Pse japonezët u bënë aleatë me Hitlerin dhe pse ishin kundër komunizmit

Si Japonia zgjoi gjigantin e fjetur duke sulmuar Pearl Harbor-in 

Përpjekjet Japoneze për Perandorinë, 1931 – 1945


Fryma e agresionit të ngadalshëm që po ngrihej Në Japoni lindi nga frustrimi përkundrejt një bote e cila po tregonte peshën e vendimmarrjes në favor të Perëndimit. Susan Townsend përshkruan se intensifikimi i kësaj ndjenjë çoi deri në sulmin në Pearl Harbor në vitin 1941.

Susan Townsend

BBC

Forca e ndërsyer

Kur ushtria japoneze Kwantung (gjithashtu e njohur si Ushtria Guandong) pushtoi Mançurinë në 18 shtator 1931, ajo ndërseu forcat ushtarake dhe politike që çuan deri tek sulmi në Pearl Harbor më 7 dhjetor 1941.

Së pari, “Kriza Manchuriane” post-pushtimit përfundoi me largimin dramatik të delegatëve japonezë nga Lidhja e Kombeve në vitin 1933. Ky ishte reagimi ndaj gjetjeve të Komisionit Lytton, i cili kishte pranuar ankesën e Kinës kundër agresionit japonez, duke lënë efektivisht Japoninë të izoluar nga bota. Megjithatë, deri në atë kohë, japonezët kishin arritur me sukses të shkëpuste Mançurinë nga pjesa tjetër e Kinës, duke krijuar shtetin marionetë të Manchukuo nën dinastinë e rrezuar Qing të perandorit Yi Pu.
Më tej në vitin 1937 një beteje e vogël mes trupave kineze dhe japoneze tek ura Marco Polo, afër Pekinit, çoi në luftën e pashpallur mes dy kombeve. “Incidenti Kinez” dhe krijimi i një “Rendi të Ri” në Azinë Lindore në vitin 1938 u dominua nga mendimi ushtarak japonez deri në verën e vitit 1940, kur shpallja e Sferës së ko-prosperitetit të Azisë së Madhe Lindore parashikonte zgjerimin e perandorisë së Japonisë në Azinë jug-lindore.

Cilat ishin forcat që shtynë Japoninë në këtë rrugë të pushtimit ushtarak në lindje, duke çuar përfundimisht në luftë me perëndimin dhe në një disfatë katastrofike?


Duke ndjekur Fuqinë

Pas restaurimit të dinastisë Meiji në Japoni ndodhën ndryshime masive – një periudhë radikale modernizimi – në vitin 1868, dhe që këtu u shfaq dëshira për pasuri, pushtet dhe prestigj, si një mënyrë e korrigjimit të imponimit të traktateve të pabarabarta që kishin qenë të vendosura mbi Japoni nga fuqitë perëndimore në të kaluarën.

Fitorja në Luftën Sino-Japoneze të viteve 1894-5 i dha gjithashtu Japonisë pikëmbështetjen e saj të parë të vërtetë në kontinentin e Azisë, duke e detyruar Kinën të njihte “pavarësinë” e Koresë dhe t’i kalonte Tajvanin (Formosa) dhe gadishullin Liaotung.

Megjithatë, Franca, Gjermania dhe Rusia, në “ndërhyrjen e trefishtë”, protestuan se pushtimi japonez i Liaotung do të përbëjë një kërcënim të vazhdueshëm për Kinën, dhe detyruan një Japoni thellësisht të poshtëruar të braktiste gadishullin.

Një tjetër efekt i luftës ishte vënia në dukje e dobësive të Kinës, duke nxitur Shtetet e Bashkuara për të formuluar Politikën “Open Door” – Dyert e Hapura – në vitin 1899 në një përpjekje për të parandaluar politikat ekonomike anti-konkurruese në Kinë. Por kjo nuk e pengoi rajonin të mbetej një prej rivalëve të fortë, me SHBA, Rusinë dhe Japoninë, të gjithë të përfshirë, duke çuar Japoninë të hynte në një aleancë me Britaninë në vitin 1902 për të kundërshtuar dominimin rus në rajon.

Tre vjet më vonë fitorja e Japonisë në Luftën Ruso-Japoneze të viteve 1904-5 habiti botën perëndimore, dhe inkurajoi disa nacionalistë aziatik (ata të cilët nuk kërcënoheshin direkt nga ekspansioni japonez) që të konsideronin Japoninë si lider natyror të rajonit. Traktati i Portsmouth, i cili i dha fund luftës, i lejoi Japonisë të dominojë Korenë dhe të siguronte një sferë të re të ndikimit në jug të Mançurisë. Ruajtja dhe forcimi i këtij pozicioni u bë një angazhim themelor kombëtar.
Kërcënimi i zgjerimit të mëtejshëm japonez në Kinë solli Japoninë në konflikt me “Politikën e Dyerve të Hapura” amerikane, por i ashtuquajturi “borxhi i gjakut” i kushtueshëm i luftës ruso-japoneze bëri të vështirë edhe për më të moderuarit në Japoni të mendonin për një kthim tek pozitat e paraluftës, pavarësisht nga presioni amerikan.

Perandori e lindur në det

Gjërat nuk lëvizën në mënyrë të konsiderueshme deri kur, pas aneksimit formal të Koresë në vitin 1910, Japonia ktheu vëmendjen e saj në Nan’yo-Gunto – ose ishujt e Detit të Jugut. Prania e Japonisë në detet e Jugut dikur kishte qenë i kufizuar tek një shumëllojshmëri tregtarësh japonez dhe aventurierëve. Por gjatë Luftës së Parë Botërore ka pasur një ndikim të angazhimeve në biznes ose atyre ushtarake – veçanërisht e interesuar ishte marina – e cila pretendonte një shtrirje drejt jugut (nanshin) më tepër sesa një avancim verior (hokushin) i cili favorizohej nga ushtria. Ata e bënë të qartë se nëse Japonia do të zhvendosej në Paqësorin e Jugut dhe Azinë Jug-Lindore, do të bëheshin të disponueshme burime të bollshme natyrore.

Kështu, pas bashkimit me aleatët fitimtarë në Luftës së Parë Botërore, Japonia iu dhanë territoret aziatike që I përkisnin Gjermanisë koloniale nën një mandat të Lidhjes së Kombeve. Territoret përbëheshin nga Tsingtao, në Gadishullin Kinez Shantung, dhe ishujt nën ish-kontrollin gjerman në Mikronezi.

Në kohët e fundit u duk se traktatet e pabarabarta dhe ndërhyrja e trefishtë kishte qenë hakmarrja – Japonia ishte lejuar të bënte pjesë e “klubit të madh” të pushtetit, dhe tani për tani ajo ndihej e sigurt. Megjithatë diskutimet mbi zgjerimin e mëtejshëm nuk gjetën me zë.


Situatë bllokimi

Deri në fund të viteve 1920 udhëheqësit japonezë përgjithësisht mbështetën idealin dhe praktikën e liberalizmit ekonomik. Përpjekjet e tyre për të integruar ekonominë japoneze në një rend botëror liberal, megjithatë, u ranë në frustrim në fillim të viteve 1930, kur ekonomitë perëndimore në depresion vendosen barriera për tregtinë japoneze për të mbrojtur tregjet e tyre koloniale.

Shumë japonezë besonin se struktura ndërkombëtare e paqes mishëruar në Lidhjen e Kombeve favorizonte kombet perëndimore që kontrollonin burimet botërore. Për më tepër, në perëndim kishte vepruar me hipokrizi duke bllokuar emigracionin japoneze nëpërmjet ligjeve të emigracionit anti-aziatike në vitet 1920.

Si pasojë, në Japoni filluan të dalin idetë e një federate të Azisë Lindore ose një organi kooperativ, bazuar në idealet tradicionale të vëllazërisë universale pan-aziatike (Hakko ichiu – tetë qoshet e botës nën një çati) dhe një retorikë liberacioniste “Azia për aziatikët”.
Agresioni japoneze në Mançuri në vitin 1931 ishte në këtë kontekst, dhe ishte i justifikuar në bazë të argumentit Manchurian-Mongolez të “litarit të shpëtimit” – ideja se ekonomia e Japonisë u bllokua. Tre faktorë që krijuan këtë bllokim morën përmasa të mëdha – mungesa e lëndëve të para në Japoni, popullsia japoneze po zgjerohej me shpejtësi, dhe ndarja e botës në blloqe ekonomike.

Krizat politike

Izolimi në rritje jashtë Japonisë u përkeqësua nga kriza politike në vend. Kryeministri Inukai Tsuyoshi, u vra në maj të vitit 1932 nga ekstremistët e krahut të djathtë. Partitë politike mbijetuan, por ishin jashtë pushtetit, dhe “Kabinetet Kombëtare të Unitetit” përfunduan premtimin për demokraci të viti 1920.

Pas një tentative grushti shteti më datë 26 shkurt 1936 “Uniteti Kombëtar” anonte drejt fuqisë më të madhe ushtarake brenda shtetit. Më tej, ç’është më e rëndësishmja, në maj të atij viti, një rregull që vetëm oficerët në shërbim mund të bëheshin ministra ushtarake u rivendos. Kjo i dha ushtarake veton mbi një kabinet ministror, dhe fuqinë për të rrëzuar qeveritë.
Pasi aristokrati Fumimaro Konoe u bë kryeministër për herë të dytë, në vitin 1940, Shoqata e Ndihmës dhe Rregullave Imperial, nuk arriti të prodhojë një qeveri civile popullore të aftë për të kontrolluar ushtrinë. Dhe kur Gjenerali Hideki Tojo erdhi në pushtet në tetor 1941 ai kryesoi atë që ishte efektivisht një regjim ushtarako – burokratik.

Edhe pse, pas vitit 1932, ka pasur një rritje të shpejtë dhe masive të nacionalizmit fondamentalist, shumica e grupeve të krahut të djathtë të Japonisë nuk ishin aq radikale sa lëvizjet fashiste evropiane me të cilat ata krahasoheshin shpesh. Shumë nga ta përqafuan reforma të moderuara politiko-ekonomike, si dhe parimet të rikthimit të monarkisë që nuk kishin asnjë paralele në ideologjitë fashiste.

Asnjë prej këtyre grupeve nuk arriti ndonjëherë të merrte pushtetin. Megjithatë, klima e frikës, vrasjeve dhe propagandës padyshim kontribuoi në thyerjen e qeverive të dala nga partitë dhe zhdukjen e liberalizmit ndërkombëtar nga diskursi dhe fokusi publik. Përzierja e ngjarjeve ndërkombëtare me politikën e brendshme ishte një koktej vdekjeprurës.

Diplomacia parandaluese: Gjermania

Përfundimi i paktit nazisto-sovjetik në gusht të vitit 1939 ishte një tronditje e madhe për grupimet pro-gjermane në qeverinë japoneze, i cili konsideronte rusët si të rrezikshëm. Dhe, pasi forcat gjermane pushtuan Francën dhe pjesën tjetër të Evropës perëndimore në pranverën dhe verën e vitit 1940, japonezët filluan të frikësohen se Gjermania do të kërkonte gjithashtu kontrollin politik të Indokinës franceze dhe Indinë Lindore Holandeze.

Këto territore ishin pjesë e rrugës jetësore të furnizimit të Japonisë me krahë pune dhe materiale për dhe në Kinën kontinentale dhe Japonia ishte e shqetësuar se ndikimi gjerman ishte duke prekur kështu interesat e tyre në Azinë Juglindore. Kështu japonezët nuk ishin fare optimist në lidhje me synimet afatgjata të Hitlerit.
Ministri i Jashtëm Matsuoka, për këtë arsye, mbrojti dhe forcoi lidhjet politike të Boshtit, dhe një ‘Pakt Tripalësh ” u konkludua në shtator të viti 1940.
Në të njëjtën kohë, Japonia u përball me një rrethim nga Amerika, Britania, Kina dhe Holanda, i cili kërcënonte tregjet japoneze dhe interesat në Azi. Japonezët kështu u ndjenë të detyruar të forconin pozicionin e tyre të mëtejshëm në jug, dhe hynë në një avancim drejt jugut në Indokinën franceze. Intensiteti u rrit në 22 shtator 1940 pasi qeveria kukull e Vichy në Francë e ndikuar nga gjermanët dha aprovimin e saj mbi këtë politikë.

Japonezët gjithashtu filluan negociatat me Indinë Lindore Holandeze për të rritur kuotën e eksporteve të naftës në Japoni në rast se eksportet e naftës nga SHBA do të bllokoheshin.

Diplomacia parandaluese: Rusia dhe SHBA

Marrëdhëniet me sovjetikët kishin marrë një kthesë përkeqësimi në nëntor të vitit 1936, pasi Japonia nënshkroi Paktin e Anti-Kominternit (një pakt për të penguar komunizmin) me Gjermaninë. Ato arritën pikën e tyre më të ulët kur forcat japoneze dhe sovjetike u përleshën në sektorin Nomonhan të kufirit Mançuriano-Mongol në vitin 1939. Për të shpërndarë kërcënimin e luftës me Rusinë, më 13 prill të vitit 1941, Japonia nënshkruan një pakt neutraliteti me sovjetikët.

Në qershor të vitit 1941 negociatat me Inditë Lindore Holandeze u ndërprenë dhe më 2 korrik japonezët miratuan një avancim të mëtejshëm drejt “jugut”, ndërsa fshehurazi po përgatiteshin për luftë me sovjetikët. Kur Japonia pushtuar jugun e Indokinës në të njëjtin muaj, Shtetet e Bashkuara imponun një embargo de facto të naftës.

Në fillim të shtatorit edhe vetë perandori u shqetësua në lidhje me tonet agresive të negociatave ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Por një memorandum i lëshuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Cordell Hull, më 26 nëntor, I cili kërkonte që Japonia të tërhiqej plotësisht nga Kina dhe Indokina, luajti në favor të ekstremistëve japoneze. Në atë ditë flota japoneze lundroi drejt Pearl Harbor.

Zgjimi i gjigantit të fjetur

Historia e ekspansionizmit japonez thekson natyrën e saj oportuniste, si dhe dëshirën e Japonisë për të krijuar një rajon autonom nën udhëheqjen japoneze.
Aneksimi i territoreve të Azisë juglindore nga Japonia në 1941-2 ishte shkaku i menjëhershëm i luftës në Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, insistimi i Japonisë në mbajtjen territoreve kineze – shihej si vendimtar për ekzistencën e saj si nga të moderuarit ashtu edhe nga ekstremistët – dhe ishte këmbëngulja e SHBA-së që Japonia të hiqte dorë nga ky territor, që ka krijuar tensione reale mes të dy palëve. Paktit Tripalësh (mes Japonisë, Gjermanisë dhe Italisë) i shtatorit të vitit 1940 ishte gjithashtu një bllok i madh pengues për marrëdhëniet e mira mes SHBA-së dhe Japonisë.
Nga ana e tyre SHBA-të, kishin paragjykime dhe keqkuptime, por qeveria japoneze u mashtrua gjithashtu edhe nga fraksione ushtarake, të cilët kishin mësuar mësimet e gabuara nga dy luftërat e shkurtra perandorake me Kinën dhe Rusinë. Ata besonin se dobësia Aleate në jug-lindje të Azisë dhe sentimentit izolacionist amerikan do të thoshin një tjetër luftë të shkurtër.

Por nuk do të ishte kështu. Çfarë japonezët bënë ishte të zgjonin zemërimin e Amerikës, dhe të ndiznin trenin e luftës që do të sillte disfatën e tyre totale.

Google+ Followers