Në univers nuk ndodhë asgjë pa arsye


Inteligjenca universale është gjithnjë nën shërbimin tonë dhe vepron në përputhshmëri me atë se çfarë ne besojmë. Besimi është forca që e vë në lëvizje gjithë universin. Kjo forcë na dërgon gjithnjë sinjale se cilën rrugë duhet ta ndjekim në mënyrë që ne të arrijmë më lehtë tek qëllimi ynë, megjithatë, ne nuk ua vëmë shumë veshin këtyre sinjaleve dhe, bile shpesh, i përshkruajmë edhe si rastësi. Në univers nuk ndodh asgjë rastësisht. Gjithçka është e lidhur mes veti dhe e sinkronizuar shumë mirë nga inteligjenca universale. Që nga momenti që ne bëhemi të vetëdijshëm për botën që na rrethon, e pyesim vetën se ku është vendi ynë në të? Ç´farë fati na është përcaktuar neve? Në moshën e fëmijërisë ne e parafytyrojmë të ardhmen si një letër e bardh, mbi të cilën ne e shkruajmë historinë e jetës sonë. Mundësit na shfaqen si të pakufizuara dhe jeta na duket më e këndshme e më e lirë.  Por, sapo të rritemi e ta arrijmë moshën e pjekurisë, fillojmë t`i përjetojmë përkufizimet dhe shikimi ynë drejt së ardhmes ngushtohet. Ajo çka më herët na dukej e lirë dhe me mundësi të pakufizuara, fillon të na shfaqet më e ngushtë e më  e errët. Megjithatë është e mundur që ta kthejmë kënaqësinë e potencialitetit të pakufizuar dhe ta jetojmë jetën të lumtur. Ky potencialitet i pastër na mundëson që ta jetojmë jetën që kemi dëshirë dhe të ecim lirshëm drejt qëllimit që ia kemi dhënë vetes. Hapi i parë për ta rikthyer jetën në duart tona është ta kuptojmë esencën e tri fushave te ekzistencës.

Zona fizike
Fusha e parë e ekzistencës është zona fizike apo materiale d.m.th. universi që ne e shohim. Kjo është fusha të cilën ne më së shumti e njohim dhe të cilën ne e përshkruajmë si bota  reale. Ajo përmban materie dhe objekte të kufizuara, gjithçka 3 dimensionale, çka ne mund ta perceptojmë me shqisat tona, d.m.th. çka ne mundë të shohim, të dëgjojmë, të prekim, të shijojmë dhe të nuhasim. Kësaj zone i përket trupi ynë, era, toka, uji, gazrat, kafshët, mikrobet, molekulat dhe ekrani i këtij kompjuteri ku ju po i lexoni këta rreshta. Në këtë zonë 3 dimensionale futet edhe koha si dimensioni i katërt e cila na duket se po rrjedh ne një vijë të drejtë dhe përfshinë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Kjo do të thotë se gjithçka në zonën fizike apo materiale ka një fillim, një mes dhe një fund apo mbarim. Pra, gjithçka fizike lind dhe vdes. Edhe bjeshkët e kanë një fillim e dikur do të shndërrohen në pluhur. Bota fizike të cilën ne e përjetojmë është e sunduar nga ligjet fizike, si p.sh. ligji i gravitetit apo ai i tërheqjes. Dhe këto ligje janë aq të sakta sa që ne mund të parashikojmë ngjarje në të ardhmen, Ligji i tërheqjes na thotë se gjithçka çka ne mendojmë dhe besojmë, e tërheqim dhe ajo krijohet në realitetin tonë. Ky ligj është i njëjtë për të gjithë dhe nuk bënë asnjë dallim. Në një pikëpamje më të thellë mund ta paramendojmë njeriun si një nga magnetet më të mëdhenj në natyrë. Dhe ju e dini se magnetet mund të tërheqin gjërat. Kështu ndodhë edhe me ne. Ajo çka ne e besojmë dhe e themi me mendjen e me fjalët tona, po atë edhe do ta tërheqim e do ta përjetojmë në realitetin tonë.

Zona e kuanteve
Në fushën e dytë të ekzistencës përbëhet gjithçka nga informacioni dhe energjia. Kjo fushë përshkruhet si zona e kuanteve. Gjithçka në këtë fushë është jomateriale dhe nuk mundë të preket apo të perceptohet nga shqisat tona. Mendja e juaj, mendimet e juaja, Egoja e juaj, janë pjesë e vetes suaj, të cilat ju i ndjeni si normale. Këto të gjitha janë pjesë përbërëse të zonës së kuanteve. Këtu nuk kemi të bëjmë me materie apo diçka që mundë të preket, megjithatë ju e dini dhe jeni të sigurt se mendja juaj dhe mendimet e juaja ekzistojnë. Në të vërtetë është gjithçka që ne e shohim në Universin material asgjë tjetër përpos manifestim i energjisë dhe informacioneve nga zona e kuanteve. Bota materiale është një nënrenditje e botes së kuanteve. Gjithçka në zonën fizike përbëhet nga informacioni dhe energjia. Formula e njohur e Albert Ajnshtajnit (Albert Einstein 1879 – 1955) E = mc2 na tregon se energjia (E) është e barabartë me masën (m) shumëzuar me shpejtësinë e dritës në katrorë (c2). Kjo do të thotë se energjia dhe materia (masa) janë të njëjta dhe shfaqen në trajta të ndryshme. Ne kemi mësuar në orët e kimisë në shkollë se trupat e ngurtë përbëhen nga molekulat e pastaj molekulat përbëhen nga njësit edhe më të vogla të quajtura atome. Ne kemi mësuar që karriga mbi të cilën ne jemi ulur, e cila na duket aq e fortë, është e përbërë nga atomet që janë aq të vogla sa që mund të shihen vetëm me mikroskop të veçantë. Më vonë kemi mësuar se si atomet përbëhen nga grimcat ndërbërthamore, të cilat nuk janë të forta apo të ngurta. Ato janë paketa të vogla apo valë të cilat përbëhen nga informacioni dhe energjia. Kështu që edhe karriga mbi të cilën ju tani jeni ulur, nuk është asgjë tjetër, përveç se energji dhe informacion. Në fillim ndoshta ju duket e vështirë për ta kuptuar dhe pranuar këtë fenomen dhe sigurisht  se do ty pyesni vetën, se si është e mundur që ne t’i perceptojmë valët që përbëhen nga energjia dhe informacioni si trupa të ngurtë? Përgjigja është se këto ndodhi zhvillohen në zonën e kuanteve me shpejtësinë e dritës (300.000 km/s – d.m.th. 300 000 kilometra në sekondë) dhe shqisat tona nuk kanë aftësi ti perceptojnë ato. Në sytë e tonë ekziston dallimi mes një objekti dhe objektit tjetër, sepse mënyra dhe frekuenca se si njëri objekt manifestohet ne natyrë, apo dridhjet e valëve të energjisë së tij, dallojnë nga frekuenca e objektit tjetër dhe mënyra e dridhjeve se si ai manifestohet në natyrë. P.sh. unë e kam lëshuar radion në valët FM 103.2 MHz dhe dëgjojë muzikë popullore ndërsa ju e keni lëshuar radion në valë tjera dhe dëgjoni Rock `n`Roll. D.m.th., energjia i përshtatet informacionit dhe manifestohet në botë përmes valëve. Pra, bota fizike, bota e objekteve dhe materies, përbëhet nga informacionet të cilat janë të ruajtura si energji me frekuencë dhe dridhje të ndryshme. E vetmja arsye pse ne nuk e shohim botën si një rrjet jashtëzakonisht i madh i energjisë është, sepse kjo energji dridhet me frekuenca shumë të madhe për sytë tanë. Sytë tanë dhe shqisat tjera janë ashtu të programuara që ne t’i shohim objektet si 3 dimensionale dhe t’i perceptojmë ato si të ndara. Në të vërtetë, në zonën e kuanteve nuk ekziston kjo ndarje fare. Mendja jonë është pra një fushë e energjisë dhe e informacionit. Çdo ide është po ashtu energji dhe informacion. Trupi ynë dhe e gjithë bota fizike janë vetëm në parafytyrimin dhe mendjen tonë të ndara dhe dallojnë njëra me tjetrën. E ku mundë ta ketë pra mendja pikënisjen e saj, e cila është përgjegjëse për të gjitha këto?

Zona Virtuale
Në zonën e tretë të ekzistencës përbëhet gjithçka nga inteligjenca dhe vetëdija. Këtë zonë mund ta përshkruajmë si zona virtuale apo zona shpirtërore, si fusha e mundësive, si zona e inteligjencës universale. Këtu lindin informacioni dhe energjia nga një det i gjerë i mundësive. Fusha elementare e ekzistencës është jomateriale. Ajo është potencialitet i pastër. Zona virtuale e ekzistencës funksionon jashtë hapësirës dhe kohës. Në këtë zonë, koha dhe hapësira nuk ekzistojnë. Inteligjenca e fushës shpirtërore kujdeset për atë që energjia të grupohet në njësi, të cilat janë të njohura për ne. Ajo i bashkon grimcat kuantike në atome, atomet në molekula, molekulat në strukturë. Ajo është forca më e madhe që qëndron brenda dhe jashtë çdo gjëje. Për shembull gjatë leximit të kësaj faqeje janë sytë e juaj ata që e shohin shkrimin, truri juaj e bënë përkthimin e këtij shkrimi në simbole, në shkronja dhe fjalë dhe përpiqet ta gjejë një domethënie për këtë. Tani ndoshta e pyesni veten se kush është ai (ajo) që e mundëson leximin? Çfarë vetëdije fshihet pas mendimeve të mia? Ndaluni për një çast e mendoni. Sytë e juaj e shohin shkrimin. Truri e bënë përkthimin dhe analizat. Megjithatë, kush na e mundëson leximin?  Pas pak me siguri se do ta keni të qartë se brenda jush jeton edhe një forcë tjetër e cila na e mundëson përjetimin. Kjo forcë është shpirti apo inteligjenca universale e cila i bënë përjetimet e veta në zonën virtuale. Ashtu si informacioni dhe energjia që e krijojnë botën fizike, ashtu e krijon dhe e orkestron zona virtuale aktivitetin e informacionit dhe energjisë. Nëse ne arrijmë të lidhim kontakt me zonën virtuale, atëherë koha dhe hapësira do ta humbasin domethënien e tyre për ne. Nëse p.sh., unë dhe ju, ndodhemi në një lokal të mbyllur dhe bisedojmë, atëherë ju do ta perceptoni zërin tim krejt ndryshe nga ajo sikur ne të ndodheshim diku në rrugë. Nëse unë do të jem në një largësi diku rreth 50 metra, atëherë ju vështirë se do ta dëgjoni zërin tim qartë. E në largësi edhe më të mëdha ju as që do të mund të më dëgjonit. Por, nëse ne ndodhemi ne zonën virtuale (shpirtërore), atëherë ju do të më dëgjonit mua pa marr parasysh se në çfarë largësie unë do të jem, në cilën pjesë të rrugës jam, sa kilometra jam larg juve, apo se ne cilin kontinent ndodhem. Në zonën virtuale ne nuk kemi nevojë për kohë që ta kalojmë një pjesë të rrugës. Në këtë zonë ndodhë gjithçka përnjëherë. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë në një pikë. Gjithçka ndodhë Tani. Inteligjenca universale ndodhet kudo dhe është në gjendje që në shumë vende të ndryshme të krijojë rezultate të ndryshme përnjëherë. Gjithçka që ekziston kontrollohet dhe sinkronizohet nga kjo inteligjencë dhe asgjë nuk ndodhë pa ndonjë arsye. Gjithçka e ka planin dhe qëllimin e vet. Nëse ne mësohemi ta jetojmë jetën në përputhshmëri me sinjalet që na i dërgon kjo inteligjencë atëherë do të jemi të bindur se ne mundë të krijojmë mrekulli. Ja disa shembuj që na bëjnë ta kuptojmë se vërtetë ekziston zona virtuale apo inteligjenca universale. Mendoni njëherë se si funksionon trupi ynë. Trupi është i përbërë nga një numër shumë i madh i qelizave të cilat janë në komunikim të pandërprerë me inteligjencën universale. Secila qelizë e din në çdo moment se çka duhet bërë. P.sh., nëse ju dilni në park për të vrapuar, atëherë trupit tuaj i duhet më shumë energji e gjithashtu edhe zemra fillon të bëjë rrahje më të shpeshta. Qelizat janë në dijeni se ato duhet të krijojnë më shumë proteina e që neve na nevojitet më shumë energji. E gjithë kjo kontrollohet nga inteligjenca universale dhe ne as që kemi nevojë më ta qajmë kokën fare për këtë.  Apo kur ne jemi duke fjetur, të gjitha organet e kryejnë funksionin e tyre. Zemra rrah, mushkëritë na mundësojnë frymëmarrjen, lukthi bënë përpunimin e ushqimit e asnjë proces nuk ndalet as për një sekondë. Si shembull tjetër mund ta marrim ndodhitë në natyrën. Si rriten drunjtë, si lulëzojnë në pranverë, si bëjnë fruta, si bien gjethet në vjeshtë e gjithnjë i kalojnë proceset e njëjta sipas stinëve. Si rrjedhin lumenjtë, si lind dielli, si sillet toka rreth boshtit të saj dhe rreth diellit. Si mbahen planetët dhe i gjithë sistemi ynë diellorë në hapësirë? Të gjitha këto janë argumente për ekzistimin e një force jashtëzakonisht të madhe e që ajo është inteligjenca universale (Zoti). Inteligjenca universale është gjithnjë nën shërbimin tonë dhe vepron në përputhshmëri me atë se çfarë ne besojmë. Besimi është forca që e vë në lëvizje gjithë universin. Kjo forcë na dërgon gjithnjë sinjale se cilën rrugë duhet ta ndjekim në mënyrë që ne të arrijmë më lehtë tek qëllimi ynë, megjithatë, ne nuk ua vëmë shumë veshin këtyre sinjaleve dhe, bile shpesh, i përshkruajmë edhe si rastësi. Në univers nuk ndodh asgjë rastësisht. Gjithçka është e lidhur mes veti dhe e sinkronizuar shumë mirë nga inteligjenca universale. A ju ka ndodhur ndonjëherë që ju keni menduar për një person dhe pas pak ky person ju ka telefonuar apo jeni takuar krejt rastësisht disa dit më vonë me të? Sigurisht se po. A mendoni se kjo ka ndodhur pa asnjë arsye? Ajo çfarë ju sot besoni e mendoni është ajo çfarë ju do të jeni nesër. Ata që jeni JU sot, është rezultat i asaj se çfarë keni menduar e besuar JU dje. Përpiquni të ktheheni pak mbrapa në kohë dhe mundohuni ta gjeni se çfarë mendime keni pasur para disa muajve. Cilat ishin dëshirat e juaja në ato momente? Çfarë besonit ju? Nëse do të jeni të sinqertë me veten, atëherë me siguri se gjendja juaja e tanishme do të ndërlidhet ngushtë me atë çfarë ju keni menduar ca kohë më parë. E gjithë kjo ka ndodhur si rezultat i mendimeve tuaja, sepse universi vepron në bazë të asaj çfarë ju tani po mendoni. Marrë: sa-kra.ch.

Google+ Followers