta bërthamore përcaktojnë vetëm strukturën përbërëse të atomit. Kurse dy të tjerat, pra, forca tërheqëse e tokës dhe forca elektromagnetike, përcaktojnë marrëdhëniet midis atomeve dhe gjithashtu të gjithë ekuilibrat e objekteve materiale (dmth, vetë materien). Këto katër forca kontrollojnë dhe përcaktojnë të gjithë materien e shpërndarë në univers pas Big Bengut. Tek krahasojmë këto forca me njëra-tjetrën, përpara na del një pamje shumë interesante. Këto katër forca zotërojnë vlera jashtëzakonisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Nëse do të kërkojmë të përdorim një njësi të përbashkët për raportet e të gjitha këtyre forcave, do të shkruajmë diçka të tillë: Forca e fuqishme bërthamore : 15 Forca e dobët bërthamore : 7.03 x 10-3 Forca elekromagnetike : 3.05 x 10-12 Forca tërheqëse e tokës : 5.90 x 10-39
Nëse do të shihnim me kujdes numërat e mësipërm, do të vërejmë një dife-rencë shumë e madhe midis tyre. Psh, vlera e forcës së fuqishme bërthamore është 25 e ndjekur kjo nga 38 zero më e madhe se forca tërheqëse e tokës! Vallë, cila është arsyeja e një diference të tillë?
Biologu molekular i njohur Majkëll Denton në librin me titull Fati i Natyrës: Si shfaqin qëllim ligjet biologjike në univers, shpjegon një të vërtetë kështu: Universi është krijuar me një projektim të veçantë që synon jetën e njeriut. Biologu molekular Majkëll Denton në librin “Nature’s Destiny”: Hoë the Laës of Biology Reveal Purpose in the Universe (Fati i Natyrës: Si shfaqin që-llim ligjet biologjike në univers), kësaj pyetjeje i kthen këtë përgjigje:
“Në qoftë se forca tërheqëse e tokës do të ishte një trilion herë më e madhe, atëherë universi do të kishte një sipërfaqe më të vogël dhe jetëgjatësia do të ishte më e shkurtër. Përmasa e një ylli përafërsisht do të ishte një trilion herë më i vogël se Dielli ynë dhe jetëgjatësia e tij do të ishte vetëm një vit. Nga ana tjetër nëse forca tërheqëse e tokës do të ishte pak më e vogël se realja nuk do të arrihej kurr-sesi të krijohej ndonjë yjësi apo galaktikë. Në të njëjtën mënyrë edhe te forcat e tjera vihet re një ndjeshmëri e tillë. Nëse forca e fuqishme bërthamore do të kishte një vlerë paksa më të vogël atëherë i vetmi element statik do të ishte ai atom, i cili në bërthamë përbëhet nga dy protone. Në këtë gjendje në univers nuk do të mbesë fare hidrogjen dhe nëse yjet dhe galaktikat do të ishin të krijuara, do të kishin një strukturë shumë më ndryshe nga ajo ç’kanë sot. Qartësisht nëse këto konstante dhe këto forca themelore nuk do të kishin vlerat preçize, të cilat zotërojnë sot, nuk do të ekzistonte asnjë yll, supernovë, planet apo atom. Me një fjalë nuk do të kishte jetë”.
Pol Devis bën një koment të tillë mbi përcaktimin (përpilimin) e ligjeve themelore të fizikës në univers në harmoni me jetesën e njeriut: “Nëse natyra do të kishte zgjedhur vlera numerike pak më ndryshe, universi do të ishte një vend shumë më ndryshe. Dhe me shumë mundësi ne nuk do të gjendeshim këtu për ta parë… Dhe njeriu me studimin e kozmologjisë, pabesueshmëria sa vjen e bëhet më e dukshme. Zbulimet e fundit mbi zanafillën e universit tregojnë se ky univers, i cili është vazhdimisht në zgjerim përbëhet nga një strukturë shumë preçize, e cila lind një admirim të madh”. Arno Penzias, me zbulimin e argumentit të madh të sfondit kozmik të rrezatimit, së bashku me Robert Uillson më 1965 fituan çmimin Nobel. Penzias mbi këtë projektim të mahnitshëm bën këtë koment: “Astronomia na shpie në një ngjarje të mahnitshme; një univers i krijuar në mosekzistencë. Është ndërtuar mbi një ekuilibër shumë të ndjeshëm me kushtet e duhura për të lejuar jetën në tokë. Ky është një univers i planifikuar për këtë qëllim”. Te këto pjesë, të cilat i shkëputëm nga thëniet e shkencëtarëve të njohur vërejmë se të gjithë kanë evidentuar të njëjtin realitet. Marrë nga libri Mistika, Magjia dhe Bukuria E Universit, John Dobson/standard

Google+ Followers