Posts

Showing posts from January, 2014

Tetova News

Shkencëtari kundër Nasa: “Në Mars ka jetë”

Image
Rikthehen diskutimet për planetin Mars, të njohur si Planeti i Kuq. Sipas shkencëtarit Rhawn Joseph, Agjencia hapësinore amerikane është “përgjegjëse” për fshehjen e ekzistencës së jetës në Mars. Gjithçka nisi me shkëmbin misterioz që u shfaq kohët e fundit nga roveri Opportunity: sipas ekspertit, nuk bëhet fjalë për një gur të thjeshtë, por për një kërpudhë, pra me një gjallesë. “Çdo i rritur inteligjent, çdo adoleshentë, por edhe fëmijë, shimpaze, qen apo zvarranik me një mimimum kurioziteti, do të afrohej për të ekzaminuar nga afër një strukturë me formë kupe që shfaqet pak metra më tej edhe nëse 12 ditë më parë nuk e kishte vënë re, por jo NASA dhe grupi i shkencëtarëve që drejton roverin Opportunity, të cilët kanë refuzuar të marrin një foto të vetme nga afër”, ka nënvizuar Joseph. Sipas tij refuzimi i fotografimit nga afër: “i prodhimit të imazheve mikroskopike të objektit dhe publikimit të imazheve mikroskopike të këtij objekti janë një sjellje e çuditshme dhe neglizhente”.

SINANI / Arkitekti që lidhi Lindjen me Perëndimin

Image
Jonathan Glancey





Po të ecësh me makinë në perëndim të Stambollit, të duket sikur qyteti nuk merr fund asnjëherë. Jashtë përtej mureve romakë të qytetit - të shembur në disa pjesë për të lejuar autostradat me gjashtë korsi - vija qiellore shndërrohet në një seri blloqesh apartamentesh të dorës së katërt.
Hotele të lirë ngrihen me njësi kondicionimi, qendra anonime biznesi janë të ngritura prapa vend parkimeve të mbushur të makinave, magazina të mëdha tapetesh ofrojnë shfaqje shumëngjyrëshe prapa dritareve gjigante me xhama.
Dhe vinçat gjigantë - nuk mund të filloja t'i numëroja të gjithë - ngrejnë skelete të tjerë betoni për blloqe të tjerë apartamentesh në fusha lumore dhe anë kodrash, aty ku dikur ka patur fusha dhe pyje.
A do të ndalet ndonjëherë hapësira e ndërtimit? Apo do të vaz…

Rrathët misteriozë në fund të Detit të Japonisë (Video)

Gjatë një ekspedite zhytjeje në ujërat e Amami Oshima, një ishull gjysmëtropikal në Japoni, një zhytës dhe fotograf vendas, Yoji Ookata zbuloi disa struktura në rërën e fundit të ujit me formë jashtëzakonisht të rregullt, që duket si e projektuar nga inteligjenca njerëzore.
Struktura në formë rrethore në rërën e ujit, rreth 25 metra në thellësi, me diametër rreth 60 cm është një dizajn shumë i bukur, dhe fakti që është pikturuar në fund të detit, të jep përshtypjen e një misteri të madh, autorësinë e të cilëve shumë do të shpejtonin ta lidhnin me inteligjencën alinene nënujore, siç ka ndodhur edhe më herët me zbulimin në Detin Baltik.
Por, Ookata vëzhgoi për ditë me radhë strukturën e çuditshme me qëllim që të zbulonte më tepër rreth saj dhe e gjeti më në fund autorin e talentuar. Ai është një peshk i ujërave të Detit të Japonisë, i cili i krijon rrathët në rërë me qëllim që të afrojë femrën gjatë periudhës së fekondimit. Dhe, duhet thënë se me anë të kryeveprës së tij nënujore ia arrin…

Karavaxhio, misteri i një gjeniu të Rilindjes

Image
400 vjet pas zhdukjes së njërit prej mjeshtërve më të mëdhenj të artit italian, disa analiza të fundit të AND-së mund të zgjidhin më në fund misterin e vdekjes së tij Është një nga misteret më të mëdha të artit italian dhe madje botëror, por që ndoshta siç ndodh gjithmonë me misteret, herët a vonë, i ka ardhur koha që të zbërthehet. Rezultatet e disa analizave të fundit të mjekëve ligjorë që kanë pasur subjekt AND-në ndoshta janë në prag të zgjidhjes së misterit që ka mbështjellë prej shekujsh vdekjen e njërit prej gjenive më enigmatikë e më shumëngjyrësh të historisë.
Antiheroi i Barokut, Mikelanxhelo Merisi, i njohur nga të gjithë me emrin Karavaxhio, vdiq, sipas njërit prej versioneve që rrëfehen, nga malaria dhe në vetmi, në bregdetin e Toskanës, në shtratin e një spitali. Megjithatë, trupi i tij nuk u gjet kurrë dhe me kalimin e shekujve u përpunuan teori nga më të ndryshmet në lidhje me zhdukjen e tij, por edhe me vetë jetën dhe aftësitë e rralla artistike që kishte. Jeta, shijet …

Aliu i Tepelenës: I pari shef i spiunazhit shqiptar

Image
Tashmë për shumëkënd, emri i Ali Pashë Tepelenës (1744-1822) është i njohur si njëri prej ëndërrimtarëve sundimtarë shqiptarë që ushqyen ëndrrën e një Shqipërie të pavarur. Në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, ai ishte njëri ndër sundimtarët më në zë të Ballkanit, aq i pavarur sa që të hynte në bisedime më vete edhe me Napoleonin apo me Rusinë. Idhnak, i beftë, mosbesues, shumë herë mizor e herë të tjera bujar, Aliu i lindur në Beçisht, përballë Tepelenës e ngriti pushtetin e tij mbi një sistem policor shumë efikas për kohën. Shumë kohë më pas, pasardhësit e tij Ahmet Zogu e Enver Hoxha, ndoshta edhe pa e kuptuar mirë as vetë, e shfrytëzuan përvojën e tij në fushën e ndërtimit të shërbimit sekret. Përpjekjet e tjera (1992-1997) që u bënë në Shqipërinë postkomuniste nuk rezultuan me sukses, për fat të mirë të shqiptarëve.
Njerëzit Pushtetin e tij Ali Pasha e vuri në zbatim, duke u besuar njerëzve të afërt të rrethit të tij. Në krye të spiunazhit të jashtëm e të bren…

Historia mafiozit John Gotti, padrinoja i fundit i Cosa Nostra-s

Image
Mafiozi i vetëm që fitoi simpatinë e medias dhe të publikut

Historia e familjes “Gambino”  është e mbushur plot mistere, luftë tradhti, vrasje, çka ka bërë që kjo familje të hyjë në histori si një nga familjet më legjendare. Këtë familje e bëri të fashme John Gotti, ose siç i thoshin ndryshe “bosi spic” ngaqë vishej mjaft bukur dhe cilësohej si Al Kapone i ri i Amerikës. Gotti ishte personi që fitoi simpatinë e një pjese të publikut, të medias dhe urrejtjen e prokurorëve federalë dhe agjentëve të FBI-së. Ai së bashku me Al Kapones dhe Joe Colombo, ishin mafiozët e vetëm që dolën në kopertinën e revistës” TIME”.
“Gambino”, dy shekuj pushtet dhe luftra Familja kriminale Gambino është një nga “Pesë Familjet” që kontrollon aktivitete të krimit të organizuar përgjithësisht në New York City, SHBA, i njohur në mbarë vendin me një fenomen kriminal si Mafia (ose Cosa Nostra). Me bazë në New York City, operacionet e bandës u shtrinë përgjatë gjithë bregdetit lindor dhe anembanë vendit deri në Cali…

Brenda Luginës së Mbretërve, pamje mahnitëse nga varri faraonik 3 mijë vjet pas krijimit

Image
Këto imazhe plot me ngjyra janë marrë nga brendia e varrit të faraonit egjiptian Ramesses IV, i cili u kurorëzua në vitin 1156 para Krishtit, por mundi të mbretëronte për vetëm 6 vjet.



Dhe sot, 3000 vjet pasi u krijua, varri i vendosur në Luginën e Mbretërve, në Tebë, Egjipt,e  ruan në mënyrë të habitshme bukurinë e vet të jashtëzakonshme.

Ramesses IV u ngjit në fron pas largimit të Ramesses III, por duke qenë se bëhej fjalë për një periudhë shumë të vështirë ekonomike, megjithëse varri i tij është shumë i madh, ai konsiderohet relativisht i thjeshtë në dizajn dhe dekorim.



Fotografi Andrey Nekrasov, nga Ukraina, pas shumë përpjekjesh arriti të merrte një leje nga qeveria egjiptiane për të fiksuar këto pamje të cilat janë vërtetë mahnitëse.

“Brenda tij ishte shumë bukur, e pamjaftueshme për t’u shpjeguar me fjalë. Misteri më i madh është se si kanë mundur njerëzit 3 mijë vjet më parë të krijojnë diçka kaq të jashtëzakonshme”, thotë Nekrasov.

F O B I A/Frikë pa kufij

Image
Imagjinoni pak sikur të ndeshni në rrugë një vajzë shumë të bukur: taka të gjata, kurbat në vendin e duhur, buzët mishtore... menjëfjalë, hata fare! Por, nëse në vend që të ktheni kokën e ta shihni, ju filloni të dridheni e t'ju dalin djersë të ftohta, ndërkohë që ju pushton një ndjesi të përzierash, atëherë ndoshta vuani nga kaligjinefobia, një lloj frike e tepruar nga gratë e bukura. Ndoshta kushtëzuar edhe nga shenja filematofobie, një lloj ankthi të shkaktuar prej puthjeve. Nëse, ajo cfarë ju tremb janë vetëm puthjet e vjehrrës tuaj, atëherë ndoshta jeni të prekur nga penterafobia (një mospëlqim i pajustifikuar ndaj mamasë së bashkëshortes tuaj).
Lista
Dhe lista e fobive më të pazakonta mund të vazhdojë deri në pafundësi, ka nga ata që nuk durojnë dot pamjen e gjunjëve - as edhe të tyreve - (genufobia), ka nga ata që dridhen dhe jo vetëm nga i ftohti, kur bie borë (kuinofobia) dhe ka nga ata që kanë aq shumë frikë nga hijet, saqë tërhiqen dhe jetojnë në errësirën më absolute. …

Thirrja e kryqëzatave

Image
Jonathan Phillips


Kryqëzatë: sipas rrethanave, ose një nënfjalë toksike për konflikt mes të krishterëve dhe myslimanëve, ose një shkurtim për atë që njerëzit besojnë se është një kauzë e mirë dhe me vlerë. Në kontekstin e parë, mund të citosh Osama bin Ladenin, ose paralelisht, akuzat kundër Erik Prince, themeluesi i kompanisë së sigurisë Blackwater: "ai e sheh vetveten si një udhëheqës i krishterë kryqëzatash që ka marrë detyrën të eleminojë myslimanët dhe besimin islamik nga globi". Në një fushë më laike, çdo politikan perëndimor që mund të kërkojë një shkurtim të listës së pritjes në spitale mund të bëjë thirrje për një "kryqëzatë". Megjithatë, kuptime kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri e kanë të gjithë burimin nga një ide e lindur më shumë se 800 vjet më parë, një koncept që ka prodhuar një prej trashëgimive më të gjata dhe të adaptueshme të Mesjetës. Të gjurmosh se si "kryqëzata" ka evoluar, ka pësuar ndryshim dhe është përshtatur shpesh nga individë ng…

Flurudha