Posts

Showing posts from February, 2014

Tetova News

Çfarë fshihet pas Trekëndëshit të Bermudëve, Atlantida apo jashtokësorët?

Image
Disa statistika theksojnë se në Trekëndëshin e Vdekjes jetën e kanë humbur më shumë se 8.000 veta. Përmenden UFO-t (Objekt e paidentifikuara fluturuese) dhe udhëtimi në kohë

Trekëndëshi i Bermudeve përfshin pjesën më të madhe të Atlantikut ndërmjet Floridës, Portorikos dhe Bermudeve . Në rrethana të pasqaruar në atë zonë janë zhdukur dhjetëra anije e avionë. Disa statistika theksojnë se atje jetën e kanë humbur më shumë se 8.000 persona dhe se për të gjitha këto ky rajon e ka marrë emrin , Trekëndëshi i Djallit, Trekëndëshi i Vdekjes, Varrezat e Oqeanit Atlantik… Shënimet e para e përmendin që nga koha e Kristofor Kolombos. Detari i famshëm gjatë kthimit u ngujua në një vend shkëmbor dhe aty nga mbetjet drusore të anijes ndërtoi një kala në Shën Nikola, tani qytet në Haiti. Disa javë më pas Kolombo kuptoi se kompasi nuk tregonte më nga veriu e akrepi vetëm lëvizte. Ai nuk i tregoi gjë ekuipazhit që të mos frikësohej. Megjithëkëtë përmenden edhe valët e mëdha të cilat ekuipazhin larguan…

Shtëpia që është pushtuar nga djajtë

Image
Fëmijët bëjnë lëvizje të çuditshme dhe flasin me shokë imagjinarë, kjo ka bërë qe nëna te mendojë se ata kanë pasur temperaturë të lartë, dhe ka thirrur doktorin e familjes për kontroll por më pas u konstatuan shumë gjëra të dyshimta

Ajo që ka ndodhur në një shtëpi në Indiana (SHBA) është e denjë për te skenarizuar një film horror. Policë, asistentë social dhe mjekë kanë dëshmuar se kanë qënë vetë personalisht pjesë e kësaj ngjarjeje të pashpjegueshme . Një vajzë që ecën pas mureve të shtëpisë është një prej skenave më të errëta, një prej filmave me të frikshëm të shekullit të kaluar. Ka një raport zyrtar të katër personave, dy punonjes social, një infermjere dhe një mjek për ate që ka ndodhur në shterin amerikan te Indianes. Mjeku personal kishte shkuar në shtëpi pas kërkesave të vazhdueshme te zonjes Ammons , gruaja e cila pretendonte se femijët e saj ishin të pushtuar nga djalli pasi ata kishin shfaqur shenja si buzëqeshje të çuditshme dhe zëra jo të natyrshëm. Policia ka konfirmuar…

Burri që flet me ëngjëjt

Image
“Nuk janë bjond me sy bojëqielli ,nuk kanë as krahë, ëngjëjt janë sfera të pastra drite dhe komunikojne me ne mendërisht dhe unë i përkthej ato mendime në mesazhe”. Pas vdekjes ka një botë plotë dritë, ku jetojnë ëngjëjt dhe shpirtërat , do të doja qe njerëzit ta dinin qe asnjë gjë nuk mbaron, gjithçka vazhdon në një dimension tjetër, e kam parë më sytë e mi

E quajnë “burri që flet me ëngjëjt”, pasi pretendon se i shikon dhe komunikon me ta gjithmonë, cdo ditë. Sigurisht është një fenomen tepër i vecantë, disa e quajnë të pabesueshëm, disa bëhen kurioz dhe flasin rreth tij, por dicka është e sigurt, të gjithë flasin rreth tij. Ky djalë është i pari i cili e kupton sa të pabesueshme mund të duken fjalët e tij, sa e vështirë është ti besosh ato. “Është detyra ime, jam i përzgjedhur për të përhapur mesazhet e tyre”, thotë duke qeshur. Adamo Cirelli, lindur më 1978 në Torino të Italisë. “Jam një djalë i thjeshtë, pjestar i një familjeje që ka pasur nje dhuratë të madhe sepse jam vazhdimish…

Çfarë ka mbetur nga kultura kelte…

Image
Të rënë nën goditjet e Perandorisë Romake, pasi sunduan shumë vende të Europës për më tepër se 800 vjet, popujt dhe fiset kelte, të cilët jetuan mes shekujve VIII dhe të dytë pas erës sonë, kanë lënë shumë dëshmi të civilizimit të tyre të lulëzuar si fortifikimet, kullat, muret dhe varrezat e mbyllura të cilat ende në ditët tona janë të rrethuara nga një atmosferë e mistershme.
Gjurma e fundit që ka arritur deri në ditët tona nga qytetërimi i lashtë kelt është një varr i cili daton rreth 2.600 vjet më parë, i zbuluar vitin e kaluar në afërsi të kalasë prehistorike të Heuneburg, në jugperëndim të Gjermanisë, një nga vendbanimet më të rëndësishme dhe më të lashta kelte.

Në brendësi të tij është gjetur një thesar i vërtetë: bizhuteri të shumta ari, bronzi dhe qelibari, gjithashtu eshtrat e një gruaje dhe një fëmije (ndoshta djali i saj), gjë që të bën të kuptosh se personi i varrosur në këtë vend i përkiste aristokracisë së Heuneburg. Varri i zbuluar ndodhet brenda një dhome të madhe nënto…

Sekreti i luftëtarit të dritës në Indi

Image
Nga të gjithë Qytetërimet e Lashtë  Tradicionalë janë shpëtuar dhe regjistruar  tekste ose tradita gojore, ku elementi kryesor është Njeriu – Hero. Tek Iliada është Akili, dhe në Mitologjinë greke flitet për Herkulin, Teseun, Perseun, Velerofondin, Jasonin dhe shumë e shumë të tjerë. Ne Mesopotami ekziston Eposi i Mbretit Gilgames, që mund të jetë poezia më e lashtë në formë eposi që është gjendur  deri në ditët e sotme. Në historinë e Europës, eposi më i njohur është Miti i Mbretit Artur dhe të 12 Kavalierëve të tij. Në Indi ekziston një nga veprat më të mëdha epike që është Ramajana me Heroin qëndror që është Rama dhe gjithashtu vepra e famshme Mahabarata, pjesë e të cilës është edhe Bagavat Gita, me heroin e saj qëndror Arzunën, me të cilin do të merremi në këtë artikull. Një pikë e përbashkët e të gjitha këtyre referimeve, është lufta midis së mirës dhe së keqes, të bardhës kundër të zezës, shëmtisë kundër bukurisë, jetës kundër vdekjes. Protagonist gjithmonë në një luftë të tillë…

Të dhënat misterioze për qytetin e Atlantisit

Image
Ujrat e oqeanit Atlantik ruajnë mirë misterin që quhet Atlantis. Trekëndëshi i Bermudëve, katër përmbytjet, gjigantët atlante janë enigma që dalëngadalë fillojnë të zgjidhen. Përgjigjet  ndodhen atje, tek mbetjet e këtij qytetërimi.
A dini se Atlantis mbulonte oqeanin Atlantik dhe territoret e Amerikës dhe të Europës? 800 000 vjet më parë, disa pjesë të saj u përmbytën dhe mbetën vetëm dhjetë  ishuj të mëdhenj që përbënin një federatë detare. 200 000 vite më parë, në përmbytjen e dytë, u përmbytën territore të tjera te Atlantis, dhe kështu mbetën vetëm dy ishuj të mëdhenj, Ruta (hemisferi Verior) dhe Dainda (hemisferi Jugor) ose ndryshe Tuli dhe Tolani, ose Balani dhe Avalon korrespondisht. 80 000 vite më parë, në përmbytjen e tretë, u shpëtua një ishull i madh që grekët quajtën ‘’Poseidoni’’ dhe 12 000 vite më parë (pak a shumë) u fundos edhe kjo pjesë e fundit e Atlantis, duke marrë me vete në thellësitë e oqeanit Atlantik të gjitha sekretet e Atlanteve. A e dini se këto përmbytje nuk…

Të vërtetat e pathëna për Bonapartin

Image
Nga Rajna Kovaçi
Të vërtetat e pathëna botërisht i rezistojnë kohës, por  kur vjen dita të vërtetat e fshehta dalin nuk mund të qëndrojnë në fshehtësi. Strategët ushtarak të kohëve të ndryshme janë ashtuquajtur ”luanët e betejave”. Ata kanë bërë histori si Aleksandri i madh, Napoleon Bonaparti etj, etj. Napoleoni takoj për herën e parë shoqen e tij të jetës, gruan e tij të ardhshme,  Zhozefina Boarne para rulotës së kazinos ku po luante me para.  Si ndodhi, mendoj  se këto janë punët e Zotit… cili ishte engjëlli që i bashkoi?, ka një shkak që i bën këta njerëz të bëhen të mëdhenj e të hyjnë në historinë e njerëzimit. Napoleoni ishte pokerxhi i tmerrshëm. Sapo prekte para në xhepin e tij me vrap shkonte në kazino të luante, që të provonte kësmetin. Ai e kishte kokën flakë –të nxehtë, më mirë të them të përvëluar, natyrë shumë emotive dhe jepej shumë pas pasjoneve. Por një ditë nuk i eci loja e fatit. Humbi gjithshka që kishte me vete. Dha peng unazën e floririt me diamant-edhe atë e humb…

Si u krijua universi, teoritë dhe procesi i plotë

Image
A është bosh universi? A ka fund? A është i përjetshëm apo koha ka fund? Doli nga diçka apo nga asgjëja? Kosmologjistët kanë shtruar këtë pyetje që kur Edëin Huble zbuloi në vitin 1929 që universi po zgjerohet. Për gati gjysëm shekulli, teoria e pranuar është që universi filloi nga një shpërthim i fuqishëm energjie – Big Bang. Por sot një teori e re kosmike propozon që universi është një pjesë e vogël të një hapësire shumë-dimencionale dhe të gjerë, domethwnw që Big Bang është vetëm një hap në zhvillimin e pafund të krijimit. Modeli Standart i Sotshem Sipas teorisë së Big Bangut, universi u krijua nga shpërthimi i një pike të nxehte, të kondensuar pafundësisht. Brenda një pjese të shkurtër të një sekonde universi filloi të zgjerohej (teoria e inflacionit). Pas kalimit të miljarda vjetëve galaksitë, yjet dhe planetet u krijuan për shkak të ftohjesh së universit. Sot, 13.7 miljardë vjet pas shperthimit te eBig Bang, pranohet hipoteza që universi akoma jo vetëm që po zgjerohet, por edhe po…

Flurudha