Blitzkrieg, lufta ”rrufe” e Gjermanisë që tronditi botën

Observer histori

Çdo të mërkurë në gazetën “Tirana Observer” do të gjeni rubrikën historike mbi Luftën e Dytë Botërore dhe Luftën e Ftohtë. Rubrika do të jetë çdo të mërkurë dhe informacionet do të merren nga rrjeti prestigjioz britanik BBC. Në këtë rubrikë ju do të lexoni mbi shkaqet, ngjarjet dhe personazhet e luftës më shkatërruese në histori. Nga pushtimi i Polonisë deri tek përdorimi i bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Kush ishin operacione sekrete. Në rubrikë do të gjeni një guidë mbi ngjarjet kryesore të Luftës së Dytë Botërorë, por edhe të Luftës së Ftohtë.

Kush ishte strategu që hodhi bazat për Blitzkrieg
Blitzkrieg, lufta ”rrufe” e Gjermanisë që tronditi botën 



Shpejtësia, fleksibiliteti dhe iniciativa e Vermahtit gjerman kapi Aleatët krejtësisht në befasi gjatë Blickrig-ut në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Po çfarë ndodhi që Britania e Madhe dhe Franca u gjendën në dizavantazh në çdo betejë?
Hitleri dikton Kushtet

Më 21 qershor 1940, në fillim të vitit të dytë të Luftës së Dytë Botërore, Presidenti francez, Marshalli Philippe Pétain, formalisht apeloi për paqe me Rajhun e Tretë të Adolf Hitlerit. Në rrjedhën e negociatave Pétain – fituesi i betejës së Verdun në Luftën e Parë Botërore – ra dakord të heqë dorë nga tri të pestat e territorit francez I cili do të transferohej nën kontrollin gjerman.

Në një prej ironive më të mëdha të historisë, Hitleri këmbënguli që armëpushimi të nënshkruhej në vagonin hekurudhor në të cilin Gjermania kishte qenë e detyruar të pranonte humbjen në fund të Luftës së Parë Botërore. Ai kishte një pozitë të fortë për të diktuar të tilla kushte.

Wehrmacht-it (ushtria gjermane), nën kontrollin e Hitlerit, i ishte dashur vetëm disa javë për të shkatërruar ushtrinë e Republikës e Tretë të Francës. Trupat e tij të mirë trajnuar dhe mirë organizuar u kishin shkaktuar një tërheqje poshtëruese nga Evropa kontinentale edhe aleatëve të Francës, sidomos Forcës Britanike për Çlirim – British Expeditionary Force (BEF).
Kështu, mes 10 majit dhe 21 qershorit të viti 1940, Wehrmacht kishte kryer atë që ushtria e Kaiser-it Wilhelm II nuk kishte arritur të bëjë në katër vitet e luftimeve të dëshpëruara në Luftën e Parë Botërore.
Linja e mbrojtjes Maginot: Aleatët prisnin një luftë tw avashtë, të tejzgjatur dhe difensive


Aleatët të Papërgatitur
Përgjatë kanalit anglez, ushtarakët britanik të shokuar po përpiqeshin të përcaktonin se si ngjarjet kishin rrjedhur aq shpejt, kaq tmerrësisht keq. Forca Britanike për Çlirim – British Expeditionary Force (BEF) kishte lundruar për në Francë të bindur se ata dhe aleati i tyre Francez ishin të pajisur mirë dhe të trajnuar mirë për të përballuar dhe luftuar një luftë moderne. Në të vërtetë, sikundër edhe ngjarjet dëshmojnë, ata ishin krejtësisht të papërgatitur për t’u përballur me Wehrmaht-in e Hitlerit.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, ushtritë e dy aleatëve ishin përballur me çka u shndërrua një konflikt dyluftimesh të tejzgjatura dhe të të avashta. Dhe në vitin 1940, të ndikuar nga kjo përvojë, udhëheqësit britanik dhe francez të Luftës së Dytë Botërore ishin ende në pritje të luftonin një luftë mbrojtëse në të cilën ishin të bindur se do të dominonin. Me këtë mendësi, ushtria franceze u dërgua në kufirin e mirë fortifikuar të Francës me Gjermaninë, e ashtuquajtura linja Maginot, dhe u pozicionuan duke pritur një sulm gjerman. Forcat Britanike për Çlirim (BEF) u dërguan për t’ju bashkuar trupave franceze për të mbrojtur linjën e kufirit me Belgjikën.

Forcat aleate prinin që beteja të zhvillohej ngadalë dhe të dominohej nga trupat “tradicionale” – këmbësoria dhe artileria. Edhe pse dy ushtritë dispononin më shumë se 3500 tanke, këta ishin planifikuar në një masë të madhe të mbanin një rol dhe pozicion mbështetës.

Ngjarjet maj dhe qershor të vitit 1940 vërtetuan se vizioni i vjetruar i luftës nuk mund të ishte më larg nga realiteti. Këtë herë, ndryshe nga aleatët, gjermanët kishin ndër mend të luftonin beteja sulmuese, dhe të fitonin shpejt luftën.
Taktikat Gjermane

Në agimin e 10 majit, gjermanët filloi pushtimin e Belgjikës dhe Holandës. Në mënyrë konseguente, të bindur se do të përballeshin me një ripërsëritje të strategjisë gjermane të vitit 1914, komandantët aleatë lëvizën pjesën më të madhe të forcave të tyre nga kufiri franko-belg drejt pozicioneve mbrojtëse Brenda territorit të Belgjikës për të pritur vazhdimin e sulmit gjerman. Duke bërë kështu, ata ranë drejtë në kurthin e ngritur nga Hitleri.

Në vend që të përsëriste Planin Schlieffen të Luftës së Parë Botërore, gjermanët në vitin 1940 përparuan me gjithë fuqinë dhe mjetet e tyre kryesore nëpër pyllin e Ardeneve, në mënyrë që të godisnin krahun e dobët të Aleatëve. Në këtë mënyre 29 divizione gjermane avancuan përmes Holandës dhe Belgjikës në veri, 45 divizione të tjera, të cilët përfshinin rreth 2400 tanke të ndara në 7 divizione, çanë përmes krahut të djathtë të aleatëve dhe avancuan drejt Kanalit me Britaninë.

Në 21 Maj, kjo trupat kishte arritur Kanalin dhe kishin rrethuar 35 divizionet aleate, duke përfshirë Forcën Britanike të Çlirimit (BEF). Edhe pse ushtria franceze kishte bërë rezistencë simbolike edhe për disa javë më tej, morali i tyre ishte thyer dhe avancimi i trupave gjerman në jug në jug të Belgjikës ishte i shpejtë dhe vendimtar.

Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara nga Winston Churchill për të forcuar vendosmërinë franceze, humbja e ushtrive Britanike dhe Franceze në maj efektivisht përcaktoi fundin e rezistencës franceze. Ushtritë aleate, krejtësisht të papërgatitura përkundrejt operacioneve ushtarake të shpejta dhe të lëvizshme të gjermanëve, ishte mposhtur në çdo hap.


Aleatët mendonin se “Blitzkrieg” varej nga teknologia e re, si tanket dhe bombarduesit në pikiatë

Formë e re luftimi?
Të tronditur nga përvoja që patën, vëzhguesit ushtarake aleate që kishin mbijetuar nga rënia e Francës i atribuuan humbjen e tyre një forme krejtësisht të re të luftimit të përdorur nga Wehrmacht – Blitzkrieg. Blitzkrieg dukej të ishte i bazuar rreth përdorimit të përhapur të teknologjisë së re inovative. Pas të gjitha, gjatë fushatës katastrofike në Belgjikë dhe Francë, dukej sikur tanket dhe avionët gjermanë gjendeshin kudo.

Pikëpamja që gjermanët përdorën teknologji të re, domethënë tanke dhe avionë bombardues në pikiatë, për të krijuar një formë të re dhe unike të luftës ka dominuar shpesh të kuptuarit se si gjermanët luftuan në Luftën e Dytë Botërore.

Megjithatë, në kundërshtim me besimet e establishmentit ushtarak aleat të kohës, Blitzkrieg nuk ishte një markë e re e mënyrës së luftës. Në fakt, edhe pse kjo është një fjalë gjermane, vetë termi është krijuar nga një gazetë angleze diku në vitin 1939.

Në të vërtetë, mënyra në të cilën Wehrmacht luftoi, “doktrina” e tyre në mënyrë e të folurit të sotëm, bazohet më shumë mbi idetë se sa teknologjinë. Dhe idetë të cilat i dhanë formën mënyrës se si ushtria e Hitlerit luftoi influencohen nga traditat dhe metodat e luftimit që ushtarët gjermanë kishin përdorur që nga vitet 1870. I ashtuquajturi Blitzkrieg në vitin 1940 ishte me të vërtetë doktrina gjermane e vitit 1914 me shtesën dhe ndihmën e teknologjisë.


Doktrina e Schlieffen hodhi bazat për Blitzkrieg

Paraardhësit

Përpara viteve 1914-18, Gjermania kishte perceptuar veten si të rrethuar nga armiqtë të cilët ishin superior si në numra ashtu edhe në burime. Dhe strategët gjermane, më i njohuri Alfred von Schlieffen, kishte arritur në përfundimin se Gjermania nuk mund të fitonte një luftë të gjatë, të tejzgjatur kundër oponentëve të tillë.

Kështu, në mënyrë që të fitonte, Schlieffen dinte se ushtrisë gjermane do ti duhej të mposhte kundërshtarët e sajj në mënyrë të shpejtë dhe me vendosmëri. Gjithmonë më e pakët në numër se armiqtë e saj, ajo do të duhet të mposhte sasinë me cilësi.

Schlieffen punoi në lidhje me krijimin e një doktrinë që do të lejonte ushtrinë gjermane që të fitonte mbi kundërshtarët e saj më të mëdhenj në numër. Kjo doktrinë theksonte shpejtësinë e manovrimit dhe përqendronte sulmin mbi armikun në pikën ku ai ishte më i dobët, dhe zakonisht kjo do të thoshte të sulmojë nga krahët.
Schlieffen theksoi gjithashtu nevojën për tu përshtatur me reagimin e armikut përkundrejt lëvizjeve gjermane. Me fjalë të tjera, ai parashikoi nevojën për të ruajtur iniciativën e shpejtësisë së manovrimit. Për të arritur këtë, ai mbrojti përdorimin e sistemit të komandës fleksibël të shpikur nga Helmuth von Moltke, ose siç e thërrisnin ndryshe “i vjetri”.

Duke pranuar se kushtet fushën e betejës ndryshonin me shpejtësi dhe se urdhrat shpesh bëheshin obsoletë nga rrjedha e shpejtë e ngjarjeve, ushtria gjermane inkurajoi komandantët e saj për të marrë vendime pa pritur për urdhërat nga lart, duke i lejuar ata të përfitonin nga mundësitë e shpejta që krijoheshin. Mbi çdo gjë tjetër, kjo doktrinë krijoi figurën e udhëheqësit agresiv dhe fleksibël.

Schlieffen dhe pasardhësi i tij, Helmuth von Moltke i Riu, trajnoi ushtrinë gjermane shumë mirë në atë që quhet Bewegungskrieg, ose “lufta e manovrimit”. Në vitin 1914, njësitë gjermane në mënyrë të pashmangshme mbizotëruan kundërshtarët e tyre sa herë që ata hasnin njëri-tjetrin në fushën e betejës.
Zhvillimi i Strategjisë

Idetë e Schlieffen u drejtoheshin kryesisht liderave ushtarake të niveleve operacionale, që janë, komandantët e divizioneve të Gjermanisë dhe trupat e ushtrisë. Problemet më të mëdha në Luftës së Parë Botërore, megjithatë, ishin verifikuar në nivelet më të ulta taktike. Dhe zgjidhja gjermane e këtyre probleme ishte aplikimi i parimeve operative të Schlieffen si për njësi operative të vogla, ashtu edhe për njësitë e mëdha. Kështu, duke decentralizuar komandën dhe duke rritur forcën e zjarrit të këmbësorisë, ata krijuan një numër të madh të njësive me përmasat e togës të afta për të vepruar në mënyrë të pavarur në fushën e betejës.

Këto njësi kishin lirinë për të luftuar si të mendonin do të ishte më mirë, pa pasur nevojë për t’iu referuar vazhdimisht një komandanti të lartë në hierarki. Ndërsa Aleatët u mbështetën mbi tanket për të thyer bllokimin e llogoreve në vitin 1918, gjermanët përdorën një masë të madhe të forcës së këmbësorisë të fuqizuar nga një doktrinë e shëndoshë taktike.

Pas disfatës së tyre në vitin 1918, intelektualët ushtarake gjermanë filluan riorganizimin e ushtrisë. Nën drejtimin e Hans von Seeckt, komandantët modeluan doktrinën që Wehrmacht do të përdorte në Luftën e Dytë Botërore. Të neveritur nga mbeturinat dhe pavendosmëria e luftës në llogore, ata u kthyen tek idetë e Schlieffen, dhe në vitin 1921 ushtria publikuar doktrinën e saj të re, Komando dhe Lufto me Armë të Kombinuara.
Aplikimi i doktrinës

Doktrina integroi nivelin operacional të ideve të mësuar nga Schlieffen me konceptet taktike të zhvilluara gjatë Luftës së Parë Botërore. Dhe meqenëse teknologjia ushtarake, duke përfshirë edhe atë të tankeve, automjeteve, avionëve dhe radiot, u zhvillua gjatë viteve 1920 dhe ’30, ajo u shartua me këtë kuadër doktrinor.

Inovatorë të tillë si Heinz Guderian dhe Erich von Manstein njohën se mbrojtja e dhënë nga tanket përmirësonte aftësinë e ushtrisë gjermane për të manovruar përballë artilerisë së armikut, dhe se kjo forconte shpejtësinë dhe lëvizshmërinë. Megjithatë, teknologjia moderne është përdorur thjesht për të përmirësuar aftësitë të cilat tashmë ishin të parashikuara nga doktrina strategjike të ushtrisë.

Kështu, ndryshe nga ushtritë aleate, ushtria gjermane në vitin 1940 kishte një doktrinë sulmuese e cila theksonte shpejtësinë e vendimmarrjes, shpejtësinë e manovrimit dhe veprimin e decentralizuar. Nga idetë operative të Schlieffen u vu theksi te shpejtësia, sulmet në krahë, rrethimi dhe beteja vendimtare.

Përvoja e Luftës së Parë Botërore kishte bindur udhëheqësit gjermanë që këto ide ishin të nevojshme të aplikoheshin jo vetëm në nivel të lartë operacional, por edhe në nivel taktik – duke përdorur skuadra të pavarura në manovrime të kombinuara me armë zjarri. Tankët, automjetet motorike dhe aeroplanët thjesht mundësuan që Wehrmacht të zbatonte këto parime në mënyrë më efikase.

Me këtë doktrinë, pavarësisht se ushtria ishte më e pakët në numër tankesh dhe avionë luftimi, ata ishin në gjendje të fitonin mbi aleatët në çdo hap në vitin 1940, dhe të shkaktonin kolapsin e shpejtë dhe të përgjithshme të rezistencës Aleate.

Google+ Followers