Çfarë janë vampirët?


Vetëm pak muaj më parë një njeri-vampir nw Ukrahinë, sulmoi disa vajza duke i shkaktuar njërës prej tyre vdekjen. Filmat kanë qënë burimi i vetëm ku njerëzit kanë marrë informacion për fenomenin e “vampirëve”. Nje fenomen i cili është përhapur shumë në vitet e fundit dhe sipas psikologëve shkaku kryesor, vjen nga problemet personale që kanë njerëzit.

Vampirët

Ai që ne quajmë Vampir, në të vërtetë nuk është tjetër veçse një forcë që gjen vend tek  një individ me kushte të veçante psikologjike dhe egzistenciale. Ai që bie  pre e kësaj force, pra, është sigurisht një person, por është edhe një Vampir saktësisht siç edhe një fajdexhi është një person. Forca-Vampir vihet në zotërim të një personi duke ndjekur linjën e vuajtjeve, zhgënjimeve, cfilitjeve shpirtërore, dhe e manovron duke ia  frymëzuar të gjitha veprimet e tij me filozofinë e vet vampirike. Kjo nuk i heq asgjë as përgjegjësisë së personit-Vampir (që ka lejuar të depërtojë kjo Forcë, që duron praninë malinje e që e shfrytëzon gjithë të ligësinë), as strategjisë së mbrojtjes e të kundërsulmit që është e drejtë të përdoren kundër kundër këtyre Vampirëve. Përkundrazi, fakti që asht fjala për një forcë e bën akoma më të ligjshëm veprimin e prirur ndaj çlirimit si të presë, si të pretarit, nga kërcënimi i një elementi të huaj dhe jonjerëzor.

“Dhurata” e Vampirëve

Vampiri është subjekt i disa rregullave të hekurta: për të vjedhur energji ai duhet të japë viktimës së tij në këmbim një “dhuratë fuqie”, diçka që të mund ta bëjë viktimën më pranues. Dhurata e fuqisë që Vampiri na bën vazhdimisht është të kushtuarët e vëmendjes dhe të mbrojtjes ndaj veseve tona, ndaj poshtërsive tona, ndaj turpit tonë. Një tip loje absolutisht e çmendur, si pjesa më e madhe e lojnave vampirike. Në të vërtetë, meqë ai ia ofron ‘favorin’ vetëm në prani të veseve, poshtërsive e turpit, edhe kur nuk i kemi, duhet të përpiqemi t’i përftojmë : vetëm kështu mund të sigurojmë ‘mbrojtjen’ e tij. Dhe ja, më në fund gjëndemi të mbrojtur nga Vampiri kundër pasojave të problemeve që nuk i kishim e pa të cilat jetonim përbukuri.

Gjurmët

Agresioni vampirik lë gjithnjë gjurmë të rënda tek viktima, edhe pse kjo e fundit, pa e njohur egzistencën e këtij mekanizmi, nuk i nxjerr në pah, ose ua atribuon dobësive të trupit dhe problemeve tjera të pandehura si, nervozizmit, prirjes ndaj melankolisë, bllokimit të papritur mendor, dobësisë vetiake, ndonjë difekti në karakter, etj. Tipologjia e simptomave që rrjedhin prej një agresioni vampirik është shumë e artikuluar,  por mungesa e  përvojës për të analizuar disa gjendje shpirtërore krijon një tendencë përgjithësuese për të shmangur thellimin e tyre. Sa herë që ndjejmë të na vijnë së brendshmi sinjale të tilla, shfaqet mesazhi i regjistruar që na kanë mësuar: “Sa i komplikuar që je! Hiq dorë një herë e mirë nga paranojat!” fatkeqësisht, përsa kohë që i trajtojmë kështu ndjenjat tona, intuitat tona, nuk do mësojmë kurrë të mbrohemi nga Vampirët. Përkundrazi, do t’u lëmë fushë të lirë ekspeditave të tyre plaçkitëse. Në të vërtetë, në raport me ne Vampirët kanë një përparësi: janë që ç’ke me të paranojakë, por vetëm në sensin e të mosanashkaluarit të asnjë detaji që u shërben për të përfituar atë që dëshirojnë.

Simptomat e agresionit vampirik

Prania e një Vampiri mund të prodhojë mërzi, angështi, nervozizëm, shqetësim, tension, eufori, reduktim të vëmendjes, pakësim të ndjeshmërisë dhe shumë gjëndje të tjera të shkaktuara nga prishja e sjelljes normale. Por simptoma që thuajse gjithmonë shfaqet pas takimit me një Vampir, kur tashmë ka shkuar, është një gjendje pakënaqësie, prishaqefje, një ndjenjë armiqësie kundrejt realitetit. Bëhet fjalë për gjendje që – veçanërisht kur je i detyruar nga rrëthanat që të rrish shumë kohë me një Vampir- mund të teptisin në dobësi fizike të llojeve të ndryshme , si dhimbje koke, bllokime të aparatit të tretjes, pafuqi e paspjegueshme, kollitje nervoze. Në disa raste, dobësitë mund të shndërrohen në shqetësime më serioze, ose në sëmundje.
Vampiri nuk ndan kurrë një gjëndje shpirtërore me dikë tjetër. Me një Vampir mund të ndash hapsirën ose një aktivitet, por jo një gjendje shpirtërore. Qëniet njerëzore, edhe në situata të një mungese të intimitetit apo të kontakteve sipërfaqësore, kanë nevojë të ndajnë me dikë tjetër kanë nevojë një gjëndje shpirtërore. Por Vampiri nuk shkëmben asgjë dhe nuk pranon përcjellje të ndërsjellta gjëndjesh shpirtërore. Kësisoj, një person i mësuar me kontakte njerëzore, përpara një Vampiri do të ndihet shumë në siklet. Hiçi që një Vampir përcjell është si një marramendje që përthith gjithçka. Ajo që më së shumti na vë në siklet është ndjesia që ai person nuk ka kurrfarë interesi për ne, që ka një qëllim vetiak.për të realizuar, e që, edhe nëse ne hyjmë në një farë mënyre në programet e tij, hyjmë me cilësitë e sendeve e jo të njerëzve.

Bllokimi mendor vampirik

Rreziku për t’u gjendur nën pushtetin absolut të shastisjes vampirike, mund të shfaqet qoftë gjatë një marrëveshjeje biznesi, qoftë në çdolloj rrëthane në të cilën pengu në lojë nuk është  paraja por, afria, miqësia, solidariteti, dinjiteti apo çfarëdo materiali ‘delikat’. Shembulli më i efektshëm është ai i blerjes së padëshiruar. Të gjithë i kemi parasysh ato raste kur, kundër vullnetit tonë, kemi përjetuar situatën absurde të të pasurit në dorë një objekt që nuk do të donim ta blinim e që nuk do ta marrim vesh kurrë se përse e blemë. Në një treg, në një panair apo diku tjetër, qëllon që dikush na ndalon a pothuajse na prangos fizikisht, që na reciton një formulë magjike.: “Për çfarë jeni të interesuar saktësisht?”, ose “A ke dëgjuar ndonjëherë të flitet për XYZ?”, ose “Eja këtu, vetëm një çast- pa problem- mos u trembni – madje, rehatohuni, uluni pak”. Një bisedë e bërë kundra dëshirës, një interes i shtirë kundrejt propozimit (thuajse gjithmonë vetëm për të mos fyer bashkëbiseduesin), nostalgjia shporuese për kohën- pak çaste përpara- kur ishim të lumtur e të lirë për të shkuar ku nna pëlqente… Mandej, fletë që të shqetësojnë e një penë në dorë për të firmosur diçka, apo një makinë llogaritëse që punon teksa malli futet në një zarf a kuti…Loja u krye me sukses. Prej atyre çasteve të shkurtëra por të pafundme, na kujtohet vetëm një bllokim mendor, ngulmues dhe i paspjegueshëm.

Hipnoza vampirike

Përpara Vampirit jemi si të hipnotizuar: në sytë tanë kalojnë imazhe enigmatike, e çdo frazë e thënë prej tij përçon mesazhe të errëta. Përballë këtyre mesazheve shqisat tona i fshikin fjalët pa u ndalur në asnjerën prej tyre dhe bllokimi mendor vazhdon të neutralizojë çdo përpjekje tonën për të qenë në kontakt me realitetin. Gjatë sulmit vampirik ne shohim, dëgjojmë, perceptojmë, por në një mënyrë çuditërisht të; nuk jemi në gjendje të mendojmë në mënyrë koherente: jemi si të vënë nën zgjedhë. Në një farë mënyre e dimë se se gjithë ç’rrjedh përpara syve tanë është një lloj ëndrre, që fjalët e thëna prej pushtuesit tonë i shërbejnë veç arritjes së qëllimit të tij; por megjithëkëtë e dimë se do përfundojmë të dorëzuar. Ndoshta ngaqë duam të çmohemi prej tij; ose nga që nuk duam ta zemërojmë; apo ndoshta për të dalë sa më shpejt  nga ankthi i pranisë së tij. Në horizontin tonë, kësi çastesh egziston vetëm pushtuesi ynë me tentakulat e tij të pashmangshme, kurse ne jemi thelbësisht nën pushtetin e tij absolut.

Nevoja për t’i pëlqyer Vampirit

Prania pushtuese e Vampirit, ngarkesa e tij negative, uria e tij për energji, janë faktorët faktorë psikologjikë aq të rëndë për t’u përballuar, sa shpesh nuk mund të bëjmë tjetër gjë veçse të përpiqemi t’i zbusim nëpërmjet shndërrimit të tyre në kënaqësi. Një kënaqësi mazokiste, natyrisht, që nganjëherë merr deri dhe trajtat e një lloj fatlumësie prej se jemi zgjedhur si viktima. Ky rezultat i agresionit vampirik mund të lidhet sa me përmasat e afrie, aq edhe me marrëdhëniet profesionale, afaristike, politike. Shumë njerëzve u ka ndodhur të gjenden përballë një personi me ndershmëri mjaft të dyshimtë, por të mveshur me një aureolë fuqie, e të kenë ndjerë njëkohësisht një ndjenjë neverie tëhuajsuese edhe një përkushtim të zjarrtë për t’i pëlqyer me çdo kusht. Ai ndërthur mënyra sjelljeje që na bëjnë të ndihemi asgjë përballë tij. Mjafton një buzëqeshje e tij, një shkelje e syrit, një gjest afrie për të na bërë të fërgëllojmë nga një emocion i panjohur, misterioz, që na shtyjnë të realizojmë çdolloj sjellje apo veprimi që do t’i pëlqente atij. T’i pëlqejmë atij, kjo është për ne nderi më i madh.

Prindërit Vampirë

Ndër të gjitha llojet e sulmeve vampirike, më i ulëti është ai ndaj fëmijëve. Sulmi kundër të pafajshmëve dallohet menjëherë: prindi Vampir, në të vërtetë, ka prirjen t’i nxisë fëmijët që të mos ‘hallakaten tepër’, që të mos krijojnë iluzione se janë tepër të rëndësishëm. Pra kërkon t’i katandisë në të pafuqishëm, duke i trajtuar si idiotë të pandreqshëm, e jo si qenie njerëzore në zhvillim e sipër. i poshtëron, i tremb dhe i bën të ndjehen fajtorë për atë që: në thelb, i bën të ndjehen fajtorë që egzistojnë. Dhe ata fillojnë të bëhen të ‘çuditshëm’, e sa më shumë që ata bëhen të çuditshëm, aq më shumë prindi-Vampir i vë përballë çuditshmërisë së tyre, duke i bindur se janë ‘objektivisht’  të çuditshëm. Atëherë fillojnë të sëmuren nga shumë sëmundje të vogla e të ‘çuditshme’: shqetësime të lehta, ‘çudira’ të reja, me një fjalë. Krijojnë shumë probleme, pra. Në këtë pikë prindi-Vampir bëhet ‘me të drejtë’ më i fortë, më i ashpër; mundohet t’u transmetojë atyre mesazhin se, nëse vazhdojnë kështu, do jenë për nënën dhe babanë vetëm një barrë, në vend që të jenë gëzimi i tyre. E atëherë ata ‘hakmerren’ duke u bërë gjithnjë e më keq në aspektin psikologjik, por nganjëherë edhe në atë fizik, përfshirë në një spirale prej nga nuk do mund të dalin kurrë më.

Vampiri të ngjall mëshirë

Përtej aftësisë që ka Vampiri për të përdorur në funksion të vet kohën e dikujt tjetër, fshihet edhe një pikë tjetër nyjësore e hulumtimit tonë: mëshira e mistershme që pretari ngjall tek preja e tij. Kjo përmasë pushton zona të gjera sjelljesh njerëzore dhe shpesh përcakton situata paradoksale. Vampiri na bën të ofrojmë pëlqim, mirëkuptim, vëmendje, mbështetje, e nganjëherë edhe para, duke përdorur materialin e mëshirës në një mënyrë dinake dhe plot zotësi. Vien për të zgjuar mëshirën tonë. Ndonjëherë ai është deri dhe më i madh, më i pasur, më i fuqishëm se ne. Por vjen të zgjojë mëshirën tonë për të përftuar energji. Na transmeton një lloj turbullimi mendor dhe ne rrimë dhe e dëgjojmë si robotë, pa provuar as dhe ndjenja, por prapseprapë të nënshtruar. Është e domosdoshme të kuptojmë se duke i afruar Vampirit këtë lloj do të thotë të marrësh përgjegjësinë t’u imponojmë personave që duam pamjen e  një ndryshimi të mjerë të mëshirës njerëzore. Në të vërtetë, për ata që na duan nuk ka gjë më të neveritshme sesa të na shohin të nënshtrohemi për mëshirë ndaj Vampirëve që nuk na duan e që duan të na grabisin, e mandej na topitin e na shtyjnë t’u vemë kushte të rënda atyre që na duan me të vërtetë.

Mohimi i njohjes së meritave

Mohimi i njohjes së meritave ka si objektiv kufizimin e rrezes së veprimit të dikujt që të mos ‘hapet tepër’. Kjo është një skemë vampirike që që mund të shfaqet si në ato mjedise ku fryma e garës është pjesë e lojës, ashtu dhe në një grupim ku duhet të bashkëpunohet në funksion të një qëllimi të njejtë. Shpesh shfaqet në familje, kurse në marrëdhëniet miqësore është shumë më i pranishëm sesa mund ta besojmë. Mënyra e veprimit, -si të gjitha llojet e reagimeve vampirike- është zakonisht shumë e dukshme e nganjëherë pacipërisht e dukshme, paçka se duke qenë shumë e dhimbshme, rrallëherë kapet nga vetëdija e viktimave. Vampiri vepron mbi ‘naivët’ që ende nuk e kanë kuptuar si janë gjërat, që ende besojnë në meritat e viktimave, që ende e trajtojnë me respekt. Dhe ja: mjedisi përreth viktimës bëhet çuditërisht i ftohtë. Të njejtët perona që më përpara e pranonin qetësisht, tashti e shohin me një mbikqyrje të re, me një hije dyshimi. Pra Vampiri mund të reagojë në mënyra të ndryshme, të gjitha vrasëse, sepse ai bazohet në aftësinë e manovrimit të mjedisit rrethues e në manipulimin e ideve të viktimave.

Të përballemi me Vampirin

Me Vampirin duhet të përballemi. Të shtin frikën, por duhet ta përballojmë. Mund të na shtijë frikën ngaqë është prepotent o sepse është i topitur o sepse na transmeton një ndjenjë të tillë mëshirë sa druajmë ta dëgjojmë tek këlthet nga dhimbja si një shtazë e plagosur, e atëherë preferojmë t’i japim gjakun tonë. Në të vërtetë ai duhet vënë përballë vetes së tij dhe të ndihmohet për të ndrequr të keqen që ka bërë. Nuk duhet ta kemi frikë, sepse ai ka shumë pika të dobëta. Madje, mund të thuhet se ai është krejtësisht një pikë e dobët, meqë nuk bën gjë tjetër veçse nxjerr në pah fuqinë e tij. Pika e parë e dobët është të jetuarët në mitin e vetvetes. Një Vampir është gjithnjë dhe një mit, por një mit fallso, një mit pa themele. Dhe meqë përtej një miti fallso fshihet përherë një turp, nuk duhet as ta druajmë e aq më pak t’i shkojmë mbas trilleve, por thjesht ta ndjekim, duke synuar ta vëmë përballë vetes, përballë një pasqyre në të cilën ai (si Vampirët e traditës që nuk reflektohen në pasqyrë) mund ta shohë Hiçin e tij.

Google+ Followers