Historitë e pathëna të UFO-ve. Afrika vendi ku gjenden gjurmët e sakta


Ka qënë fundi i viteve 40 të këtij shekulli, pikërisht më 1949, në shkretëtirën e Nevadës bie një objekt i paidentifikuar fluturues i cili përplaset në tokë. Për këtë gjë dëshmon prof. Heri Rupe (Harry Ruppe) i cili në vitin 1988 u largua nga kjo organizatë. Profesor Rupe ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe ai vetë mori pjesë në shpëtimin e jashtëtokësorit. Ai për këtë ngjarje flet me plot entuziazëm dhe i emocionuar. Ky rast ishte deri atëherë një gjë e veçantë i quajtur “kontakti i afërt i llojit të tret”.

DOGONË në Afrikë

Në Afrikën Qendrore ekziston  një fis afrikanë që e quajnë veten DOGONË. Ky fis është një ndër fiset primitive të këtij regjioni, ku ende pjesëtarët e tij jetojnë dhe punojnë me mjete primitive të jetës. Mirëpo, është për tu habitur se këta njerëz kanë një njohuri të madhe sa i përket astronomisë. Ata me shekuj të tërë kanë ditur se në sistemin tonë diellor janë nëntë planetë që sillen rreth Diellit. Gjithashtu këta e kanë ditur edhe kalendarin vjetor i cili shumë afër i përgjigjet kalendarit të sotëm. Përkundër kësaj mbetet e pashpjeguar një gjë që me të vërtet të bën të habitesh. Në të vërtet Dogonët shumë herët, para se të zbulohet teleskopi kanë ditur se ylli më i shndritshëm i kupës veriore qiellore është Sirius dhe se ai ka edhe një planet qe rrotullohet rreth tij. Kjo gjë u vërtetua në fillim të këtij shekulli nga astronomët e ndryshëm të botës.Gjatë studimit të figurave të ndryshme që Dogonëti kishin vizatuar nëpër shpella u gjetën edhe vizatimet e Diellit me të nëntë planetët, Sirius A dhe Sirius B, kalendari vjetor si dhe disa krijesa me disa gjëra që mbanin në kokë e që u përngjanin antenave.
Në fundin e viteve 40, të këtij shekulli, në SHBA nga ana e shtetit u lejua të punonte një organizatë për hulumtimin e fenomeneve të UFO-ve që vepron në kuadër të NASA-s. Në këtë organizatë punon një ekip prej 30 ekspertësh të të gjitha llojeve.

Ngjarja në Nevada

Rreth fundit të  viteve 40 të këtij shekulli, pikërisht më 1949, në shkretëtirën e Nevadës bie një objekt i paidentifikuar fluturues i cili përplaset në tokë.  Gjatë arritjes së ekipit shpëtimtar në vendin e ngjarjes arrijnë që të shpëtojnë njërin nga anëtarët e ekuipazhit. Drejtoria e NASA-s merr vendim për të formuar një ekip special për hulumtimin e kësaj ngjarjeje. Për këtë gjë dëshmon prof. Heri Rupe (Harry Ruppe) i cili në vitin 1988 u largua nga kjo organizatë. Profesor Rupe ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe ai vetë mori pjesë në shpëtimin e jashtëtokësorit. Ai për këtë ngjarje flet me plot entuziazëm dhe i emocionuar. Ky rast ishte deri atëherë një gjë e veçantë i quajtur “kontakti i afërt i llojit të tret”. Gjatë hulumtimeve që u bënë mbi jashtëtokësorin u vërejt se ai për nga fizionomia i përngjante një fëmije me një kokë të madhe tullace dhe me një trup të shkurtër që nuk i kalonte as 1.5 metra. Gishtërinjtë i kishte të gjatë, sytë e mëdhenj ndërsa në vendin e hundës dhe të gojës vërehej vetëm një si vrimë. Komunikimi në mes të jashtëtokësorit dhe profesorit nuk pat sukses për afro një vit. Gjatë kësaj kohe jashtëtokësori nuk tregon asnjë shenjë të aktivitetit të tij mendor apo fizik dhe thuajse ishte pa kurrfarë emocionesh. Ai ishte në gjendje të hibernacionit. Komunikimi ndërmjet jashtëtokësorit dhe prof. Rupes u bë më 20 prill 1951, kur jashtëtokësori nxori nga qafa e tij një pllakë të kristaltë monoliti me të cilën ai komunikonte në mënyrë telepatike me njerëz. Kjo ishte me të vërtet e pabesueshme. Gjatë komunikimit  jashtëtokësori “u tregoi” atyre se vinte pikërisht nga Yjori i Qenit të Madh, nga Sirius, i cili gjendet larg sistemit tonë diellor 9 vjet drite. Ata ndodheshin në Tokë me vite të tëra dhe prof. Rupe gati u habit nga fakti se sa mirë dhe saktësisht e dinin historinë e kaluar të njerëzimit. E tëra u mbajt në fshehtësi tepër të madhe dhe për këtë gjë dinin shumë pak njerëzit. Kryetari i atëhershëm i SHBA-ve, Hari Turman, kërkoi që ai personalisht ta vizitonte atë dhe të bindej vetë me sytë e tij se diçka e tillë me të vërtet ekziston, sepse ngjarja me të vërtet ishte shokante. Jashtëtokësori kërkoi që për takimin e tyre të dinte mbarë njerëzimi, gjë që kryetari Truman e hodhi poshtë duke thënë se njerëzimi ende ishte i papërgatitur…!

Objektet në Afrikë

Gjate një misioni ushtarak, në vitin 1987, gjatë një patrullimi të dy aeroplanëve ushtarak F-16 mbi  hapësirën ajrore të Republikës Jugoafrikane, pilotët raportuan bazën e tyre me radiolidhje se pesë objekte të paidentifikuara fluturuese OPF i shoqëronin ata. Ata kishin formë të diskut dhe shkëlqenin një dritë fluorscente verbuese. OPF manovronin rreth aeroplanit me një shpejtësi marramendëse. Nga baza pilotët marrin urdhrin që të hapin zjarr në këto fluturake gjë që këta edhe e zbatuan. Njërën nga këto fluturake ata edhe e rrëzojnë. Fluturakja bie në një vend-shkretëtirë. Mbas pak kohe vendi plotësisht futet në zonë të ndaluar nga autoritetet e atjeshme. Kjo ngjarje së shpejti lajmërohet në NASA nga e cila dërgohet një ekip ekspertësh e të cilët arrijnë në vendin e ngjarjes për më pak se dy orë.  Në fluturake ata gjetën anëtarë të ekuipazhit jashtëtokësorë të cilët nuk tregonin shenja jeta. Gjëja më e çuditshme ishte se brenda në fluturake u gjetën disa mbishkrime si hieroglifë dhe disa harta tokësore. Njëra nga shumë ato harta i përgjigjej rrafshit të Nazakës. Nga fluturakja u nxorën edhe disa aparate të jashtëtokësorëve për analizimin e tyre. Materiali, nga i cili ishin të ndërtuara pajisjet e tyre, ishte plotësisht i panjohur për teknologjinë tonë. Mirëpo të gjitha hulumtimet e tjera rreth këtij rasti mbetën në fshehtësi tepër të madhe. Mbete të shpresohet që një ditë edhe fshehtësitë tjera të pa publikuara më në fund të gjejnë vendin e tyre përkatës.

Google+ Followers