10 atentatet e dështuara që mund të ndryshonin historinë

Nga atentati ndaj Ronald Regan tek ai ndaj Vladimir Lenin e deri tek Adolf Hitler
Nga Linkolni tek Xhon Kenedi dhe Jul Çezari tek Martin Luter King, libra të shumtë janë shkruar rreth vrasjeve të shumta dhe se si ato kanë ndryshuar rrjedhën e historisë. Disa njerëz, i hedhin më shumë se një shikim edhe tentativave të dështuara për vrasje – kanë patur sukses, do e kishin ndryshuar historinë, nëse jo më shumë apo aq sa ato tentative që ishin të suksesshme. Ndërkohë që ndodh ajo “çfarë nëse”, dhe ekziston gjithmonë një supozim i rrezikshëm, është intriguese të spekulosh se si gjërat mund të kishin ndodhur ndryshe për shkak të paaftësisë së një vrasësi – jo vetëm në termat e gjërave pozitive që mund të jenë humbur, por edhe për gjërat negative që mund të ishin shmangur. Përshembull çdo të ndodhte nëse Hitlerit do të vritjej nga ishte një grup konspiratorësh të drejtuar nga Koloneli Klaus Von Shtaufenberg në strofullën e tij në Prusi në 1944? Përgjigja është e thjeshtë: lufta do të përfundonte dhjetë muaj më shpejt, dhe do të kishim miliona të vrarë më pak. Por nëse Lenin do të kishte ngelur i vdekur, a do të merrte komunizmi rrugën që ndoqi? Pak veta e dinë, por para se të bëhej lider i padiskutueshëm, Lenini për pak vdiq i sulmuar nga një femër e quajtur Fania Kaplin. Edhe pse u dëmtua rëndë, ai u përmirësua dhe e përdori këtë për të rritur imazhin dhe për të ngritur një mbretëri terrori ndaj kundërshtarëve. Është interesante të imagjinosh se si do kishin qenë vitet ’80 nëse një nga plumbat e Xhon Hinklit do kishte qëlluar në shenjë dhe Zv.Presidenti i Reganit, Bush, do ishte bërë president tetë vite më parë nga mandati i tij eventual. Do kishte qenë i aftë të përmirësonte ekonominë siç bëri Regani në vitet ’80, apo do ushtronte presion ndaj Bashkimit Sovjetik? Ja se cilat janë atentatet e dështuara që mund të ndryshonin historinë.


1. Adolf Hitler
Lider gjerman, 1944
Detajet se sa afër vrasjes së Hitlerit ishte një grup konspiratorësh të drejtuar nga Koloneli Klaus Von Shtaufenberg në strofullën e tij në Prusi në 1944, janë të dhëna legjendë. Megjithatë, konsideroni se çfarë do mund të kishte ndodhur. Konspiratorët do kishin qenë superiorë dhe me ndihmën e elementëve anti-fashistë brenda ushtrisë, mund të kishin larguar nazistët dhe të kishin negociuar dorëzimin, duke e zvogëluar luftën me dhjetë muaj dhe duke shpëtuar miliona jetë. Me Gjermaninë tërësisht të pa pushtuar, jo vetëm që do ishte reduktuar niveli i vdekjeve dhe shkatërrimeve që ndodhën, por do kishte ndryshuar dhe tabloja politike në Europë dhe kërcënimi i Luftës së Ftohtë. Vendosja e bombës nën tavolinën e punës së Hitlerit ndodhi vonë, pasi Gjermania ishte përfshirë në problemet aktuale.

2. Vilhelm II
Perandor gjerman, 1901
Kur një anarkist qëlloi mbretin ndërkohë që vizitonte Bremenin, në mars të 1901, vetëm disa e kuptuan se sa shumë do t’i kushtonte ky dështim Gjermanisë. Pse? Nëse sulmi do kishte patur sukses, ka mundësi që Lufta e Parë Botërore të mos kishte ndodhur dhe rrjedha e historisë, sidomos në Europë, do kishte ndryshuar tërësisht. Sigurisht, askush nuk mund të fajësojë tërësisht Vilhelim II për krizën e Europës në 1914, por ka shumë mundësi që një lider më praktik dhe gjakftohtë do kishte qenë i aftë të mos lejonte që gjërat të dilnin jashtë kontrollit aq shpejt dhe tërësisht siç ndodhën. Do kishte qenë ai njeri Vilhelmi III? Ndoshta! Pyetja e vetme është nëse djali mbret (ai ishte vetëm 19 vjeç në atë kohë) do ishte njeriu që do ndryshonte historinë apo do kishte të njëjtin fund tragjik si i ati? Nuk do e dimë asnjëherë.

3. Vladimir Lenin
Para se të bëhej lider i padiskutueshëm, Lenini për pak vdiq i sulmuar nga një femër e quajtur Fania Kaplin. Edhe pse u dëmtua rëndë, ai u përmirësua dhe e përdori këtë për të rritur imazhin dhe për të ngritur një mbretëri terrori ndaj kundërshtarëve. Çfarë do kishte ndodhur nëse Fania do kishte qëlluar në shenjë? Do kishin fituar komunistët kundrejt Menshevikëve apo do kishin mundur Ushtrinë e Bardhë pa liderin e tyre politik? Me siguri e ardhmja do kishte qenë më pak e sigurt me Leninin në krye. Është e sigurt që Stalini nuk ishte në pozita për të marrë pushtet, duke e bërë të vështirë të mësohet se kush do i mbante frerët e pushtetit. Kjo e bën këtë tentativë të vështirë të vlerësohet nëse suksesi i saj do kishte qenë përfitim për Rusinë ose jo; në çdo rast, do kishte qenë ndryshe.

4. Abraham Linkoln
President i ShBA, 1864
Vrasja e Linkolnit nga aktori Xhon Uilkes në 1865 u kthye në legjendë. Imagjinoni nëse një tentativë e hershme në 1864 do rezultonte e suksesshme. Dikush qëlloi presidentin kur ishte në Uashington, por nuk arriti shënjestrën. Nëse objektivi do kishte qenë më i saktë Linkolni do ishte zëvendësuar nga Hanibal Hamlin, i cili mund t’i kishte besuar zgjedhjet e ardhshme komandantit të tejkujdesshëm Xhorxh MekKlelan. Nëse Hamlin (nëse do rizgjidhej) ose MekKlelan, do udhëhiqte gjatë luftës, ose do merrej me rikonstruktimin e Jugut, është një çështje e debatueshme. Vdekja e Linkolnit, nëse do kombinohej me një udhëheqës si Hamlin dhe një paqeruajtës si Meklelan, do kishte inkurajuar Jugun të duronte pak më gjatë dhe të rezultonte në armëpushim më shumë se në fitore, duke ndryshuar historinë e Amerikës.

5. Franklin Rusvelt
President i zgjedhur i SHBA, 1933
Është e vështirë të mendosh se si dy trazirat e mëdha, Depresioni i Madh dhe Lufta e Dytë Botërore, do mund të kapërceheshin pa Rusveltin në krye. Kjo për pak ndodhi në shkurt të vitit 1933, kur ai po udhëtonte në një makinë të hapur në Majami, Florida. Një emigrant italian qëlloi pesë herë ndaj tij, duke mos goditur në shenjë. Nëse ai do kishte patur sukses, zv.Presidenti Xhon Garner do ishte bërë presidenti i 32– të dhe vitet ’30 do kishin qenë shumë më ndryshe. Më mirë? Më keq? Nuk mund të dimë se çfarë presidenti do kishte qenë Garneri, por është e vështirë të dish se si Garneri do mund të kishte realizuar Marrëveshjen e Re, Mbrojtjen Sociale ose Shpërndarjen e të Mirave në një Kongres kundërshtues.

6. Benito Musolini
Lideri fashist italian, 1926
Viti 1926 nuk ishte i mirë për Duçen, i cili u përball me jo më pak se katër sulme mbi jetën brenda shtatë muajsh. (Në anën tjetër, duke qenë se të gjitha tentativat dështuan, ai ishte një vit i mirë për të dhe një vit i keq për Italinë.) Tentativa e parë u krye nga një grua irlandeze, që i qëlloi afër hundës, ndërsa tre të tjerat – të gjitha burra – ose nuk qëlluan në shenjë ose u kapën gjatë fazës së planifikimit. Gjithsesi, ata përfunduan të vdekur, por jo shënjestra e tyre. Fashistët jo vetëm që do kishin humbur forcën udhëheqëse por edhe pushtetin e tyre. Kush ose çfarë do e kishte zëvendësuar? Një fashist tjetër që mund të ishte më i zoti se vetë Duçja? Një pseudo Republikë Demokratike? Apo një monarki? Janë supozimet e çdokujt.

7. Ronald Regan
President i SHBA, 1981
Është interesante të imagjinosh se si do kishin qenë vitet ’80 nëse një nga plumbat e Xhon Hinklit do kishte qëlluar në shenjë dhe Zv.Presidenti i Reganit, Bush, do ishte bërë president tetë vite më parë nga mandati i tij eventual. Do kishte qenë i aftë të përmirësonte ekonominë siç bëri Regani në vitet ’80, apo do ushtronte presion ndaj Bashkimit Sovjetik? Edhe pse ajo që bëri Regani, mund të kishte ndodhur sërish, është e vështirë të mendosh Bushin të bind popullin me elegancën e “Komunikuesit të Madh” ose të kërkonte që Gorbashevi të shembte murin e Berlinit. Regani e udhëhoqi vendin gjatë kolapsit të Bashkimit Sovjetik dhe dy luftërave gjatë një mandati të vetëm. Bota nuk do ta marrë vesh asnjëherë se si do mund të kishin qenë vitet ’80 pa Reganin në krye.

8. Endrju Xhekson
President i ShBA, 1835
Ndërkohë që shumë njerëz mendojnë se vrasja e Linkolnit ishte tentativa e parë për vrasje ndaj një presidenti, të paktë janë ata që e dinë se sa afër vdekjes ishte një nga paraardhësit e tij. Kjo ndodhi gjatë mandatit të parë të Xheksonit kur një burrë i çmendur shkoi drejt presidentit dhe drejtoi ndaj tij dy pistoleta. Çuditërisht asnjëra nuk qëlloi, duke e lënë Xheksonin të padëmtuar; por sulmuesi i tij u rrah egërsisht dhe u gjakos nga komandanti përgjegjës. Autoritetet e larguan nga vendngjarja pa bujë dhe pasi doktorët e shpallën të çmendur, ai u mbyll në azil për gjithë jetën. Nëse do kishte qenë më mirë ose më keq për vendin është e diskutueshme, por që drejtimi i vendit do ishte ndryshe.

9. Gamal Naser
President i Egjiptit, 1954
Për rreth dy dekada, ai ishte forca udhëheqëse e nacionalistëve në rajon dhe nxitja e luftërave të vendit me Izraelin. Nëse ai do ishte qëlluar me të paktën një nga tetë plumbat e drejtuar ndaj tij gjatë fjalimit që mbajti në 1954, ndoshta luftërat mes Arabisë dhe Izraelit, vdekja e të përfshirëve në luftë dhe konflikti i Yom Kippur – it nuk do kishin ndodhur. (Edhe pse lufta filloi nga pasardhësi i tij, Anvar Sadat, ajo ishte një përgjigje ndaj poshtërimit që egjiptianët pësuan gjashtë vite më parë.) Një nga oficerët ndoqi hapat e tij, por askush nuk u shfaq të kishte karizmën apo tendencat e tij konkurruese, duke e bërë të ardhmen e Egjiptit të pasigurt. Është e mundur që ajo do kishte qenë më pak konfrontuese, por sigurisht nuk ka asnjë mënyrë që mund ta dimë këtë.

10. Çarls De Gol (Gaulle)
President i Francës, 1962
Gjatë karrierës së tij të gjatë politike, Presidenti kontraversal francez dhe udhëheqësi i Luftës së Dytë Botërore, u përball me tentativa të shumta vrasjesh. Asnjëra prej tyre nuk ishte aq afër realizimit sa ajo e vitit 1962. Duke ecur me makinë në bulevardin e “Lirisë”, mjeti i De Gaulle’s u sulmua me armë zjarri. (Sulmi u krye nga një oficer i rebeluar i Forcave Ajrore Franceze, i nxehur me De Gaullen për vendimin e tij që t’i jepte Algjerisë pavarësinë.) Edhe pse sulmi vrau dy policë, shkatërroi xhamat e prapme të makinës të tij dhe qëlloi katër gomat e saj, shoferi arriti të largohej me Presidentin dhe gruan e tij, të dy të palënduar. Është interesante të konsiderohet çfarë drejtimi do kishte marrë Franca në këtë rast.

Google+ Followers