Burri që flet me ëngjëjt

“Nuk janë bjond me sy bojëqielli ,nuk kanë as krahë, ëngjëjt janë sfera të pastra drite dhe komunikojne me ne mendërisht dhe unë i përkthej ato mendime në mesazhe”. Pas vdekjes ka një botë plotë dritë, ku jetojnë ëngjëjt dhe shpirtërat , do të doja qe njerëzit ta dinin qe asnjë gjë nuk mbaron, gjithçka vazhdon në një dimension tjetër, e kam parë më sytë e mi


E quajnë “burri që flet me ëngjëjt”, pasi pretendon se i shikon dhe komunikon me ta gjithmonë, cdo ditë. Sigurisht është një fenomen tepër i vecantë, disa e quajnë të pabesueshëm, disa bëhen kurioz dhe flasin rreth tij, por dicka është e sigurt, të gjithë flasin rreth tij. Ky djalë është i pari i cili e kupton sa të pabesueshme mund të duken fjalët e tij, sa e vështirë është ti besosh ato. “Është detyra ime, jam i përzgjedhur për të përhapur mesazhet e tyre”, thotë duke qeshur. Adamo Cirelli, lindur më 1978 në Torino të Italisë. “Jam një djalë i thjeshtë, pjestar i një familjeje që ka pasur nje dhuratë të madhe sepse jam vazhdimisht në kontakt me etnitetin ëngjëllor dhe me shpirtrat udhëzuëes”- thotë ai. Etniteti ëngjëllor është dritë e pastër që na shoqëron nga momenti i parë i lindjes sonë e gjatë gjithë udhëtimit në tokë, ndërsa shpirtrat udhëzuëes janë prindrit tanë , gjyshërit ose të afërm të tjerë që kanë kaluar në botën tjetër e tani na rrinë afër shpirtërisht për të na ndihmuar e këshilluar, “një dhuratë”, e quan ai edhe pse në pamje të parë duket gati si një dënim  “Kur një ëngjëll ka një mesazh për të përcjellë, Adamo nuk mund ti shmanget duke mos e degjuar apo mos e shpërndarë dhe ndonjëherë tregon se merr makinën dhe bën dhjetra kilometra për të çuar mesazhin në vendin e caktuar. Shpesh vijnë me zemër nga nata , “po, ëngjëjt më flasin në vazhdimësi, në fakt pothuajse nuk fle pothuajse kurrë! Megjithatë nuk ndjehem kurrë i lodhur, marr prej tyre energjnë , jetoj në normalitet dhe qetësi , tashmë janë pjesë e jetës sime”.
Historia
Ai tregon se që kur ishte gjashtë vjeç ka filluar të shikojë këto etnitete të mbinatyrshme por në atë kohë nuk arrinte ti kuptonte apo ti shpjegonte. Në moshën shtatë vjecare ka dëguar zërin e gjyshit të tij përmes një drite i cili thoshte se ishte mirë, kur shkon në shtëpi e ëma i thotë se gjyshi kishte vdekur. Nuk është kjo e vetmja dramë që ka përjetuar në fëmijërinë e tij, por ëngjëjt e kanë ndihmuar të kapërcejë shumë momente tragjike, “Duke ditur që do të ndodhë dicka tragjike më ndihmon më mirë ta përballojë , duke e ditur diçka që para se të ndodhë, mund të gjeje rrugën të cilën duhet të ndjekë”.
Njerëzit
Ai është me fat që i shikon dhe i dëgjon shpirtrat udhëzues ose ëngjëllin për të cilin betohet qe e ka gjirthmone afër, por me ne cfarë ndodh? Adamo thotë se të gjithë mund ti dëgojmë, dhe nuk është nevoja të ndjekim ndonjë ritual, sa herë na ndodh gjatë një dite që të mbyllim sytë dhe të provojmë të komunikojmë me ëngjëllin tonë? Nuk na ndodh asnjherë. Jemi shumë të zënë me anën materiale te jetës së përditshme dhe nuk gjejm kurrë kohën të flasim me ta. “Nuk janë bjond me sy bojëqielli ,nuk kanë as krahë, ëngjëjt janë sfera të pastra drite dhe komunikojne me ne mendërisht dhe unë i përkthej ato mendime në mesazhe. Të flasësh për të kaluarën e figurave ëngjëllore të ç con në një pyetje të pashmangshme : Çfarë ka pas vdekjes? Adamo Cirelli përgjigjet pa ndrojte sepse e ka parë: Pas vdekjes ka një botë plotë dritë, ku jetojnë ëngjëjt dhe shpirtërat , do të doja qe njerëzit ta dinin qe asnjë gjë nuk mbaron, gjithçka vazhdon në një dimension tjetër, e kam parë më sytë e mi! E di që është shumë e vështirë të besohet kur nuk e shikon , por “iu siguroj që jeta nuk mbaron vazhdon përgjithmonë”./standard

Google+ Followers