SINANI / Arkitekti që lidhi Lindjen me Perëndimin

Jonathan Glancey





Po të ecësh me makinë në perëndim të Stambollit, të duket sikur qyteti nuk merr fund asnjëherë. Jashtë përtej mureve romakë të qytetit - të shembur në disa pjesë për të lejuar autostradat me gjashtë korsi - vija qiellore shndërrohet në një seri blloqesh apartamentesh të dorës së katërt.

Hotele të lirë ngrihen me njësi kondicionimi, qendra anonime biznesi janë të ngritura prapa vend parkimeve të mbushur të makinave, magazina të mëdha tapetesh ofrojnë shfaqje shumëngjyrëshe prapa dritareve gjigante me xhama.

Dhe vinçat gjigantë - nuk mund të filloja t'i numëroja të gjithë - ngrejnë skelete të tjerë betoni për blloqe të tjerë apartamentesh në fusha lumore dhe anë kodrash, aty ku dikur ka patur fusha dhe pyje.

A do të ndalet ndonjëherë hapësira e ndërtimit? Apo do të vazhdojë rrugën drejt Ballkanit, Greqisë dhe Italisë?

Ndoshta do të vazhdojë, sidomos nëse Turqia do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, dhe gjithashtu sepse Stambolli, me një popullsi kush e di se sa milionë banorë, është një prej qyteteve me rritje më të shpejtë në botë, i cili zgjerohet në veri, jug, lindje dhe perëndim.

Por, teksa shkoja drejt Liqenit Bujukcekmece në anën e skajme të qytetit nga krahu u Aeruportit ataturk, nuk mund të mos mendoja se edhe Perandoria Osmane që komandonte prej Stambollit për pjesën më të madhe të gjysmës së mijëvjeçarit, zgjerohej edhe ajo pikërisht nga ky drejtim.



Rilidhja e Stambollit


Nëse Sulejmani i Madhërishëm, perandori osman i shekullit XVI do t'ia kishte dalë mbanë, rruga në perëndim do të të çonte drejtpërdrejt në Romë - qyteti që kishte qenë nyja e perandorisë që kishte krijuar Stambollin apo Kostandinopojën, që në fillim.

Sulejmani, që e quante veten "Cezari i të gjithë tokave të Romës", ëndërronte të rilidhte Stambollin me Romën. Ai do ta bënte këtë me pushtime, duke udhëtuar në rrugë që kalon mbi Liqenin Bujukcekmece mbi një urë të projektuar nga arkitekti i ri, Sinani. Në fakt, ushtritë e tij vunë këmbë në Itali - por ato nuk arritën asnjëherë deri në Romë. Në vitet e fundit, ura e jashtëzakonshme, shumë e ngushtë për trafikun modern, është anashkaluar.

Një vend joshës për turistë, ajo niset nga një park publik në gjendje të mjerë, ku ndodhet një statujë tip karikaturë më shumë e Sinanit me një çallmë dhe përfundon në këmbë të një tjetër panorame betoni, që bllokon pamjen në perëndim. Kjo është ura që Sulejmani pa të ngrihej teksa u nis në aventurën e tij të fundit ushtarake, për të pushtuar Hungarinë. Ai u vra në atë fushatë, kështu që nuk e pa kurrë të përfunduar.

Ai as nuk kishte imagjinuar të ngrinte një lidhje direkte mes asaj që kishte qenë Perandoria e lashtë Romake dhe Roma e tij e re, Stambolli osman. Që nga dita e vdekjes së tij në vitin 1566, perandoria u zhyt në një rënie që zgjati shumë. Megjithatë, një prej trashëgimive të rëndësishme që la pas Sulejmani ishte ajo e arkitektit të tij, Sinanit.



Art me ndikim



Sinani jetoi deri 100 vjeç, duke realizuar qindra projekte xhamish dhe medresesh, urash dhe kanalesh. Ky bashkëkohës i Mikelanxhelos dhe Andrea Paladios, dy prej arkitektëve italianë më me influencë është pak i njohur në perëndim, megjithatë, Sinani jo vetëm u dha formë disa prej ndërtesave më të bukrura në botë - kush mund të kundërshtojë zgjedhjen e Xhamisë së Sulejmanit në Stamboll apo Xhamisë së Selimit në Edirnë? - por vepra e tij do të kish ndikim edhe në atë të shumicës së arkitektëve më ambiciozë italianë, ashtu sikurse vepra e tyre do të kishte ndikim tek vepra e tij.

Ajo që arrita të kuptoj gjatë udhëtimit tim më të fundit në Stamboll - tek hidhja lirën turke duke kaluar urën e famshme - është se sa e vërtetë është kjo lidhje. Stambolli u lidh me perëndimin kulturalisht në mos politikisht apo në fe dhe në mos prej marrëveshjeve politike, atëherë prej arkitekturës. Kubeja e Mikelanxhelos, që ngrihet mbi sheshin e Shën Pjetrit në Romë, sigurisht që është ndërtuar nën ndikimin e një prej atyre xhamive guximtare të Sinanit në Stamboll.

Po kështu, është e mundur që Sinani vetë të ketë parë skica të italianëve. Përkrahësi dhe mbrojtësi i Paladios, Markantonio Barbaro kish qenë për gjashtë vite ambasador i Venedikut në Stamboll. Sigurisht që ai do të ketë bërë ndonjë lidhje mes Sinanit dhe Paladios?

Sa herë që shkoj në Venecia dhe u hedh një sy kishave sublime të Paladios të Shën Xhorxhio maxhore dhe Il redentore, jam i sigurtë se jam duke parë apo jam duke ndierë diçka në projektimin e tyre që vjen nga lindja e Mesdheut - ndoshta nga Stambolli?

Diku në arkiva të padokumentuara osmane, studiuesit mund të gjejnë ndoshta pjesë korrespondence mes arkitektëve më të mëdhenj të Italisë dhe të Stambollit, duke konfirmuar kështu një lidhje mes rilindjes italiane dhe rilindjes së Sulejmanit, ndërmjet Romës së vjetër dhe Romës së re.



Ëndrra e Sulejmanit



Sulejmani, që e quante veten "Cezari i të gjithë tokave të Romës", ëndërronte të rilidhte Stambollin me Romën. Ai do ta bënte këtë me pushtime, duke udhëtuar në një rrugë që kalon mbi Liqenin Bujukcekmece mbi një urë të projektuar nga arkitekti i ti, Sinani. Në fakt, ushtritë e tij vunë këmbë në Itali - por ato nuk arritën asnjëherë deri në Romë. Në vitet e fundit, ura e jashtëzakonshme, shumë e ngushtë për trafikun modern, është anashkaluar. Një vend joshës për turistë, ajo niset nga një park publik në gjendje të mjerë, ku ndodhet një statujë tip karikaturë më shumë e Sinanit me një çallmë dhe përfundon në këmbë të një tjetër panorame betoni, që bllokon pamjen në perëndim. Kjo është ura që Sulejmani pa të ngrihej teksa u nis në aventurën e tij të fundit ushtarake, për të pushtuar Hungarinë. Ai u vra në atë fushatë, kështu që nuk e pa kurrë të përfunduar.

Google+ Followers