Shkencëtari kundër Nasa: “Në Mars ka jetë”


Rikthehen diskutimet për planetin Mars, të njohur si Planeti i Kuq. Sipas shkencëtarit Rhawn Joseph, Agjencia hapësinore amerikane është “përgjegjëse” për fshehjen e ekzistencës së jetës në Mars.
Gjithçka nisi me shkëmbin misterioz që u shfaq kohët e fundit nga roveri Opportunity: sipas ekspertit, nuk bëhet fjalë për një gur të thjeshtë, por për një kërpudhë, pra me një gjallesë.
“Çdo i rritur inteligjent, çdo adoleshentë, por edhe fëmijë, shimpaze, qen apo zvarranik me një mimimum kurioziteti, do të afrohej për të ekzaminuar nga afër një strukturë me formë kupe që shfaqet pak metra më tej edhe nëse 12 ditë më parë nuk e kishte vënë re, por jo NASA dhe grupi i shkencëtarëve që drejton roverin Opportunity, të cilët kanë refuzuar të marrin një foto të vetme nga afër”, ka nënvizuar Joseph.
Sipas tij refuzimi i fotografimit nga afër: “i prodhimit të imazheve mikroskopike të objektit dhe publikimit të imazheve mikroskopike të këtij objekti janë një sjellje e çuditshme dhe neglizhente”.

Google+ Followers