Posts

Showing posts from June, 2013

Tetova News

10 proceset zgjedhore që ndryshuan historinë e Amerikës

Image
Revista TIME



Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot një ndër superfuqitë më të mëdha të botës. Këtë e kanë arritur përmes shekujsh investim dhe luftë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe zhvillimin. Në fillimet e tyre, Shtetet e Bashkuara përbëheshin nga trembëdhjetë koloni, që ishin shtetet e sotme që okupojnë po të njëjtin territor që kishin edhe kur ishin koloni britanike. Kolonistët amerikanë i mposhtën britanikët në Luftën Revolucionare Amerikane të viteve të 1770-a dhe shpallën pavarësinë më 1776. Shtatë vite më vonë, nënshkrimi i Traktatit të Parisit zyrtarisht ia njohu pavarësinë nga Britania e Madhe. E ratifikuar më 1788, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara shërben si ligj suprem amerikan në organizimin e qeverisë; Gjykata supreme është përgjegjëse për ligjin Kushtetues. Ka pasur mjaft përparim social prej shekullit të 19-të; këto zhvillime janë reflektuar gjerësisht në Kushtetutë. Skllavëria u ndalua më 1865 nga Amendamenti i Trembëdhjetë i Kushtetutës Amerikane; Amenda…

Historitë e pathëna të UFO-ve. Afrika vendi ku gjenden gjurmët e sakta

Image
Ka qënë fundi i viteve 40 të këtij shekulli, pikërisht më 1949, në shkretëtirën e Nevadës bie një objekt i paidentifikuar fluturues i cili përplaset në tokë. Për këtë gjë dëshmon prof. Heri Rupe (Harry Ruppe) i cili në vitin 1988 u largua nga kjo organizatë. Profesor Rupe ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe ai vetë mori pjesë në shpëtimin e jashtëtokësorit. Ai për këtë ngjarje flet me plot entuziazëm dhe i emocionuar. Ky rast ishte deri atëherë një gjë e veçantë i quajtur “kontakti i afërt i llojit të tret”.

DOGONË në Afrikë

Në Afrikën Qendrore ekziston  një fis afrikanë që e quajnë veten DOGONË. Ky fis është një ndër fiset primitive të këtij regjioni, ku ende pjesëtarët e tij jetojnë dhe punojnë me mjete primitive të jetës. Mirëpo, është për tu habitur se këta njerëz kanë një njohuri të madhe sa i përket astronomisë. Ata me shekuj të tërë kanë ditur se në sistemin tonë diellor janë nëntë planetë që sillen rreth Diellit. Gjithashtu këta e kanë ditur edhe kalendarin vjetor i cili …

Kujt gjeni i përkasim?!

Image
Speciale/ Gjenet, popujt dhe gjuhët; evoluimi i mendimit shkencor se si gjuha lidhet me gjenet dhe popujt; Vështrim mbi risitë e pemës gjenealogjike të gjuhëve dhe kulturave në librin e shkruar nga Profesor Luigji Luka Kavalli


 Saimir Lolja

Shkrimi i mëposhtëm është nxjerrë nga libri i shkruar nga Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca,
i titulluar: Luigi Luca Cavalli-Sforza, Genes, Peoples and Languages, North Point Press, Neë York, 2000. Profesor Luigji është i lindur në Gjenovë më 1922 dhe ka qenë professor në Kembrixh, Parma, Pavia dhe tani është Profesor i Merituar i Gjenetikës në Universitetin famëmadh të Stanfordit, Kaliforni. Ai ishte ndër të parët që shtroi pyetjen nëse gjenet e popujve bashkëkohorë përmbajnë regjistrin historik të qenjes njerëzore. Ai dhe të tjerë iu janë përgjigjur kësaj pyetjeje, të parashikuar nga Darvini, me një Po të fortë. Libri i tij është përfundim i një pune shkencore dhjetravjeçare të tij dhe shumë shkencëtarëve të tjerë me famë botërore që kanë patur si…

Top 10 Misteret e Hapesires Kozmike

Image
Kjo esht tema me e debatueshme persa i perket hapesires. Teoria thote qe ka nje pafundesi universesh, ku secila nga ato i nenshtrohet rregulli te vet te caktuar te ligjeve te fizikes. Shume shkencetare nuk bien dakord me kete argument, pasi nuk ka prova apo fakte matematikore qe te lejoje ekzistencen e universeve te tjera. Megjithate, nuk ka te tilla as qe e mohojne si fakt. Me zgjerimin qe i ndodh universit tone, eshte gati e pamundur ta zbulojme pergjigjen.

Shkencetaret vetem se fundmi kane arritur te shpjegojne prejardhjen e planeteve dhe yjeve. Tashme ata i jane kthyer misterve edhe me te medha….nga kane ardhur galaktikat? Tashme dihet vetem se galaktikat nuk jane te shperndara nehapesire ne menyre ‘aq te parregullt’. Ato organizohen ne masa galaktikash qe ‘ruajne njefare pavaresie’ nga njera-tjetra. Shkencetaret kane dy teori kryesore mbi kete ceshtje: Se pari, gazi i mbetur nga shperthimi i Big Bang-ut krijoi yje dhe planete qe u grupuan se bashku per te krijuar te tjera galaksi.…

Flurudha