Historia e spiunit të Mossad-it që u kthye në tradhtarin më të madh të Izraelit

Spiuni në qelinë 15: Historia e vërtetë prapa të “Burgosurit X” të Izraelit

Nga Spiegel

Agjenti i Mossad-it Ben Zygier u gjet i varur në qelinë e tij, rasti i tij bëri bujë në mbarë botën. Informacioni i ri tregon se Zygier, një agjent sionist, u kthye në një spiun për Hezbollahun.




Rojet e gjetën agjentin e Mossadit në orën 08:19, trupi i tij i pajetë qëndronte i varur nga një çarçaf i lagur. Çarçafi ishte i lidhur tek dritarja mbi tualetin e qelisë së burgut.

Qelia në të cilën Ben Zygier vdiq ishte e ndarë në dy seksione, i pari që përmbante një krevat, një zonë për tu ulur dhe një aneks kuzhine si dhe një dhomë të veçantë dushi me një tualet. Ka pasur tre kamera që monitoronin të burgosurin, por asnjëri nga oficerët e sigurisë nuk vuri re se Zygier nuk kishte shenja jete për më shumë se një orë. Kur rojet e gjetën në dhomën e dushit, trupi i tij i pajetë kishte filluar tashmë të ftohej. Ishte një vdekje e padenjë për një sionist, i cili ishte betuar për të mbrojtur të ardhmen e Izraelit. “Detyra jonë ka qenë ta izolonim atë, jo ta mbanim atë gjallë”, tha një nga rojet më vonë.

Burgu i sigurisë së lartë Ajalon, ku Zygier ruhej i burgosur, ndodhet në Ramla, një lagje periferike në veri lindje të Tel Avivit. Ky institucion ka 700 të burgosur dhe 260 roje, që e bën këtë objekt, një nga burgjet më të ruajtur në të gjithë Izraelin. Të burgosurit e krahut të sigurisë maksimale nuk janë të lejuar të përdorin sinagogën ose palestrën.

Qelia numër 15, në të cilën Zygier vdiq, është e rezervuar për armiq të shtetit të Izraelit. Yigal Amir, vrasësi i ish-kryeministrit Yitzhak Rabin, u mbajt në atë qeli. Armik i shtetit është edhe përkufizimi me të cilin, ka gjasa, Zygier të hyjë në analet e historisë së Izraelit.

Kanë kaluar dy vjet që i burgosuri ka vdekur, por vetëm tani po dalin në dritë copëza informacioni. Ky rast ka bërë që shumë gazeta në mbarë botën të hapeshim me tituj për Zygier, duke vënë të dy qeveritë e Izraelit dhe Australisë në mbrojtje. Në Tel Aviv, çështja është trajtuar si një sekret shtetëror me një urdhër mospublikimi imponuar mbi median, i cili vetëm kohët e fundit është zbutur. Teoritë e konspiracionit rreth fatit e tij kanë qenë të shumta, duke përfshirë edhe spekulimet se Zygier u vra në burg.


Lufta në hije e Inteligjencës

Tani, për herë të parë, është bërë e mundur për të përshkruar atë që me të vërtetë shkaktoi burgosjen e agjentit. Për disa muaj, një ekip i Spiegel nga Gjermania, Izraeli dhe Australia hetuan mbi këtë rast, kryen intervista me miqtë dhe partnerët e biznesit e Zygier, punonjës të shërbimeve të inteligjencës të ndryshme dhe zyrtarë të ndryshëm. Investigimi tregon se Zygier – me shumë gjasa pa dashje – u bë një nga spiunët më të diskutueshëm në historinë e Izraelit, përgjegjës për arrestimin e disa informatorëve libanez të cilët dorëzonin informacione tek Mossad. Ai bëri atë që asnjë agjent i Mossad nuk e kishte bërë kurrë më parë në këtë luftë në hije të agjencive të zbulimit në Lindjen e Mesme: Ai tradhtoi vendin e tij tek armiqtë e betuar.

Historia e tij është ajo e një të riu që ëndërronte të bëhej hero i Izraelit, një person i cili donte të sprovonte veten pa marrë parasysh se sa e lartë ishte kostoja. Historia e një personi i cili dështoi dhe pa asnjë rrugë tjetër përveç se të kryente vetëvrasje.

Asnjeri nuk mund të mendonte fundin e tij dramatik, kur Benjamin Zygier po rritej në një lagje në juglindje të Melburn. Geoffrey, babai i tij, njihej si një hebre konservator, kishte një biznes të suksesshëm dhe frekuentonte komunitetin hebre. Ben Zygier ndoqi shkollat çifute më të mira në qytet, dhe u bashkua me organizatën Hashom Hatzair të së majtës së të rinjve sionist.

Pas diplomimit nga shkolla e mesme në vitin 1993, ai filloi të studionte ligje në Universitetin Monash dhe tregonte për synimin e tij për të shkuar dhe jetuar në Izrael. “Unë nuk isha shumë e habitur sepse ai kishte guximin të provonte gjëra më të mëdha në jetë sesa të punonte si avokat në një firmë ligjore Melburn”, thotë Carolyn Creswell, një mikeshë e familjes dhe ish-mësuesja e anglishtes e Zygier.

Në vitin 1994, ai bëri realitet ëndrrën e tij dhe shkoi në Gazit Kibbutz në Izrael për të parë nëse vendi mund të bëhej atdheu i tij i ri.

Kibbutz është në veri të Izraelit, në një rrugë të veshur me pemë eukalipti që shtrihet përmes kodrave të Galilesë. Rreth 500 njerëz jetojnë në Gazit, ku shtëpitë me çatitë e ulëta me tjegulla qëndrojnë në hijen e malit Tabor. Në bulmetoren qendrore qëndron Daniel Leiton, 40 vjeç, një njeri me duar të forta i cili flet me theks të fortë australian. “Ben ishte një person i jashtëzakonshëm”, thotë Leiton, – ai ishte tip i gëzuar, miqësor dhe i ngrohtë. Leiton thotë se Zygier ishte një nga miqtë e tij më të mirë.


Të tensionuar apo të shqetësuar?

Zygier dhe Leiton u takuan në Melburn në fund të vitit 1980. Edhe pse të dy ishin ende të rinj, ata tashmë ishin sionistë. “U bë e qartë për Ben në një moshë të re që ai do të bënte Aliyah”, thotë Leiton. Aliyah është termi i përdorur nga hebrenjtë në diasporë për të përshkruar kthimin në Tokën e Shenjtë.

Leiton ishte prezent kur Zygier u martua me të dashurën e tij izraelite, dhe e njeh mirë familjen e tij. Hera e fundit që u takuan ka qenë në fillim të vitit 2010, në Melburn, pak para arrestimit të tij.

A kishte ndonjë gjë të çuditshme në sjelljen e tij? A dukej ai i tensionuar apo i shqetësuar? Jo, thotë Leiton. Ishte njësoj si gjithmonë. Ideja se shoku i tij kreu vetëvrasje është “e paimagjinueshme”, thotë Leiton qetësisht, duke theksuar se ajo e Zygier nuk ishte vetëvrasje në asnjë aspekt. Ai nuk mund ta imagjinojë shokun e të mbajtur në izolim në një qeli të sigurisë maksimale në burgun Ajalon. Po si agjent i Mossad-it? Leiton kapërdihet dhe nuk pipëtin.

Në fshat, Zygier gjithmonë fliste në lidhje me ëndrrën sioniste, kujton Lior Brand, i cili ka jetuar me Leiton dhe Zygier në fshat në atë kohë. Sipas Brand, Zygier ishte i zgjuar, i edukuar dhe kishte udhëtuar në shumë vende të botës. Ai ishte i përgatitur për të mbrojtur Izraelin me të gjithë kostot. Në të vërtetë, ai mund të ketë qenë njeri i përsosur për Mossad-in.

Për dekada me radhë, shërbimi legjendar i inteligjencës ka zhvilluar një luftë në hije kundër armiqve të cilët kërcënojnë të zhdukin Izraelin. Agjentët e Mossad vranë komandantin Hezbollah Imad Mughniyah në Damask në vitin 2008 dhe komandantin e Hamasit Mahmud al-Mabhouh në Dubai në 2010. Ata kanë likuiduar shkencëtarë bërthamorë iranianë, kanë sabotuar strehimet e Hezbollahut në Liban. Mossad ka nevojë vazhdimisht për rekrutë të rinj për këtë luftë, e cila nuk ka as fillim dhe nuk ka as fund.

Në fillim të mijëvjeçarit të ri, agjencia e inteligjencës për herë të parë bëri reklama publike nën emrin e vet. “Mossad është e hapur. Jo për të gjithë. Jo për shumë. Ndoshta për ju,” lexohej në slogan në fushatën e agjencisë për “punën e jetës tuaj.”


Kërkimi i destabilitetit

Njerëz si Zygier, që mbajnë një pasaportë nga një vend që është larg dyshimeve dhe që mund të udhëtojnë pa tërhequr vëmendjen, janë me shumë vlerë për shërbimin e inteligjencës. Për më tepër, sipas ligjit Australian, qytetarët mund të ndryshojë emrat e tyre disa herë dhe të aplikojnë për pasaporta të reja. Sipas qeverisë Australiane, Zygier kishte tre pasaporta. Ai ndonjëherë udhëtonte si Ben Allen apo Ben Alon.

I riu australian udhëtoi disa herë mes Australisë dhe Izraelit. U diplomua nga shkolla e ligjeve në Melbourne dhe filloi duke punuar për një firmë ligjore. La punën në vitin 2003 dhe u zhvendos në Tel Aviv, ku filloi punën si stazhier në Herzog, Fox & Ne’eman, një nga studiot ligjore më të njohura në vend. Në të vërtetë, kishte aplikuar në përgjigje të reklamës së Mossad dhe, për të qenë i sigurt, kishte dërguar një faks në Ministrinë e Mbrojtjes.

Procesi i përzgjedhjes së Mossad-it përfshin si kontrollimin e të shkuarës, e cila hyn thellë në historinë e familjes së kandidatit, por edhe intervista psikologjike. “Ne përpiqemi të zbulojmë individët me paqëndrueshmëri mendore”, thotë një prej mjekëve të cilët kryejnë testet për Mossad. Motti Kfir, një ish-trajner i Mossad shton: “Njerëzit tanë duhet të jenë me iniciativë, por jo agresivë, kurajozë, por jo pa pasur frikë, mendje-hapur, por gojë-mbyllur.”

Një nga ushtrimet ishte prekja e qendrës së një rrethi me sytë e mbyllur. Kjo është e pamundur, dhe kushdo që arrin ta bëjë këtë duhet të ketë hapur sytë në fshehtësi. Është një test për të kuptuar sinqeritetin e kandidatit. Si një detektor i gënjeshtrave testi ribëhet në fund të procesit të përzgjedhjes.

Faza tjetër filloi në dhjetor 2003. Zygier kishte kaluar të gjitha testet dhe Mossad e kishte pranuar dhe e dërgoi atë për të kryer programin e trajnimit intensiv që zgjat rreth një vit. Atje, të përzgjedhurit ndër të tjera mësonin edhe teknika të ndryshme manipulimesh dhe si të falsifikonin dokumenta.

Mossad e dërgoi atë në Evropë në fillim të vitit 2005, në misionin e tij të parë. Zygier duhet të depërtonte kompanitë që ishin duke bërë biznes me Iranin dhe Sirinë. Objektivi i tij ishte një kompani në Evropën jugore.

Firma bënte biznes me kompani iraniane, dhe ofronte mbulesën e përkryer për të krijuar kontakte me Iranin dhe rekrutuar informatorë potencialë. Kompania nuk ishte iniciuar me planin e MOSAD-it; Zygier mori një pozicion në departamentin e kontabilitetit. “Shumë shpejt doli qartë për ne se ai nuk kishte përvojë në këtë fushë”, thotë kreu i kompanisë në një takim në një firmë ligjore në Londër në mesin e marsit të vitit 2013. “Por ai ishte aq i talentuar sa që kishte fituar shumë shpejt aftësitë e nevojshme.”

Zygier shpejt u rrit në detyrë, dhe shumë shpejt po negocionte direkt me konsumatorët. Kreu i kompanisë tregon se australiani ishte zakonisht më i shpejti i të punësuarve. “Nga ora 11 në mëngjes, ai kishte mbaruar gjithë detyrat që të tjerëve do t’ju merrte gjithë ditën”. Por kreu i kompanisë gjithashtu vinte re diçka tjetër: Zygier shpejt humbi interesin mbi disa gjëra, dukej i pamotivuar dhe tjetërsoi partnerët e biznesit. Pothuajse humbi një nga klientët më të rëndësishme të kompanisë. “I kishim thënë të largohej në fund të vitit 2006″, thotë kreu i kompanisë. Zygier kishte reaguar me qetësi kur mori lajmin.

Ai kishte përvoja të ngjashme me kompani të tjera. Nga Evropa jugore, Mossad e dërgoi atë në Evropën Lindore, por gjërat nuk ecën mirë. Zygier nuk mundi të performojë, të paktën jo mjaftueshmërisht. Zyrtarët në selinë qendrore të Mossad, pranë Tel Aviv, ishin të zhgënjyer dhe e thirrën atë në qendër në verën e vitit 2007.

Ai nuk ishte “as veçanërisht i mirë as veçanërisht i keq, ishte thjesht mediokër”, thotë një zyrtar i sigurisë i informuar mbi çështjen. Zygier kaloi nga të qenit një agjent në fushë prapa një tavoline në Tel Aviv.

Mossad është i ndarë në tre departamente të mëdha. I pari quhet “Keshet” (“Ylber”) dhe është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe operacionet e vëzhgimit. Departamenti “Caezarea”, i quajtur si qyteti i lashtë, është forca e sulmit të Mossad; kryen sulme jashtë vendit. Departamenti më i madh quhet “Tsomet”, shprehje në hebraisht që do të thotë “udhëkryq”. Ajo menaxhon dhe analizon burimet e informacionit. Zygier u dërgua pikërisht në tavolinat e Tsomet-it në selinë qendrore.


I predispozuar për tradhëti

Ish punonjësit e Mossad-it përshkruajnë punën në departamentin e Tsomet si burokratike, me rutina të njëjta me ato që shihen në çdo agjenci qeveritare. Gjatë një reforme Tsomet u nda në njësi më të vogla dhe të punësuarit në Tsomet tani kanë qasje në më shumë informacion. Kjo e bën këtë të dobët kundërt tradhtisë, siç edhe kuptoi shumë shpejt Mosadi.

Në orët e hershme të mëngjesit të 16 majit të viti 2009, njësitë speciale libaneze mësynë në shtëpinë e Ziad al-Homsi, në Luginën perëndimore Bekaa dhe e arrestuan atë duke nxjerrë jashtë shtratit të tij 61-vjeçarin. Urdhër i arrestit akuzonte Homsi-n si agjent izraelit. Arrestimi erdhi si një goditje për shumë libanezë, jo vetëm për shkak se Homsi kishte qenë kryetari i bashkisë së qytetit të tij për vite me rradhë, por ai trajtohej si një hero lufte, sepse kishte luftuar kundër Izraelit gjatë luftës civile libaneze. Mbështetësit e tij vështirë se mund të besojnë atë që javët e marrjes në pyetje nxorën në dritë: se Homsi kishte punuar si spiun për armikun Izraelit nga viti 2006 dhe ishte paguar rreth 100 mijë dollarë amerikanë, për shërbimet e tij.

Pseudonimi që Mosadi përdorte për Homsin ishte “Indiani”, dhe një detaj nga përgjigjet e tij tregon se sa i rëndësishëm ishte: Ai po përpiqej tu siguronte informacione izraelitëve mbi shefin Hezbollah Hassan Nasrallah, i cili jeton në arrati. Ka gjasa që ishte duke u hapur rruga për vrasjen e ardhshme.

Aktakuza kundër Homsit zbuloi thellësinë në të cilën Mossad shkonte për të rekrutuar agjentët e huaj. Një burrë kinez me emrin “David”, i ishte prezantuar Homsit si i punësuar i qeverisë lokale në Pekin si përfaqësues i një kompanie kineze dëshironte të krijonte lidhje biznesi. Në një takim në Liban, “David” ftoi Homsin në Pekin për të marrë pjesë në një panair tregtar, duke i thënë atij se ftesa kishte ardhur direkt nga qeveria kineze. Vijuan takime të tjera në Bangkok, dhe kinezët tërhoqën libanezin duke i paguar një rrogë mujore prej 1,700 dollarësh. Më tej kinezët filluan pyetjet. Për shembull, ata pyetën se çfarë dinte Homsi rreth tre ushtarëve izraelitë të cilët ishin zhdukur që nga lufta e 1982 me Libanin, në cilën Homsi kishte luftuar në anën e arabëve. “Ky është momenti në të cilin i akuzuari bëhet i vetëdijshëm se po merrej me izraelitët, të cilët punojnë për Mossad, dhe nuk kanë fare të bëjnë me kompanitë e import-eksportit apo shërbime që kërkojnë njerëz të zhdukur”, shkruhet në akuzë.


Plasaritja e unazës së rrjetit të spiunëve izraelit

Mossadi pajisi Homsin me një kompjuter dhe një flash USB, si edhe një mjet që dukej si një sistem stereo, por në fakt ishte një transmetues për dërgimin e mesazheve. Sipas aktakuzës, spiuni dërgonte raportet në Tel Aviv çdo pesë ditë. Teknologjia u gjet gjatë arrestimit të tij në maj të vitit 2009. Homsi, tregon Gjenerali Ashraf Rifi, kreu i Shërbimit Informativ të Libanit, ishte një nga kapjet më të rëndësishme që ishte bërë ndonjëherë. Homsi u dënua me 15 vjet burg dhe punë të rëndë, edhe pse më vonë u amnistua.

Gjatë pranverës së vitit 2009, libanezët depërtuan disa unaza të spiunëve izraelitë në Liban. Në mesin e të arrestuarve ishte Mustafa Ali Awadeh, emri i koduar “Zuzi”, një tjetër spiun i rëndësishëm brenda Hezbollahut.

Për izraelitët, ky ishte dështimi më i madh i inteligjencës prej shumë dekadash. Zyrtarët në selinë e Mossadit ishin të habitur. Si arritën libanezët të gjurmonin burimet izraelite?

Një informacion arrin nga Libani: brenda Hezbollah flitej se një agjent i Mossadit, i cili qëndronte në Australi në atë kohë, ishte duke tradhtuar Izraelin. U kuptua shumë shpejt dhe qartë se agjenti duhet të ishte Ben Zygier.

Zygier, i frustruar nga puna e tij në tavolinë, kishte kërkuar që të largohej dhe të mund të kthehej përsëri në shkollë për të fituar një diplomë master në menaxhim. Ai u lejua dhe madje Mossadi vazhdoi ti paguajë pagën e agjentit. Në tetor të vitit 2008, Zygier u regjistrua përsëri në Universitetin Monash në Melburn, këtë herë nën emrin “Ben Allen.” Ai shpjegoi se kishte punuar për një firmë konsultimi në Gjenevë dhe se i duhej të kthehej herë pas here në Zvicër për firmën. Kjo shpjegonte udhëtimet e tij të shumta.

Në një të diel tetori të vitit 2009, punonjësi i “SPIEGEL” Jason Koutsoukis, i cili ishte duke punuar si korrespondent në Lindjen e Mesme për gazetat australiane “Mosha” dhe “Sydney Morning Herald”, morri një e-mail të koduar nga një punonjës i qeverisë australiane. “Hetimet e inteligjencës kanë zbuluar një agjent të veçantë izraelit i lindur në Australi i cili aktualisht është kthyer dhe është duke jetuar përsëri në Australi. Ka edhe dyshime se ai është përfshirë në një operacion aktiv të Mossadit në këtë vend”, lexohet në e-mail. Një tjetër e-mail përmend kompaninë ku Zygier ka punuar në vitin 2005. Kuptohej që australianët ishin ndjekur aktivitetet e Zygier prej shumë kohësh.

Koutsoukis i telefonoi Zygier në fillim të dhjetorit 2009 dhe ballafaqoi atë me akuzat. “Kjo është totalisht një fantazi”, u përgjigj Zygier para se të mbyllte telefonin. Ka patur një bisedë të dytë disa javë më vonë në mes të janarit të vitit 2010.


Një Shock për Mossadin

“Kam informata se keni punuar për një kompani evropiane. Mund të më thoni se çfarë keni bërë atje?” pyeti Koutsoukis.

“Unë nuk e di se për çfarë po flisni,” u përgjigj Zygier. “Ju duhet të më keni ngatërruar me dikë tjetër.”

Dhjetë ditë më vonë, shërbimi i inteligjencës së brendshme të Izraelit arreston Zygier, pasi Mossad i kishte kërkuar këtij shërbimi që ta kthente atë në selinë qendrore për të diskutuar mbi informatat e marra nga Bejruti.

Historia që zbuluan hetimet e brendshme erdhi si një tronditje për Mossad. Me sa duket Zygier, i frustruar nga çfarë mendonte se ishte një rënie në karrierë, u përpoq të gjente burime të reja – me sa duket në një përpjekje për të rehabilituar veten dhe për të provuar se sa i vlefshëm ishte. Sipas hetimeve, Zygier pranoi gjatë marrjes në pyetje se, para nisjes së tij për në Australi, ai ishte takuar pa autorizim me një aktivist të Hezbollahut në Evropën Lindore për ta rekrutuar atë.

Çfarë Zygier nuk dinte ishte se aktivisti i Hezbollahut raportoi takimin në Bejrut dhe filloi të luajë një lojë të dyfishtë. Ai bindi Zygier se ishte i interesuar për të punuar me të, por ai u koordinua në çdo hap që ndërmori me shërbimin e inteligjencës së Hezbollahut. Ishte informuar mbi këtë edhe vetë Gjenerali Nasrallah.

Kontakti mes Zygier dhe Hezbollahut vazhdoi për muaj, dhe në një moment nuk ishte më i qartë se kush po administronte kë si një burim. Zyrtari libanez joshi Zygier, dhe i kërkoi dëshmi se australiani ishte me të vërtetë punonjës i Mossadit. Raporti Hetimor tregon se Zygier filloi të furnizonte libanezët me informacionin e inteligjencës nga Tel Aviv, duke përfshirë edhe informacion në lidhje me rrjetin e spiunëve të Ziad al-Homsit dhe Mustafa Ali Awadeh, të dy informatorë të lartë të Mosadit në Liban, të cilët si rezultat ishin ekspozuar.

Kur ai u arrestua, agjentët gjetën një CD me informacion shtesë të klasifikuar që me sa duket vinte nga departamenti Tsomet, thonë zyrtarët izraelitë me akses në hetim. Zygier kurrë nuk arriti të japë CD-në.


Ana e Errët

Tel Aviv, fillim marsi i vitit 2013 “Zygier donte të arrinte diçka që nuk arriti ta përfundojë”, thotë një zyrtar i lartë qeveritar i cili është i afërt me hetimin. “Dhe pastaj ai përfundoi në një rrugë të rrezikshme. Kaloi shtigjet me dikë që ishte shumë më profesional se ai.” Në disa pika, thotë izraeliti, Zygier kaloi vijën e kuqe dhe shkoi në anën e errët.

Qeveria australiane nisi gjithashtu të hetonte. Në qoftë se do të ishte e vërtetë që Zygier kishte përdorur pasaportën e tij “për të mbaruar punën e shërbimit të inteligjencës izraelit,” kjo do të ngrinte “pikëpyetje të rëndësishme,” lexohet në një raport të Ministrisë së Jashtme australiane.

Informatorët izraelite kanë sigurisht tradhtuar në të kaluarën. Por një punonjës i rregullt i Mossadit asnjëherë nuk ka bërë atë që bëri Zygier. Kjo është një humbje e hidhur për Izraelin, por për Hezbollahun, ajo është një nga rastet e rralla në të cilat një shërbim zbulimi arab pati epërsi mbi homologun e tij hebre. Tradhtia e Zygier është një goditje e rëndë për Mossad, sepse ajo ngre dyshime për integritetin e vetë njerëzve të agjencisë – dhe mënyrën në të cilën ajo rekruton punonjësit.

Lior Brand, një nga miqtë e Zygier nga Gazit Kibbutz, beson thjesht se Zygier nuk ishte në lartësinë e detyrës. Gënjeshtrat, heshtja dhe vetmia ishin shumë edhe për atë. Mossadi “bëri një gabim të madh” duke e rekrutuar atë, thotë Brand, duke shtuar se ai nuk mund t’ia falë këtë agjencisë.

Agjencitë e inteligjencës izraelite donin të bënin një shembull dhe I thanë avokatit të Zygier se donin që ai të kalonte të paktën 10 vjet në burg. Ndërsa ai ishte në paraburgim, në verën e vitit 2010, lindi vajza e dytë e Zygier, dhe familja u lejua ta vizitonte. Zygier ju lejua të flas me mamanë e tij Louise në telefon në 15 maj 2010. Ai vdiq disa orë më vonë.

Dikush të spekulojë vetëm mbi të vërtetën e arsyeve të vetëvrasjes së Zygier.

Cilat ishin arsyet e vërteta që Zygier kaloi me armikun?. Krenaria e plagosur? Turpi? Hakmarrja? Prindërit e tij ndoshta mund tu përgjigjen këtyre pyetjeve, por ata nuk po thonë asgjë. Paratë? Të gjithë personat e përfshirë duket se bien dakord, sipas tyre paratë nuk luajnë asnjë rol në këtë rast.

Pasi zyrtarët izraelit të sigurimit i kthyen trupin familjes së Zygier, familja ftoi miqtë e tij më të afërt në funeral, duke përfshirë këtu edhe Daniel Leiton nga Gazit. Leiton shkoi në varreza dhe pyeti pse Zygier, vetëm 34 vjeç, duhej të vdiste, por nuk morri përgjigje. Ai e donte Izraelin, thotë Leiton, duke shtuar se diçka shkoi tmerrësisht keq.

Prindërit gdhendën një mbishkrim mbi gurin e lëmuar të varrit: “Mundet shpirti i tij të qëndrojë në peshtafin e jetës.” Zygier u varros në varrezat çifute të Springvale. Në Australi jo, në Izrael.

Google+ Followers