Marilyn Monroe, sërish zbulime të reja mbi vdekjen e saj



Mes dukumenteve mbi Marylin Monroe të mbledhura nga hetuesi privat Fred Otash ka edhe shënime mbi një regjistrim të bërë disa ditë para vdekjes së saj, nga i cili del se ajo kishte një marrëdhënie me Robert Kennedy, vëllanë e presidentit John Fitzgerald.
Lajmi bëhet i ditur nga “Hollywood Reporter” që ka marrë shënimet nga vajza e Otash-it, tashmë të ndjerë. Në këto dukumente të reja që i takojnë periudhës mes viteve ‘50-‘60, është edhe transkriptimi i një bisede mes aktorit Rock Hudson me bashkëshorten e cila e sfidon të pranojë homoseksualitetin e saj, ndërsa një shirit tjetër audio ka të bëjë me një marrëdhënie seksuale mes Marylin e John F. Kennedy.
Por elementi i ri, është një regjistrim që Otash në shënimet e tij pohon se e ka bërë në shtëpinë e Marylin Monroe pak para se ajo të vdiste. Në audio, sipas shënimeve të Otash, dëgjohet Marylin që zihet me Robert Kennedy dhe Peter Laëford, që ankohej se “shkëmbehej mes tyre sikur të ishte një copë mishi”.
Marilyn sulmon të dy meshkujt duke u thënë se “nuk kanë mbajtur asnjë premtim që i kanë bërë gjatë marrëdhënieve të tyre”.
“Marylin bërtet, ndërsa ata mundohen ta bëjnë që të heshtë”, shkuhet në shënimet e hetuesit sipas të cilit “Robert Kennedy  merr një jastëk dhe ia vendos në fytyrë për ta penguar të flasë pasi ka frikë se fqinjët do të dëgjojnë britmat e saj”, dhe kur Marylin qetësohet “gjëja e parë që ajo dëshiron të bëjë, është të largohet, të dalë nga shtëpia”.
Mëngjesin pas kësaj grindjeje, Marylin gjendet e vdekur në rrethana që ende vazhdojnë të ngrenë pikëpyetje. Në atë kohë Lawford thërret Otash duke i kërkuar të shkojë në shtëpi dhe të largojë që aty çdo provë të grindjes mes tyre.
Që nga kjo kohë shiritat e regjistrimeve nga dita e fundit e jetës së aktores hollivudiane janë zhdukur.a.h/noa

Google+ Followers