SUPLEMENT/ Historia e plotë e KGB-së, shërbimi sekret më i frikshëm i botës


Kush ishin drejtuesit, tradhtitë, kurthet, vrasjet pas krahëve, një histori e rrallë e agjencisë ruse. Loja e preferuar e KGB-së ishte futja në kurthin e saj të diplomatëve të huaj dhe në shumicën e rasteve bëhej nëpërmjet seksit. Agjente të cilave nuk u rezistoi dot as Ajnshtajni. Si krijuan rusët një ekip femrash të stërvitura për të përdorur trupin. Kush ishin spiunët më të mëdhenj rusë, nga spiuni numër 1 në histori Kim Filbi deri tek spiuni legjendar Richard Sorge.


KGB

Komitet Gosudarstvennoy Bezopasnosti

(Komiteti i Sigurimit të Shtetit)

Agjencia Sovjetike e Zbulimit

Shërbimi sekret më i frikshëm i botës, KGB-ja sovjetike ka qenë e njohur në të kaluarën e saj me shumë emra, por fillimet i ka në Revolucionin Bolshevik të 1917-ës. Në atë kohë, lideri komunist Vladimir Iliç Uljanov-Lenin, riorganizoi policinë sekrete cariste “Okhranan”, duke ia ndërruar emrin në CHEKA (iniciale për “Komisionin e Jashtëzakonshëm për luftën kundër Kundërrevolucionit dhe Spiunazhit), emër që e mbajti deri në 1922. CHEKA si Agjenci vazhdoi të ekzistonte dhe ti zgjeronte shërbimet e saj informative deri vonë kur u be e njohur më emrin KGB.

Cheka i riquajt GPU (Administrata Politike Shtetërore, 1922-1923). Kur BRSS u konsolidua si shtet, GPU-ja u riquajt OGPU (Administrata e Bashkuar Politike Shtetërore, 1923-1934). Organizatat e njohura si Cheka, GPU, OGPU ishin të drejtuara nga Feliks Xherxhinski, një polak më origjinë çifute, i njohur si vrasës bolshevik i pamëshirshëm. Më vdekjen e Xherxhinskit në 1926, organizata u përhap më shpejtësi për të mbajtur dhe riforcuar pushtetin e Josif Stalinit, diktatorit të tmerrshëm sovjetik. Deri dhe në kolektivizimin e BRSS ndërhyri kjo organizatë, me pasoja të tmerrshëm në miliona ruse që e kundërshtonin. Ata u ekzekutuan nga skuadrat vrasëse të OGPU-së.

Në 1934, emri i organizatës ndryshoi përsëri, kësaj radhe në NKVD (Komisariati i Popullit për Punët e Brendshme, 1934-1946), i drejtuar nga sadisti Jenrik Jagoda, njeri i zgjedhur nga vetë Stalini. Nën udhëheqjen e Jagodës, NKVD mori një kontroll total të industrisë, profesioneve të ndryshme, punëtoreve, kooperativistëve, të gjitha mjeteve të informacionit publik dhe forcave të policisë. Më një fjalë kontrollonte jetën e çdo gjeje të gjallë në Rusinë Sovjetike.

Jagoda ishte bërë figura më e frikshme në BRSS pas Stalinit, i fuqishëm dhe i frikshëm. Ai ekzekutoi të gjithë ata që Stalini donte ti eliminonte, derisa një ditë Stalini paranojak që shihte kudo “armiq të popullit” dhe “agjentë të imperialistëve” e akuzoi për veprimtari subversive dhe e ekzekutoi. Yagoda u vra faktikisht në zyrën e tij. U mbyt nga duart e zëvendësit të tij, Nikollai Jezhovit, i cili ishte po aq barbar sa Jagoda. Jezhovi ka qenë i njohur historikisht dhe më nofkën “Xhuxhi i Përgjakshëm”. Por si gjithë limonat që pasi shtrydhen, hidhen në koshin e plehrave dhe Jezhovi u ekzekutua më urdhër të Stalinit në 1938. Atëherë në krye të NKVD erdhi një njeri shumë i afërt më Stalinin, një vrasës dhe një përdhunues profesionist, Lavrenti Beria, i cili qëndroi në krye të NKVD deri pas vdekjes së Stalinit.

Gjatë kohës së Berias, NKVD u quajt MVD (Ministria e Punëve të Brendshme, 1946-1954) dhe një vit pas vdekjes se Stalinit u quajt në KGB. Zyrat qendrore të KGB janë të njohura dhe si Qendra dhe përveç të tjerave ka nën drejtim dhe GRU (Drejtorinë Qendrore të Zbulimit të Ushtrisë se Kuqë), që merrej më zbulimin dhe kundërzbulimin ushtarak. Të gjitha këto ishin nën mbikëqyrjen e KGB-së.

KGB-ja ishte e plotfuqishme dhe operacionet e saj ishin pa kufizime ligjore dhe rregulla dhe drejtohen dhe kundër popullit rus dhe kundër “armiqve të jashtëm”. Dega më e frikshme dhe më e fuqishme e KGB-së ishte SMËRSH. SMËRSH-i është një seksion i armatosur i veçantë i KGB-se që merrej më dënimet dhe ekzekutimet e çdo rusi të cilësuar si “tradhtar”, të çdo informatori apo agjenti që dezertonte në Perëndim, të çdo komunisti që nuk ndiqte vijën e Partisë si dhe një numër të madh viktimash jashtë Rusisë (sovjetikë ose qytetare të shteteve të tjera). (Për SMËRSH do të flasim më gjatë në suplementin tjetër).

Loja e preferuar e KGB-së ishte futja në kurthin e saj të diplomatëve të huaj dhe në shumicën e rasteve bëhej nëpërmjet seksit. Në këtë mënyrë KGB-ja komprometoi ambasadorin britanik në Moskë, Ser Xhofri Harison në 1968. Ambasadori u dashurua pas një gruaje të bukur ruse që punonte si shërbëtore në ambasadën britanike e quajtur Galja. Ajo ishte sigurisht e futur më mision aty nga KGB-ja. Pasi çifti mbaroi punë në një apartament të Leningradit, Harrisonit iu treguan foto të tij më Galian duke bërë seks.

Harrisonin iu komunikua se në qoftë se nuk i jepte KGB-së informacionet që ajo kërkonte, fotot dhe lidhja e tij më Galian do të bëheshin publike. Në vend që të bashkëpunonte, Harrisoni u kthye në Londër ku pohoi lidhjen në Galian tek oficeret e MI5 (Kundërzbulimi britanik). Ai u nxor në pension menjëherë. Megjithëse ky lloj kurthi kësaj radhe dështoi, shumë kurthe përpara Harrisonit ishin të suksesshëm.

Një sukses i tille ishte komprometimi i ambasadorit francez në Moskë, Moris Dezhanit. Çifti Dezhan arriti në Moskë nga Parisi në 1955 i gatshëm për të bërë miq sovjetikë në rangje të larta. Ata u pritën nga shumë persona që thonin se ishin udhëheqës sovjetikë, por në të vërtetë ishin ose oficerë të KGB-së ose spiunë të saj. Një prej tyre ishte dhe gjeneral lejtnant Oleg Mihailoviç Gribanov, i cili u paraqit tek çifti më emrin Gorbunov.

Dezhani i tha në konfidencë Gribanov/Gorbunovit se i pëlqenin femrat e pashme dhe pas kësaj në hapat e ambasadorit, “rastësisht” rreshtoheshin femra të pashme të gatshme të flirtonin më të. Këto gra, quheshin “Thithëse” nga bosat e KGB-se dhe ambasadorit i ofroheshin nga agjenti i KGB-seë Juri Vasilevic Krotkov. Krotkovi e njohu Dezhanin me disa aktore filmi ruse, njëra prej të cilave quhej “Lora”. Kur Dezhani ishte duke bërë dashuri më të, bashkëshorti i saj imagjinar ia behu në dhomë duke i kapur flagrancë dhe e kërconoi Dezhanin se do ta çonte në gjyq publik, një skenar i vjetër i KGB-së.

Më vonë atë natë, Dezhani nervoz përsëri në konfidencë i tha shqetësimin e tij Gribanov/Gorbunovit i cili ngrohtësisht nga ana e tij e garantoi se do të përdortë influencën e tij që të qetësonte “bashkëshortin e nxehur”. Ai e informoi Dezhanin pas pak ditësh se çështja e tij ishte vënë në vijë dhe se ambasadori nuk duhet të shqetësohej më. Mirënjohës, Dezhani filloi atëherë më hir ose me pahir të jepte informacion tek Gribanovi. Pimpi i KGB-së për ketë çështje, nuk ndaloi me kaq. Ai u përpoq të fuste në kurth dhe gruan e ambasadorit, por pa sukses. Meqë dështoi tek zonja Dezhan, ai komprometoi një diplomat tjetër francez me një nga prostitutat e KGB-së.

Koloneli Lui Gibo, atasheu ajror francez sidoqoftë nuk bashkëpunoi me KGB. Në vend që të jepte informacion dhe të fshihte lidhjen, ai vrau veten. Agjenti Krotkovi më vonë, në 1963 vizitoi Londrën si shoqërues i disa shkrimtarëve sovjetike. Me marifet ai dezertoi dhe u dorëzua tek anglezët ku tha se dezertimi i tij ndodhi nga brejtja e ndërgjegjes për çështjen Gibo. Në të njëjtin vit, Gribanovi u informua se një spiun i KGB-së ishte kapur në Nju Jork, SHBA. Të dëshpëruar për të pasur një spiun amerikan, që ta shkëmbenin më atë sovjetik, bosat e KGB-se e urdhëruan Gribanovin të gjente një agjent amerikan me porosi.

Atë që oficerët mundën të gjenin ishte një mësues amerikan, Frederik Bargun, një profesor i universitetit të Jeill, i cili ndodhej si turist në Moskë. Agjentët e KGB-se i thanë Gribanovit se fatkeqësisht profesori nuk ishte spiun. “Bëjeni spiun” u bërtiti Gribanovi. Barguni u arrestua, por më vonë doli se ishte mik personal i presidentit Kenedi, i cili i dërgoi një notë protestë Hrushovit. Hrushovi me fytyrë të kuqë nga turpi dhe nga zemërimi, iu kanos Gribanovit dhe e urdhëroi ta lironte menjëherë profesorin.

Diplomatët, të cilët KGB-ja nuk mund ti komprometonte seksualisht për ti dhënë asaj informacion, ishin subjekt survejimi të vazhdueshëm, brenda dhe jashtë ambasadës, duke i ndjekur këmba-këmbës në çdo hap që bënin dhe duke i survejuar në ambasada më aparatura të sofistikuara të cilat ishin fshehur më kujdes në ambasadat e huaja. Në 1975, Ambasada amerikane në Moskë ishte në krye të listës për përgjime nga ana e sovjetikeve. Mikrofonat ishin të një sistëmi të sofistikuar dhe drejtoheshin duke i komanduar nga jashtë ambasadës me rreze të larta të intensifikuara, nëpërmjet dritareve të ambasadës. Duke shënuar me këto rreze vazhdimisht, dyshohet që teknikët e KGB-së, pa dashje infektuan më helmim radiologjik ambasadorin amerikan Uolltër Stosel.

Stosel u kthye në Uashington ku u shërua nga overdoza e radiacionit, kushte në të cilat jetonin shumica e diplomatëve në BRSS, ngaqë masat dhe kundërmasat e KGB-se për aparaturat e përgjimit sa vinin e bëheshin më të sofistikuara. Një nga arsyet për të damkosur amerikanët si spiunë ishte për të treguar se spiunazhi kundër Revolucionit Sovjetik vazhdonte dhe revolucioni ishte në rrezik të vazhdueshëm. Ishin apo jo spiunë, kjo nuk kishte rëndësi, ata damkoseshin vetëm për terror. Një rast i tillë ishte dhe çështja e Martha Pitersen, e cila ishte pjesë e trupit diplomatik amerikan. Agjentët e KGB-se raportuan se kishin gjetur mesazhe sekretë të drejtuara asaj në një kuti postare të vdekur (Kuti postare e vdekur në gjuhen e spiunazhit quheshin vendet e fshehta ku agjentët shkëmbenin mesazhet e tyre të shkruara. Këto mund të ishin banjo publike në një restorant të caktuar, një vrimë në një pemë në një park, etj. Në ketë mënyre evitohej komprometimi dhe kapja nga kundërshtaret). Pitersen u dëbua nga Bashkimi Sovjetik.

Të njëjtin fat pati dhe Ricard Ozborn, sekretari i ambasadës amerikane për çështjet ekonomike. KGB-ja lajmëroi se Ozborni u arrestua në maj 1983, duke thënë se u kap në flagrancë duke transmetuar mesazhe nga një radio tek një satelitë komunikacionesh “Marisat”. Kur ambasada kërkoi prova të mesazheve ose kopje të tyre për të provuar fajësinë e Ozbornit, KGB tha se shënimet e Ozbornit ai i kishte shkatërruar duke i tretur në ujë. Ozborni, e shoqja dhe dy fëmijët u dëbuan nga Bashkimi Sovjetik.

Shumë nga funksionaret e KGB-së që kishin urdhëruar në komprometimin e diplomatëve dhe arrestimet e tyre ishin fare pak të sofistikuar në krahasim më ata që zhvilluan teknologjinë e spiunazhit të KGB-së. Në të shumtën e rasteve ishin vrasës, brutalë dhe arrogantë që kishin bere vrasjet dhe ekzekutime për llogari të Stalinit, si në kohë të Revolucionit, ashtu dhe më pas. Duke mos pasur më vlerë për të, ata që u kishin shpëtuar shpatës se tij, ishin ngujuar në zyra në KGB. I tillë ishte për shembull dhe Boris Nikolaevic Ponomarev, i cili ka qenë funksionar i KGB-së që në ditët kur ajo quhej CHEKA. Ishte ky që organizoi tradhëtimin dhe arrestimin e presidentit çekosllovak Aleksandër Dubcekut në Prage në 1968. Ponomarev ka qenë drejtues i departamentit ndërkombëtar të KGB-së, departament që më vonë kaloi në duart e Juri Andropovit.

I ngjashëm më Ponimarevin ka qenë dhe Sergei Kruglov, një nga vrasësit më të besuar të Stalinit dhe dikur anëtari i SMËRSH-it. Kruglovi ka qenë në Rojën e Kuqe gjatë Revolucionit. Ai u ngrit në gradën e kolonelit dhe ishte komandant i Gardës se Kremlinit. Nga 1920 deri në 1930 Kruglovi ka qenë i njohur si “këmbëza” e Stalinit, duke ekzekutuar çdo njeri që zgjidhte Stalini. Ai ishte një nga anëtarët e CHEKA-s që i mbijetoi 5 shefave të saj, madje thuhet sikur ai i ka vrarë me dorën e tij Jagodën dhe Jezhovin me urdhra të Stalinit, si dhe thuhet se ka shkaktuar vdekjet misterioze të tre shefave të tjerë të KGB-së.

Dihet nga të gjithë se Kruglovi qëlloi dhe vrau personalisht Marshallin Mihail Nikolajevic Tuhacevski, shefin e përgjithshëm të shtabit të Ushtrisë së Kuqe, pjesë e komplotit stalinian për spastrimet në ushtri në 1937. Për këtë shërbim, Kruglovi u be gjeneral “nderi” dhe zv/komisar i Punëve të Brendshme. Ai ka pasur dore në të gjitha operacionet kryesore të SMËRSH-it si dhe në vrasjen e Trockit, njërit prej liderëve të Revolucionit që Stalini e urrente pa masë sa askush tjetër në botë.

Kruglovi ishte kaq njeri i besuar i Stalinit, saqë gjatë luftës se dytë botërore, ai u urdhërua nga Stalini të merrej më çështjet e sigurimit në konferencat e Jaltës, Teheranit dhe Potsdamit. Për këtë veprim, Kruglovi u dekorua dhe nga fuqitë perëndimore, ai mori “Urdhrin e Legjionit të Meritës” nga qeveria e SHBA dhe një titull kalorësiak nga Perandoria Britanike. Pas vdekjes se Stalinit, Kruglovi u be ministër i Brendshëm e cila në atë kohe kombinonte më Ministrinë e Sigurimit Shtetëror.

Bosi i KGB-së, Lavrenti Beria, një nga shokët e Kruglovit, e mbështeti hapur atë fillimisht, por duke mos pasur besim tek vrasësi i vjetër ai sugjeroi që Kruglovi kishte mbledhur shumë pushtët rreth vetes. Në prill 1954, Komiteti për Sigurimin e Shtetit u shkëput nga ministria e Kruglovit dhe u vu nën komandën e gjeneralit Ivan Serov, më vonë drejtor i KGB-së. Kështu Kruglovi u hoq nga rruga e Berias për pushtet. Ai u nxor në 1956 në pension dhe u venit nga skena politike ngadalë.

Agjentët e KGB-së kanë qenë nga spiunët më të trajnuar në botë. Megjithëse midis tyre ka një numër të madh dezertorësh në Perëndim, ata kanë arritur të penetrojnë në mënyre fantastike që në vitin 1925 në administratat dhe shërbimet sekrete të shumë shteteve si: SHBA (në administratën e Rusveltit), shërbimet sekrete angleze gjatë dhe pas Luftë së Dytë Botërore, në administratën dhe tek diplomatët e Gjermanisë nazistë dhe më pas të Gjermanisë Perëndimore, partitë politike komuniste ose jo në SHBA, Evropën Perëndimore, etj, administratën dhe shërbimet sekrete franceze etj, kanë mundur të rekrutojnë si agjentë të tyre gazetarë, avokatë të dëgjuar në perëndim, personalitete botërore, etj.

Deri dhe në lojërat e ndërkombëtare të shahut të zhvilluara midis lojtarëve sovjetike dhe atyre rusë të arratisur në perëndim ka ndërhyrë KGB-ja më hipnotistët e saj. Nëpërmjet agjentëve dhe informatorëve të tyre, KGB-ja vodhi nga amerikanët komplet planet dhe sekretet e prodhimit të bombës atomike që në 1943-44. Në vitet e Luftës së Ftohtë, agjentët e KGB-së janë përgjegjës për vjedhjen dhe marrjen e teknologjisë perëndimore në aq shkallë të lartë, saqë që të arrinte këtë teknologji shteti sovjetik duhet të shpenzonte më miliona orë pune e njerëz dhe miliarda rubla në fushën e kërkim-eksperimentimit. Pas Ushtrisë Sovjetike, KGB-ja ka pasur gjithmonë buxhetin më të madh që llogaritej në miliarda dollarë çdo vit për të mbajtur stafin e saj burokratik, më dhjetëra mijëra agjentë operativë dhe teknikë të panumërt për t’i mbështetur me teknologji dhe aparatura.

Një nga shefat e CIA-s, Xhon Mwkwhon i raportonte Kongresit amerikan në 1982 se KGB-ja shpenzonte çdo vit 3 deri në 4 miliardë dollarë për të krijuar dizinformacion, propagandë dhe falsifikime (monedhash dhe dokumentesh). Një nga këto falsifikime ishin dhe letrat fallco midis presidentit amerikan Ronald Regan dhe mbretin Huan Karlos të Spanjës, në të cilat Regani ishte kundër pranimit të Spanjës në NATO, fabrikim i KGB-së.

Tjetër fabrikim dhe propagandë e KGB-së ka qenë përhapja e disinformacionit sikur CIA ishte ajo që kishte vrarë presidentin Kenedi dhe më pas në vitet ’70-80, sikur CIA kishte fabrikuar dhe përhapur virusin e SIDA-s. Një nga gazetat që përhapnin dhe shkruanin të tilla lajmë ka qenë dhe e përditshmja italianë “Paese Sera”, e cila ka marrë me miliona dollarë nga KGB-ja gjatë viteve 1975-1986 për të paraqitur disinformatat dhe propagandën e zezë të saj.

Një tjetër viktimë i KGB-se ka qenë dhe lideri rus Boris Jeltsin, i cili u gjet i dehur dhe i lagur në një nga bodrumet e një stacioni të policisë se Moskës nga ndihmësit e tij në 1990. Jeltsin tha se KGB: “Kërkoi të më vinte poshtë”. Çuditërisht, Jeltsin do t’ia kalonte disa vite më vonë, presidencën e Federatës Ruse, njërit prej shefave të KGB-së, presidentit aktual rus Vladimir Putin, ndërsa për ministër të jashtëm ose kryeministër do të caktonte një tjetër shef të KGB-së, Jevgjeni Primakov.

——————————
Si krijuan rusët një ekip femrash të stërvitura për të përdorur trupin


KGB-ja dhe krijimi i spiunazhit të joshjes




Ishte KGB-ja që krijoi fillimisht një prej shërbimeve më të sofistikuara që stërviste spiunet femra për të joshur meshkujt. Një vajzë e quajtur Vera ka rrëfyer në një libër historinë se si KGB rekrutonte femra të bukura, duke u premtuar se ato do kishin gjithë pasurinë e mundshme nëse ato binin dakord që të joshnin seksualisht njerëzit e vënë në shënjestër. Kërcimtare, aktore këngëtare, të cilat stërviteshin për të joshur cilindo person që do të duhej t’i nxirrnin informata. Maria Konnenkovës nuk i rezistoi dot as Ajnshtajni me gjenialitetin e tij. Në vitet ‘40 agjentja sekrete sovjetike e takonte dhe mblidhte të dhëna për bombën që do ndërtohej. Maria Knuth, një tjetër vajzë me emrin e shenjtëreshës, por që veç e tillë nuk ishte. Kërcente në kabare dhe magjepste me bukurinë e saj oficerët britanikë dhe amerikanë. Elizabeth Bentley, një amerikane gjithë sharm, ra në dashuri me kontrollorin e saj rus, pasi u rekrutua nga KGB-ja. Të gjitha vajza të bukura dhe inteligjente, të cilat fituan famë në shërbimet ku punonin. Misioni i tyre ishte të bënin për vete çdokënd që i duhej KGB-së dhe për këtë stërviteshin. Pas kësaj, fillonte shantazhi. Agjentet instalonin në dhomat e gjumit kamera ku regjistronin gjithçka ndodhte dhe i kërcënonin “viktimat” e tyre se do i bënin publike. Në këtë mënyrë KGB-ja kompromentoi ambasadorin britanik në Moskë, Jeffrey Harrison në vitin 1968. Ambasadori u dashurua pas një gruaje të bukur ruse, e cila punonte si shërbëtore në ambasadën britanike e quajtur Galia. Ajo ishte e futur me mision aty nga KGB-ja. Pasi çifti doli nga dhoma e gjumit në një apartament të Leningradit, Harrison-t iu treguan foto të tij me Galian gjatë kohës që bënin dashuri. Harrison-it iu komunikua se në qoftë se nuk i jepte KGB-së informacionet që ajo kërkonte, fotot dhe lidhja e tij me Galian do të bëheshin publike. Në vend që të bashkëpunonte, Harrison u kthye në Londër ku pohoi lidhjen me Galian te oficeret e MI5. Ai u nxor në pension menjëherë. Megjithëse ky lloj kurthi kësaj radhe dështoi, shumë kurthe përpara Harrison-it ishin të suksesshëm. Koloneli Lui Gibo, atasheu ajror francez, në vend që të jepte informacion dhe të fshihte lidhjen, vrau veten. Por jo vetëm KGB-ja që përdori spiunazhin seksual. Irlandezët përdornin femra të bukura për të shpërqendruar ushtarët gjatë shërbimit të tyre ose në stacionet e policisë gjatë operacioneve ushtarake. Britanikët krijuan gjithashtu një skuadër spiunesh seksuale. Shërbimet britanike të inteligjencës hapën dy shtëpi në Belfast për t’u bërë shantazh liderëve të lëvizjeve politike dhe për marrë informacione sekrete. Këto shtëpi publike ishin të populluara me prostitutat më të mira të Evropës – ato ekzekutonin detyrat e caktuara nga shërbimi i inteligjencës angleze për shumë para. Shërbimet sekrete të Gjermanisë Lindore përparuan në këtë fushë duke përdorur si seksin si mjet shantazhi. Ata zhvilluan një plan për të joshur sekretaret e vetmuara që punonin në institucione të rëndësishme shtetërore në Berlinin perëndimor. Kontakti i parë ndodhte në një stacion autobusi, kafe apo gjatë pushimit të drekës. Një djalë i pashëm niste fillimisht bisedën e më pas niste loja e joshjes. Problemi i sekretareve të vetmuara ishte aq serioz sa autoritetet e NATO-s urdhëruan që të vareshin nëpër muret e zyrave të tyre foto që i udhëzonin që ta mbanin zemrën dhe gojën të mbyllur. Shërbimet sekrete njihen për metodat investigative, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë të panjohura për publikun. Me kalimin e viteve, një pjesë e informacioneve të klasifikuara mund të bëhen publike, duke hedhur dritë mbi mënyrën e funksionit të organizatave përgjegjëse për mbledhjen e sekreteve që kanë lidhje me sigurinë e vendit.Por, për të mbledhur informacion, shërbimet sekrete nuk përdorin gjithnjë metodat tradicionale të hetimit. Shërbimet sekrete, veçanërisht CIA janë përpjekur gjithnjë të përdorin metoda që në gjuhën e përditshme quhen paranormale për të arritur objektivat. Shumë projekte të bëra publike dëshmojnë se shërbimet sekrete kanë ngritur grupe pune që kanë studiuar hipnozën, kanë përdorur objekte studimi, të cilëve u kanë injektuar drogëra të ndryshme për të parë reagimet dhe dobësinë e subjekteve në gjendje të caktuara. Një prej këtyre ishte projekti “Artichoke”, i cili mblodhi bashkë divizionet e inteligjencës të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe FBI-së. Informacionet se disa vende përdorin parashikues dhe persona me aftësi për të lëvizur gjërat me mendje ishin të vagëta në SHBA, prandaj CIA vendosi të hetonte për të parë sesa e mundur ishte një gjë e tillë. Janë krijuar shumë programe në vite të ndryshme, një pjesë e tyre tani janë hapur për publikun, për të bërë kërkime në këtë fushë. Konkluzionet paraqiteshin në çdo mes viti para Senatit dhe rezultatet mbaheshin sekrete nga “parashikuesi”. Gjithsesi, përdorimi i femrave të bukura për të joshur njerëzit e duhur ka qenë një ndër metodat më efikase dhe rusët kanë qenë pa dyshim mjeshtër në këtë pikë.
Elizabeth Bentley

Ishte një grua shumë e bukur amerikane, e cila u aktivizua si agjente sekrete për KGB-në në vitin 1940. Ajo u rekrutua nga sovjetikët dhe ra në dashuri me kontrollorin e saj, Jacob Golos. Ajo joshi të paktën 8 zyrtarë amerikanë dhe në biseda intime u nxirrte të dhëna në llogari të sovjetikëve

Lona Cohen

Ishte anëtare e Partisë Komuniste në SHBA. Ajo u rekrutua në spiunazhin sovjetik nga bashkëshorti i saj Morris Cohen. “Lesley”, ky ishte kodi i saj, dërgonte materiale nga projektet e armëve atomike amerikane në konsullatën sovjetike në Nju-Jork.

Maria Konnenkova

Albert Ajnshtajn mund të ketë qenë gjeni, por jo aq i zgjuar sa për të shmangur magjepsjen me agjenten sekrete Maria Konnenkova. Ajo e takonte Ajnshtajnin në vitin 1940, për të mbledhur informacione për përpjekjen e amerikanëve për të shpikur bombën e parë bërthamore

Melita Norwood

Është ende gjallë dhe e thërrasin “gjyshe Hola”. Në vitet ‘30 ajo mbështeti rusët nën udhëheqjen e Stalinit për planet e bombës bërthamore. Agjentja 0087 punonte në një institut të kërkimeve shkencore dhe çonte dokumente sekrete rusëve, pa rënë në sy nga MI5.

Ethel Rosenberg

Aspironte të bëhej këngëtare dhe aktore, por kryesisht punoi si sekretare në një kompani anijesh. U akuzua dhe u dënua me vdekje për dhënien e sekreteve të ushtarakëve amerikanë rusëve. Sipas gjykatësve, Rosenberg kishin sjellë vdekjen e 50 mijë ushtarëve në Kore e gjithashtu kishin shitur edhe sekretet bërthamore te sovjetikët


Maria Knuth

Ishte një gjermane e rekrutuar nga KGB-ja, për shkak të bukurisë së saj dhe për aftësinë e saj për të tërhequr oficerët britanikë dhe amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo kërcente në kabare. Edhe më parë Knuth ishte përdorur për qëllime spiunazhi

————————–
Nga spiuni numër 1 në histori Kim Filbi deri tek spiuni legjendar Richard Sorge
18 spiunët më të mëdhenj të KGB-së sipas CIA-s



Çfarë e bën një spiun të madh? Ishte fjalia e dokumentit sekret të CIA-s, i deklasifikuar që gjendet në adresën e saj të internetit. Dhe sigurisht për shërbimet sekrete amerikane një spiun vlerësohet vetëm nga puna dhe kontributi që ai ka dhënë për atë agjenturë që ai ka punuar. Për CIA-n nuk ka rëndësi se për cilin shërbim sekret punon agjenti, por rezultatet që ai ka arritur. Në një dokument të vitit 1971, CIA ka nxjerrë një raport në të cilin vlerësohen se kush ishin agjentët më të mirë të Amerikës si dhe të KGB-së, shërbimit sekret sovjetik. Spiunët e mëdhenj Në listën e saj të spiunëve më të mëdhenj sovjetikë, CIA ka vlerësuar 18 prej tyre, të cilët kanë shërbyer për KGB-në si gjatë Luftës së Dytë Botërore po ashtu edhe gjatë luftës së ftohtë. Shërbimi sekret amerikan nuk ka nguruar të nxjerrë në listën e spiunëve më të mëdhenj edhe ata agjentë, të cilët janë arrestuar prej saj dhe disa prej tyre madje edhe janë ekzekutuar, siç është rasti i çiftit Rosenberg, të cilët u ekzekutuan në karrige elektrike për spiunazh kundër SHBA. Çifti, megjithëse ishte me nënshtetësi amerikane, ishte rekrutuar nga shërbimet sovjetike në fillim të viteve ’40 dhe deri në vitin 1951 u kishte dhënë atyre informacione të shumta në lidhje me projektet amerikane të bombave bërthamore. I pari në listën e CIA-s si agjenti më i mirë i KGB-së është Richard Sorge. Agjenti i sovjetikëve u dha këtyre të fundit informacione të rëndësishme si dhe ishte krijuesi i agjenturës ruse në Gjermani dhe Japoni. Richard Sorge është edhe një nga dëshmorët e shërbimit sekret sovjetik, pasi në vitin 1943 arrestohet nga japonezët dhe pushkatohet. Por në listën e spiunëve më të mëdhenj sovjetikë nuk mungon as Kim Filbi. Sipas amerikanëve, ai kishte bërë dështimin e shumë misioneve të tyre, ndër të cilat edhe ai për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Ideatori dhe krijuesi i të famshmes “Orkestrës së kuqe”, grupit të spiunazhit më të madh sovjetik që ka vepruar në Gjermani gjatë regjimit nazist, Leopold Treper është padyshim pjesë e kësaj liste. Ai është vlerësuar shumë nga shërbimet sekrete amerikane për punën që ai bëri për llogari të sovjetikëve në dëm të Gjermanisë. Agjenti i dyfishtë Por në listën e spiunëve më të mëdhenj bën pjesë edhe ai që është cilësuar nga amerikanët si “heroi” i tyre, Oleg Penkovsky. Agjenti i KGB-së ishte një nga spiunët më të mirët të KGB-së që vepronte në Amerikë deri në vitin 1960. Ai kishte mundur të merrte operacione tepër sekrete dhe t’ua jepte atyre sovjetike. Por në vitin 1960, Oleg Penkovsky u bë agjenti i dyfishtë, duke punuar njëkohësisht si për KGB-në ashtu edhe për CIA-në dhe shërbimet sekrete angleze. Ai u zbulua nga sovjetikët në vitin 1962 dhe pas arrestimit u dënua me vdekje.

Richard Sorge, agjent i KGB-së

Një nga spiunët legjendar të Bashkimit Sovjetik ka qenë dhe Richard Sorge. Ai pasi kishte punuar disa kohë në Japoni, u kthye në vendin e vet duke i sjellë dhe shumë materiale të vyera. Informacionet e dhëna prej tij dolën të rëndësishme gjatë krizës ushtarake midis BRSS dhe Japonisë, në gusht të vitit 1939. Për këto materiale ai u kap nga japonezët. Në maj të vitit 1943 Sorge u var. Në Rusi ai është shpallur Hero i Bashkimit Sovjetik. Për ekzekutimin e tij kanë lindur shumë legjenda, duke u arritur deri aty sa të mendohet që ai nuk është ekzekutuar fare, por është ndërruar me një spiun tjetër.

George Blake, agjent i KGB-së

Fillimisht ishte një agjent i MI6 në Korenë e Jugut, ai arrestohet atje. Pas lirimit kalon nën urdhrat e “spiunëve të kuq” të Moskës. Ai kthehet në Angli dhe MI6 e dërgon me mision në Berlin, duke mos e ditur se ai ishte një punonjës i KGB-së. Pasi u kthye në Londër në vitin 1959, Blake vazhdonte t’u jepte të dhëna sekrete sovjetikëve, takohet me Anatoli Korovin të KGB-së për t’i dorëzuar të gjithë emrat e agjentëve sekretë anglezë që ka takuar. Në fillim të viteve ’60, kur lufta midis Lindjes dhe Perëndimit ishte në një fazë inkandeshente, ai u tradhtua nga dy agjentë që kishte besuar tepër.

Harry Gold, agjent i KGB-së

Lindi më 12 dhjetor të vitit 1910 në Bernë, Zvicër. Bashkë me familjen ai emigroi në SHBA, në vitin 1914. Ai studioi për kimi në Filadefia, dhe takoi një komunist, i cili e ndihmoi për të gjetur punë në një rafineri. Ai madje i kërkoi që ta ndihmonte për të gjetur disa sekrete për produkte në këmbim të mbështetjes financiare nga sovjetikët. Kështu kimisti punonte vazhdimisht me misione të përcaktuara qartë. Ai bashkëpunoi me Fuchs, shkencëtarin britanik të rekrutuar nga sovjetikët i cili po punonte për bombën atomike. Kur Fuchs u arrestua në Angli, me ato pak të dhëna që dha, FBI-ja ra në gjurmë të Harry Gold dhe e arrestoi.

George Paques, agjent i KGB-së

George Paques ishte një ish-profesor gjimnazi në Nisë të Francës i cili shërbeu si oficer i lartë në qeverinë franceze që i dha atij akses të gjithë informacionit konfidencial të qeverisë. Ai i urrente amerikanët. Në ’43-shin, ai u rekrutua si spiun sovjetik. Ai spiunoi për sovjetët pa pushim. Në ’56-ën ai u dha atyre planin e sulmit të bashkuar Britani-Francë në bashkëpunim me Izraelin kundra Kanalit të Suezit. Ai gjithashtu dha detaje për projektet nukleare franceze, për planet politike të gjeneralit De Gol etj. Në gusht të vitit 1963 u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm, por më pas dënimi u reduktua me 20 vjet burg.

Istvan Ujszassy, agjent i KGB-së

E filloi karrierën si ndihmës atashe ushtarak i Hungarisë në Paris në vitin 1930, e më pas në Pragë me gradën lejtnant general. Në ’39-ën, Ujszassy gradohet gjeneral major dhe caktohet kryetar i Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë. Ai mbajti lidhje me Gjermaninë dhe paralajmëronte Hitlerin për planet sovjetike për të zaptuar Perëndimin. Në ’42-shin, bëhet kreu i Sigurisë Kombëtare të Hungarisë. Pas kapitullimit të Hungarisë, rusët nuk e internuan, por e punësuan në Moskë si këshilltar i Shërbimit Sekret Policor. Ai punoi për këtë shërbim deri në vitin 1947 dhe më pas emri i tij s’u dëgjua më. Ujszassy u zhduk pa lënë gjurmë. Raportet e tij pranë këtij shërbimi ishin shënuar me “U”.

Kim Philby, spiuni numër 1

Agjenti i KGB-së Kim Filbi është cilësuar si spiuni më i rëndësishëm në historinë e spiunazhit. Një punonjës i Shërbimit Inteligjent të Britanisë së Madhe, Kim Filbi, u rekrutua nga agjentët sovjetikë dhe punoi dhe për ta. Ai shumë aksione të MI6 dhe CIA i ka dekonspiruar në disa vende të Evropës Lindore, të cilat ishin përfshirë në bllokun komunist, të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik. Një rast të tillë Kim Filbi e ka dhe me Shqipërinë, kur planet e anglo-amerikanëve dështuan për rrjedhojë të nxjerrjes së informacionit nga Filbi. Rrëzimi i Enver Hoxhës nga Perëndimi ngeli një mision i pamundur.

Rudolf Abel, agjent i KGB-së

Ky personazh i spiunazhit sovjetik ka pasur disa identitete. Ai përveç se Abel njihej dhe me emrin Fisher. Pas një periudhe stërvitjeje udhëzohet nga Molotovi për misionin e tij. Ai shkon në SHBA dhe menjëherë arrin të organizojë tre qendra për radiotransmetime si në West ashtu dhe East Coast. Ka detyrë edhe kur shpërthen lufta e Koresë, të parapërgatiste aksione të mundshme sabotimi kundër SHBA-së. Për pakujdesitë e tij ai u arrestua në FBI më 21 qershor 1957. Më 1962-shin ai u shkëmbye me Francis Gary Powers, piloti amerikan që ishte kapur dy vjet më parë nga BRSS, ndërsa kryente një fluturim sekret me aeroplanin U2.
Judith Coplon, agjente e KGB-së.

FBI-ja e arrestoi Judith Colpon dhe Valentin Gubichev në 4 mars të vitit 1949. Kur u arrestua Gubichev, ai kishte në posedim një raport top sekret të FBI-së, mbi aktivitetet komuniste sovjetike në Shtetet e Bashkuara, i cili i kishte rënë në dorë nga agjentja Judith Coplon. Pas gjashtë javëve gjyq në Uashingon, Coplon u dënua me 10 vjet burg dhe u lirua me një shpërblim prej 40 mijë dollarësh. Një gjyq i dytë në Nju Jork, filloi në shkurt të vitit 1957 dhe mbaroi në 7 mars, me dënimin e të dy agjentëve, Judith Coplon dhe Valentin Gubichev me 15 vjet burg. Coplon u lirua me 40 mijë dollarë. Gubichev u largua nga SHBA-ja në 20 mars të vitit 1950.

Klaus Fuchs, agjent i KGB-së.

Ndër “spiunët e kuq”, Klaus Fuchs ndoshta është personazhi më i sfilitur, më i ekspozuar ndaj ndryshimeve për veprimet e veta, por pa hequr dorë nga koherenca me idetë në emër të të cilave ishte bërë informator i BRSS dhe kishte kontribuar për të ndryshuar rrjedhën e historisë, duke i lejuar sovjetikët të prodhojnë bombën atomike. Në vitin 1943 ai mori një letër nga Birmingami për të bërë pjesë me një grup fizikantësh të impenjuar në studimin e një super-arme atomike, për ta ndalur që Hitleri ta bëjë i pari. Ai i jep vendit të tij informacione të vyera për bombën. KGB në fillim të viteve 1990 e cilëson si tepër heroike kontributin e Fuchs për Rusinë.

Gordon Lonsdale, agjent i KGB-së

Në vitin 1938 Gordon Lonsdale vendos të futet në Shërbimet Sekrete Sovjetike. Ai ndryshe nga agjentët e tjerë bëri një jetë luksoze. Ndër misionet e tij të suksesshme është zbulimi i të dhënave për ndërtimin e armëve bakteriologjike në Qendrën e Krimeve të Porton Down, Kanada. Shpartallon deri edhe komplotin kriminal të një nazisti i cili do të përhapte embrionin e murtajës në Angli për t’ia atribuuar përgjegjësinë sovjetikëve. Në vitin 1960 ai arrestohet nga Shërbimet Sekrete. Pas pesë vjetësh ai lirohet pas një shkëmbimi që KGB bëri me një agjent anglez. Gordon Lonsdale vdiq në vitin 1970 nga një atak në zemër.

Rudolf Roessler, agjent i KGB-së

Rudolf Roessler lindi në Gjermani në vitin 1897 dhe vdiq në vitin 1958. Shkoi në Luzernë të Zvicrës në vitin 1934 dhe ishte një luftëtar i egër ndaj nazizmit. Roessler ishte në kontakt të vazhdueshëm me Shërbimin Inteligjent zviceran dhe informonte për ushtrinë gjermane. Informacioni i tij ishte gjithmonë i saktë dhe i freskuar vazhdimisht. Roessler pranoi të punonte për sovjetikët dhe u bë një nga agjentët më të mirë dhe më efikas në Evropë. Roessler u arrestua në 19 maj të 44-ës, dhe u la i lirë më 6 shtator të këtij viti dhe deri në fund të luftës dha informacion të shkëlqyer për Shërbimin Inteligjent zviceran.

Nikolay Skoblin, agjent i KGB-së

Skoblin lindi në Rusi në vitin 1893. Është vështirë të thuhet se kur filloi bashkëpunimin me KGB-në, por mendohet se pranoi nën ndikimin e një këngëtareje që kishte qenë agjente. Në vitin 1937, Skoblin mori pjesë aktive në pengmarrjen e gjeneral Miller që ishte kreu i Shoqatës së Luftëtarëve sovjetikë. Skoblin u identifikua falë një shënimi të lënë nga gjeneral Miller, para se të shkonte të takonte Skoblin. Ai u arratis nga Parisi në 23 shator të vitit 1937 dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, gjermanët bënë të ditur se që në fillim Skoblin mori pjesë në kurthet e Gestapo-s, ndaj marshallëve sovjetikë. Ai u vu në shërbim të gjermanëve.

Julius Ethel, Greenglass Rosenberg, agjentë të KGB-së

Një çift amerikan që kanë bërë pjesë në Partinë Komuniste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hyn në grupin e spiunëve më të famshëm në botë. Ata i dhanë informacione Bashkimit Sovjetik lidhur me armët e shkatërrimit në masë që po eksperimentonte Amerika. Ata kishin mbështetjen e drejtpërdrejt të sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të BRSS, Nikita Hrushov. Pasi u kapën nga FBI që kishte një kohë të gjatë që i ndiqte, në vitin 1951 ata u akuzuan për spiunazh dhe u dënuan me vdekje. Ekzekutimi i tyre u krye me karrige elektrike në vitin 1953.

Bodgan Stashinskiy, agjent i KGB-së

Lindi më 4 nëntor të vitit 1931 në Poloni. Në ’43-shin, familja e tij mori pjesë në lëvizjen nacionaliste ukrainase kundra sovjetikëve. Në vitin 1950, atij iu bë shantazh nga KGB-ja dhe u çua në shkollën e KGB-së për trajnim. Agjenti i KGB-së, u dërgua në Berlin me misionin e parë: vrasjen e liderit të lëvizjes nacionaliste ukrainase. Më 12 tetor Bodgan Stashinskiy kreu vrasjen me gjak të ftohtë. Një tjetër lider, u ekzekutua nga ai në vitin 1959. Në gusht të 61-shit, Stashinski i rrëfehet autoriteteve gjermane e amerikane duke treguar të gjithë aktivitetin e tij. Dënohet me 8 vjet punë të rëndë.

Leopold Trepper, agjent i KGB-së

I njohur ndryshe si “Shefi i madh” i Shërbimit Sekret Sovjetik në Evropë, gjatë Luftës së Dytë Botërore ai është cilësuar nga CIA si një nga spiunët më të mëdhenj. Ai njihet si krijuesi i asaj që quhej “Orkestra e Kuqe”, rrjeti agjenturor më i madh sovjetik në Gjermani. Leopold Trepper ishte me origjinë hebre, por kishte arritur të deportonte deri në radhët e shtabit ushtarak gjerman. Ai arriti të paralajmërojë Moskën për sulmin gjerman të qershorit 1941. Më 16 nëntor 1942 Trepper u arrestua nga gjermanët, por në vitin 1943 ai arrin të arratiset. Ai vdiq më 19 janar 1982 në Jerusalem, Izrael.

Oleg Penkovsky, agjent i dyfishtë CIA-KGB

I cilësuar si personi i infiltruar në Bashkimin Sovjetik më i vlefshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Materialet që ai ka kaluar nga Perëndimi në drejtim të Lindjes kanë qenë tepër të vlefshme. Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka cilësuar Oleg Penkovskyn një pasuri kombëtare për shtetin e Rusisë. Në vitin 1960 ai ndryshoi qëndrim duke u bërë e agjentit të dyfishtë. Pas kontakteve me CIA-n dhe SIS, ai u bë pjesë e tyre. Këtë gjë KGB nuk ia fali. Në vitin 1962 ai u arrestua nga KGB dhe një vit më vonë u ekzekutua në rrethana misterioze. Shumë besojnë se ai është djegur në turrën e druve. Harro Schulze, agjent i KGB-së

Harro Schulze-Boysrn, oficeri i Ministrisë Ajrore në Berlin

Ishte një nga krerët e organizimit të rrjetit të spiunazhit sovjetik me lidhje të drejtpërdrejtë me shefin e KGB-së. Gjatë qershorit të vitit 1941, ai njoftoi Kremlinin se Hitleri do të sulmonte Bashkimin Sovjetik. Që nga kjo kohë e deri në shtator të 1942-shit, ai dha informacion të detajuar për të gjitha lëvizjet dhe planet e ushtrisë gjermane. Informacioni top-sekret u transmetua nga Brukseli. Operatori i radios u kap dhe Gestapo u vu në kërkim të liderit të këtij organizimi. Më 30 gusht të vitit 1942, Harro Schulze-Boysrn arrestohet në Berlin. Pas torturave çnjerëzore nga Gestapo, ai u rrëfye.


Stig Wennerstroem, agjent i KGB-së i njohur ndryshe me pseudonimin “Shqiponja”

Stig Wennerstroem është cilësuar si një nga spiunët më të mëdhenj suedezë gjatë Luftës së Ftohtë, që punonte për llogari të KGB-së. Stig Wennerstroem mbante gradën kolonel dhe ishte një nga drejtuesit kryesorë të forcave ushtarake ajrore të Suedisë. Ai kishte filluar të punonte për shërbimet sekret sovjetike jo për ideologji, por vetëm për para. Ai paguhej nga KGB me 300 dollarë në muaj. “Shqiponja” punoi për KGB-në nga fundi i viteve ’40 deri në vitin 1963, kur u zbulua nga kundërspiunazhi suedez. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Google+ Followers