Fakte interesante rreth birrës

“Birra është bërë nga njerëzit, vera nga Zoti”, tha dikur Martin Luter. Sot, birra është pija alkoolike më e konsumuar në planet. Ja disa fakte të rëndësishme rreth saj 
Kuriozitet

Birra është pija e parë alkoolike më e konsumuar në botë dhe e treta pije normale, pas ujit dhe çajit. Mendohet se birra i ka fillesat e saj 9500 vjet përpara Krishtit, kur drithi u fermentua për herë të parë. Pija e birrës e ka origjinën në tokën e Irakut dhe Egjiptit të lashtë.
Ja disa kuriozitete që mund të mos i dini rreth birrës.
1. Receta më e vjetër e birrës është 5000-vjeçare dhe është bërë nga sumerët. Ajo është shkruar në formën e një kënge në gur.
2. Reklama më e lashtë e birrës daton 4000 vjet më parë në një pllakë argjile. Ajo paraqet një grua që mban në duar dy shishe birre dhe si dixhiturë ka fjalinë: “Pini birrë Ebla, birrë me zemër luani”.
3. Në fillimet e prodhimit të birrës, ato që merreshin me këtë punë ishin vetëm femrat.
4. Punëtorët egjiptianë pinin rreth katër litra birrë në ditë, teksa ndërtonin piramidat e famshme të Egjiptit, pohon arkeologu Patrick McGovern nga Universiteti i Pensilvanisë.
5. Në vitin 2000 përpara Krishtit, është shënuar incidenti i parë i shkaktuar nga një i dehur. Një burrë ia mbathi së bashku me një murgeshë, por më pas u kap dhe u kryqëzua në portën e lokalit ku ai u deh.
6. Ekzistojnë rreth 400 lloje birrash në të gjithë botën. Belgjika ka llojet më të individualizuara.
7. Në Britaninë e Madhe, mendohet se çdo vit, 93.000 litra birrë mbeten në mustaqet e atyre që i konsumojnë.
8. Zithoulogjia është shkenca që merret me studimin e birrës dhe procesin e përgatitjes së saj.
9. Bima që përdoret për përgatitjen e birrës ka lidhje të largët me marijuanën.
10. Kenosillikafobia është frika nga një gotë e zbrazët birre.
11. “Vieille Bon Secours” është birra më e shtrenjtë. Kushton 1000 dollarë një shishe dhe shitet vetëm në një bar në Londër.
12. Mendohet se bujqësia filloi të revolucionarizohet, atëherë kur njeriu ndjeu nevojën për të prodhuar më shumë birrë.
13. Fabrika më e vjetër funksionale e birrës gjendet në Mynih, e krijuar në vitin 1040.
14. Birra përmban pothuajse të gjitha mineralet për të cilat ka nevojë trupi ynë. Për këtë arsye, në Europën Mesjetare, birra ishte elementi kryesor i dietave. Birra ishte gjithashtu e rekomandueshme edhe për fëmijët si “pije energjike”.
15. Një studim ka provuar se femrat që pinë birrë në sasi të kontrolluar janë më të zgjuara sesa ato që nuk konsumojnë birrë. Kjo, falë kolesterolit HDL, që rrit aftësinë njohëse.
16. Birra parandalon krijimin e gurëve në veshka, forcon kockat dhe i bën mirë zemrës.
17. Femrat e para që janë lejuar të pinë birrë duhej të përmbushnin dy kushte: ose të ishin fisnike ose shumë të bukura.
18. Në shekullin e 19, në Gjermani besohej se nënat që ushqenin fëmijët me gji duhej të konsumonin birrë që të kishin mjaftueshëm qumësht.
19. Mbreti babilonas Hamurabi kishte shkruar në kodet e tij edhe sasinë ditore të birrës që duhej të konsumonte çdo njeri, në varësi të klasës shoqërore së cilës i përkiste.
20. Në Republikën Çeke pihet më tepër birrë se në çdo shtet tjetër për frymë, ndërsa konsumuesi më i madh i birrës në botë është Kina, me 350 milionë hektolitra në vit.
21. Kanoçet e para të birrës u krijuan në vitin 1935, kur punëtorët filluan të mos i konsumonin më birrat në taverna, por kur dëshironin t’i merrnin me vete në shtëpi.
22. Importuesi më i madh i birrës është SHBA-ja, me 37 për qind, ndërsa eksportuesi më i madh është Meksika me 21 për qind të eksportit botëror.
23. Festivali më i madh i Birrës është zhvilluar në Gjermani. Ai mblodhi 7 milionë njerëz dhe u shërbyen 1,532,197 litra birrë.
24. Koha më e shpejtë për konsumimin e një birre një litër është 1.3 sekonda. Ky rekord është vendosur nga Steven Petrosino në vitin 1977.
25. Sasia më e madhe e birrave që mund të mbajë një person është 20 shishe. Këtë rekord e ka vendosur një australian, i cili i ka mbajtur birrat për 40 metra.
26. Rekordi botëror për mbajtjen e birrës në kokë gjatë ecjes është 237 gota.
27. Birra më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë ka pasur çmimin 16.000 dollarë.

Google+ Followers