50 meshkujt më me stil të shekullit XX

Nga vëllezërit Kennedy, Elvis Presley e Kurt Cobain deri te Johnny Depp

Ata kanë qenë e janë ndryshe nga të tjerët. Jo vetëm të suksesshëm, jo vetëm të pasur e të pashëm, por gjithashtu dhe më një stil personal e unik në të veshur. Kjo është dhe arsyeja pse janë përzgjedhur nga revista e meshkujve “GQ” si 50 meshkujt më elegantë e më me stil në shekullin e fundit. Revista e klasifikon stilin dhe elegancën e këtyre personazheve në një rrafsh shumë të më gjerë se një palë rroba. Sepse të njëjtat rroba mund t’i veshin shumë njerëz, por vetëm një prej tyre mund të dallohet prej turmës. Siç ishte rasti i vëllezërve Kennedy. Thuhet se pas fushatës me Jack dhe Bobby Kennedy në vitin 1960, Lyndon Johnson porositi disa kostume të shtrenjta “Savile Row”. Por ai s’e kishte kapur thelbin e çështjes. Vëllezërit Kennedy me të vërtetë visheshin me rroba të shtrenjta, por nuk ishin rrobat që i bënin këta burra ato që ishin. Ishte finesa dhe thjeshtësia, me të cilën ata visheshin. Përpara se të ishte David Beckam ishte George Best. Djali i mrekullueshëm me flokë të zeza nga Belfasti “e mori peng” futbollin anglez kur debutoi për Mançestern United në vitin 1963, duke u kthyer një sensacion i futbollit, në një personazh VIP dhe në seks-simbol. Ai gjithnjë ishte i veshur sipas modës. Elvis Presley mund të ketë qenë i dhënë pas pijes vitet e fundit të jetës së tij, por më parë ai ka qenë gjithnjë i veshur e mbajtur më së miri. George Clooney është një tjetër personazh që bën pjesë në listë. Ai është i mençur, i pashëm dhe sarkastik. Dhe gjithashtu, ai e bën një kostum të duket “thjesht fantastik” (sipas Armanit). George Clooney jo vetëm shkruan, bën regji, prodhon dhe interpreton, por gjithashtu mund të veshë një kostum të zi dhe flokë ngjyrë gri më mirë se askush tjetër.
Al PacinoNdërsa Al Pacino është ai guximtari njujorkez i viteve ’70 i veshur me xhaketë sportive lëkure. Pavarësisht nëse ai luan rolin e një polici që lufton korrupsionin apo të një bosi mafioz, është krejt e dukshme se ai është rritur me këto karaktere ne Bronks. Lista vazhdon më tej me një personazh francez, Jean Paul Belmondo. Kur u shfaq në ekranin e madh, Belmondo i dha formë idesë së audiencës së si një mashkull duhet të dukej e të sillej. Ai ishte brutal dhe tërësisht modern, mishërimi perfekt i shpirtit ikona-thyes. Një francez tjetër që s’mund t’i shpëtonte listës është Alain Delon. Në filmat e viteve 1960 “Plein Soleil” dhe “Le Samourai” karakteret e Delon lëndonin e vrisnin me nge, a thua se nuk kishin gjë më të mirë për të bërë. Dhe sërish asgjë nuk reflektohej në fytyrën e tij. Është thënë shpesh herë se ai aktronte si të kishte vënë ndonjë maskë. Jack Nicholson mbase nuk vishet bukur, po kush nuk do të donte të ishte në vendin e tij. Krekosja e karizma e tij e bëjnë atë një burrë që tejkalon veshjen, modën dhe modelet e flokëve.
Kurt CobainLista
1. Marcello Mastroianni, aktor
2. Steve McQueen, aktor
3. David Bailey, fotograf
4. George Best, futbollist
5. David Bowie, këngëtar
6. Bob Dylan, muzikant
7. Basquiat, piktor
8. Elvis Presley, këngëtar
9. George Clooney, aktor
10. Bryan Ferry, këngëtar
11. Richard Avedon, fotograf
12. Beck, muzikant
13. Muhammad Ali, boksier
14. Tom Brady, sportist
15. Bjorn Borg, tenist
16. Malcolm X, aktivist afrikano-amerikan
17. Yves Saint-Laurent, stilist
18. Paul Newman, aktor
19. Jack Kerouac, novelist, poet
20. Johnny Depp, aktor
21. Samuel Beckett, shkrimtar, dramaturg
22. David Hockney, artist
23. Gianni Agnelli, manjati i FIAT-it
24. Miles Davis, muzikant
25. Kurt Cobain, këngëtar
26. Hubert de Givenchy, stilist
27. Jean-Paul Belmondo, aktor
28. Peter O’Toole, aktor
29. Arnold Palmer, lojtar golfi
30. Vëllezërit Kennedy, politikanë
31. Sean Connery, aktor
32. Sam Shepard, aktor, skenarist, shkrimtar
33. Woody Allen, regjisor, aktor
34. Willem de Kooning, piktor
35. Al Pacino, aktor
36. Marlon Brando, aktor
37. Andre 3000, aktor
38. Warren Beatty, regjisor, aktor
39. The Ramones, grup muzikor
40. Michael Jordan, basketbollist
41. Robert Redford, aktor
42. Jack Nicholson, aktor
43. Mick Jagger dhe Keith Richards, pjesëtarë të “Rolling Stone”
44. Jean-Claude Killy, skiator
45. Francois Truffaut, regjisor
47. Michael Caine, aktor
48. Alain Delon, aktor
49. Pete Doherty, muzikant
50. Hedi Slimane, stilist

Google+ Followers