Universi do shembet? Studiuesit thonë se procesi ka nisur

Universi mund të ketë nisur procesin e kolapsit dhe të gjithçka brenda tij, përfshi ne, do të ngjishemi, duke mbetur vetëm një top i vogël dhe i fortë.

Procesi ka nisur diku në kozmos dhe po vazhdon që të hajë pjesën tjetër të universit.
Është një teori që ka ekzistuar prej kohësh, por tani studiuesit në Danimarkë thonë se kanë siguruar prova për diçka të tillë.
Baza e kësaj teorie është se herët a vonë, një zhvendosje radikale e forcave në univers do të bëjë që çdo grimcë të bëhet jashtëzakonisht e rëndë.
Gjithçka, madje edhe një grimcë rërë në çdo planet dhe galaksi, do të bëhet miliarda herë më e rëndë se sot.
Teoria sugjeron se kjo peshë e re do të shtrydhë të gjithë materialin në një top të vogël, të rëndë dhe super të nxehtë. Kështu universi do pushojë së ekzistuari.
Procesi i dhunshëm njihet edhe si faza e tranzicionit dhe është i ngjashëm me atë që ndodh kur uji kthehet në avull ose kur një magnet i nxehtë humbet fuqinë.
Sipas shkencëtarëve, bëhet fjalë për një teori të quajtur Higgs.
Menjëherë pas shpërthimit të Big Bang, hapësira u mbush me një substancë të padukshme, që tani quhet fusha Higgs.
Ajo mund të ekzistojë në dy gjendje, njëra që ndjejmë tani dhe një tjetër që është miliarda herë më e dendur na ajo që kanë vëzhguar aktualisht shkencëtarët.
Është pikërisht gjendja e dytë që shqetëson shkencëtarët, pasi vetëm një ‘flluskë’ mund të kthejë këtë fushë në një gjendje të re./ep

Google+ Followers