Mormonët dhe Mormonizmi



Themeluesi i kësaj lëvizjeje, që nuk mund të quhet aspak e krishterë, Xhozef Smith, e filloi karrierën e tij si drejtues i një agjencie për kërkim thesari. Veçantia e tij ishte përdorimi i magjisë për të zbuluar thesaret

Ithtarët e kësaj lëvizjeje (mormonët) predikojnë se Perëndia dhe Jezus Krishti e emëruan drejpërsëdrejti Smithin për të përhapur disa "shkrime të shenjta", të shkruara mbi pllaka të arta, të cilat i kishin groposur izrealitët e lashtë që kishin emigruar në Amerikë. Sipas tregimit të Smithit për këtë ndodhi të rëndësishme, engjëll Moroni i tregoi vendin jashtë Palmyrës (në SH.B.A.) ku ishin gjoja të fshehura pllakat e arta. Harrisi, autori i letrës, ishte njëri prej "tre dëshmitarëve" të kishës së Mormonit, të cilët pohojnë se edhe ata i kishin parë pllakat e arta dhe se kjo dëshmi duhej besuar.
Një prej mësimeve dalluese të mormonizmit është pagëzimi për farefisin e vdekur. Kjo jo vetëm që rrit prestigjin e "kishës" mormone si e vetmja agjenci nëpërmjet së cilës mund të shpëtohet njeriu, por edhe u mundëson mormonëve të bëhen "shpëtimtarët" e farefisit të tyre të vdekur. Mormonët pohojnë se, meqenëse pagëzimi është i domosdoshëm për shpëtim dhe meqenëse shumë njerëz kanë vdekur para se të rikthehej "kisha" e vërtetë nën Xhozef Smithin, duket e pashmangëshme se shumica e të vdekurve janë të humbur.
Themeluesi i kësaj lëvizjeje, e cila nuk mund të quhet aspak e krishterë, Xhozef Smith, e filloi karrierën e tij si drejtues i një agjencie për kërkim thesari. Veçantia e tij ishte përdorimi i magjisë për të zbuluar thesaret, sepse nisej nga aksioma se thesare të tilla ruheshin nga shpirtrat. Këto hollësi dolën në dritë kohët e fundit (në njërën prej letrave të tij të hershme, e botuar për herë të parë më 1985). Kështu doli se Smithi ishte nën ndikimin e magjisë popullore dhe të okultizmit (gjërave të fshehura që kanë të bëjnë me djallin). Ithtarët e kësaj lëvizjeje (mormonët) predikojnë se Perëndia dhe Jezus Krishti e emëruan drejpërsëdrejti Smithin për të përhapur disa "shkrime të shenjta", të shkruara mbi pllaka të arta, të cilat i kishin groposur izrealitët e lashtë që kishin emigruar në Amerikë. Sipas tregimit të Smithit për këtë ndodhi të rëndësishme, engjëll Moroni i tregoi vendin jashtë Palmyrës (në SH.B.A.) ku ishin gjoja të fshehura pllakat e arta. Harrisi, autori i letrës, ishte njëri prej "tre dëshmitarëve" të kishës së Mormonit, të cilët pohojnë se edhe ata i kishin parë pllakat e arta dhe se kjo dëshmi duhej besuar. Letra e Harrisit, e datuar shtatë muaj pas botimit të librit të Mormonit, tregon se cilat ishin, sipas tij, fjalët e Smithit në lidhje me zbulimin e "shkrimeve": "Unë e mora vetëm për shkak të fallit", - thotë Smithi. - "Një shpirt i vjetër më tha ta gërmoja arin, por kur e gërmova mëngjesin tjetër, shpirti u shndërrua në një salamandër të bardhë në fund të gropës dhe më rrahu tri herë". Në këtë tregim nuk ka asnjë aluzion për ndonjë ëngjëll nga Perëndia, siç pohohet në librin e Mormonit. Letra e Harrisit përmend se Smithi merrej me gërmim për para, duke përdorur fuqitë e tij gjoja të veçanta dhe një gur magjik për të gjetur thesare të groposura. Letra lë të kuptohet, gjithashtu, se Smithi përdori një gur magjik për të gjetur "shkrimet" e groposura. Kohët e fundit ka dalë në dritë një letër tjetër, e shkruar nga Smithi më 1825 dhe drejtuar një klienti të mundshëm për kërkim thesari, ku diskutohet se si t'ia hedhë shpiriti të zgjuar që ruan thesarin e groposur. Një historian i njohur jomormon arrin në përfundimin se këto letra provojnë se magjia dhe praktika okulte luajtën një rol të rëndësishëm në fillimin e kësaj lëvizjeje fetare. Duke u përpjekur për t'i dhënë rëndësi fetare Amerikës para Kolombit, Smithi ka shpikur një tregim që mban erë shkence fantastike, por për të cilin nuk ka asnjë dëshmi historike. Theksi amerikan shihet në mendimin e tij për mbretërimin mijëvjeçar të Krishtit: ky do të mbretërojë nga dy kryeqytete: Zioni (d.m.th. indipendenc në Mizuri të Sh.B.A.-së dhe Jeruzalemi në Palestinë.
Në disa pika thuhet se libri i Mormonit ka epërsi madje edhe ndaj Biblës; në Bibël ka gjoja gabime përkthimi, ndërsa në librin e Mormonit (origjinali ishte shkruar gjoja në gjuhën egjiptiane!) jo. Ky është pretendim i çuditshëm duke marrë parasysh se qysh nga koha e botimit të parë në tekstin e këtij libri janë bërë rreth 3000 ndryshime! Përveç kësaj, disa pohime në librin e Mormonit u anulluan nga "zbulime" të mëvonshme. Versioni i tyre i Biblës përmban ndryshime dhe shtesa të shumta që nuk kanë fare lidhje me probleme përkthimi, por bazohet në mendimin se Bibla është e paplotë dhe se duhet plotësuar nga profeti i madh, Xhozef Smithi, që erdhi pas rreth 1800 vjetësh. Është e tepërt të themi se Smithi nuk ishte çifut.
Mësimet karakteristike të mormonizmit janë: triteizmi (Trinia përbëhet nga tri perëndi); politeizmi (ka lloje të shumta perëndish përveç Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë - ato mbretërojnë në planete të tjera). Ndryshimi midis Perëndisë dhe engjëjve është vetëm relativ. Sipas tyre, Adami ishte njëherë qenie shpirtërore (d.m.th. perëndi) që zbriti në tokë për të marrë një trup. Njeriu është në thelb perëndi në formim, i cili do të rimarrë në fund hyjninë e tij të plotë (shih herezinë gnostike dhe filozofinë pagane greke). Krijimi i kësaj bote ishte veprim i përbashkët midis perëndive dhe shpirtrave të njerëzve të veçantë që ekzistonin përpara krijimit.
Gjithashtu, ndryshimi midis mormonëve dhe Krishtit është ndryshim shkalle, por jo lloji. Trupi i Krishtit ishte pasojë e marrëdhënies fizike midis Atit dhe vigjëreshës Mari (shih mitologjinë pagane). Vepra pajtuese e Krishtit nuk e përcakton vendin ku shkon njeriu pas ringjalljes, pasi kjo përcaktohet nga veprat e njeriut (d.m.th. shpëtimi nëpërmjet veprave). Në rastin e mëkateve të rënda, njeriu duhet t'i shtojë gjakut të Krishtit gjakun e tij, që mëkatet e tij të shlyen (ky është sulm kundër njëlloshmërisë së Krishtit si Personi i Dytë i Trinisë).
Një prej mësimeve dalluese të mormonizmit është pagëzimi për farefisin e vdekur. Kjo jo vetëm që rrit prestigjin e "kishës" mormone si e vetmja agjenci nëpërmjet së cilës mund të shpëtohet njeriu, por edhe u mundëson mormonëve të bëhen "shpëtimtarët" e farefisit të tyre të vdekur. Mormonët pohojnë se, meqenëse pagëzimi është i domosdoshëm për shpëtim dhe meqenëse shumë njerëz kanë vdekur para se të rikthehej "kisha" e vërtetë nën Xhozef Smithin, duket e pashmangëshme se shumica e të vdekurve janë të humbur. Megjithatë, sipas pohimive të mormonëve, të gjallët mund të pagëzohen si zëvendës për të vdekurit - d.m.th. për ata që kanë vdekur pa njohjen e "ungjillit" të rikthyer. Një mësim tjetër karakteristik për mormonët është martesa qiellore. Mormonët pohojnë se ka një lloj të veçantë martese - martesa e lidhur në një tempull mormon - që zgjat në përjetësi dhe nuk anullohet nga vdekja. Fëmijët mund të lindin prej një martese të tillë madje edhe pas vdekjes! Vetëm individët e martuar në këtë mënyrë mund ta arrijnë pozitën e hyjnisë (d.m.th. shpëtimin e plotë; të tjerët bëhen engjëj. Është e tepërt të themi se ky mësim nuk ka asnjë bazë biblike dhe kundërshton mësimin biblik për shpëtimin nëpërmjet bësimit në veprën pajtuese të Krishtit.
Reagimi i pashmangshëm ndaj pohimeve të tilla është: si mund t'i besojë ndokush me mendje të kthjellët një trillimi të tillë që kundërshton qartë mësimet themelore të Biblës? I vetmi shpjegim i mundur është se kemi të bëjmë me një mashtrim të fuqishëm djallëzor, që mund të mashtrojë çdo njeri që nuk ka bindje të forta shpirtërore dhe që nuk njeh mirë Biblën. Një mashtrim i tillë bën pjesë në shërbimin e disinformimit të djallit. Por të gjithë ata që dëshirojnë ta gjejnë Perëndinë me çdo kusht, do ta gjejnë, ndërsa ata që janë me dy mendje, mund të bëhen viktima të një mashtrimi të tillë.
A është mormonizmi i krishterë?
Kjo ndoshta duket si një pyetje misterioze si për shumë mormonë, ashtu edhe për disa të krishterë. Mormonët do të shënojnë se ata e përfshijnë Biblën ndërmjet katër librave, të cilët ata i mbajnë si Shkrimet e Shenjta dhe se besimi në Jezu Krishtin është në qendër të fesë së tyre, siç evidentohet edhe nga emri i tyre zyrtar, Kisha e Jezu Krishtit e Ditëve të Fundit (KJKDF). Për më tepër, shumë të krishterë e kanë dëgjuar Korin e Tabernakullit Mormon të këndojë himne të krishterë dhe i ka bërë përshtypje të mirë vendosmëria e tyre për virtyte të larta morale dhe familje të forta. A nuk të çon kjo të mendosh se mormonizmi është i krishterë?
Mormonët kanë shumë terma të rëndësishme biblike dhe norma etike me të krishterët e rilindur. Megjithatë, pikat e mësipërme janë shembuj të ndryshimeve thelbësore dhe të papajtueshme midis kristianizmit historik e biblik dhe mormonizmit. Ndërsa këto dallime nuk na ndalojnë të jemi miqësorë me mormonët, nuk mund t'i konsiderojmë ata si vëllezër dhe motra në Krisht. Bibla në mënyrë të veçantë na paralajmëron për profetët e rremë, të cilët do t'ju mësojnë "një ungjill tjetër", i përqendruar rreth "një Jezusi tjetër" dhe i dëshmuar nga një "shpirt tjetër" (2 Kor 11:4, 13-15; Gal 1:6-9). Duke u bazuar në evidencat e paraqitura më sipër, besojmë se mormonizmi përfaqëson një ungjill tjetër të korruptuar.
Është thënë se nëse ndonjë pranon se është mormon, por mohon të gjitha parimet bazë të mormonizmit - se Jozef Smith-i ishte një profet i perëndisë, se Libri i Mormonëve është i vërtetë dhe i frymëzuar hyjnërisht, se Perëndia më parë ishte një njeri, i cili përparoi në hyjni duke mbajtur ligjet e urdhërat e KJKDF dhe se Kisha Mormone është krijuar në mënyrë hyjnore - të gjithë mormonët e tjerë nuk do të të pranojnë të quhesh një Shenjt i Ditëve të Fundit. Një njeri nuk mund ta quajë veten mormon nëse nuk beson doktrinat themelore të besimit mormon, që të gjithë mormonët besojnë. Për të njëjtën arsye, nëse të Shenjtët e Ditëve të Fundit nuk besojnë as të vërtetat themelore biblike që të gjithë të krishterët e tjerë besojnë, si mundet që të krishterët në mënyrë logjike t'i pranojnë ata si miq të krishterë?
Nëse mormonët besojnë se ata janë të vetmit të krishterë të vërtetë, ata nuk duhet të përpiqen ta quajnë veten si pjesë e Kishës së Krishterë. Në vend të kësaj, duhet t'i thonë botës hapur se ata pretendojnë se janë të krishterë të rilindur dhe se mormonët janë të krishterët e vërtetë. Kjo, në fakt, është çfarë mësojnë privatisht, por jo publikisht.

Google+ Followers