Posts

Showing posts from November, 2013

Tetova News

10 burgjet më famëkëqija në të gjithë botën

Image
Jeni të mendimit që burri duhet ta provojë një herë burgun? Do ta ndryshoni këtë ide pasi të shihni burgjet më famëkëqija në të gjithë botën. Kushtet e tyre janë mizerabël, shërbimi i keq dhe kontrolli i ashpër. Dënimi i njerëzve për krimet e kryera duket se ka marrë një gjykim shumë serioz nga ana e këtyre autoriteteve. Nëse një numër i madh kriminelësh të dhunshëm gjenden sëbashku, pa asnjë shpresë dhe pa të ardhme, problemet duket të jenë të përhershme. Jeta pas hekurave shpesh mund të jetë po aq brutale sa në jeta jashtë në rrugë – ndoshta edhe më tepër. Për më tepër, në krye të të burgosurve të egër dhe sadistë, të burgosur të tjerë dhe gardianët përballen me vështirësitë ekstreme të higjienës nganjëherë dhe mbipopullimin. Për t’u marrë me mjediset e tyre të ashpër, kriminelët shpesh duhet të kaliten më tepër. Nga kërcënimet vdekjeprurëse të bandave të burgut lind frika e vdekjes së papritur në dush, aksidenteve dhe torturave. Jeta në burg është e rrezikshme, gazeta “Tirana Obser…

Njihuni me uebfaqen që iu shtyn të mësoni një aftësi të re në 100 ditë

Image
Web: Uebfaqja 100 (www.giveit100.com) dëshiron të ju motivoj që të mësoni një aftësi të re në një qind ditë, duke ndjekur progresin tuaj çdo ditë përgjatë një postimi të një videoje të shkurtër.
Përgjatë rrugës, njerëzit mund të pëlqejnë videot e juaja dhe të ju dërgojnë disa fjalë për përkrahje. Karen X. Cheng është mjaft e aftë. Ajo u largua nga Microsoft me një këngë si një letër dorëheqjeje dhe më pas mësoi se si të vallëzojë në një vit, që u bë video e famshme. Tani ajo ka marrë mësimet nga projekti i saj i fundit dhe e ktheu atë në 100. Ideja prapa faqes është që t’i bëjë njerëzit më të mirë në diçka si: programim, shkrim, ose vetëm duke u zgjuar herët në mëngjes, duke e bërë këtë gjë për 100 ditë rresht dhe duke e regjistruar progresin tuaj në video prej 10 sekondash të cilat mund t’i postoni në faqe. Në një kohë, ju mund të merreni vetëm me një projekt të ri. Ndonëse ju kërkon që të regjistroheni me llogarinë tuaj nga Twitter ose Facebook, ju mund të zgjidhni për të bërë videot pu…

Në univers nuk ndodhë asgjë pa arsye

Image
Inteligjenca universale është gjithnjë nën shërbimin tonë dhe vepron në përputhshmëri me atë se çfarë ne besojmë. Besimi është forca që e vë në lëvizje gjithë universin. Kjo forcë na dërgon gjithnjë sinjale se cilën rrugë duhet ta ndjekim në mënyrë që ne të arrijmë më lehtë tek qëllimi ynë, megjithatë, ne nuk ua vëmë shumë veshin këtyre sinjaleve dhe, bile shpesh, i përshkruajmë edhe si rastësi. Në univers nuk ndodh asgjë rastësisht. Gjithçka është e lidhur mes veti dhe e sinkronizuar shumë mirë nga inteligjenca universale. Që nga momenti që ne bëhemi të vetëdijshëm për botën që na rrethon, e pyesim vetën se ku është vendi ynë në të? Ç´farë fati na është përcaktuar neve? Në moshën e fëmijërisë ne e parafytyrojmë të ardhmen si një letër e bardh, mbi të cilën ne e shkruajmë historinë e jetës sonë. Mundësit na shfaqen si të pakufizuara dhe jeta na duket më e këndshme e më e lirë.  Por, sapo të rritemi e ta arrijmë moshën e pjekurisë, fillojmë t`i përjetojmë përkufizimet dhe shikimi ynë d…

Ja disa prej objekteve fatsjellëse

Image
Nje varese apo nje veshje qe mbaje kur ai te puthi apo kukulla prej pellushi me te cilen flije kur ishe e vogel, jemi te ndergjegjshem apo jo qe keto objekte funksionojne ne jeten tone jo vetem per te na dhene kenaqesi, por dhe si objekte fatsjellese ose hajmali. Ashtu si breshkat, ne kemi nevoje per nje zhguall mbrojtes edhe pse te padukshem, per te mbrojtur brishtesine tone. E ardhmja na tremb, kemi frike nga forcat e padukshme dhe kemi nevoje per shprese, dashuri dhe lumturi.
Qe nga kohet e lashta njeriu ka mesuar ta dalloje ate qe eshte e pergjithshme nga ajo qe eshte e vecante, sepse ka patur nje simbol te vecante, nje ngjyre apo nje forme te pazakonte dhe nje vlere te shenjte. Praktikisht e vecanta ka nje energji speciale qe e ben magjike. Gjithcka qe na rrethon mund te shnderrohet ne nje objekt fatsjelles: lule, kafshe, gure, objekte, shenje, forma gjeometrike, numra, letra alfabetike, qofte dhe disa fjale te shkruara. Nje pjese e madhe e tyre ka ne te vertete nje origjine te lash…

Si “udhëton” shpirti i njeriut

Image
Pavarësisht se janë shkruar shumë gjëra mbi këtë temë, akoma kjo çështje është e panjohur mirë, dhe sidomos në vëndin tonë. Projeksion Astral konsiderohet çdo lloj eksperience jashtëtrupore që kryhet me anë të trupit astral, i cili është i aftë të braktisë trupin fizik të njeriut dhe të udhëtojë jashtë tij në botën ose dimensionin astral.
Projeksioni astral përbën një nga mundësitë e ekzistencës njerëzore. Dëshmitë e njerëzve që kanë pasur një projekson astral me ose pa dashje janë të panumërta, akoma edhe në ditët tona. Por pasi gjykimi racional i botës tonë mban fort frerët e jetës tonë, dhe rrallë herë i japim të panjohurës vënd për tu shfaqur, të paktë janë ata që e dinë me të vërtet se çfarë u ndodhi kur papritur braktisën trupin e tyre dhe e panë veten duke bërë një udhëtim magjepsës astral. Por megjithatë… po ti hedhim një sy traditave të lashta do të na zbulojnë, se ky udhëtim jo vetëm që është i arritshëm, por dhe natyral për njeriun. Trupi astral Duke kërkuar në Traditat Esoter…

Si lindi këndimi?

Image
Në fillim ishte zëri, fryma që tingëllon, një shenjë e zëshme e jetës dhe më pas lindi fjala për t’u bërë përsëri muzikë Origjina
Njerëzit u këndonin ndjenjave të tyre shumë më përpara sesa të ishin në gjendje të flisnin për mendimet. Por sigurisht nuk duhet të imagjinojmë se këndimi i asaj kohe ishte njëlloj me të sotmin. Vokalizmi prehistorik Në fillimet e saj, kënga u ngjante tingujve si cicërima e zogjve apo ulërima e kafshëve ose e qara e bebeve, pra si diçka që nuk komunikonte mesazhe. Këndimi, prodhimi vokal i toneve muzikore, është kaq elementar për njeriun saqë origjina e tij ka humbur në antikitetin e lashtë përmes gjuhës së folur. Zëri mendohet të jetë instrumenti origjinal muzikor dhe nuk ekziston asnjë kulturë njerëzore, pavarësisht sesa e izoluar mund të ketë qenë, që nuk këndon. Jo vetëm që këndimi është i lashtë dhe universal, por në kulturat primitive ai kishte funksion ndërlidhës me mjedisin, individin, grupin shoqëror dhe fenë. Njerëzit primitivë këndonin duke u bërë thirrj…

Kultivimi i qelizave në 3-D

Image
Një studim i Universitetit të Brown-it tregon se qelizat e rritura nervore në kultura tredimensionale shfrytëzojnë 1766 gjene për dallim nga qelizat që rriten në kultura standarde dydimensionale.
Studimi tregon që këto qeliza të rritura në ambient laboratorik në 3-D u ngjajnë më tepër qelizave themelore të trupit të njeriut dhe sillen ngjashëm me to. Kjo do të thotë, që, metoda e kultivimit është e një rëndësie të veçantë nëse duam të dimë si reagon organizmi ndaj veprimit të barnave të ndryshme dhe kjo më qartë shihet në 3-D. Për më shumë se 100 vjet shkencëtarët kanë rritur qeliza në enë të rrafshëta. Në këta inkubatorë qelqi 2-D, qelizat ngjiten në fund dhe shpërndahen pasi të shumohen. Por në trup qelizat nuk rriten në atë mënyrë. Ato janë të shpërndara në lëngje dhe xhele dhe rrethohen me qeliza tjera, si dhe nuk janë të ngjitura, por lëvizin. Si rezultat, shkencëtarët supozojnë që kultivimi i qelizave në 3-D mund të mundësojë kuptimin më të drejtë të zhvillimit të proceseve të ndr…

Pionierët e fotografisë me ngjyra

Image
Speciale/Lëvizja e blicit, nga revolucionet deri tek jeta e thjeshtë dhe ajo e ikonave të turizmit

1. Botë të reja fotografish Më 1907 vëllezërit Lumière prezantuan një shpikje të re në treg, e cila shënoi një revolucion për kohën. I entuziazmuar, bankieri Albert Kahn jep në porosi projektin e tij “Arkiva e planetëve”. Procedura me autokrom filtronte dritën me ndihmën e grimcave të ngjyrosura të niseshtesë, njëlloj si pikseli i fotografisë digjitale. Në foto kulla “Eifel”, realizuar në vitin 1911.
2. Shpirti dinamik shpikës Kishte kohë që vëllezërit francezë Auguste dhe Louis Lumière kishin bërë eksperimente për këtë procedurë. Në 1895 u patentua shpikja e tyre, kamera e parë për transmetimin e filmave, që u dha famë botërore. Në 1907 ata prezantuan fotografinë me ngjyrë, që mund të realizohej nga çdokush.

3. Strategë reklamash Ata ishin jo vetëm shpikës të suksesshëm, por edhe strategë të reklamës. Për ta bërë të njohur metodën e re të shpikur prej tyre, ata i dërguan të gjithë fotografëve…

Flurudha