Posts

Showing posts from October, 2013

Tetova News

Vdekjet më të rralla në botë

Image
Betty Stobbs  Vdekje nga delja  Në vitin 1999, Betty Stobbs, 67-vjeçare nga Anglia, mori një deng me barë të thatë që e ngarkoi në pjesën e pasme të motorit për të ushqyer tufën e deleve. Mesa duket, delet ishin shumë të uritura. Rreth 40 prej tyre iu vërsulen barit duke e shtyrë atë të binte nga një shkëmb i lartë. Stobbs i mbijetoi rënies, por vdiq kur motori ra pas saj poshtë dhe pikërisht mbi të. Brian Wells 
Vdekje nga varësja  Më 28 gusht 2003, shpërndarësi i picave Brian Ëells u përpoq të grabiste një bankë me një armë artizanale në formë kallami. Kur e kapi policia ai tha se atë e kishin detyruar ta bënte një gjë të tillë dhe se në qafë kishte një varëse bombë. Bomba plasi përpara se policia të mund ta çaktivizonte atë. Steve Irwin 
Vdekje nga peshku  Në vitin 2006, eksperti i jetës së egër dhe personaliteti televiziv Steve Irëin apo siç quhej ndryshe “Crocodile Hunter”, vdiq kur një thumb i një peshku iu ngul në zemër, ndërsa ai po filmonte dokumentarit “Krijesat më të rrezikshme të …

Projeksioni Astral, çfarë ndjen njeriu në momentet që shkëputet nga bota reale

Image
Pavarësisht se janë shkruar shumë gjëra mbi këtë temë, akoma kjo çështje është e panjohur mirë, dhe sidomos në vëndin tonë. Projeksion Astral konsiderohet çdo lloj eksperience jashtëtrupore që kryhet me anë të trupit astral, i cili është i aftë të braktisë trupin fizik të njeriut dhe të udhëtojë jashtë tij në botën ose dimensionin astral.
Projeksioni astral përbën një nga mundësitë e ekzistencës njerëzore. Dëshmitë e njerëzve që kanë pasur një projekson astral me ose pa dashje janë të panumërta, akoma edhe në ditët tona. Por pasi gjykimi racional i botës tonë mban fort frerët e jetës tonë, dhe rrallë herë i japim të panjohurës vënd për tu shfaqur, të paktë janë ata që e dinë me të vërtet se çfarë u ndodhi kur papritur braktisën trupin e tyre dhe e panë veten duke bërë një udhëtim magjepsës astral. Por megjithatë… po ti hedhim një sy traditave të lashta do të na zbulojnë, se ky udhëtim jo vetëm që është i arritshëm, por dhe natyral për njeriun.
Trupi astral Duke kërkuar në Traditat Esoter…

Hitleri, aktor dhe demagog i aftë që dinte të joshte

Image
"Adolf Hitleri - vitet e ngritjes”, është biografia e re që liderin e Rajhut të Tretë e paraqitet si një njeri me të meta, por që nuk e bën njerëzor e as nuk i zvogëlon krimet e tij. Autori i biografisë së re të Adolf Hitlerit, Volker Ulrich, e shfaq atë si njeri me shumë të meta që me aktrim brilant ia doli të mashtrojë të gjithë botwn. Hitleri ka theksuar shpeshherë se si ai u rrit në rrethana modeste, ndonëse familja e tij i takonte shtresës së pasur të mesme. Shpesh lëvdohej se bënte jetë norma, por realiteti ishte ndryshe: fitonte milionat, i adhuronte makina të shtrenjta, ndërsa kostumet ishin të porositura. Shumë autorë e kanë portretizuar Hitlerin si një artist të paplotësuar, Ulrich beson se si piktor dhe arkitekt ishte mesatar dhe se talenti i tij kryesor ishte në fushën e politikës. “Hitleri kishte aftësi të pabesueshme për të bërë për vete njerëzit e besimeve të ndryshme dhe për këtë qëllim gjithmonë ka luajtur role të reja -nga situata që kërkohej. Nëse ai duhej të …

Flurudha