Si të mos bini preh e manipulimeve



Jeta e përditshme është e mbushur plot me manipulime për të cilat mund të jemi ose jo të ngërgjegjshëm. Manipulatorët mund të jenë kudo në çdo ambjent duke përdorur taktika të padrejta komunikimi, për të marrë atë që ata duan. Vështirësia është kur manipulatori është pjesë e familjes. Ai ose ajo mund të jetë i mrekullueshëm në momente të caktuara të jetës suaj, por nga ana tjetër ata janë dike përdorur presionin kundër jush duke përdorur të tjerë. Nëse doni të keni një komunikim sa më  të drejtë dhe të jeni të shëndetshëm emocionalisht, shfrytëzoni taktikat e mëposhtëme për të çarmatosur manipulatorët:
  1. Kuptoni procesin e manipulimit
Për shkak se manipulimi është një komunikim i dyfishtë, e bën edhe më të vështirë për të kuptuar qëllimin e vërtetë të manipulatorit.
  1. Rezistojini manipulimit
Manipulimi është një proces vetëpërforcimi. Manipulatorët ushtrojnë presion tek ju, për të bërë diçka që ju nuk doni. Ju përpiqeni që t`i shmangeni manipulimit. Ky veprim përforcon sjelljen, që do të shpjerë në përsëritjen e manipulimit tek ju pasi mesazhi që përcillet tek manipulatori është të përsëritë sjelljen manipulative pasi herën e parë funksionoi. Pra sa më shumë t`i shmangeni manipulimit, aq më shumë presion do të ushtrohet tek ju. Kështu nëse ju doni që t`i jepni fund ciklit, ju duhet t`i rezistoni manipulimit.
  1. Jini të ndërgjegjshëm për personalitetin, nevojat dhe dëshirat tuaja dhe luftoni fort për to.
Dyshimet dhe pasiguritë janë normale në jetën e përditshme. Të besosh në të vërtetën absolute, krijon më shumë probleme se sa të mira. Çelësi për të mos gabuar kurrë është vetënjohja. Sa më shumë që ju të dini për botën tuaj të brëndshme, personalitetin, vlerat, pikat e dobëta dhe të fortat tuaja, vlerësimi i situatës suaj do të jetë më i bazuar. Është e rëndësishme që të jeni koshient për të drejtat tuaja asertive. Ju jeni gjyqtari i sjelljes suaj, vetëm ju mund të vendosni se çfarë është e mirë apo e keqe për ju. Duhet të mendoni përmes dëshirave dhe nevojave tuaja, vetëm kështu ju mund t`i mbroni ato.
Të largoni manipulatorët mund të jetë një punë e vështirë. Pasi ai ndodh në nivele të ndryshme në të njëjtën kohë. Zëvendesimi i manipulimit me një komunikim të repsektueshëm dhe të drejtëpërdrejtë, mund të kërkojë pak kohë.

Google+ Followers