Si lindi këndimi?


Në fillim ishte zëri, fryma që tingëllon, një shenjë e zëshme e jetës dhe më pas lindi fjala për t’u bërë përsëri muzikë
Origjina

Njerëzit u këndonin ndjenjave të tyre shumë më përpara sesa të ishin në gjendje të flisnin për mendimet. Por sigurisht nuk duhet të imagjinojmë se këndimi i asaj kohe ishte njëlloj me të sotmin.
Vokalizmi prehistorik
Në fillimet e saj, kënga u ngjante tingujve si cicërima e zogjve apo ulërima e kafshëve ose e qara e bebeve, pra si diçka që nuk komunikonte mesazhe.
Këndimi, prodhimi vokal i toneve muzikore, është kaq elementar për njeriun saqë origjina e tij ka humbur në antikitetin e lashtë përmes gjuhës së folur.
Zëri mendohet të jetë instrumenti origjinal muzikor dhe nuk ekziston asnjë kulturë njerëzore, pavarësisht sesa e izoluar mund të ketë qenë, që nuk këndon.
Jo vetëm që këndimi është i lashtë dhe universal, por në kulturat primitive ai kishte funksion ndërlidhës me mjedisin, individin, grupin shoqëror dhe fenë.
Njerëzit primitivë këndonin duke u bërë thirrje zotave me lutje dhe thirrje, festonin ritet e tyre me vargje këngësh dhe rikujtonin baladat historike e heroike.
Me shumë gjasa, këndimi i parë ishte individual dhe i improvizuar si imitim i thjeshtë i tingujve të dëgjuar në natyrë. Në këtë pikë, këndimi i tingujve komunikues dhe të kuptueshëm nuk mund të quhet themelor, por ishte padyshim një hap i rëndësishëm për krijimin e gjuhës.
Shumë antropologë besojnë se zhvillimi i laringut të poshtëm, pjesë shumë e rëndësishme e artikulimit të fjalëve, ishte një zhvillim i vonshëm i evolucionit njerëzor.
Nuk ka kocka në laringun njerëzor, kështu që mbetjet arkeologjike nuk ofrojnë prova fizike të drejtpërdrejta mbi aparatin zanor te njeriu prehistorik. Pavarësisht mungesës së studimeve që lidhin karakteristikat vokale me masën e trupit, besohet se personat shtatlartë ishin këngëtarë bas, ndërsa trupat më të vegjël, siç janë mesdhetarët, prodhojnë këngëtarë të vokalit të lartë.
Bazuar në njohuritë që kemi sot në lidhje me këndimin në kohën primitive, një skenar i mundshëm është që zhvillimi muzikor të ketë filluar me disa forma të thjeshta melodike bazuar në disa tone.
Polifonia u shfaq më vonë, kur fëmijët, gratë dhe meshkujt këndonin paralelisht me anë të pyetje-përgjigjeve, që kombinonin frazat dhe tingujt. E gjitha kjo ka çuar në evoluimin e toneve dhe strukturës së sekuencës muzikore.
Kulturat madhore të hershme, që janë burime të muzikës perëndimore, kanë pasur karakteristikat muzikore të lidhura në një farë mënyre me gjuhët respektive. Ekspertët janë të mendimit se gjuha dhe shprehja muzikore e saj kanë shumë lidhje me njëra-tjetrën, por kjo lidhje është komplekse dhe e paqartë.
Shembulli më i zakonshëm i kësaj lidhjeje është se veglat frymore të muzikantëve francezë prodhojnë një timbër të veçantë, duke qenë se metrikat 6/8 nuk janë të pranishme në këngët hungareze dhe se teknika vokale klasike perëndimore u zhvillua prej rajoneve italishtfolëse.
Nuk dihet se kur apo ku u zhvillua arti muzikor, i ndarë nga muzika folk, por ka prova se kulturat e ndryshme mesopotamike e nxitën atë rreth 3500-500 vite para Krishtit. Kjo ishte periudha dhe vendi ku muzika u konsiderua një art dhe shkrimi i saj u la në dorë të profesionistëve muzikorë.
Kënga më e lashtë ekzistente është ajo e Himnit sumerian të Krijimit, që daton 800 vjet përpara Krishtit. Kultura egjiptiane e muzikës ekzistoi në mijëvjeçarin e katërt para Krishtit dhe muzika ishte e lidhur me jetën shoqërore dhe fetare të Mbretërisë së Vjetër.
Grekët kishin një kulturë të zhvilluar muzikore, ku dalloheshin shenja të muzikës folk vendase dhe pak influencë egjiptiane. Poezia e Safos dhe disa të tjerëve shpesh këndohej në konkurse me melodi dhe ritëm të bazuar në metrikën poetike.
Kultura judaike ka ruajtur disa melodi që datojnë 500 vite përpara erës sonë. Psalmi i Davidit dhe Kënga e Solomonit këndoheshin dhe njiheshin si prani e muzikës profesioniste. Pas shkatërrimit të Tempullit të Dytë në vitin 70 të erës sonë, muzika hebreje filloi të bëhej gjithnjë e më vokale.
Te romakët, muzika erdhi si huazim prej grekëve, por fillimisht në mënyrë instrumentale dhe në natyrë ushtarake. Seneka ka shkruar se ishte shqetësuar një natë vonë prej zërave të lartë të këngëtarëve që bënin ushtrime vokale.
Këndimi u bë një pjesë tejet e rëndësishme për fenë e krishterë, sepse u përfshi në ritualet fetare dhe muzika u përdor për t’i bashkuar njerëzit me njëri-tjetrin dhe krijuesin. Megjithatë, duhet theksuar se kjo muzikë ishte e huazuar prej feve të tjera derisa arriti të krijonte koret e famshme kishtare.

Google+ Followers