Posts

Showing posts from September, 2013

Tetova News

Falënderimi dhe mirënjohja ju bëjnë njerëz të lumtur

Image
Njëra prej shprehive më të çuditshme të njerëzve të lumtur është falënderimi. Ata e vërejnë , e ndjejnë, hulumtojnë dhe praktikojnë. Falenderimi liron nga stresi, ngrit disponimin që pozitivisht ndikon në kompletimin e imunitetit. Kështu do të ndërtoni mardhënie kualitative me kënd do që dëshironi. Njerëzit shpesh harrojnë në këtë shprehi të thjeshtë, që nuk është aq e  vështirë nëse e praktikojmë çdo ditë. Megjithate, si është ajo që njerëzit e lumtur ndjejnë falenderim pa marrë parasysh problemet. Kanë sëmundjen e kancerit, ata janë të falenderueshmë për ndihmën medicinale që ja u mundëson mbështetja familjare. Nëse nuk kanë familje apo partner, janë të falenderueshëm ndaj shoqërisë. Janë të papunë, shembull, janë të falenderueshëm të paktën që kanë kulm mbi kokë. Njerëzit e lumtur janë të falenderueshëm ndaj imtësiveAta nuk i marrin të parëndësishme ndodhitë e përditshme, si atë që në mëngjes janë zgjuar shëndosh e mirë, që kanë ujë, rrymë, shikim dhe bukë. Ata të gjitha këto i vërej…

Historia e Çekisë: Nga pushtimi nazist te rezistenca dhe masakrat

Image
Populli i vogël i Europës Qendrore u përball nga njëra anë me “tradhtinë” e fuqive të mëdha që i dhanë Hitlerit të gjithë zonën kufitare dhe, nga ana tjetër, nga braktisja e aleatëve të vet në Europën Lindore. Megjithatë gjetën forcën për të rezistuar Historia e Çekisë Atentati ndaj Heydrich, protektor i Perandorisë Gjermane në Çeki dhe pasojat e atentatit Doc. Esat Heta Në vitin 1938, Republika Çekosllovake ndodhej në udhëkryq. Që në javët e para të atij viti, u bë i qartë qëndrimi i Gjermanisë hitleriane për t’i dhënë zgjidhje njëherë e mirë problemit me fqinjët e tij jugorë. Pa dyshim, situata për Republikën Çekosllovake u komplikua pas pushtimit të Austrisë nga Hitleri më 12 mars 1938. Pas këtij pushtimi, Hitleri së bashku me përfaqësuesit e lartë të ushtrisë përpunoi planin e sulmit ndaj Republikës Çekosllovake nën emrin “Plani i gjelbër” e ndërkohë, në kongresin e partisë Sudeto-Gjermane në Karlovivar, kryetari i saj, Konrad Henlain, doli me kërkesën e autonomisë së Sudetëve, ide e k…

10 atentatet e dështuara që mund të ndryshonin historinë

Image
Nga atentati ndaj Ronald Regan tek ai ndaj Vladimir Lenin e deri tek Adolf Hitler Nga Linkolni tek Xhon Kenedi dhe Jul Çezari tek Martin Luter King, libra të shumtë janë shkruar rreth vrasjeve të shumta dhe se si ato kanë ndryshuar rrjedhën e historisë. Disa njerëz, i hedhin më shumë se një shikim edhe tentativave të dështuara për vrasje – kanë patur sukses, do e kishin ndryshuar historinë, nëse jo më shumë apo aq sa ato tentative që ishin të suksesshme. Ndërkohë që ndodh ajo “çfarë nëse”, dhe ekziston gjithmonë një supozim i rrezikshëm, është intriguese të spekulosh se si gjërat mund të kishin ndodhur ndryshe për shkak të paaftësisë së një vrasësi – jo vetëm në termat e gjërave pozitive që mund të jenë humbur, por edhe për gjërat negative që mund të ishin shmangur. Përshembull çdo të ndodhte nëse Hitlerit do të vritjej nga ishte një grup konspiratorësh të drejtuar nga Koloneli Klaus Von Shtaufenberg në strofullën e tij në Prusi në 1944? Përgjigja është e thjeshtë: lufta do të përfundo…

Ja kush janë 10 njerëzit më të kërkuar në botë

Image
E ndërsa të gjithë mund të presin se njeriu më i kërkuar në botë mund të jetë ndonjë terrorist, gabohen. Njeriu më i kërkuar në të gjithë botën sipas revistës amerikane “Forbes” është bosi meksikan i drogës, Joaquin Guzman, ‘El Kapo’. Ky i fundit njihet si drejtues i organizatës ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe që nga viti 2003 ai është personi më i kërkuar nga autoritetet meksikane dhe tashmë edhe nga SHBA-ja. Sipas “Forbes”, Guzman do të bënte gjithçka për të shtuar pasurinë e tij miliarda dollarëshe. Revista “Forbes” thotë se El Kapo është i pamëshirshëm dhe shumë i vendosur. Trafikanti më i fuqishëm i drogës në Meksikë ka marrë “famën” e trafikantit të dikurshëm kolumbian, Pablo Escobar. Guzman, i njohur si “el Chapo”, apo “shkurtabiqi” drejton kartelin e “Sinaloa”, i specializuar në importimin e kokainës nga Kolumbia dhe në trafikimin e saj në SHBA, shpeshherë nëpërmjet tuneleve. I pamëshirshëm dhe i vendosur, Guzman ka arritur të fitojë terren pas një beteje të përgjakshm…

Flurudha