Posts

Showing posts from August, 2013

Tetova News

5 filmat që ju bëjnë të besoni te ndjenja e dashurisë

Image
Janë kryesisht histori dashurie, të veshura edhe me ndonjë tis humori. Kanë bërë sa e sa njerëz të lotojnë, pavarësisht se janë krijuar shumë dekada më parë. Duke i parë këta filma gjithsecili do të përjetojë ndjenjën e ekzistencës së dashurisë!
5 filma dashurie
Nga vargu i komedive romantike që dalin çdo vit në kinema, disa lloje prej tyre të japin shpresë… Shpresë që dikush ekziston në këtë botë, që ju pret nga ana tjetër duke ju hequr dyshimet, komplekset dhe frikën tuaj…
1) Faqet e jetës sonë, nga Nick Cassavetes “Faqet e jetës sonë” është një odë për dashurinë e përjetshme. Çdo ditë Noah lexon të njëjtin libër, Allie, i cili është i prekur nga sëmundja e Alzheimerit. Ai libër, në fakt, është historia e tyre…Pavarësisht nga të gjitha ndarjet dhe provat, dashuria e tyre, me një pastërti të qartë, arrin të mbijetojë.

2) Ditari i Bridget Jones, nga Sharon Maguire Historia e Bridget Jones është e njëjtë si e të gjithë atyre të cilët nuk janë të lidhur. E ngathët dhe e pakënaqur me veten, Br…

Jeta mund të ketë ardhur nga Marsi

Image
E gjithë jeta që gjallon sot në Tokë lindi fillimisht në Mars. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të prezantuar së fundmi në një konferencë të rëndësishme shkencore. Sipas këtij studimi, elementi nistor, që përbën edhe shkëndijën e parë të origjinës së jetës ka ekzistuar miliarda vjet më parë vetëm në Planetin e Kuq. Sipas profesor Steven Benner, i Institutit për Shkencë dhe Teknologji ‘Westheimer’, shkëndija e jetës nuk mund të ketë lindur në Tokën e atëhershme, ku kushtet për zhvillimin e jetës nuk ekzistonin, por ajo erdhi tek ne përmes një meteori Misteri se si u bashkuan tre përbërësit: ARN-ja, acidi ribonukleik, ADN-ja, acidi desoksiribonukleik dhe proteinat, molekulat  kryesore të nevojshme për organizmat e gjalla i ka nxitur shkencëtarët të pohojnë një fakt të tillë. Sipas tyre në Tokën e 3 mld vjetëve më parë nuk gjendeshin elementet e nevojshme për të gjeneruar materialin gjenetik. ARN-ja duhet të formëzohet nga modelimi i atomeve në sipërfaqen kristalore të mineralev…

Si t’ia dilni me njerëz të vështirë në punë?

Image
Pa marrë parasysh me çfarë punësh merreni, do të ballafaqoheni me njerëz të vështirë. Nëse do t’i përmbaheni këtyre 7 rregullave, do të dini si të ballafaqoheni me njerëz të vështirë nëse do të ketë nevojë për këtë.
DUHET TË MERRNI PËRGJEGJËSITË
Kur të ndiheni të frustruar apo të marrur mendësh, kuptoni që nuk jeni viktimë e situatës apo e atij personi të frustruar. Reagoni me disa persona në disa mënyrë por e shihni që ai njeri këtë nuk e kupton. Nëse e vëni veten në pozicion të viktimës duke fajësuar dikë tjetër për atë që ndieni, shumë lehtë mund të ngarkoheni me këtë. Pyesni veten: Pse po ndihem kështu? A është problem tek unë apo dikush tjetër?
MOS FLISNI PAS SHPINËS
Nëse e ndani me dikë çfarë ju ka ndodhur me personin X, vërtet që mund të ndikojë si terapi, por në vend pune mund të sjellë më shumë dëm sesa dobi. Kjo për shkak se në punë këso lloj lajmesh shpejt hapen. Mos tetntoni të flisni tregime para se dikush ta bëj me ju. Nëse dikush ju pyet çka ka ndodhur, bëhuni e sinqertë. P…

Teoria e fijeve, vërtetësia akoma një dilemë

Image
Çfarë është teoria e fijeve? Çfarë ka dhe nuk ka vërtetuar ajo? Artikulli më poshtë ju rrëfen më tepër për këtë pikëpamje më të re mbi universin… Kuriozitet   Teoria e fijeve është një pikëpamje e re mbi universin, e cila kalon përtej kufirit të imagjinatës. Kjo teori përfshin gjithë forcat, gjithë materien, që nga atomi, te globi tokësor e deri në fund të galaktikave, nga fillimi i kohës e deri në fund të saj. Është një teori e vetme, e quajtur dhe teoria e gjithçkaje. Brajan Grin, një prej studiuesve të kësaj teorie shprehet se e ka të vështirë të mësohet me këtë teori. Misteri i madh i fizikës moderne është ai sipas të cilit botëkuptimi ynë mbi universin bazohet në dy grupime ligjesh që nuk përputhen me njëri-tjetrin. Kjo kontradiktë nuk është zgjidhur as nga Ajnshtajni, i cili iu përkushtua plotësisht asaj, duke e bërë çështjen përfundimtare të studimeve të tij. Teoria e fijeve thotë se në zemër të çdo pjesëze materie gjendet një fije mikroskopike vibruese energjie. Një brez i ri sh…

Si jetohet në hapësirë

Image
Gjumi është i vështirë. Për këtë duhet të mësohesh. Zakonisht, teksa të zë gjumi, të krijohet përshtypja se je duke rënë nga një pallat dhjetëkatësh. Në hapësirë mund të përdoret edhe telefoni apo posta elektronike
Pas dhjetë vjetësh, stacioni hapësinor ndërkombëtar është thuajse gati. Një shtëpi e madhe ku mund të hash, lahesh, punosh dhe lëvizësh. Por, për të gjitha këto duhet të jesh ekspert Astronautët do të mund të lëvizin të lirë në stacionin hapësinor. Po të gjykosh nga fjalët e atij që e ka ndërtuar dhe e ka çuar përpara, duhet të ketë qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. “Ndonjëherë nuk arrij ta besoj atë që kam parë. Shpesh rishoh gjithçka në ëndërr”, – thotë Piers Sellers, astronauti britanik i NASA-s, i cili në maj ka marrë pjesë në misionin e fundit të “Shuttle”. Astronautët e parë zbarkuan më 2 nëntor të vitit 2000, por ata që kanë jetuar në bordin e stacionit, anija më e madhe hapësinore e ndërtuar ndonjëherë në orbitë, janë më pak se 200 dhe akoma më pak janë ata që …

10 shtetet e mëdha që u zhdukën gjatë shekullit XX

Image
Shtete të reja janë shfaqur në mënyrë të papritur dhe konstante. Në fillim të shek XX, kishte vetëm disa shtete të pavarura sovrane; sot, janë afërsisht 200! Në momentin që një komb krijohet, ai ka tendencën të vazhdojë të ekzistojë, dhe në mënyrë analoge zhdukja e një kombi është disi e pazakontë. Kjo ka ndodhur disa herë gjatë shekullit të kaluar. Në momentin që zhduken, ato zhduken tërësisht nga “faqja e tokës”: qeveria, flamuri dhe gjithçka tjetër. Më poshtë, pa një rend specifik, jepen dhjetë kombet që dikur patën momentet e tyre të lavdishme, por tashmë nuk ekzistojnë më. Marrim rastin e Gjermanisë Lindore, u nda nga komunistët prej Gjermanisë perëndimore. Me ideologjinë e tyre, komunistët arritën të bënin që Gjermania lindore të ishte komplet ndryshe nga motra e saj perëndimore. Rënia e Murit famëkeq dhe, bashkë me të, largimi i Bashkimit Sovjetik i dha fund këtij eksperimenti të dështuar komunist. Por një tjetër “komb” që u zhduk është edhe Bashkimi Sovjetik. Bashkimi Sovjeti…

10 këshilla të arta ekologjike për drejtuesit e makinave

Image
Teoria ekologjike ka qëllim që t’i bëjë njerëzit të ndërgjegjshëm që natyra nuk është një burim pa kufi dhe duhet bërë kujdes për të, sepse në këtë mënyrë bëjmë kujdes për veten tonë. Transporti ka ndikimin më të madh në mjedisin dhe në harxhimet e çdo shteti. Ndërtimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së transportit është një shpenzim i madh për qeverinë. Shpenzimet e shkaktuara prej aksidenteve rrugore, prej zhurmës, ndotjes se ajrit dhe energjisë, si dhe prej shfrytëzimit të burimeve natyrore, duhen përfshirë gjithashtu në këto kosto dytësore. Siç e dimë, mjetet moderne të transportit janë të domosdoshme, dhe përdorimi i makinave duhet të jetë shumë praktik. Ja disa këshilla të arta ekologjike.



1. Të blesh veturë ekologjike

Blini veturë në madhësinë që u përshtatet nevojave tuaja. Makina më efikase ekologjike do t’ju kushtojë më pak. Me ndihmën e Eko-testit të FIA Foundation, ku ne websitin www.ecotest.eu ju mund të informoheni për një sistem të vlerësimit te parametrave ekologjikë t…

50 meshkujt më me stil të shekullit XX

Image
Nga vëllezërit Kennedy, Elvis Presley e Kurt Cobain deri te Johnny Depp
Ata kanë qenë e janë ndryshe nga të tjerët. Jo vetëm të suksesshëm, jo vetëm të pasur e të pashëm, por gjithashtu dhe më një stil personal e unik në të veshur. Kjo është dhe arsyeja pse janë përzgjedhur nga revista e meshkujve “GQ” si 50 meshkujt më elegantë e më me stil në shekullin e fundit. Revista e klasifikon stilin dhe elegancën e këtyre personazheve në një rrafsh shumë të më gjerë se një palë rroba. Sepse të njëjtat rroba mund t’i veshin shumë njerëz, por vetëm një prej tyre mund të dallohet prej turmës. Siç ishte rasti i vëllezërve Kennedy. Thuhet se pas fushatës me Jack dhe Bobby Kennedy në vitin 1960, Lyndon Johnson porositi disa kostume të shtrenjta “Savile Row”. Por ai s’e kishte kapur thelbin e çështjes. Vëllezërit Kennedy me të vërtetë visheshin me rroba të shtrenjta, por nuk ishin rrobat që i bënin këta burra ato që ishin. Ishte finesa dhe thjeshtësia, me të cilën ata visheshin. Përpara se të ishte D…

Libri i ri i sociologut Gëzim Tushi: Individi apo shoqëria?

Image
Filozofia e individualizmit dhe sociologjia e komunitarizmit, problem i ndërlikuar sociologjik dhe jetik i kohës sonë.
Gëzim Tushi është sociolog i njohur, që në mënyrë dinamike ndjek kurbat sociale të zhvillimit social dhe bën pasqyrime të integruara teorike të ndryshimeve që moderniteti po sjell në trajtë historike dhe lineare, që shfaqen në mënyrë eruptive në dinamikën e jetës sociale dhe individuale të shoqërisë tonë. Libri që sapo ka dalë, është me objekt të veçantë dhe me interes të përgjithshëm sociologjik. Autori e ka trajtuar këtë ekuacion universal të raporteve dhe lidhjeve midis shoqërisë dhe individit, jo sipas modelit klasik, por në përputhje me ndryshimet e thella që ka sjellë moderniteti në tipologjinë dhe fenomenologjinë e shfaqjes konkrete të këtij ekuacioni social në jetën e shoqërisë tonë. Autori është treguar këmbëngulës në observimin e problematikave të kësaj teme delikate. Sepse është fjala që autori i kushton tërë librin e vet ndryshimeve, reformimeve dhe transf…

8 mënyra për të kursyer para, nga kafja e përditshme te qeraja

Image
Me siguri cilido prej nesh po të kërkojë në bodrumin e shtëpisë, depon apo ndonjë cep tjetër do të gjejë dicka që e ka harruar prej kohësh, nuk e përdor më dhe nuk i shërben. Në vend se ti përdorim për të shtuar rrëmujën këto objekte mund ti shesim Çdo ditë ankohemi për lekët e shumta që harxhojmë. Kafe, makinë, qëra, cigare dhe shumë shpenzime të tjera që na bëjnë të mos kursejmë dot në fund të muajit. Ka shumë mënyra për të kursyer para duke filluar nga eleminimi i gjërave të panevojshme dhe duke mbajtur ato vërtet të domosdoshme. Nëse në një fletë do të shënojmë të gjitha shpenzimet e një muaji do të shikojmë se midis tyre ka shpenzimë të domosdoshme, si dhe shpenzime që mund ti shmangim. Fillimisht duhet ët tregohemi të kujdesshëm në kryerjen e shpenzimeve të vogla të përditshme dhe duke qenë të vëmendshëm për disa gjeste në dukje të parëndësishme. Mënyrat që do të evidentojmë çojnë në eleminimin e këtyre shpenzimeve të panevojshme. Eleminimi i  kafesë Në shqipëri lokalet edhe baret …

Flurudha