Rrathët misteriozë në fund të Detit të Japonisë (Video)

Gjatë një ekspedite zhytjeje në ujërat e Amami Oshima, një ishull gjysmëtropikal në Japoni, një zhytës dhe fotograf vendas, Yoji Ookata zbuloi disa struktura në rërën e fundit të ujit me formë jashtëzakonisht të rregullt, që duket si e projektuar nga inteligjenca njerëzore.
Struktura në formë rrethore në rërën e ujit, rreth 25 metra në thellësi, me diametër rreth 60 cm është një dizajn shumë i bukur, dhe fakti që është pikturuar në fund të detit, të jep përshtypjen e një misteri të madh, autorësinë e të cilëve shumë do të shpejtonin ta lidhnin me inteligjencën alinene nënujore, siç ka ndodhur edhe më herët me zbulimin në Detin Baltik.
Por, Ookata vëzhgoi për ditë me radhë strukturën e çuditshme me qëllim që të zbulonte më tepër rreth saj dhe e gjeti më në fund autorin e talentuar. Ai është një peshk i ujërave të Detit të Japonisë, i cili i krijon rrathët në rërë me qëllim që të afrojë femrën gjatë periudhës së fekondimit. Dhe, duhet thënë se me anë të kryeveprës së tij nënujore ia arrin më së miri.

Google+ Followers