Posts

Showing posts from July, 2013

Tetova News

Shkencëtarët drejt formulës se si të jetosh më gjatë

Image
Sfida e ardhshme e shkencës por dhe e njerëzimit do të jetë zbulimi i formulës për të jetuar më gjatë. Disa thonë që mund të bëhet ndërhyrje në organet e trupit, të tjerë hedhin idenë e zvëndësimit të tyre, ndërsa ka dhe nga ata që po përpiqen të gjejnë “ilaxhin magjik”. Disa shkencëtarë po përpiqen të rrisin dhe të kultivojnë organet njerëzore që do të mund të transplantohen për të zëvendësuar organet e plakura. Të tjerë janë duke u përpjekur për të identifikuar gjenin e plakjes. Jo shumë kohë më parë tek lakuriqët e natës u zbulua gjeni i jetëgjatësisë. Kjo specie jeton dhjetë herë më shumë se individët e afërt me llojin e vet, tregon shefi i laboratorit për Mjekësinë rigjeneruese të Institutit Fiziko-Teknik të Moskës, Mihaill Batin.  Në fakt gjene, që lidhen me jetëgjatësinë e kafshëve, numërohen jo më pak se 100. Ne jemi të angazhuar tani në laboratorin tonë me modelimin e punës së gjeneve, po përpiqemi të krijojmë atë proteinë, e cila kryen funksionet që lidhen me kohëzgjatjen e …

TROJA përballë të vërtetave

Image
Na ishte një herë një boksier me emrin Rocky, sportivisht i pamposhtur dhe seksualisht mashtrues, që kishte dy të dashur: një grua (Britney) dhe një burrë (Patrick). Trekëndëshi vazhdoi gjatë pa probleme. Më pas, një ditë, shokët e palestrës i morën Britneyn, për arsye që do të duhej shumë kohë të shpjegoheshin. Rocky, i zemëruar, u tërhoq në jetën private. Dhe palestra, mbi të cilën kish ngritur themelet i gjithë prestigji i tij, filloi të shkatërrohet. Shumë herë tifozët dhe kolegët iu lutën kampionit që të rikthehet, por më kot. Deri kur një mbrëmje ndodhi e papritura: Patrick, i hipur në ring për të zëvendësuar gjatë një ndeshjeje mikun e tij të ndjeshëm, përfundoi knock out. Jo vetëm kaq, po aty humbi edhe jetën. Kur Rocky mori vesh për lajmin fillimisht u dëshpërua, më pas reagoi dhe vendosi të rikthehet në ring për t’u hakmarrë për mikun e humbur. Hipi në ring, u përball me boksierin që kishte shembur në tapet Patrickun, luftoi në mënyrë shumë të ashpër, e shtyu kundërshtarin t…

10 filmat më të mirë për shekullin 21

Image
Për të gjithë njerëzit që janë të pasionuar pas filmave revista “Time” sjell dhjetë filmat më të mirë të prodhuar që nga viti 2000 deri më sot. Kjo renditje nis që nga filmi “The Artist”. Një film pa zë, por që mori një lumë me çmime ndërkombëtare, përfshirë edhe çmimin e Oskar. E duke qëndruar tek çmimet Oscar, në këtë listë edhe filmi “The Hurt Locker”, një film që rrëmbeu çdo lloj çmimi të mundshëm në tokë. E nuk kishte si të mungonte në këtë listë filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave. Sigurisht që e kemi fjalën për filmin Avatar. Ka ngelur ndonjë pa e parë? Lexoni listën e mëposhtme, dhe ndoshta pas leximit të saj do të vendosni ti shikoni filmat që ndoshta nuk i keni parë.


10. The Artist, 2011
Një film i realizuar për kohën “pa zë” të Hollivudit: Një histori e sajuar? Jo: Duke iu përmbajtur standardeve kinematografike, ai ka merituar të gjitha çmimet e fituara. Kjo komedi tërheqëse kreative, rreth një personazhi të njohur (sharmanti francez Jean Dujardin) dhe një varfanjakeje …

Kush ishte Aleksandër Hamilton, babai i Kushtetutës amerikane

Image
Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës. Profil për një nga themeluesit më të shquar të shtetit amerikan
Nga Albana Lifschin
Aleksandër Hamiltoni, ndër themeluesit e shquar të shtetit amerikan është njëkohësisht edhe një nga figurat më komplekse për shkak të personalitetit të tij kontradiktor. Ai mbërthente në vetvehte zgjuarsinë, prakticitetin, kokëfortësinë, marrëzinë e romantizmit që e la të dashuruar gjithë jetën, ndjeshmërinë për të rrezikuar edhe jetën për mbrojtjen e nderit të vet.
Sipas historianit Geoffrey C. Ward “Hamiltoni ishte jo vetëm Sekretari ynë i parë dhe më i madh i Thesarit, por edhe i dyti, (pas Uashingtonit) përsa i përket kontributit në krijimin e vendit nga bashkimi i 13 shteteve antagoniste ” Hamiltoni ishte një filozof revolucionar, një ushtar, mbrojtës i Kushtetutës Amerikane që ai krijoi por nuk e admiroi, një gjeni në fushën e financës me idera që ndihmuan në forcimin e ekonomisë së SHBA në vitet e para të jetës së vet.
Megjithëse fëmijëria e …

Flurudha