Jeta mund të ketë ardhur nga Marsi

E gjithë jeta që gjallon sot në Tokë lindi fillimisht në Mars. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të prezantuar së fundmi në një konferencë të rëndësishme shkencore.
Sipas këtij studimi, elementi nistor, që përbën edhe shkëndijën e parë të origjinës së jetës ka ekzistuar miliarda vjet më parë vetëm në Planetin e Kuq.
Sipas profesor Steven Benner, i Institutit për Shkencë dhe Teknologji ‘Westheimer’, shkëndija e jetës nuk mund të ketë lindur në Tokën e atëhershme, ku kushtet për zhvillimin e jetës nuk ekzistonin, por ajo erdhi tek ne përmes një meteori
Misteri se si u bashkuan tre përbërësit: ARN-ja, acidi ribonukleik, ADN-ja, acidi desoksiribonukleik dhe proteinat, molekulat  kryesore të nevojshme për organizmat e gjalla i ka nxitur shkencëtarët të pohojnë një fakt të tillë. Sipas tyre në Tokën e 3 mld vjetëve më parë nuk gjendeshin elementet e nevojshme për të gjeneruar materialin gjenetik.
ARN-ja duhet të formëzohet nga modelimi i atomeve në sipërfaqen kristalore të mineraleve. Mineralet më të efektshme në krijimin e saj mendohet të jenë shpërbërë në oqeanet e Tokës së re. Por sipas profesor Benner, në Mars ato duhet të kenë qenë me bollëk e kjo lë të kuptohet se jeta ka nisur në Planetin e Kuq, përpara se të transferohej në Tokë.
“Studimet tregojnë se këto kushte, të përshtatshme për origjinën e jetës mund të jenë ende ekzistuese në Mars”, thotë Professor Benner.

Google+ Followers