50 fakte të rralla që nuk i dini për Berluskonin

Historia e njeriut që u shiste detyrat shokëve të klasës


Silvio Berluskoni lindi në Milano, më 29 shtator 1936. Fëmijëria e këtij njeriu është e mbushur me kujtimet e hidhura të luftës. Një tragjedi, të cilën Silvio, ashtu si dhe bashkëmoshatarët e tij, nuk mund ta harrojë kurrë. Kujtimet e asaj kohe të largët ai i përmend edhe në ditët e sotme. “T‘i bëjmë pak llogaritë. Kam lindur në vitin 1936 dhe isha vetëm gjashtë vjeç kur filloi lufta. Më pas do të vinte viti 1943, kriza e madhe, rënia e fashizmit, 8 Shtatori, gjermanët, frika, bombardimet. Babai im ishte ushtarak, në momentin e kapitullimit. Gjermanët kishin filluar ndjekjen e ushtarëve italianë dhe ai u bind nga disa miq të tij për t‘u arratisur në drejtim të Zvicrës. Bëri zgjedhjen e duhur. Shpëtoi jetën e tij e të ardhmen e gjithë familjes. Por këtë largësi e vuajti ai dhe nëna ime, por edhe unë. Në çdo moment mendoja për tim atë. Nëna ime gjendej vetëm me dy djem të vegjël dhe me peshën e dy të moshuarve, gjyshin dhe gjyshen time, nga nëna, të cilët i mbante me punën e saj si sekretare në firmën “Pirelli” në Milano. Çdo ditë duhej të shkonte shpejt në zyrë, gjë që e detyronte të ngrihej nga gjumi në orën 5 të mëngjesit. Ajo arrinte ta sfidonte frikën e luftës dhe rropatej jashtëzakonisht për të na e siguruar bukën e gojës. Isha shumë krenar për të, e nga nëna ime mësova se nëse dikush arrin ta kapërcejë frikën dhe ka kurajo, ka për të fituar në fund”, kujton Silvio në librin e tij autobiografik. “Kur përfundoi lufta filluan të ktheheshin të gjithë baballarët, xhaxhallarët dhe vëllezërit që ishin strehuar në Zvicër, ngaqë përndiqeshin nga gjermanët. Shkoja për çdo ditë në stacionin e trenit në Komo, për të pritur tim atë. Të gjithë refugjatët po ktheshin, por jo babai im. Në stacion gjeta qoshen time dhe aty filluan pritjet e gjata, të cilat po më ktheheshin në dhimbje e zhgënjim. Im atë nuk po kthehej dhe unë po ndjeja një dhimbje të jashtëzakonshme. Më vinte të shpërtheja në lot, sepse trenat iknin dhe vinin, por im atë nuk dukej. Më pas, në një ditë, ai erdhi. E njoha nga larg dhe zemra më turfulloi, këmbët po më priteshin dhe mezi po prisja ta përqafoja në krahët e mi. Shumë nga bashkëmoshatarët e mi nuk i panë kurrë baballarët e tyre, por unë isha me shumë fat. Ai moment më ka ngelur në mendje si dita më e lumtur e jetës sime”, kujton Berluskoni.

A-young-Silvio-Berlusconi-005 

Shkolla dhe hapat e parë

Me përfundimin e luftës rikthehet qetësia në familjen Berluskoni, tashmë e ribashkuar. Pasi përfundon shkollën elementare, Silvio frekuenton shkollën e mesme e më pas gjimnazin “Salesiani”. Është një shkollë e vështirë, në të cilën ai studion jashtëzakonisht. I riu Berluskoni e organizon kohën në një mënyrë efektive, zgjohet në orën 7, ha mëngjesin, lutet, shkon në leksione, bën detyrat, e më pas fillon orët e studimit. I vetmi argëtim, që i lejohej nga prindërit, ishte shkuarja në kinema paraditen e së shtunës. Po ku t‘i gjejnë paratë? E megjithatë, Silvio është i paparashikueshëm. Këtu fillon edhe spektakli dhe rruga e tij në biznes. Fillimisht, bëhet ndihmës i operatorit të kinemasë, por fillon të ndërmarrë edhe iniciativa të tjera. Në klasë është i pari për mësime dhe këtu fillon të demonstrojë një sens të saktë praktik. Mbaron detyrat më parë se gjithë të tjerët, e më pas ndihmon shokët e klasës, më të avashtët apo ata që mësojnë më pak, në këmbim të ndonjë shpërblimi me monedha. Kjo periudhë i jep Berluskonit një motiv të madh, që ai do ta përcaktonte me: “Asgjë nuk mund të arrihet pa punë e sakrifica”. Pas marrjes së diplomës së maturës, Silvio i komunikon të atit, Luixhit, se dëshiron të ndjekë universitetin, duke i paguar vetë shpenzimet. Por si? Së bashku me disa nga miqtë e tij, organizon një kompleks muzikor, të cilin e quan “Katër doktorët”. Aty banda e tij muzikore merr pjesë në aktivitetet studentore, në festat universitare e private, ku arrin të nxjerrë të ardhura të konsiderueshme për t‘i përballuar vetë shpenzimet. “Ne nuk shkonim kurrë në klube nate, sepse ishim djem që vinim nga familje të mira”, kujton duke qeshur Berluskoni.

berlusconi-eyyy_1489087c 

Diplomimi dhe hyrja në rrugën e biznesit

Ndërsa studionte për ligje në Universitetin e Milanos, Berluskoni arrinte t‘i përballonte shpenzimet, duke shitur pluhura larëse, duke fotografuar ngjarje të ndryshme sociale dhe duke siguruar të ardhura nga krijimi i një bande muzikore, e cila merrte pjesë në festa private. Në universitet ai u njoh me Betino Kraksin, kryeministrin e ardhshëm të Italisë. Në vitin 1961 Berluskoni diplomohet në Fakultetin e Drejtësisë, në moshën 25-vjeçare, duke mbrojtur temën e diplomës “Kontrata e reklamës për publikim “, ku merr vlerësimet maksimale. Zhvillimin e diplomës, Berluskoni ia shiti për dy milionë lira, agjencisë së reklamave “Manzoni”, në Milano. Pas diplomimit, ai i shpëtoi shërbimit ushtarak dhe iu fut rrugës së biznesit. Më 1977 Berluskoni hyn në këshillin administrativ të gazetës “Giornale Nuovo” (“Gazeta e Re”), e drejtuar nga Indro Montaneli, e cila ishte në vështirësi ekonomike. Më 1978 blen teatrin “Manxoni” të Milanos, i cili ishte në krizë.  Më 1974 Berlusoni e zgjeroi perandorinë e tij, duke themeluar “Telemilanon”, një televizion kabllor, që shtrihej fillimisht vetëm në lagjen “Milano 2″. Duke parë një të ardhme të shkëlqyer në këtë fushë, në vitin 1978 Berlukoni invetoi 2,5 milionë dollarë për të ndryshuar monopolin e televizionit shtetëror italian, RAI. Duke iu druajtur ligjit, që lejonte transmetimin kombëtar vetëm të RAI-t, Berluskoni ngriti një sistem të televizioneve lokale, të cilat transmetonin njëkohësisht të njëjtat programe. Në vitin 1980 ai krijoi “Canale 5″ (“Channel 5″), një televizion kombëtar, që u ofronte italianëve lojëra televizive dhe programe të tipit amerikan. Më pas Berluskoni arriti ta kuptonte mundësinë ekonomike që përfaqësonte fusha komerciale e televizioneve, të cilat mund të siguronin të ardhura të mëdha ekonomike. Në këtë mënyrë ai ngriti agjencinë e reklamave “Publitalia 80″, e cila u bë nga më të mëdhatë në Evropë dhe siguronte më shumë se 2,5 miliardë dollarë në vit. Në vitin 1980 Berluskoni shpërndau aksionet e tij dhe u konsolidua edhe më shumë në zotërimin e medias. “Finivest”, një kompani private e krijuar në vitin 1975 nga Berluskoni, i cili u bë edhe presidenti i saj, mundësoi hapjen edhe të dy kanaleve televizive të mëdha private, “Rete 4″ dhe “Italia 1″. Por Berluskoni nuk u mjaftua vetëm me kaq. Ai e zgjeroi perandorinë e tij, duke bërë blerje të rëndësishme në fushën e medias së shtypur (ai krijoi revistën e përjavshme “Panorama”), shtëpinë botuese “Mandadori”, si dhe u bë presidenti i klubit të Milanit. Nga viti 1989, televizioni i parë i Berluskonit kishte fitur 45 % të audiencës dhe kishte tërhequr 60 % të fitimeve nga reklamat. Pasuria e tij në këtë vit kapte shifrat e 6,25 miliardë dollarëve; ai ishte, thjesht, më i pasuri i Italisë. (Tirana Observer)

50 faktet

1. Silvio Berluskoni lindi në Milano, më 29 shtator 1936.
2. I përket shenjës së Peshores. Ashtu si edhe pjesa më e madhe e kësaj shenje, është një personazh komunikues, i aftë për pasione të mëdha e dashuri të thella.
3. Karizmatik, falë përshtatshmërisë dhe talentit të lindur, spikat aftësia e tij për të dalë para publikut.
4. Ka talent të madh për të gjykuar dhe për t‘i analizuar situatat; arrin t‘i japë arsyet me një logjikë të ftohtë e të sqarojë me qartësi çdo argument.
5. Por gjithashtu njihet për gafat e tij të shumta, që gjithnjë bëjnë xhiron e botës.
6. Në Itali gjysma e popullit e dashuron dhe e voton, tjetra e urren në maksimum. Për të nuk ka rrugë të mesme
7. Nga i ati, Luixhi, një puro milanez, Silvio trashëgoi sensin e detyrës dhe dashurinë për punën, kapacitetin e sakrificës dhe respektin për fjalën e dhënë.
8. Fëmijëria e këtij njeriu është e mbushur me kujtimet e hidhura të luftës. Një tragjedi, të cilën Silvio, ashtu si dhe bashkëmoshatarët e tij, nuk mund ta harrojë kurrë.
9. Kujtimet e asaj kohe të largët ai i përmend edhe në ditët e sotme. “T‘i bëjmë pak llogaritë. Kam lindur në vitin 1936 dhe isha vetëm gjashtë vjeç kur filloi lufta. Më pas do të vinte viti 1943, kriza e madhe, rënia e fashizmit, 8 Shtatori, gjermanët, frika, bombardimet. Babai im ishte ushtarak, në momentin e kapitullimit. Gjermanët kishin filluar ndjekjen e ushtarëve italianë dhe ai u bind nga disa miq të tij për t‘u arratisur në drejtim të Zvicrës. Bëri zgjedhjen e duhur. Shpëtoi jetën e tij e të ardhmen e gjithë familjes. Por këtë largësi e vuajti ai dhe nëna ime, por edhe unë. Në çdo moment mendoja për tim atë. Nëna ime gjendej vetëm me dy djem të vegjël dhe me peshën e dy të moshuarve, gjyshin dhe gjyshen time”, ka thënë ai.
10. Në librin e tij ai thotë për nënën e vet se “isha shumë krenar për të, e nga nëna ime mësova se nëse dikush arrin ta kapërcejë frikën dhe ka kurajo, ka për të fituar në fund”.
11. “Kur përfundoi lufta filluan të ktheheshin të gjithë baballarët, xhaxhallarët dhe vëllezërit që ishin strehuar në Zvicër, ngaqë përndiqeshin nga gjermanët. Shkoja për çdo ditë në stacionin e trenit në Komo, për të pritur tim atë. Të gjithë refugjatët po ktheshin, por jo babai im. Në stacion gjeta qoshen time dhe aty filluan pritjet e gjata, të cilat po më ktheheshin në dhimbje e zhgënjim. Im atë nuk po kthehej dhe unë po ndjeja një dhimbje të jashtëzakonshme. Më vinte të shpërtheja në lot, sepse trenat iknin dhe vinin, por im atë nuk dukej. Më pas, në një ditë, ai erdhi. E njoha nga larg dhe zemra më turfulloi, këmbët po më priteshin dhe mezi po prisja ta përqafoja në krahët e mi. Shumë nga bashkëmoshatarët e mi nuk i panë kurrë baballarët e tyre, por unë isha me shumë fat. Ai moment më ka ngelur në mendje si dita më e lumtur e jetës sime”, kujton Berluskoni.
12. Me përfundimin e luftës rikthehet qetësia në familjen Berluskoni, tashmë e ribashkuar. Pasi përfundon shkollën elementare, Silvio frekuenton shkollën e mesme e më pas gjimnazin “Salesiani”. Është një shkollë e vështirë, në të cilën ai studion jashtëzakonisht.
13. I riu Berluskoni e organizon kohën në një mënyrë efektive, zgjohet në orën 7, ha mëngjesin, lutet, shkon në leksione, bën detyrat, e më pas fillon orët e studimit. I vetmi argëtim, që i lejohej nga prindërit, ishte shkuarja në kinema paraditen e së shtunës.
14. Familja e tij nuk kishte para, dhe ku të gjendeshin E megjithatë, Silvio është i paparashikueshëm. Këtu fillon edhe spektakli dhe rruga e tij në biznes. Fillimisht, bëhet ndihmës i operatorit të kinemasë, por fillon të ndërmarrë edhe iniciativa të tjera.
15. Në klasë është i pari për mësime dhe këtu fillon të demonstrojë një sens të saktë praktik. Mbaron detyrat më parë se gjithë të tjerët, e më pas ndihmon shokët e klasës, më të avashtët apo ata që mësojnë më pak, në këmbim të ndonjë shpërblimi me monedha. Kjo periudhë i jep Berluskonit një motiv të madh, që ai do ta përcaktonte me: “Asgjë nuk mund të arrihet pa punë e sakrifica”.
16. Pas marrjes së diplomës së maturës, Silvio i komunikon të atit, Luixhit, se dëshiron të ndjekë universitetin, duke i paguar vetë shpenzimet. Por si? Së bashku me disa nga miqtë e tij, organizon një kompleks muzikor, të cilin e quan “Katër doktorët”. Aty banda e tij muzikore merr pjesë në aktivitetet studentore, në festat universitare e private, ku arrin të nxjerrë të ardhura të konsiderueshme për t‘i përballuar vetë shpenzimet. “Ne nuk shkonim kurrë në klube nate, sepse ishim djem që vinim nga familje të mira”, kujton duke qeshur Berluskoni.
17. Ndërsa studionte për ligje në Universitetin e Milanos, Berluskoni arrinte t‘i përballonte shpenzimet, duke shitur pluhura larëse, duke fotografuar ngjarje të ndryshme sociale dhe duke siguruar të ardhura nga krijimi i një bande muzikore, e cila merrte pjesë në festa private.
18. Në universitet ai u njoh me Betino Kraksin, kryeministrin e ardhshëm të Italisë. Në vitin 1961 Berluskoni diplomohet në Fakultetin e Drejtësisë, në moshën 25-vjeçare, duke mbrojtur temën e diplomës “Kontrata e reklamës për publikim “, ku merr vlerësimet maksimale.
19. Zhvillimin e diplomës, Berluskoni ia shiti për dy milionë lira, agjencisë së reklamave “Manzoni”, në Milano.
20. Pas diplomimit, ai i shpëtoi shërbimit ushtarak dhe iu fut rrugës së biznesit. Pasi përfundoi studimet në moshën 25-vjeçare, atij iu ofrua të punonte në bankën ku punonte edhe babai i tij dhe arriti ta bindte bankën për ta financuar firmën e tij të ndërtimit, të cilën ai e quajti “Edilnord”.
21. E themeluar në vitin 1962, “Edilnord” u bë një nga kompanitë më të suksesshme të ndërtimit, dhe në vitin 1969 Berluskoni arriti të ndërtonte një lagje të tërë në veri të Milanos, të cilën e quajti “Milano 2″, ku u sistemuan me shtëpi më shumë se 10 mijë banorë. Nga kjo firmë ai arriti të siguronte të ardhura të mëdha, të cilat do t‘i siguronin edhe më tej suksesin në rrugën e biznesit.
22. Më 1977 Berluskoni hyn në këshillin administrativ të gazetës “Giornale Nuovo” (“Gazeta e Re”), e drejtuar nga Indro Montaneli, e cila ishte në vështirësi ekonomike. Më 1978 blen teatrin “Manxoni” të Milanos, i cili ishte në krizë.
23. Më 1974 Berlusoni e zgjeroi perandorinë e tij, duke themeluar “Telemilanon”, një televizion kabllor, që shtrihej fillimisht vetëm në lagjen “Milano 2″. Duke parë një të ardhme të shkëlqyer në këtë fushë, në vitin 1978 Berlukoni investoi 2,5 milionë dollarë për të ndryshuar monopolin e televizionit shtetëror italian, RAI.
24. Duke iu druajtur ligjit, që lejonte transmetimin kombëtar vetëm të RAI-t, Berluskoni ngriti një sistem të televizioneve lokale, të cilat transmetonin njëkohësisht të njëjtat programe. Në vitin 1980 ai krijoi “Canale 5″ (“Channel 5″), një televizion kombëtar, që u ofronte italianëve lojëra televizive dhe programe të tipit amerikan.
25.  Më pas Berluskoni arriti ta kuptonte mundësinë ekonomike që përfaqësonte fusha komerciale e televizioneve, të cilat mund të siguronin të ardhura të mëdha ekonomike. Në këtë mënyrë ai ngriti agjencinë e reklamave “Publitalia 80″, e cila u bë nga më të mëdhatë në Evropë dhe siguronte më shumë se 2,5 miliardë dollarë në vit.
26. Në vitin 1980 Berluskoni shpërndau aksionet e tij dhe u konsolidua edhe më shumë në zotërimin e medias. “Finivest”, një kompani private e krijuar në vitin 1975 nga Berluskoni, i cili u bë edhe presidenti i saj, mundësoi hapjen edhe të dy kanaleve televizive të mëdha private, “Rete 4″ dhe “Italia 1″. Në gusht 1990 ligji “Mami” i heq të drejtën e pronësisë mbi gazetën e Montanelit “Il giornale”, por ai ia shet këtë gazetë të vëllait, Paolo. Në vjeshtën e po këtij viti, marrin licensën e transmetimit të tre kanaleve të tjera televizive, duke shpresuar që të nxiste transmetimet alternative.
27. Por Berluskoni nuk u mjaftua vetëm me kaq. Ai e zgjeroi perandorinë e tij, duke bërë blerje të rëndësishme në fushën e medias së shtypur (ai krijoi revistën e përjavshme “Panorama”), shtëpinë botuese “Mandadori”, si dhe u bë presidenti i klubit të Milanit. Nga viti 1989, televizioni i parë i Berluskonit kishte fitur 45 % të audiencës dhe kishte tërhequr 60 % të fitimeve nga reklamat. Pasuria e tij në këtë vit kapte shifrat e 6,25 miliardë dollarëve; ai ishte, thjesht, më i pasuri i Italisë.
28. Gjendja civile: I martuar me Karla del Olio, më 6 mars 1955, me të cilën ka dy fëmijë, vajzën Maria- Elvira dhe djalin Pier-Silvio. Në vitin 1982 martohet me aktoren Veronika Larion, me të cilën ka dy vajza, Barbarën dhe Eleonorën, si dhe djalin Luixhi. Me të dyja është divorcuar.
29. Më 1986 bëhet president i skuadrës së futbollit “Milan”, e cila fiton trofetë më të rëndësishme në rang klubesh. Ai bëri që ekip të bëhej një ndër më të mëdhenjtë dhe më të famshmit në Europë.
30. Mars 1994 krijon partinë “Forca Italia”. Tani e ka reformuar partinë me disa parti të tjera duke i dhënë emrin “Il Popolo della Libertà”.
31. 1994-1996 zgjidhet për herë të parë kryeministër i Italisë, pasi fiton zgjedhjet e 1994-ës
32. Maj 2001 rizgjidhet sërish kryeministër i Italisë, pasi koalicioni “Casa della liberta” fiton numrin më të madh të votave. U zgjodh sërish disa vite më vonë.
33. Në zgjedhjet e këtij kur besohej që karriera politike e Berluskonit kishte marrë fund, ai u rikthye sërish duke mundur ccdo skeptik dhe duke u bërë sërish faktor në politikën italiane.
34. Kanë thënë për Berluskonin: “Është, thjesht gjenial e i fortë” – Franko Barezi

-”I jashtëzakonshëm dhe karizmatik”-Demetrio Albertini

- “Fitues dhe magjik” – Roberto Donadoni

- “Falë tij, u bëmë burra; askush si ai nuk është në gjendje të motivojë e të të kuptojë” – Mauro Tassoti
35. “Herën e parë, më 1987, kur e kam takuar Berluskonin, kam ngelur i befasuar nga njerzillëku i tij. Admirova tek ai entuziazmin, pasionin, origjinalitetin e projeketeve, ëndrrën për ta bërë “Milanin” skuadrën më të madhe në botë.” – Arrigo Saki
36. “Kur e ftuam Berluskonin në shtëpinë tonë, pasi na kishte thënë se do të na ofronte punë në televizionin e tij, ai nuk kërkoi të pinte kafe, por t‘i jepnim një panine, sepse nuk kishte ngrënë mëngjes. Atëherë, unë e Sara pyetëm njëri-tjetrin. E vërtetë është se ky qenka i pasur?!” – Raimondo Vianello dhe Sandra Mondaini, prezantues të famshëm të televizionit italian.
37. “Ai punonte jashtëzakonisht, në një mënyrë tepër sakrifikuese. Dita e tij fillonte në orën 7 të mëngjesit. Dhe, në mbrëmje vazhdonte të sillte ndërmend ide për ditën e nesërme, duke folur për to përgjatë gjithë mbrëmjes. Ai njeri ka dhuntinë e të fjeturit shumë pak”. Marçelo dell Utri.
38. Beppe Severgnini, editorialist në “Corriere della Sera”, shprehet: “Berlusconi është një joshës serial. Ai është punëtor mes punëtorëve dhe mes fshatarëve. Ai është si italianët e zakonshëm. Ai bën shaka, flet për femrat, mburret. Në shumë ambiente tipike italiane është dikush si ai”.
39. Historitë skandaloze të kryeministrit italian, Silvio Berluskonit kanë fituar përherë vëmendjen e medaive. Ai prej vitesh është duke dalë para gjykatave për kryerje marrëdhëniesh seksuale me një të mitur.
40. Tabloidi britanik “Daily Mail” ka depërtuar deri tek dhomat nëntokësore, ku Berluskoni ka organizuar festat famëkeqe me bosa dhe femra plotë. “Në dhomën  bunga, bunga”,  shkruan gazeta e famshme britanike, “janë organizuar parti erotike, në të cilën gratë striptise ishin të paguara për seks, edhe pse Berluskoni ka mohuar akuzat, duke thënë se dhoma nuk është përdorur për ndonjë gjë të rrezikshme.”
41. Berluskoni akuzohet se ka fjetur me vajzën belli dancer, Karima El duke i dhënë asaj të hodha dhe stoli. Në atë kohë vajza, El Mahroug, e njohur edhe me emrin Ruby ishte vetëm 17 vjeç.
42. Për këtë çështje ndaj tij vazhdon një gjyq i gjatë. Ku vetëm para pak ditësh ai është dënuar me 6 vite burg. Por Berluskoni gjithnjë i ka mohuar akuzat, duke akuzuar drejtësinë për komplot ndaj tij.
43. Por Rubi nuk është rasti i vetëm i abuzimit me femrat. Ai ka pasur shumë histori të ndryshme që kanë pushtuar faqet e para të mediave italiane, por edhe botërore.
44. Shpesh herë në media kanë dalë intervista dhe akuza që nëse ndonjë femër do që të bëhet e famshme në rrjetin tij televiziv, më përpara duhet të kalojë nga dhomat e tij e gjumit. E në fakt nga ajo dhomë kanë kaluar shumë femra të njohura.
45. Dashurinë e tij ndaj femrave e ka transformuar edhe në politikë. Kur ai ishte kryeministër kishte shumë ministre seksi në kabinet. Edhe tani në partinë e tij nuk mungojnë femrat e bukura.
46. 3 milion euro në muaj. Kjo është shifra që përfiton ish-bashkëshortja e Silvio Berluskonit, Veronica Lario, pas vendimit të dhënë nga gjykata civile e Milanos.
47. Mediat perëndimore në përgjithësi e sulmojnë shpesh Berluskonit. Por më kryesorja ndër to ëhstë revista prestigjioze “The Economist”. Ajo nuk i ka kursyer shpesh herë kopertinat plot me ironi dhe akuza ndaj tij.
48. Lista e veprave penale të Berluskonit përmban ryshfete, mashtrime tatimore, financim të paligjshëm të partive politike. Por ai ia ka dalë shpesh me sukses të dilte nga laku i gjyqësorit.
49. Ai është i veçantë sepse askush nuk e ka përballuar universitetin duke shpikur mënyrat më të rëndomta për fitimin e parave, sepse asnjë kryeministër dhe miliarder italian, nuk e ka shitur tezën e diplomës për shumën e 2 milionë lirave, të ndonjë firmë private.
50. Sot është njeriu më i pasur i Italisë. Pavarësisht se kritikohet shumë, mund të thuhet me siguri se arritjet e Silvio Berluskonit do t‘i dëshironte kushdo, por të rrallë mund të jenë ata që kanë ngjashmëri me të.
(Tirana Observer)

Google+ Followers