Klubi Bilderberg, historia sekrete e padronëve të botës

Nga viti 1954 dhe një herë të vetme në vit, një grup i ngushtë njerëzish mblidhet për të vendosur në mënyrë sekrete të ardhmen politike dhe ekonomike të njerëzimit. Asnjë gazetar nuk ka pasur kurrë akses në mbledhje



Bota e padepërtueshme e padronëve

DANIEL ESTULIN: Në 1996 kërkuan të më vrasin, në 1998 të më sekuestrojnë, në 1999 të më korruptojnë, në 2000 të më arrestojnë dhe një vit më pas më ofruan një çek të bardhë nëqoftëse do të heshtja njëherë e përgjithmonë.

Nga viti 1954 dhe një herë të vetme në vit, një grup i ngushtë njerëzish mblidhet për të vendosur në mënyrë sekrete të ardhmen politike dhe ekonomike të njerëzimit. Asnjë gazetar nuk ka pasur ndonjëherë akses në mbledhjet, që deri pak kohë më parë janë zhvilluar në Hotelin "Bilderberg", në një qytezë të vogël hollandeze. Asnjë lajm nuk ka filtruar ndonjëherë nga ato dhoma, edhe pse - siç demonstrojnë faqet e këtij libri - është gjatë këtyre takimeve që merren vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e të gjithëve ne. Rezultat i një investigimi të hollësishëm e të rrezikshëm të zgjatur mbi 15 vjet, hetimi mbresëlënës i Daniel Estulin zbulon për herë të parë atë që nuk ishte thënë kurrë më parë, duke bërë të njohura lojërat e pushtetit që zhvillohen pa dijeninë tonë. Nga privatllëku i armatosur që e mbron, klasa drejtuese globale dikton ligjin mbi politikën, ekonominë dhe çështjet ushtarake. Vepra e detajuar e Estulin demonstron sesi Club Bilderberg është përfshirë në misteret më të mëdha të historisë së kohëve të fundit, nga Plani Marshall në skandalin Watergate, sesi nga kjo elitë dalin figurat kyçe të skakierës ndërkombëtare - presidentë amerikanë, drejtorë agjencish si CIA apo FBI, nivele drejtues të testatave më të mëdha gazetareske - dhe sesi nga këto takime lindin linjat drejtuese të globalizimit. I përkthyer në 50 gjuhë dhe i përhapur në mbi 70 vende, Club Bilderberg është bërë brenda pak kohësh një i shumëshitur ndërkombëtar, për të cilin së shpejti është parashikuar versioni kinematografik.

Daniel Estulin jeton në Spanjë dhe është një gazetar investigativ i famshëm. Qyshkur ka realizuar atë që askush më parë se ai nuk ishte shtyrë të bënte, duke përdorur metoda të ngjashme me spiunazhin prej Lufte të Ftohtë dhe duke rrezikuar shumë herë jetën, Estulin është bërë një prej zërave më përfaqësues të informacionit pa censurë. I intervistuar në të gjithë botën, protagonist emisionesh radiofonike, mban konferenca mbi shoqëritë sekrete dhe mbi inteligjencën botërore.

Hyrje:

Në vitin 1954, njerëzit më të fuqishëm të botës u takuan për herë të parë, nën kujdesin e kurorës hollandeze dhe të familjes Rockefeller, në luksozin Hotel "Bilderberg" në qytetin e vogël Osterbeek. Për një fundjavë të tërë diskutuan të ardhmen e botës. Në fund, vendosën që të takoheshin një herë në vit për të shkëmbyer ide dhe për të analizuar çështjet ndërkombëtare. E quajtën veten "Grupi Bilderberg". Qysh atëhere, janë mbledhur çdo vit në hotele luksoze në pjesë të ndryshme të botës për të tentuar që të vendosin të ardhmen e njerëzimit. Midis anëtarëve të seleksionuar të këtij klubi, gjejmë Bill Clinton, Paul Wolfowitz, Henry Kissinger, David Rockefeller, Zbigniew Brzezinski, Tony Blair dhe shumë kryeministra të tjerë, afaristë, politikanë, bankierë dhe gazetarë nga e gjithë bota. Megjithatë, në më shumë se 50 vjet takime të tyre, nuk i është lejuar asnjëherë shtypit që të asistojë, nuk janë lëshuar deklarata mbi konkluzionet e pjesëmarrësve, nuk është bërë publike asnjë axhendë e një takimi Bilderberg. Liderët e "Grupit Bilderberg" theksojnë se ky diskrecion është i nevojshëm për t'ju mundësuar atyre që marrin pjesë në debate që të flasin lirisht, pa u regjistruar apo përcjellë publikisht deklarimet e tyre. Në rast të kundërt, pohojnë anëtarët e Bilderberg, do të ishin të shtrënguar të flisnin me fjalorin e një komunikate për shtyp. Pa dyshim, ky diskrecion i mundësi "Grupit Bilderberg" që të vendosë më lirisht, por në këtë mënyrë nuk i jepet përgjigje pyetjes themelore: për çfarë flasin në këto takime njerëzit më të fuqishëm të botës?

Çdo sistem modern demokratik e mbron të drejtën e "privatllëkut", por publiku nuk e ka ndoshta të drejtën, që të dijë se për çfarë flasin liderët e tyre politikë kur takojnë liderët më të pasur të botës së biznesit të vendeve respektive të tyre? Çfarë garancish kanë qytetarët që "Grupi Bilderberg" nuk është thjesht një qendër që influencon tregtinë dhe ushtron presione, nga momenti që atyre nuk u lejohet të dinë se për çfarë flasin përfaqësuesit e tyre në mbledhjet sekrete të Grupit? Pse Forumet Botërore Ekonomike të Davosit dhe takimet e G8-ës janë objekt diskutimi në të gjitha gazetat, me njoftime të gjera në faqe të parë dhe praninë e mijëra gazetarëve, ndërsa nuk ka asnjë mbulesë mediatike për takimet e "Grupit Bilderberg"? Ky "black-out" ekziston pavarësisht faktit, që (ose pse?) frekuentohen çdo vit nga presidentë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të Bankës Botërore dhe të Federal Reserve; nga presidentë të 100 korporatave më të fuqishme të botës si Daimler Chrysler, Coca Cola, British Petroleum (BP), Chase Manhattan Bank, American Express, Goldman Sachs dhe Microsoft; nga zëvendëspresidentë të Shteteve të Bashkuara, nga drejtorë të CIA-s dhe të FBI-së, nga sekretarë të përgjithshëm të NATO-s, nga senatorë amerikanë dhe anëtarë të Kongresit, nga kryeministra europianë, nga krerë partish të opozitës dhe nga botues dhe drejtorë të gazetave kryesore të botës. Sigurisht, është kurioz fakti që asnjë prej mjeteve më të rëndësishëm të informacionit nuk mendon se përbën lajm një mbledhje personazhesh të tillë, pasuria e të cilëve e tejkalon më shumë totalin e pasurisë të të gjithë qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, kur një udhëtim i njërit prej tyre, i vetëm, fiton titujt kryesorë në televizion. Kjo është enigma mbi të cilën kam reflektuar. 15 vjet më parë, ata më kanë nxitur që të kryej një udhëtim investigues, i cili është bërë vepra e jetës time. Më ngadalë, kam tretur një e nga një shtresat e fshehtësisë që rrethonin "Grupin Bilderberg", por nuk do të kisha mundur ta bëja pa ndihmën e "vrasësve të ndërgjegjes" si të brendshëm, ashtu dhe të jashtëm në tërësinë e anëtarëve të Grupit. Atyre u shpreh mirënjohjen time më të thellë, pasi inteligjenca e tyre e papagueshme e ka bërë të mundur këtë libër. Kështu, që është e kuptueshme se për t'i mbrojtur unë nuk i citoj heronjtë e vërtetë me emrin e vërtetë, por i falenderoj që më kanë ndihmuar të zbuloj se çfarë thuhej prapa dyerve të mbyllura të hoteleve luksoze, në të cilët ortakët e Bilderberg mbajnë mbledhjet vjetore të tyre.

Përpara se të hyhet në mbretërinë e këtij klubi ekskluziv, është e rëndësishme të pranohet se as njerëzit, as organizatat nuk janë absolutisht të "këqinj", ashtu si askush nuk është absolutisht i "mirë". Në botë ka të fuqishëm të shtyrë nga ideale, parime dhe bindje të larta dhe të fuqishëm se ata të klubit sekret manipulues dhe të derivateve të tij, të cilët i kam përshkruar në këtë libër. Përpjekjet e anëtarëve fillestarë për të përmirësuar botën tonë bazoheshin mbi një "father-knows-best" autokratike të ngjashme me modelin paternalist të kristianizmit tipik të Kishës Katolike romake. Fillimisht, synimi i tyre ishte fisnik. Fatkeqësisht, duket se, duke u rritur, "Grupi Bilderberg" ka shkuar përtej qëllimeve idealiste të tij deri sa të bëhet një qeveri hije botërore, që vendos në fshehtësi gjithçka, në takime vjetore, si do të realizohen planet e tij. Kërcënon që të na heqë të drejtat tona për të drejtuar fatet tona. Kjo po bëhet gjithnjë e më e lehtë, pasi zhvillimi i teknologjisë së komunikimit, i preokupuar me impaktin e thellë të menjëhershëm të internetit dhe metodat e reja të inxhinierisë së sjelljes për të manipuluar sjelljen individuale mund të transformojnë ato që në epoka të tjera historike qenë vetëm synime të këqija të një realiteti të pakëndshëm. Sot çdo masë e re, e marrë në mënyrë të izoluar, mund të duket vetëm një devijim sipërfaqësor, por kompleksi i ndryshimeve, i konsideruar në tërësinë e tij si pjesë e një zhvillimi të vazhdueshëm, përbën një lëvizje drejt skllavërimit total. Për këtë arsye, ka ardhur momenti për të shikuar prapa kuintave. Jemi në një udhëkryq dhe rrugët që do të zemë tash e prapa do të përcaktojnë vetë të ardhmen e njerëzimit. Duhet të jemi të vetëdishëm për objektivat e vërtetë dhe për veprimet e "Grupit Bilderberg" dhe të grupeve të tjerë të ngjashëm, nëqoftëse duam të shpresojmë që të ruajmë lirinë, për të cilën gjyshërit tanë luftuan në Luftën e Dytë Botërore. Nuk i takon Zotit që të na nxjerrë nga "epoka e re e errët" e planifikuar për ne. Na takon ne! Nëqoftëse nga ky shekull do të dilnim si shtet policie elektronike globale apo si qenie njerëzore të lirë, "kjo do të varej nga veprimet që do të bënim tani". Nëqoftëse nuk e njohim në thellësi kontekstin, nuk do t'i gjejmë kurrë përgjigjet e duhura. "Historia e vërtetë e "Grupit Bilderberg"" kërkon pikërisht që t'i japë këto përgjigje.

Shënim: "Father Knows Best" ishte një "sitcom" shumë popullor në vitet Pesëdhjetë dhe Gjashtëdhjetë në Shtetet e Bashkuara, që vinte në skenë ndodhitë e klasës së mesme amerikane, të dehur me konservatorizëm, siç nuhatet nga titulli i programit, që fjalë për fjalë do të thotë, "Babai e di se çfarë është më e mira ".

Pjesa e I-rë

"BILDERBERG GROUP": Padronët e universit:

Kapitulli 1 - Zbritje vdekjeprurëse

Në maj të 1996 ndodhesha në Toronto për të ndjekur mbledhjen vjetore të Bilderberg, që në rast mbahej në vendin tim të adoptimit, Kanada. Fakti i kthimit në shtëpi më bënte të ndjehesha mirë dhe rimendoja arsyet e shumta që më shtyjnë ta dua këtë vend.

Toronto, shtëpia për mbi 5 milion njerëz, është qendra financiare më e rëndësishme e Kanadasë dhe qyteti i katërt më i madh i Amerikës Veriore. Vetëm Nju Jorku, Çikago dhe Los Anxheles kanë një ekonomi më të fortë. Toronto Stock Exchang gjendet këtu. Është bursa e tretë më e rëndësishme e Amerikës Veriore për nga sasia e shkëmbimeve, e nënta në botë për nga kuota e tregut dhe posedon sistemin e parë të shkëmbimeve krejtësisht të informatizuar të Amerikës Veriore.

Në brendësi të një cirkuiti të përshkueshëm një orë larg me makinë rreth Torotos gjendet përqendrimi më i madh i automobilave dhe i kuajve të racës të vendit. Do të kisha mundur të hyja me shpejtësi nga Veriu në vendin në të cilin mbahej mbledhja e Bilderbergut, por më parë doja të vërdallisesha nëpër rrugët e qytetit dhe të shijoja shkurtimet e mrekullueshme, që shumë kanadezë i mbajnë si të mirëqenë. Bay Street është qendra e Torontos, zemra e zonës financiare të qytetit, dhe mund të konsiderohet një miniaturë e Uoll Stritit të Nju Jorkut. Në numrin 161 të Bay Street ndodhet Canada Trust Tower. Kjo kullë, 53 kate dhe 263 metra e lartë, është një prej qiellgërvishtëseve më të famshme të qytetit dhe ka ushtruar gjithmonë një impakt të caktuar ndaj meje, qysh nga ndërtimi i saj në vitin 1990 si vepër e arkitektit të famshëm spanjoll Santiago Kalatrava. Ndërtesa është pjesë e BCE Place - një zonë prej mbi 21000 metrash katrore - struktura e dytë më e identifikueshme e profilit ajror të Torontos, pas CN Tower që me 533 metrat e lartësisë së saj është struktura e vetëmbajtur më e lartë në botë.

BCE Place përbëhet nga ndërtesa të ndryshme të lidhura nga qendër tregtare (shopping mall), por nga një perspektivë ajrore janë Canada Trust Tower dhe simotra e saj, Bay Wellington Tower, ato që dominojnë skenën. Me dritaret e tyre me tonalitet jeshil dhe strukturat e tyre në ngjitje, të dy kullat paraqesin një strukturë të valëzuar të mrekullueshme, që duket si e formuar nga tullëza të Lego-s të kapura si për të sfiduar forcën e gravitetit dhe bien në sy për bukurinë e tyre në panoramën më monotone, megjithëse shumë të bukur, të Torontos.

Një tjetër xhevahir i ngulur në kurorën e BCE-së është "Galeria", një dhomë drite 5 kate e lartë, që ecën përgjatë Front Street dhe në jug shikon ndaj distrikti i shatërvanëve. Është menduar si një "katedrale e kristaltë" e tregtisë, duke siguruar çatinë për Streett Gallery, e cila lidh Bay Street me Heritage Square. E projektuar edhe ajo nga Kalatrava, është 27 metra e lartë, 30 metra e gjatë dhe 3 metra e gjerë; e rrethojnë nga çdo anë 8 pilota çeliku vetëmbajtës, të cilët i mbajnë mbulesën: paraqiten nga jashtë me një formë parabole dhe më kujtojnë formën e një pylli. Futem në Yonge Street, rrugën më të gjatë në botë, rreth la strada più lunga del mondo, circa 1.930 kilometra. Sapo përfundon rruga, rreth 35 kilometra në veri të anës veriperëndimore të "dowontown", elita e Bilderbergut po mblidhej në CIBC Leadership Centre, afër qytezës së paprekur King City. "Resorti" CIBC ndodhet në King Township, një zonë në të cilën janë të pranishme shumë stalla kuajsh dhe në të cilën anëtarët e familjes mbretërore britanike strehohen gjatë vizitave private të tyre në Kanada. Kjo qendër e mrekullueshme, pronë e një bankave private kryesore kanadeze, Canadian Imperial Bank of Commerce, përfshin pothuajse 5 kilometra bukuri natyrore, me terrene pyjore dhe kodrina të buta.

Kështu që, nuk përbënte sigurisht habi fakti që anëtarët e Bilderberg kishin zgjedhur këtë vend për t'u takuar. Vendi ofron shumë resurse për mirëqenien: qendra masazhesh, trajtime për kujdesin e lëkurës dhe estetikë, sauna dhe banjo me avull, një rrugë të mbyllur dhe krejtësisht të ngrohur të vendosur në lartësinë 2 metra nga toka, pishina dhe vaska hidromasazhi të mbuluara dhe të zbuluara. CIBC Leadership Centre ofron pothuajse të gjitha komoditetet. Veç kësaj, ndodhet afër me aktivitete dëfrimi të ndryshme: fusha golfi, pista për kuaj, rrugë për ecje me biçikletë dhe shtigje për të bërë ekskursionizëm, muzeume dhe vende të tjera argëtimi. Për ta përmbledhur, kishte shumë pak mundësi që anëtarët e Bilderbergut të mund të mërziteshin. Mediat dhe gazetat e Torontos qenë paralajmëruar për këtë takim nga një seri faksesh, telefonatash dhe mesazhesh nga ana ime dhe e Jim Tucker, veçanërisht, pasi që zbuluam nga burime sekrete se mbledhja e 1996 ishte organizuar për të përgatitur terrenin për ndarjen e Kanadasë; gjë që duhej të ndodhte nëpërmjet "Deklaratës Unilaterale të Pavarësisë së Kuebekut", e parashikuar për fillimet e 1997. Deklarata do ta ndante Kanadanë, me qëllimin që të lehtësonte ndërtimin e "Bashkimit Amerikan" me Shtetet e Bashkuara, për t'u kryer në vitin 2000, datë e cila ishte shtyrë tashmë dy herë deri në atë moment. Takimet e Bilderberg nuk qenë përmendur kurrë nga mediat, sidomos, pasi që organet kryesore të informacionit qenë bërë pronësi e anëtarëve të tyre, por veli i sekretit ishte ngritur krejtësisht me 30 maj 1996, ditën e parë të konferencës. Në një artikull të faqes së parë në gazetën më influente dhe të lexuar të Kanadasë, "Toronto Star" me titullin "Black pret liderët botërorë", John Deverell, një reporter financiar i gazetës, shkruante se, jo vetëm botuesi kanadez (Lordi) Conrad Black kish ofruar 295 milion dollarë për të siguruar kontrollin e zinxhirit më të madh të gazetave të Kanadasë dhe më pas për të organizuar mbledhjen në Hollinger Inc. e tij, por në harkun e një jave, "pret liderët botërore dhe mbretër të ndryshëm, pak më në veri të Torontos, për një mbledhje 4 ditore, e cila do të mbahet larg nga sytë kureshtar".

Deverell citonte ndonjë prej atyre mbi 100 personaliteteve që do të ishin të pranishëm dhe që do të vinin nga e gjithë bota: "Sekretari amerikan i Mbrojtjes, William Perry; Kryeministri i Kanadasë, Jean Chretien; ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger; Presidenti Honorifik i FIAT-it, Giovanni Agnelli; ministri kanadez i Ekonomisë, (që më pas do të bëhet Kryeministër), Paul Martin; Komisioneri europian, Mario Monti; David Rockefeller i Chase Manhattan Bank; George Soros, Princi i Belgjikës, Mbretëresha e Vendeve të Ulëta, Mbretëresha e Spanjës dhe eksponentë të ndryshëm të elitave financiare, politike dhe akademike".

Po atë ditë, "Toronto Sun" titullonte "Mbledhja e protagonistëve të mëdhenj: një plate e gjerë VIP-ash ndërkombëtarë diskuton në konferencën sekrete të Bilderbergut të vitit 1996 në King City" dhe bënte të ditur edhe që "(Conrad) Black, baron i mediave dhe President i Hollinger Inc., dhe anëtarë të lartë të përhershëm të Grupit janë të pakënaqur nga deklaratat e shprehura nga ekstremistë, sa të majtë, aq edhe të djathtë, sipas të cilave evenimenti është pjesë e një projekti për të ngritur një sistem sekret të qeverisë botërore".

Në orën 7 e 45 të mëngjesit, gazetari legjendar radiofonik drejtues i "680 - News", Dick Smythe, i cili gëzon dëgjimet më të larta të të gjithë zonës metropolitane të Torontos, paraqiste ndërhyrjen e mëposhtme, e cila më pas do të ripropozohet në mënyrë ciklike, si pjesë e lajmeve radiofonike:

Dick Smythe: "Kështu, gjithçka duket si skema e një filmi me spiunazh, në të cilin padronët e botës mblidhen në mënyrë sekrete. Conrad Black po organizon konferencën vjetore të tij të Bilderbergëve. Për "680 - News", Karen Parsons..."

Reporterja: "Rreth 100 personalitete, midis të cilave Mbretëresha e Vendeve të Ulëta dhe ajo e Spanjës, Henry Kissinger, Sekretari amerikan i Mbrojtjes. William Perry dhe Kryeministri jonë do të mblidhen në këtë konferencë. Përveç tyre do të marrin pjesë drejtuesit e Ford Motor Company, Xerox, Bank of Commerce dhe të Reuters. Black u ka thënë gazetarëve se nuk do të pranohen brenda, kështu që punimet do të jenë private dhe të rezervuara. Ka deklaruar se, "shpesh punët bëhen më mirë në heshtje". Pjesëmarrësve u është kërkuar që të mos flasin me shtypin. Konferenca e vitit të kaluar është mbajtur në tri hotele luksoze të ndodhura në majat e maleve zvicerane. Këtë vit është radha e "s.p.a."-së luksoze prej 60 milion dollarësh në King City. Shoqata Kanadeze e Shtypit ka shpërndarë një dokument hyrës - që është botuar sot, veç të tjerave, nga "Toronto Sun" - të nënshkruar nga mbi 350 personalitete dhe që më parë është mbajtur sekret".

Kjo ka qenë hera e parë në histori, në të cilën një konferencë e Bildebergut i bëhej kaq shumë publicitet. Anëtarët e tij nuk kanë qenë mësuar asnjëherë t'i jepnin shpjegime askujt, sidomos qysh kur kanë marrë kontrollin e të përditshmeve kryesore, të shtëpive botuese dhe të masmediave në përgjithësi. Kur mjetet kryesore të informimit kanë filluar të verifikojnë informacionet që u kishim dhënë atyre, është shfaqur qartë se Kanadaja, një prej vendeve më të pasura të botës, ishte në qendër të një plani ndarjeje nga ana e Bilderbergut dhe e "rendit të ri botëror".

Anëtarët e Bilderbergut duhet ta dinë, se kur është në lojë liria asnjë shifër që pronësia e shtypit mund të hedhë nuk mund t'i pengojë sekretarët, botuesit, gazetarët investigativë dhe deri drejtuesit e televizioneve, të radiove dhe të shtypit kanadez që t'i thonë të vërtetën publikut, me qëllim që të ndërgjegjësohet.

Interesi i mediave u bë aq intensiv sa që një prej reporterëve dëgjoi Kissinger t'i ulërijë Kryeministrit kanadez se dikush e kish paguar për këtë. Gjatë një pauze, David Rockefeller është mënjanuar me Conrad Black për ta pyetur nëse mund të bindte dikë të shtypit që të pushonte së foluri për evenimentin. Fatkeqi dhe i dështuari Conrad Black, kish gjetur mënyrën për t'u bërë i rëndësishëm.

Ajo që anëtarët e Bildebergut imagjinonin se ishte një shi i lehtë, u transformua fillimisht në një shi me gjyma dhe në fund në një përmbytje. Kjo deri në konferencën e vitit 1999 në Sintra të Portogalisë, ku gëzuan masa sigurie të jashtëzakonshme, që filluan t'i zbatojnë pas humbjes së bujshme të asaj të Torontos të vitit 1996.

Me 1 qershor, sëbashku me një grup të vogël kontestuesish të rastësishëm të Bildebergut dhe "Big Jim" Tucker festuan atë që ishte bërë një sukses historik. Të gjitha të përditshmet kryesore donin një intervistë, kanalet televizive jepnin azhornime të vazhdueshme mbi konferencën dhe radiot e ndiqnin nga një cep tek tjetri i qytetit.

U mblodhëm në Horshoe Tavern në Queen Street, versioni i lagjes njujorkeze Soho të Torontos. Horshoe Tavern, një lokal i gjetur prej 60 vjetësh, është vendi në të cilin legjendat e muzikës kanadeze, Stompin' Tom, Blue Rodeo, The Tragically Hip dhe The Watchmen bënë hapat e para. Në shtator të vitit 1997, Rolling Stones i dhanë jetë turit të tyre "No Security" pikërisht nga aty, me një shou prej 75 minutash për "Live on MTV". Është një vend i shkëlqyer për të kaluar një mbrëmje të bukur dhe ishte saktësisht ajo që dëshironim të bënim.

Ndërsa festimet po i afroheshin fundit, filloja të përgatitesha për takimin tim të ardhshëm, i rakorduar gjatë një telefonate me informatorin tim, "Burimin", që donte të më takonte sa më shpejt të ishte e mundur, përpara mbarimit të konferencës, i parashikuar për të nesërmen. Kërkonim marrëveshje për t'u takuar pas më pak se një ore në "Galerinë" Kalatrava. BCE PIace është një prej vendeve më të rezervuara e të gjithë Torontos, duke parë gjerësinë dhe sasinë e turistëve që synojnë të bëjnë fotografi dhe të xhirojnë filmime për të kapur bukuritë dhe tingujt e një atraksioni të madh arkitektonik të qytetit.

Festa jo përfundimisht kish mbaruar, kështu që vendosa për ta arritur Galerinë, duke kaluar nëpër Kensington Market, versioni Rasta Madrileno i Torontos, i cili ndodhej pak më në perëndim të Chinatown. Ishte e shtunë, dita në të cilën ka më shumë njerëz, dita në të cilën transformohet në një treg në qiell të hapur të mbushur plot me njerëz. Nëqoftëse dikush do të më kish ndjekur, isha i sigurtë se do të humbte midis rrugicave dhe njerëzve me zë të lartë.

Sapo hyra në Galeri, pashë "Burimin" në këmbë afër pikës së shitjes së gazetave, me një çantë plastike në dorën e majtë dhe një revistë tub në dorën e djathtë. Pas një shkëmbimi shikimesh dhe secili për llogari të tij, u drejtuam në heshtje drejt hyrjes së Canada Trust Tower të afërme, që ndodhej pikërisht përballë nesh, me pamje panoramike të qytetit.

Hyra në ashensor, duke shikuar me nervozizëm prapa krahëve, "Burimi" më ndoqi 5 minuta më pas. Sapo hyra në dhomë, m'u shfaq shkëlqimi i një prej qyteteve më të bukura të Amerikës Veriore, që shtrihej në mënyrë magjike nën mua. Nga një lartësi prej mbi 285 metra, qyteti dukej si i shtrirë. Kisha qëndruar larg nga zhurmat dhe nga tingujt e metropolit nga dritaret e izoluara nga pikëpamja akustike.

Canada Trust Tower është një mrekulli arkitekturore, në të cilën të marrësh një dhomë prej 1 metri katror kushton 160 dollarë kanadezë. Pallati është i pajisur me telekamera për sigurinë CCTV aktive 24 orë në ditë, me 24 ashensorë, me parkime nëntokësore prej 8 katesh dhe ka 7 roje të armatosura në hyrje, përveç kontrolleve të policisë. Aty ndodhen selitë e shumëkombësheve më të fuqishme dhe më të pasura të botës.

Edhe njëherë akoma, ndërsa shikimi im humbiste jashtë nga dritarja, mendoja: "E gjitha kjo do të vlejë ndonjë gjë apo në fund do të jetë vetëm një përvojë aventureske? Në fund të fundit, një i huaj do të më ish përgjigjur 'Ditën e mirë, bir', nëqoftëse do t'i shpjegoja se kush po mblidhej dhe me çfarë qëllimi".

Pavarësisht gjithçkaje, shumë gjëra kishin ndryshuar ditët e mëparshme.

Parasëgjithash, kishim ushtruar shumë presion ndaj anëtarëve të Bilderbergut. Mbulimi nga ana e masmediave kish qenë i madh. Kissinger kish humbur kontrollin e vet madhështor, patjetër një sinjal i mirë. Plani i tyre për të sulmuar sovranitetin evropian ishte zbuluar nga shtypi kundra. Projektet për shpërbërjen iminente të vendit tim të adoptimit ishin pezulluar. Çfarë mund të shpresohej më shumë brenda një kohe kaq të shkurtër? Megjithatë, e dija se qenë vetëm rezultate të përkohshme. Këta zotërinj do ta rifillonin punën e tyre, pasi të kishin mbajtur shënime dhe mësuar leksionin. Do të kërkonin të thyenin çdo rezistencë ndaj dominimit të botës, me ose pa nonsensin e tyre, me të mira apo më të këqija, pa... Mendimet e mia u ndërprenë nga disa trokitje të çrregullta në derën e rëndë të drunjtë të dhomës.

"Hyr", u përgjigja me një fije zëri.

"Burimi", që mbante doreza lëkure, kaloi pragun, duke e përshkuar hyrjen mjaft të thjeshtë, hyri në dhomën e vërtetë, në të kundërt, shumë e dekoruar, dhe duke admiruar skenarin e shkëlqyer të lagjes Harbour Front dhe rrugën përgjatë bregut të saj, u afrua nga dritarja, duke u vënë përkrah meje. "Për momentin t'i ke ndaluar, por do të zgjasë pak", tha ai, duke peshuar çdo fjalë sikur një variacion i thjeshtë në tonin e zërit mund ta ndryshonte kuptimin e fjalës. Pasqyronte aureolë dorëzimi. "Ndarja e Kanadasë do të procedojë siç është planifikuar. Është vetëm çështje kohe".

"Ndoshta, i thashë, por për momentin gjithçka ecën mirë, të paktën deri takimin e ardhshëm. Midis sot dhe atëhere, ndonjë do të ketë vdekur, kush nga pleqëria, kush nga sëmundja, kush nga ndonjë incident i paparashikuar".

"I paparashikuar? Për kë?", u përgjigj "Burimi".

Nxorri një shënim të shkruar me dorë, që do të duhej ta deshifronte për hesapin tim, nga revista tub që e mbante shumë të shtrënguar në dorën e djathtë. "Mendoj se, përhapja e këtyre të dhënave nuk është lejuar", i thashë duke bërë shaka dhe duke qeshur.

"Përmbajtja e tij është dekurajuese, miku im", m'u përgjigj.

Shikova fletën, njoha shkrimin e stilografit, e njihja mjaft mirë kaligrafinë e kontaktit tim, mënyrën e të shkruarit të "t"-së dhe "r"-së, me tekstin e shkruar me mençuri brenda hapësirave të fletës. Mendova për një moment sesa po rrezikonte ky njeri kurajoz, duke më takuar dhe duke më kaluar këtë informacion shumë të çmuar.

Pse kishte kaq pak njerëz si ai në botë? Ndoshta kishte, duheshin vetëm njohur, ndoshta qëndronin mijëra kilometra nga njëri-tjetri. Për shembull, qenë të shumtë njerëzit e thjeshtë, që më kishin ndihmuar të gjeja informacionet që kisha grumbulluar.

Kisha arritur në vendin në të cilin do të mbahej mbledhja e Bildebergut disa ditë përpara fillimit të saj dhe isha vendosur në një hotel me 5 yje, derikur siguria, në pritje të ardhjes së të ftuarve të famshëm, nuk do të më nxirrte jashtë, një ditë përpara fillimit të mbledhjes. Gjatë qëndrimit tim kisha hyrë në kontakt me stafin e hotelit, në mënyrë të veçantë me kameriere dhe kamarierë. Dukeshin të interesuar ndaj shpjegimeve të mia ndaj mënyrës së veprimit të Bildebergut, qëllimeve sekrete të tij dhe për faktin se çfarë do të kish ndodhur nga aty në ditët e mëpasme; kështu u propozova atyre të punonin për të mirën e njerëzimit dhe të bëheshin sytë dhe veshët e mi. Kisha xhiruar sistemet e sigurisë së hotelit: punonjësit duhet të flisnin të paktën katër gjuhë - anglisht, frëngjisht, gjermanisht, plus një tjetër - që të mund të prisnin të ftuarit nga e gjitha bota, kështu që mund të përgjonin dhe të referonin atë që thuhej gjatë mbledhjes. Me kalimin e ditëve, njerëz që kisha afruar, duke parë praninë e policisë, të shërbimeve sekrete dhe fshehtësinë me të cilën vepronin pjesëmarrësit në takin, u bindën se sa u kisha thënë ishte krejtësisht e vërtetë. Kështu kishin individualizuar disa lokale, në të cilët të takohesha në mënyrë të rezervuar me ata pak që kishin pranuar të më ndihmonin. "Urithët" e mi kishin nevojë për vende të sigurta për takimet tona.

"Tani më duhet të shkoj", tha "Burimi" me qetësi.

Në mënyrë instiktive, i zgjata dorën; ai zakonisht "përplaste pesëshen", kurse unë ia shtrëngova shumë fort.

"Nuk po të humbas kohë me falenderimet, pasi asnjë falenderim nuk do të ishte i mjaftueshëm për atë që po bën për ne".

"Burimi" largoi shikimin. "Tani më duhet vërtet të largohem".

"Do të largohemi ashtu siç kemi ardhur", i thashë. "Me një interval prej 5 minutash nga njëri-tjetri. Unë do të zbres i pari".

"Mos u preokupo. E kam lënë makinën në parkimin nëntokësor. Mund të zbresim me ashensor sëbashku", ma ktheu ai.

Duke përdorur dorezat e lëkurta, shtypi butonin për të thirrur ashensorin. Një dritë blu u shfaq nëpërmjet sipërfaqes transparente. Mund të dëgjoja zhurmën e ashensorit hidraulik, që ngjitej drejt nesh nga thellësitë e ndërtesës me një shpejtësi prej 6 katesh në sekondë. Ju ktheva "Burimit": "Kur do të shihemi prap?".

Të shoqëruara nga tingujt e ziles, dyert e ashensorit u hapën dhe unë bëra një hap për t'u futur në të. "Kujdes!", më ulëriti ai, duke më kapur nga një krah dhe duke më tërhequr prapa.

Duke vërejtur brenda ashensorit, pashë një spektakël ngjethës... mungonte dyshemeja dhe do të kisha gjetur vdekjen mbi 230 metra më poshtë sikur "Burimi" të mos kish pasur gatishmërinë e reflekseve për të më larguar nga honi i tmerrshëm. Dridhesha i gjithi, ndjeja të rrënqethura të ftohta të më përshkonin lart e poshtë shtyllën kurrizore.

"Dyshemeja! - i thashë pothuajse nën zë - Ku është dyshemeja?".

"Duhet të largohemi nga këtu! - tha "Burimi". - Dikush ka shmangur sistemet e sigurimit, po të prisnin!".

"Dëgjo, vazhdoi ai. Mos merr ashensorët, nuk janë të sigurtë. Zbrit nga shkallët dhe lajmëro policinë. Kur të vijë, do të përfitoj nga ai moment për të marrë një ashensor dhe arritur parkimin nëntokësor. Ik! Tani!!"

I zbrisja shkallët dy e nga dy, fluturoja nëpër shkallë, duke i vënë duart në mur, i elektrizuar nga adrenalina, duke ecur me shpejtësi rekord. Dëgjoja zemrën tek rrihte në kafazin e kraharorit dhe të kërkonte më shumë oksigjen. Me të arritur në një prej kateve të poshtëm, dëgjova zërin e huaj të një të ngarkuari me mbikqyrjen që po ngjiste shkallët drejt meje.

"Herr... Mister... Sër... gjithçka mirë? Çfarë ka ndodhur? Jam lajmëruar se kishte një problem në katin e dytë. Dikush ka bllokuar manualisht ashensorin dhe kjo mund të bëhet vetëm në raste emergjente".

E kapa nga parakrahu dhe, duke marrë frymë thellësisht midis një fjale dhe një tjetre, i thashë: "Mund ta lajmëroni policinë sa më shpejt të jetë e mundur?".

Njeriu kapi radion e tij dhe arrita të dëgjoja zërin e ngjirur nga ana tjetër e komunikimit.

Vrapova. 5, 4, 3, 2, 1... kati përdhe! Hapa derën e rëndë të çeliktë dhe hyra në hyrjen kryesore të ndërtesës, pikërisht, ndërsa dy makina të policisë po parkonin jashtë saj.

"Jeni ju njeriu që bllokuat ashensorin?", pyeti një agjent i policisë së Torontos, duke më treguar me gishtin e mesit dhe atë tregues të dorës së dhjamur të tij.

"Jo tamam", ju përgjigja duke e tundur kokën në shenjë mohimi. "Qeshë gati, duke hyrë në një ashensor të cilit i mungonte komponentja kryesore: dyshemeja".

Polici lëshoi një si ulërimë të vogël. Shoku i tij, një njeri me pamje prej të forti, me mustaqe të mëdha dhe pulse leshatore, shikoi përtej meje.

"E di, bir, se ke qenë shumë me fat që ke mbijetuar".

Polici përdorte gjurin për ta mbajtur derën e ashensorit dhe i kishte majat e këpucëve në boshllëk.

"Përgjithësisht vetëm të verbrit i mbijetojnë situatave të kësaj natyre. Në fakt, nuk do të kishin hyrë kurrë në një ashensor pa e kontrolluar nëse është në kat. Shumë prej nesh e marrin si të mirëqenë. Kur mafia do të qërojë ndonjë, kjo është një prej mënyrave të preferuara të saj".

Me 1 qershor 1996, mbushja 30 vjeç, qeshë shumë i ri për të vdekur. "Të mos mërziten...", mendova. "E gjitha kjo është larg nga të qenit e mbaruar. Akoma mundet të fitojmë". I dhashë të gjitha të dhënat e ndodhisë agjentit, i cili më shikonte gjithnjë e më shumë i habitur, duke fiksuar me kujdes pjesën e poshtme të fytyrës time, sikur të ishte duke më lexuar buzët.

Një roje e sigurisë, pothuajse tullac dhe me flokët e pakët të mbetur të qethur shkurt, më pyeti nëse sërish nëse isha mirë apo jo. Njerëz të ndryshëm që ndodheshin në trotuarin përballë hyrjes thanë se kishin pikasur një individ të dyshimtë, rreth të 40-ve, që të dilte nga ndërtesa 5 minuta përpara se të mbërrinte policia. Një kamionçinë e policisë dhe 2 agjentë me motoçikleta na arritën. Po, po, fillonte shfaqja. Tani ishte turma ajo që zinte qendrën e skenës.

Njerëzit e gabuar kujtonin gjërat e duhura dhe anasjelltas. Një grua e shëndoshë, nga ato që e refuzojnë një ëmbëlsirë me çokollatë, sepse "janë me dietë", dha një përshkrim të mjerë të asaj që kish parë, domethënë dikë apo ndoshta diçka, të ecte apo ndoshta të pengohej... Një violinist rruge kujtonte dy njerëz që nxirrnin jashtë ndërtese një pjanofort me madhësi mesatare.. një vajzë me një qenush...

Por çdo gjë që të ishte parë apo të mos ishte parë lidhur me krimin, gjëja e vetme që kish rëndësi për ata njerëz ishte që të merrnin pjesë në shfaqje. Dhe praktikisht masa e kalimtarëve dhe e shikuesve, kureshtarë e sharlatanë, po merrte pjesë që çke me të.

"Hiqe tej atë stilolaps. Spektakli ka mbaruar. Ju, zotëri, atje tej, largoje gotën! Agjent, pusho së shkarravituri në bllokun tënd të shënimeve! Zonja e zotërinj, ju lutem, mund t'i fusni të gjitha fantazitë tuaja në sirtarin e ëndërrave. Spektakli mbaroi!".

Një burrë vuri në gojë një gjysmë cigareje të mbledhur nga toka dhe filloi të ecë me ngadalësi, duke kërkuar që mos bjerë në sy, pa e kthyer kokën asnjëherë. Dy shitës ambulantë hotdogësh përgatisnin kremviçet e tyre në gjysmëerrësirë, pikërisht prapa kthesës, duke mallkuar policinë dhe duke tundur kokën me mosbesim. Unë eca në drejtimin e kundërt, të njëjtin nga i cili kisha ardhur. Mendova se 1 qershori në Andaluzi ishte verë, ndërsa aty duheshin akoma dy muaj nga ardhja e tij. Një njeri, dukshëm rus, me një prerje flokësh "në formë kreshte", ecte dorë për dore me një vajzë, duke kritikuar zakonet ushqimore të dikujt me emrin Vanja. Më sollën ndërmend tokën ku kisha lindur. Më kujtuan edhe njeriun që më kish përfshirë për herë të parë në gjithë këtë histori.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

Google+ Followers