Misteret e Bildeberg, grupi që komandon botën


Për herë të parë grupi Bildeberg publikon listën e pjesëmarrësve. Ja kush janë 138 personalitetet që bëjnë pjesë në klubin sekret 

Nga i dërguar i La Repubblica-s në Londër, 
ENRICO FRANCESCHINI


Në dyert e Londrës dje sapo ka nisur mbledhja e grupit më sekret në botë ku bëjnë pjesë personalitetet më të fuqishëm të botës ekonomike. Për herë të parë në samit do të ketë një zyrë shtypi që do të transparentë të ftuarit dhe axhendë. Por jashtë hotelit luksoz ku do të mbahet mbledhja kanë nisur protestat kundër tyre, ku spikasin parullat: Duan të na kthejnë në Mesjetë!

 

Protestors with placards and megaphones at Bilderberg 2012LONDËR – “Ja, ja”. Një zhurmë e fortë frenimi e një limuzine bën që turma të gjallërohet dhe të lëshojë thirrje kundër personave që janë brenda. “Plehra, plehra, në ferr do të digjeni”, ulërasin demonstruesit. Se kush është brenda veturës luksoze është një mister, i ka xhamat e zinj, ajo ecën e qetë mes kordonit të protestuesve dhe hyn shpejt pas kangjellave të Grove, një hotel luksoz me 5 yje në lagjen Watford të Londrës. Kjo skenë vazhdon çdo 15 minuta, sa herë aty kalon një makinë për të shkuar në hotel. Aty ku do të zhvillohet mbledhja e Grupit Bildeberg dhe ku do të marrin pjesë 138 personalitete nga e gjithë bota. Pamje nga protestaNuk i numërova sa makina ishin për të mësuar sa pjesëmarrës do të ishin në mbledhjen e vitit 2013, sepse në limunizat e tyre (që kanë hapësira të jashtëzakonshme) mund të kishte më shumë se një person. Ishte e lehtë për të arritur tek numri 138. Sepse për herë të parë, Bilderberg ka bërë publike listën e të ftuarve. Bie në sy ministri i Thesarit britanik, George Osborne, homologu i tij laburist (pra ministri i Thesarit në qeverinë hije të opozitës), Ed Balls, ish-guru-ja e blerimit Peter Mandelson, themeluesi i Amazon Jeff Bezos, bosi i Google Eric Schmdt, presidenti i Goldman Sachs Peter Sunderland, ish sekretari i shtetit amerikan Henry Kissinger, ish komandanti i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan David Petraeus. Nga Italia është ish kryeministri Mario Monti, një duzinë e administratorëve të deleguar të shoqërive të mëdha, dhe gazetarja Lilli Gruber. Hoteli ku po zhvillohet mbledhjaTë premten edhe kryeministri britanik David Cameron mori pjesë në në një mbledhje të Bilderberg, dhe ky veprim ka provokuar polemika në Londër, sepse kryeministri shkoi i vetëm, i pa shoqëruar me fuksionarë apo zëdhënësin. Lideri konservator gjithnjë i ka bërë transparente veprimet e tij, këtë herë jo. Doëning street u mbrojt në këtë pikë duke thënë se ishte një mbledhje “private” dhe nuk kishte të bënte me politikat qeveritar.

Risia e këtij samiti të këtij viti nuk janë vetëm pjesëmarrësit, por edhe zyra e shtypit dhe axhenda. Kjo lëvizje mendohet se grupi po e bën që të zhdukë konspiracionit që bëhen në emër të tyre. Megjithatë as kjo lëvizje nuk mund të fshehë sekretet që ata mbajnë pas, dhe deri të dielën kur mbaron samiti, njerëzit që protestojnë jashtë do të shtohen edhe më shumë në numër.
Si u themelua Grupi Bildeberg

Në vitin 1954, njerëzit më të fuqishëm të botës u takuan për herë të parë, nën kujdesin e kurorës hollandeze dhe të familjes Rockefeller, në luksozin Hotel “Bilderberg” në qytetin e vogël Osterbeek. Për një fundjavë të tërë diskutuan të ardhmen e botës. Në fund, vendosën që të takoheshin një herë në vit për të shkëmbyer ide dhe për të analizuar çështjet ndërkombëtare. E quajtën veten “Grupi Bilderberg”. Qysh atëherë, janë mbledhur çdo vit në hotele luksoze në pjesë të ndryshme të botës për të tentuar që të vendosin të ardhmen e njerëzimit. Midis anëtarëve të seleksionuar të këtij klubi, gjejmë Bill Clinton, Paul Wolfowitz, Henry Kissinger, David Rockefeller, Zbignieë Brzezinski, Tony Blair dhe shumë kryeministra të tjerë, afaristë, politikanë, bankierë dhe gazetarë nga e gjithë bota. Megjithatë, në më shumë se 50 vjet takime të tyre, nuk i është lejuar asnjëherë shtypit që të asistojë, nuk janë lëshuar deklarata mbi konkluzionet e pjesëmarrësve, nuk është bërë publike asnjë axhendë e një takimi Bilderberg. Ndërsa tani kanë ndryshuar strategji. Në të kaluarën liderët e “Grupit Bilderberg” theksonin se ky diskrecion është i nevojshëm për t’ju mundësuar atyre që marrin pjesë në debate që të flasin lirisht, pa u regjistruar apo përcjellë publikisht deklarimet e tyre. Në rast të kundërt, pohojnë anëtarët e Bilderberg, do të ishin të shtrënguar të flisnin me fjalorin e një komunikate për shtyp. Pa dyshim, ky diskrecion i mundësi “Grupit Bilderberg” që të vendosë më lirisht, por në këtë mënyrë nuk i jepet përgjigje pyetjes themelore: për çfarë flasin në këto takime njerëzit më të fuqishëm të botës?


Çfarë është Grupi Bilderberg

Grupi Bilderberg, një konsurcium elite mendimtarësh perëndimorë dhe agjentësh të pushtetshëm, është akuzuar për vendosjen e fateve të botës, dhe këtë e bën me dyer të mbyllura. Si organizatë ajo ka më shumë se 50 vite që ekziston, dhe tani zërat janë përhapur më shumë se kurrë. Duke pasur parasysh reputacionin e saj si ndoshta organizata më e fuqishme në botë, grupi Bilderberg është i centralizuar në operacionet e tij. Kushdo që aksidentalisht ka formuar numrin ndoshta do të mendojë se kishte ngecur vetëm tek një përgjigje automatike e sekretarisë telefonike.


Çfarë po bën aleanca më e fuqishme në botë në Britani?

Por prapa kësaj ultrafasade modeste qëndron një nga aleancat më të diskutueshme dhe fort të debatuara të kohës sonë. Të premten disa prej shefave të lëvizjes politike të Perëndimit, liderët e biznesit, bankierët, industrialistët dhe mendimtarët strategjik janë akomoduar në një hotel me pesë yje në Britani për të biseduar rreth çështjeve globale. Ajo çfarë përcakton Bilderberg pavarësisht nga takimet e të pushtetshmëve, të tilla si Forumit Ekonomik Botëror vjetor (WEF), është misticizmi i tij. Gazetarët vërtet janë ftuar këtë herë, por vështirë të kuptohet se ç’bisedohet në sallat e mbyllura.


Lista e takimit të Bildeberg në Londër
Hertfordshire, England 6-9 June 2013 Current list of Participants
Chairman
FRA    Castries, Henri de    Chairman and CEO, AXA Group
DEU    Achleitner, Paul M.    Chairman of the Supervisory Board, Deutsche Bank AG

DEU    Ackermann, Josef    Chairman of the Board, Zurich Insurance Group Ltd

GBR    Agius, Marcus    Former Chairman, Barclays plc

GBR    Alexander, Helen    Chairman, UBM plc

USA    Altman, Roger C.    Executive Chairman, Evercore Partners

FIN    Apunen, Matti    Director, Finnish Business and Policy Forum EVA

USA    Athey, Susan    Professor of Economics, Stanford Graduate School of Business

TUR    Aydıntaşbaş, Aslı    Columnist, Milliyet Newspaper

TUR    Babacan, Ali    Deputy Prime Minister for Economic and Financial Affairs

GBR    Balls, Edward M.    Shadow Chancellor of the Exchequer

PRT    Balsemão, Francisco Pinto    Chairman and CEO, IMPRESA

FRA    Barré, Nicolas    Managing Editor, Les Echos

INT    Barroso, José M. Durão    President, European Commission

FRA    Baverez, Nicolas    Partner, Gibson, Dunn & Crutcher LLP

FRA    Bavinchove, Olivier de    Commander, Eurocorps

GBR    Bell, John    Regius Professor of Medicine, University of Oxford

ITA    Bernabè, Franco    Chairman and CEO, Telecom Italia S.p.A.

USA    Bezos, Jeff    Founder and CEO, Amazon.com

SWE    Bildt, Carl    Minister for Foreign Affairs

SWE    Borg, Anders    Minister for Finance

NLD    Boxmeer, Jean François van    Chairman of the Executive Board and CEO, Heineken N.V.

NOR    Brandtzæg, Svein Richard    President and CEO, Norsk Hydro ASA

AUT    Bronner, Oscar    Publisher, Der Standard Medienwelt

GBR    Cameron, David    Prime Minister

ESP    Cebrián, Juan Luis    Executive Chairman, Grupo PRISA

CAN    Clark, W. Edmund    President and CEO, TD Bank Group

GBR    Clarke, Kenneth    Member of Parliament

DNK    Corydon, Bjarne    Minister of Finance

GBR    Cowper-Coles, Sherard    Business Development Director, International, BAE Systems plc

ITA    Cucchiani, Enrico Tommaso    CEO, Intesa Sanpaolo SpA

BEL    Davignon, Etienne    Minister of State; Former Chairman, Bilderberg Meetings

GBR    Davis, Ian    Chairman, Rolls-Royce plc

NLD    Dijkgraaf, Robbert H.    Director and Leon Levy Professor, Institute for Advanced Study

TUR    Dinçer, Haluk    President, Retail and Insurance Group, Sabancı Holding A.S.

GBR    Dudley, Robert    Group Chief Executive, BP plc

USA    Eberstadt, Nicholas N.    Henry Wendt Chair in Political Economy, American Enterprise Institute

NOR    Eide, Espen Barth    Minister of Foreign Affairs

SWE    Ekholm, Börje    President and CEO, Investor AB

DEU    Enders, Thomas    CEO, EADS

USA    Evans, J. Michael    Vice Chairman, Goldman Sachs & Co.

DNK    Federspiel, Ulrik    Executive Vice President, Haldor Topsøe A/S

USA    Feldstein, Martin S.    Professor of Economics, Harvard University; President Emeritus, NBER

FRA    Fillon, François    Former Prime Minister

USA    Fishman, Mark C.    President, Novartis Institutes for BioMedical Research

GBR    Flint, Douglas J.    Group Chairman, HSBC Holdings plc

IRL    Gallagher, Paul    Senior Counsel

USA    Gfoeller, Michael    Political Consultant

ITA    Gruber, Lilli    Journalist – Anchorwoman, La 7 TV

ESP    Guindos, Luis de    Minister of Economy and Competitiveness

CHE    Gutzwiller, Felix    Member of the Swiss Council of States

NLD    Halberstadt, Victor    Professor of Economics, Leiden University; Former Honorary Secretary  General of Bilderberg Meetings

FIN    Heinonen, Olli    Senior Fellow, Belfer Center for Science and International Affairs, Harvard Kennedy School of Government

GBR    Henry, Simon    CFO, Royal Dutch Shell plc

FRA    Hermelin, Paul    Chairman and CEO, Capgemini Group

ESP    Isla, Pablo    Chairman and CEO, Inditex Group

USA    Jacobs, Kenneth M.    Chairman and CEO, Lazard

USA    Johnson, James A.    Chairman, Johnson Capital Partners

CHE    Jordan, Thomas J.    Chairman of the Governing Board, Swiss National Bank

USA    Jordan, Jr., Vernon E.    Managing Director, Lazard Freres & Co. LLC

USA    Kaplan, Robert D.    Chief Geopolitical Analyst, Stratfor

USA    Karp, Alex    Founder and CEO, Palantir Technologies

GBR    Kerr, John    Independent Member, House of Lords

USA    Kissinger, Henry A.    Chairman, Kissinger Associates, Inc.

USA    Kleinfeld, Klaus    Chairman and CEO, Alcoa

NLD    Knot, Klaas H.W.    President, De Nederlandsche Bank

TUR    Koç, Mustafa V.    Chairman, Koç Holding A.S.

DEU    Koch, Roland    CEO, Bilfinger SE

USA    Kravis, Henry R.    Co-Chairman and Co-CEO, Kohlberg Kravis Roberts & Co.

USA    Kravis, Marie-Josée    Senior Fellow and Vice Chair, Hudson Institute

CHE    Kudelski, André    Chairman and CEO, Kudelski Group

GRC    Kyriacopoulos, Ulysses    Chairman, S&B Industrial Minerals S.A.

INT    Lagarde, Christine    Managing Director, International Monetary Fund

DEU    Lauk, Kurt J.    Chairman of the Economic Council to the CDU, Berlin

USA    Lessig, Lawrence    Roy L. Furman Professor of Law and Leadership, Harvard Law School; Director, Edmond J. Safra Center for Ethics, Harvard University

BEL    Leysen, Thomas    Chairman of the Board of Directors, KBC Group

DEU    Lindner, Christian    Party Leader, Free Democratic Party (FDP NRW)

SWE    Löfven, Stefan    Party Leader, Social Democratic Party (SAP)

DEU    Löscher, Peter    President and CEO, Siemens AG

GBR    Mandelson, Peter    Chairman, Global Counsel; Chairman, Lazard International

USA    Mathews, Jessica T.    President, Carnegie Endowment for International Peace

CAN    McKenna, Frank    Chair, Brookfield Asset Management

GBR    Micklethwait, John    Editor-in-Chief, The Economist

FRA    Montbrial, Thierry de    President, French Institute for International Relations

ITA    Monti, Mario    Former Prime Minister

USA    Mundie, Craig J.    Senior Advisor to the CEO, Microsoft Corporation

ITA    Nagel, Alberto    CEO, Mediobanca

NLD    Netherlands, H.R.H. Princess Beatrix of The

USA    Ng, Andrew Y.    Co-Founder, Coursera

FIN    Ollila, Jorma    Chairman, Royal Dutch Shell, plc

GBR    Omand, David    Visiting Professor, King’s College London

GBR    Osborne, George    Chancellor of the Exchequer

USA    Ottolenghi, Emanuele    Senior Fellow, Foundation for Defense of Democracies

TUR    Özel, Soli    Senior Lecturer, Kadir Has University; Columnist, Habertürk Newspaper

GRC    Papahelas, Alexis    Executive Editor, Kathimerini Newspaper

TUR    Pavey, Şafak    Member of Parliament (CHP)

FRA    Pécresse, Valérie    Member of Parliament (UMP)

USA    Perle, Richard N.    Resident Fellow, American Enterprise Institute

USA    Petraeus, David H.    General, U.S. Army (Retired)

PRT    Portas, Paulo    Minister of State and Foreign Affairs

CAN    Prichard, J. Robert S.    Chair, Torys LLP

INT    Reding, Viviane    Vice President and Commissioner for Justice, Fundamental Rights and Citizenship, European Commission

CAN    Reisman, Heather M.    CEO, Indigo Books & Music Inc.

FRA    Rey, Hélène    Professor of Economics, London Business School

GBR    Robertson, Simon    Partner, Robertson Robey Associates LLP; Deputy Chairman, HSBC Holdings

ITA    Rocca, Gianfelice    Chairman,Techint Group

POL    Rostowski, Jacek    Minister of Finance and Deputy Prime Minister

USA    Rubin, Robert E.    Co-Chairman, Council on Foreign Relations; Former Secretary of the Treasury

NLD    Rutte, Mark    Prime Minister

AUT    Schieder, Andreas    State Secretary of Finance

USA    Schmidt, Eric E.    Executive Chairman, Google Inc.

AUT    Scholten, Rudolf    Member of the Board of Executive Directors, Oesterreichische Kontrollbank AG

PRT    Seguro, António José    Secretary General, Socialist Party

FRA    Senard, Jean-Dominique    CEO, Michelin Group

NOR    Skogen Lund, Kristin    Director General, Confederation of Norwegian Enterprise

USA    Slaughter, Anne-Marie    Bert G. Kerstetter ’66 University Professor of Politics and International Affairs, Princeton University

IRL    Sutherland, Peter D.    Chairman, Goldman Sachs International

GBR    Taylor, Martin    Former Chairman, Syngenta AG

INT    Thiam, Tidjane    Group CEO, Prudential plc

USA    Thiel, Peter A.    President, Thiel Capital

USA    Thompson, Craig B.    President and CEO, Memorial Sloan-Kettering Cancer Center

DNK    Topsøe, Jakob Haldor    Partner, AMBROX Capital A/S

FIN    Urpilainen, Jutta    Minister of Finance

CHE    Vasella, Daniel L.    Honorary Chairman, Novartis AG

GBR    Voser, Peter R.    CEO, Royal Dutch Shell plc

CAN    Wall, Brad    Premier of Saskatchewan

SWE    Wallenberg, Jacob    Chairman, Investor AB

USA    Warsh, Kevin    Distinguished Visiting Fellow, The Hoover Institution, Stanford University

CAN    Weston, Galen G.    Executive Chairman, Loblaw Companies Limited

GBR    Williams of Crosby, Shirley    Member, House of Lords

GBR    Wolf, Martin H.    Chief Economics Commentator, The Financial Times

USA    Wolfensohn, James D.    Chairman and CEO, Wolfensohn and Company

INT    Zoellick, Robert B.    Distinguished Visiting Fellow, Peterson Institute for International Economics

*Shjegimet      e kombësive           
AUT    Austri    INT     Ndërkombëtar

BEL    Belgjikë    IRL      Irlandë

CAN    Kanada    ITA      Itali

CHE    Zvicër    NLD    Holandë

DEU    Gjermani    NOR   Norvegji

DNK    Danimarkë    POL    Poloni

ESP    Spanjë    PRT    Portugali

FIN    Finlandë    SWE   Suedi

FRA    Francë    TUR    Turqi

GBR    Britani e Madhe    USA    SHBA

GRC    Greqi


Tirana Observer

Google+ Followers