10 fakte “të parëndësishme” për Zuckerberg

Të martën Mark Zuckerberg mbushi 29 vjeç, shumë pak vite mbi shpinën e një miliarderi dhe mos harroni që ai bashkë-themeloi Facebook, rrjetin social më të madh në botë, kur ishte ende adoleshent. 


Në 29-vjetorin e lindjes, Zuckerberg ka për çka të festojë. Ka siguruar pasuri marramendëse brenda pak viteve, frymëzoi 1 në 7 persona në gjithë botën që të përdorë krijesën e tij, si dhe ndryshoi komunikimin mes njerëzve.
Steve Jobs në të njëjtën moshë hodhi në treg kompjuterin Macintosh, ndërsa Bill Gates ishte në hapat e para të punës për Microsoft Windows.
E për të uruar “Zuck” në 29-vjetorin e lindjes, sjellim më poshtë 10 fakte “të parëndësishme” rreth tij:
1)    Zuckerberg ka vështirësi në dallimin e ngjyrës jeshile dhe të kuqe. Ngjyra që ai sheh më mirë është bluja, ndaj kjo ngjyrë dominon në Facebook.

2)    AOL dhe Microsoft u përpoqën ta rekrutojnë atë kur ishte në gjimnaz. Në atë vite ai sapo kishte krijuar Synapse, një program që përdorte inteligjencën artificiale për të mësuar mbi preferencat muzikore të një personi.

3)    Vesh të njëjtën T-shirt me ngjyrë gri thuajse cdo ditë sepse është i zënë dhe kjo veshje i kursen kohë në mëngjes.

4)    Pavarësisht veshjes kazuale, Zuckerberg rrëfeu se në 2009 vishte nga një kollare cdo ditë, më shumë për të treguar se sa serioz ishte Facebook për t’u rritur në kulmin e recesionit global.

5)    Ai zotohet se është vegjetarian, ndërsa njëherë deklaroi se do të konsumonte mish vetëm nëse do ta vriste vetë kafshën. Megjithatë mes “pëlqimeve” të tij në Facebook janë edhe faqet e “McDonalds” dhe “In-N-Out Burger”.

6)    Në profilin e tij në rrjetin rival Twitter ka 220 mijë ndjekës, megjithëse ka postuar vetëm 19 herë në 4 vite.

7)    Në tetor të 2010-ës mblodhi një pjesë të stafit të tij të Facebook dhe bashkë me ta shkoi në kinema për të parë filmin “Rrjeti Social”, filmi që tregon se si është themeluar Facebook. Megjithatë, në komentet e lëshuara në publik më pas, Zuckerberg kritikoi filmin dhe portretizimin e tij si dikush që shpiku rrjetin social për të fituar statusin e tij në shoqëri.

8)    Zuckerberg zotëron një qen të rracës hungarez që e quajnë Beast. Beast ka një faqe të veten në Facebook ku ka më shumë se 1.5 mln “like”.

9)    Vitin e kaluar u kritikua për kopracëri. Vlera e unazës që Zuckerberg i dhuroi bashkëshortes së tij, Priscilla Chan ishte vetëm 25 mijë euro, pavarësisht se pasuria e tij në atë kohë shkonte më shumë se 19 miliard dollarë.

10)    Nëse shkruan @[4:0] në një dritaren e një komenti cfarëdo në Facebook dhe shtyp “enter”, shfaqet emri i tij,thekson”ArenaOnline”. P.K

Google+ Followers