Vdekjet më të rralla në botë


Betty Stobbs 
Vdekje nga delja 
Në vitin 1999, Betty Stobbs, 67-vjeçare nga Anglia, mori një deng me barë të thatë që e ngarkoi në pjesën e pasme të motorit për të ushqyer tufën e deleve. Mesa duket, delet ishin shumë të uritura. Rreth 40 prej tyre iu vërsulen barit duke e shtyrë atë të binte nga një shkëmb i lartë. Stobbs i mbijetoi rënies, por vdiq kur motori ra pas saj poshtë dhe pikërisht mbi të.
Brian Wells 
Vdekje nga varësja 
Më 28 gusht 2003, shpërndarësi i picave Brian Ëells u përpoq të grabiste një bankë me një armë artizanale në formë kallami. Kur e kapi policia ai tha se atë e kishin detyruar ta bënte një gjë të tillë dhe se në qafë kishte një varëse bombë. Bomba plasi përpara se policia të mund ta çaktivizonte atë.
Steve Irwin 
Vdekje nga peshku 
Në vitin 2006, eksperti i jetës së egër dhe personaliteti televiziv Steve Irëin apo siç quhej ndryshe “Crocodile Hunter”, vdiq kur një thumb i një peshku iu ngul në zemër, ndërsa ai po filmonte dokumentarit “Krijesat më të rrezikshme të Oqeanit”.
Mariesa Weber 
Vdekje nga rafti i librave 
Familja e Mariesa Ëeber kishte denoncuar për humbjen e saj rreth dy javë përpara se ta gjenin në dhomën e gjumit të saj, vënë përfund nga rafti i librave. “Unë kam fjetur në të njëjtën shtëpi me të prej 11 ditësh dhe ku s’e kam kërkuar, dhe e gjej këtu në dhomën e gjumit të vdekur”, tha më pas nëna e saj
Tycho Brahe 
Vdekje se nuk shkon në banjë 
Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe, vdiq nga një infeksion në veshka për shkak se nuk shkoi në banjë gjatë një banketi në vitin 1601. Atëherë ishte turp të ngriheshe nga tavolina dhe të shkoje në banjë. Ai mbante një këllëf të artë për hundën për shkak se e kishte humbur të tijën në duel.
Jean-Baptiste Lully 
Vdekje nga shkopi i dirigjentit 
Ndërsa drejtonte himnin “Te Deum” për mbretin francez Louis XIV në 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i përqendruar në ruajtjen e ritmit duke përplasur një shkop në dysheme (kështu bëhej para se të përdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me të gishtin e madh. Më vonë plaga u bë gangrenë dhe ai refuzoi ta presë.
Mbreti Adolf Frederik 
Vdekje nga të ngrënit e tepërt 
Mbreti Adolf Frederick i Suedisë ishte shumë i dhënë ndaj të ngrënit dhe më vonë vdiq për këtë arsye. “Mbreti që e hëngri veten për vdekje” vdiq në vitin 1771 në moshën 61-vjeçare nga një problem në tretje, pasi hëngri një vakt të bollshëm me karkaleca, kaviar, sardele të tymosura, shampanjë dhe 14 ëmbëlsira.
Clement Vallandigham 
Vdekje nga demonstrimi për jurinë 
Pas Luftës Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma, u bë avokat i suksesshëm që rrallë herë humbte. Në vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, që akuzohej se kishte qëlluar Tom Myers gjatë një grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndërsa nxirrte pistoletën. Për ta bindur jurinë, ai e demonstroi teorinë, por harroi se arma ishte e mbushur.
Allan Pinkerton 
Vdekje nga kafshimi i gjuhës 
Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshëm për hapjen e agjencisë detektive “Pinkerton” dhe për krijimin e teknikave investigative, si vëzhgimin e të dyshuarit dhe kryerjes së punës nën maskim. Ai vetë vdiq nga një infeksion në gjuhë, gjë që iu krijua për shkak se e kafshoi kur u pengua në një trotuar.
Jack Daniel 
Vdekje nga shkelja e gishtit të madh 
I famshmi Jack Daniel vendosi të shkojë herët në distileri një mëngjes në vitin 1911. Donte të hapte kasafortën e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Në zemërim e sipër, Daniel goditi kasafortën me këmbë dhe lëndoi gishtin, i cili më vonë iu infektua. Ky lëndim i solli dhe vdekjen. Morali i historisë? Mos shkoni në punë herët.
Bobby Leach 
Vdekje nga lëkura e portokallit 
Bobby Leach nuk kishte frikë nga vdekja. Në vitin 1911, ai ishte personi i dytë në botë që kaloi poshtë Ujëvarës së Niagarës mbi një fuçi. Guximtari organizoi edhe shfaqje të tjera ku sfidonte vdekjen, prandaj vdekja e tij është ironike. Ndërsa shëtiste në Zelandën e Re, Leach rrëshqiti në një lëkurë portokalli.
Franz Reichelt 
Vdekje nga mos-hapja e palltos parashutë 
Në vitin 1911, rrobaqepësi francez Franz Reichelt vendosi ta provojë shpikjen e tij, një kombinim i parashutës dhe palltos, duke u hedhur nga kulla “Eifel”. Autoriteteve u tha se do të përdorte një kukull, por në momentin e fundit vendosi ta provojë vetë. Askush nuk u habit për vdekjen e tij.
Grigori Rasputin
Vdekje nga helmimi, goditja me armë, rrahja dhe mbytja njëkohësisht
Mistiku rus Grigori Rasputin (1869-1916) në fillim u helmua me aq helm sa mund të vriteshin 10 burra, por nuk pësoi gjë. Më vonë vrasësit e goditën me një revolver në shpinë. Rasputin ra, por e mori veten. Atëherë e goditën edhe tri herë të tjera, por Rasputin prapë jetoi. Më pas e rrahën dhe për siguri e hodhën në lumin e akullt Neva.
Ray Chapman 
Vdekje nga bejsbolli 
Ray Chapman nga Kleveland është njeriu i vetëm që është vrarë nga një shesh bejsbolli. Në atë kohë, lojtarët e bejsbollit e bënin pis një top para se ta hidhnin që ai që e qëllonte të mos e shihte. Në 6 gusht 1920, gjatë një loje kundër “Neë York Yankees”, Carl Mays, i hodhi një top të tillë Chapman, që i ra në kokë.
Isadora Duncan 
Vdekje nga shalli 
“Mamaja e kërcimit modern”, Isadora Duncan, vdiq në vitin 1927 për shkak të shallit të firmosur që e vishte gjithmonë. Gazeta “Neë York Times” shkruan në 15 shtator 1927 “Automobili po ecte me shpejtësi kur shalli me mëndafsh të fortë u rrotullua tek rrota e makinës. Ajo uli kokën dhe u përplas me një shkëmb”.
Homer dhe Langley Collyer 
Vdekje nga plehrat 
Homer dhe Langley Collyer ishin grumbullues të fiksuar. Dy vëllezërit kishin frikë t’i hidhnin gjërat dhe mblidhnin me fanatizëm gazeta dhe plehra të tjera në shtëpi. Ata madje vunë dhe çarqe në korridore që të mbroheshin nga hajdutët. Njëri prej tyre ishte zvarritur poshtë gazetave për të kaluar dhe ishte zënë në çarkun e ngritur vetë. Tjetri ishte i paralizuar dhe vdiq nga uria.
Jerome Irving Rodale 
Vdekje gjatë një bisede në një shfaqje 
Jerome Irving Rodale ishte një ithtar i ngrënies së shëndetshme. Ai ishte përkrahës i ushqimeve organike dhe themeloi revistën “Ferma dhe kopshtaria organike”. Pasi u mburr se do të bëhej 100 vjeç, nëse nuk shtypej nga ndonjë taksixhi i inatosur, Rodale vdiq nga një infarkt ndërsa intervistohej nga Dick Cavett në 1971.
Christine Chubbuck 
Vdekje nga vetëvrasje drejtpërsëdrejti në televizor 
Christine Chubbuck ishte reporterja e parë dhe e vetme që kreu vetëvrasje gjatë një transmetimi drejtpërsëdrejti në televizor. Në 15 qershor 1974, tetë minuta në transmetim, reporterja që vuante nga depresioni tha: “Do të ruaj politikën e “Channel 40” dhe do t’ju sjell lajmet më të fundit”. Më pas nxori pistoletën dhe e goditi veten në kokë.
Elvis Presley 
Vdekje në banjë 
Ekzistojnë raste të ndryshme të vdekjeve në banjë, por ajo e Elvis Presley (1935-1977) është më e famshmja. Mbreti i rokut është gjetur i shtrirë në banjën e shtëpisë së madhe pasi kishte vjellë në ËC. Doktorët thanë se kishte pësuar një infarkt nga shtimi në peshë dhe marrja e ilaçeve të tepërta.
Robert Williams 
Vdekje nga roboti 
Robert Ëilliams është njeriu i parë që është vrarë nga një robot. Më 25 janar 1979 ngjitet në një dollap të depos tek “Ford Motor’s Flat Rock” për të marrë një pjesë për robotin që s’po funksiononte. Çuditërisht në ato momente roboti aktivizohet dhe e përplas krahun në kokën e Ëilliam duke e vrarë atë në çast.
Vic Morrow 
Helika e helikopterit i pret kokën 
Aktori Vic Morroë ndërroi jetë gjatë xhirimeve të filmit “Tëilight Zonë: The Movie”, kur një helikopter doli jashtë kontrollit për shkak të shpërthimeve të efekteve speciale dhe i preu kokën me helikë. Dhe dy fëmijë të tjerë aktorë vdiqën në vendngjarje në atë kohë.
David Grundman 
Vdekje nga kaktusi 
Në vitin 1982, 27 vjeçari David Grundman dhe një shoku i tij i dhomës vendosën të bëjnë qitje duke përdorur si shënjestër lulen e shkretëtirës. Kaktusi i parë, i cili ishte i një madhësie të vogël u bë copash menjëherë. Por kur Grundman provoi të qëllonte me armë një kaktus të madh, një pjesë e tij i ra përsipër duke e vrarë.
Tennesee Williams 
Vdekje nga tapa e shishes 
Dramaturgu Tennesee Ëilliams, i njohur si një nga më të mëdhenjtë në historinë e Amerikës, gjithashtu njihet dhe për dashurinë e tij për pijen. Dhe pikërisht nga ajo i erdhi dhe vdekja jo e zakonshme. Ai ishte në dhomën e tij të hotelit në vitin 1983 pasi i ngeci në fyt tapa e shishes.
Jerome Moody
Mbytje ironike në pishinë 
Në vitin 1985 rojtarët e jetës, siç quhen ata që shpëtojnë njerëzit që rrezikojnë të mbyten në det, në Nju Orlins, vendosën të festojnë sezonin e parë pa asnjë mbytje. Kur mbaroi festa, një i ftuar 31-vjeçar, Jerome Moody u gjet i vdekur në fund të pishinës së zyrave të rojtarëve të bregut.
Dick Shawn 
Vdekje në skenë 
Komediani i njohur Dick Shaën u nda nga jeta në vitin 1987, vdiq nga një atak në zemër në skenë ndërsa po bënte humor. Ai po tallej me politikanët duke përmendur klishetë e fushatave elektorale si për shembull “Unë nuk do ta lë pas dore punën”. Më pas ai u shtri në tokë dhe njerëzit menduan se ishte pjesë e shfaqjes.
Mal Kirk 
Vdes nga goditje barku 
Mundësi britanik Mal “King Kong” Kirk vdiq nga një goditje barku e Shirley “Big Daddy” Cratbree. Në gusht 1987, në momentet finale të ndeshjes, Crabtree kreu lëvizjen dalluese të tij (duke u hedhur poshtë e lartë dhe duke përplasur barkun tek kundërshtari) Kirk, i cili pësoi një infarkt në zemër dhe vdiq.
Lori Rae Keevil-matheës 
Vdekje nga çadrat gjigante 
Në vitin 1991 artistët Christo dhe Jeanne-Claude krijuan një instilacion ambientalist prej mijëra çadrash gjigante të verdha dhe blu në Kalifroni dhe Japoni. Dy muaj më vonë Lori Rae Keevil-Matheës, një 33-vjeçare, shkoi të shihte instilacionin kur era e fortë e shkuli një nga çadrat e cila e shtyu gruan të përplasej pas një guri.
Yooket Paen 
Vdekje dyfishe 
Në vitin 1991, një grua tajlandeze 57-vjeçare, Yooket Paen, ishte duke ecur në fermën e saj kur aksidentalisht i rrëshqiti këmba në një bajgë lope. Kur u rrëzua ajo u mbajt pa dashje në një tel korrenti të zhveshur dhe vdiq. Gjatë funeralit, motra e të ndjerës po u tregonte fqinjëve vendin ku kishte rënë në korrent Yooket, kur dhe ajo vetë rrëshqiti, kapi telin e korrentit dhe vdiq.Nandaweb.com./standard

Google+ Followers