10 kultet më të çmendur

Një listë e disa prej kulteve më të "marrë" të kulturës popullore të kohëve të sotme



Raelianët

Nëse besoni se UFO-t kanë pjellë shumicën e besimeve fetarë, nëse besoni se transferimi i trurit është diçka e mundur dhe që klonimi mund të shkaktojë rimishërimin e nejriut, atëherë fare mirë mund të jeni një kandidat ëpr Kishën Roliane, e cila nisi në Francë në fillimin e viteve shtatëdhjetë. Një ndjekëse e Rolianëve zuri faqet e para të mediave në vitin 2003 kur deklaroi se kishte arritur të krijonte të parën qenie njerëzore të klonuar. Më vonë, e gjithë kjo u konsiderua thjeshtë një rreng.

Kultet e ngarkesave

Nëse je një i lindur në një ishull dhe i izoluar nga shoqëria moderne, atëherë ndeshja papritur në një radio AM/FM - apo një varkë e mbushur me ushtarë me grada - mund të jetë një tronditje e vërtetë. Shumë shoqëri krijojnë një obsesion të ngjashëm me kultin, ndaj "ngarkesave" teknologjikisht të përparuara. Thuhet se disa banorëve të ishujve në jug të Paqësorit bartin armë të drunjta dhe shkruajnë me bojë të bardhë "USA" në kraharorët e tyre, kur kryejnë rituale që synojnë të joshin gjithnjë e më shumë objekte misteriozë.

Vila Baviera

E njohur gjithashtu si "Colonia Dignidad" (Kolonia Dignidad), Vila Baviera është një bashkësi imigrantësh gjermanë që u krijua në vitin 1961 nga Pol Shefer Shnajder - një ish anëtar i Partisë Naziste në vendin e tij. Grupe që mbrojnë të drejtat e nejriut argumentojnë se policia e fshehtë e Kilit e ka pas përdorur ndërtesën për të torturuar dhe marrë në pyetje të ndaluarit, dhe madje kohë më parë disa ish anëtarë kanë shprehur faljet publike për ngacmimet që u janë bërë atje edhe fëmijëve.

Urdhëri i Tempullit Diellor

Lu Zhure një udhëheqës fetar belg dhe njëkohësish neonazist, thuhet se ka krijuar ëtë grup në vitin 1984 nën maskën e një grupi kristian, duke i vënë emrin ardhja e dytë e Krishtit dhe Kalorësve Templarë. Thuhet se Zhure si dhe liderë të tjerë të grupit, në një fshat zviceran kanë kryer flijimin e një fëmije që ata mendonin se ishte antikrishti, në vitin 1994. Disa ditë më vonë, ata kryen vetëvrasje së bashku me disa ndjekës të tyre. Sot, organizata konsiderohet kriminale dhe e jashtëligjshme prej autoriteteve franceze.

Komunitetet e Bagvan Shri Rajnesh

Mistiku indian Bvagan Shri Rajnesh themeloi disa qytete kultistë në Oregon përgjatë viteve tetëdhjetë - çuditërisht, komuniteti ku të gjithë ishin të pajisur me makina shumë të shtrenjta Rolls Rojs. Shri akuzohet se ka helmuar qindra vetë në Dalles, Oregon, me bakterie Salmonela në vitin 1984 me qëllimin që të manipulonte zgjedhjet lokale në favor të kultit të tij. Ky konsiderohet edhe sot e kësaj dite i pari sulm bioterrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Davidianët

Të konsideruar si një pjesë e madhe e ndarë prej Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë, Davidianët janë të famshëm për shkak të sulmit të Fbi që u krye në vitin 1993 në Uako të Teksasit. Gjatë këtij sulmi, mbetën 76 vetë të vdekur. Kjo ngjarje rezultoi pak a shumë në zhdukjen e atij që shumë vetë e konsiderojnë nëj kult, i cili besonte në apokalipsin e afërt.

Familja Manson

Çarls Manson, i cili mësoi t'i bjerë kitarës në burg, krijoi familjen e tij të kriminelëve në vitin 1968. Manson mendonte se një luftë apokaliptike ndërmjet të bardhëve dhe zezakëve do të ndodhte në vitin 1969, pas të cilës bashkësia e drejtuar prej tij do të sundonte botën. Kur kjo gjë nuk ndodhi, ai dërgoi ndjekësit e tij në një seri vrasjesh për "t'u treguar zezakëve si ta bëjnë", por në fakt viktimat që përzgjodhi Manson ishin ata që nuk e kishin ndihmuar në karrierëne tij muzikore.

Portat e Parajsës

Ndjekësit e kultit të Portave të Parajsës, të kryesuar nga Marshall Epëlluajt, mendonin se Toka dhe çdo gjë mbi të do të "ricikloheshin" në një gjendje të pastër, dhe besonin se një kërcim i shkurtër në Kometën Heil-Bop në marsin e vitit 1997 do t'i ndihmonte ata që të mbijetonin/. Tridhjetë e nëntë anëtarë (përfshirë Epëlluajt) u vetëhelmuan me radhë në një banesë në Kaliforni. Të gjithë ishin të veshur me atlete Nike dhe shirita në krahë ku shkruhej: "Ekipi i Portave të Parajsës".

Aum Shinrikio

Themeluar diku në mesin e viteve tetëdhjetë, Aum Shinrikio është i famshëm për sulmin me gaz sarin në metronë e nëndheshme të Tokios, ku shkaktoi vdekjen e 12 vetëve dhe plagosjen e 5000 të tjerëve. Besimet e këtij kulti shpesh herë përshkruhen si një mishmash i aspekteve destruktivë të besimeve të ndryshëm fetarë, dhe ndërkohë që shumë prej pasuesve të kultit mendonin se do të zhvillonin fuqi supernatyrore, të tjerë ndjenin kënaqësi në shfrytëzimin e shansit për të luftuar materializmin japonez.

Tempulli i Popujve

Prifti Xhim Xhons nisi Tempullin e Popujve për të ndihmuar të pastrehët, të papunët dhe të sëmurët e të gjithë racave, por ish anëtarë thonë se ka patur shumë abuzime brenda grupit. Për të mos lejuar hetimet e mëtejshme të grupit të tij, Xhons nisi një koloni në Guijana, aty ku shpresonte të ndërtonte një utopi tropikale. Kur një kongresmen vizitoi këtë bashkësi së bashku me tre gazetarë për të investiguar në lidhje me pretendimet për abuzime, ata u qëlluan dhe vranë në përpjekje për t'u larguar. Pas kësaj ngjarje, 913 anëtarë të bashkësisë - përfshirë qindra fëmijë - pinë aromatizues të helmuar në një prej vetëvrasjeve më masive të historisë.

Google+ Followers