Posts

Showing posts from May, 2013

Tetova News

Klasifikimi i qenve më inteligjentë

Image
Ja klasifikimi i racave më inteligjente, sipas psikologëve dhe personave që merren me rritjen e qenve

Kafshët shtëpiake



Inteligjenca e qenve është e krahasueshme me atë të një fëmije dy apo dy vjeç e gjysmë. Kjo gjë është thënë nga një psikolog dhe rritës qensh. Por ka akoma më shumë se kaq: jo të gjithë qentë janë inteligjentë në të njëjtën mënyrë, kjo është e mundur të kuptohet në bazë të numrit të fjalëve që një qen është në gjendje të kuptojë. Ata “më pak” inteligjentë arrijnë të kuptojnë 165 fjalë, ndërsa të “talentuarit” 250. Jo vetëm kaq. Qentë e zgjuar, më të aftë, arrijnë të numërojnë nga 4 deri në 5, njohin rregullat bazë të aritmetikës dhe dinë të adaptojnë truke për të “mashtruar” pronarin apo ndonjë kafshë tjetër. Cilët janë këto raca qensh më të talentuar se të tjerët? Ja një renditje dhe klasifikim i qenve më inteligjentë, duke iu referuar racave të ndryshme, nga karakteristikat anatomike dhe deri tek ato të sjelljes.

6 racat më inteligjente 


1-I pari i të klasifikuarve më …

Alpinistët shkaktojnë bllokim trafiku në çatinë e botës

Image
Dikur ishte një majë mali i paarritshëm, ku shumë që tentuan, lanë kockat. Sot një numër i madh njerëzish e ngjisin dhe kjo e bën më pak krenare arritjen në majën më të lartë të botës…Turmat në Everest
Jon Kelly, BBC


Gjashtë dekada pasi u pushtua për herë të parë, ngjitësit ankohen se shtigjet e malit Everest janë bërë praktikisht të pakalueshme nga ngjitësit. Si ndodhi që mali më i lartë në botë u bë kaq i mbingarkuar me trafik?
Në maj 1953, Edmund Hillary dhe Tenzing Norgay qëndruan vetëm bashkë në majën më të lartë të botës. Sot, i njëjti vend nuk është kaq vetmitar. Falë përmirësimeve në pajisjet malore dhe përpjekjeve të palodhshme të udhërrëfyesve Sherpa, më shumë alpinistë se kurrë po mbërrijnë në majën e malit Everest, një pikë reference që dikur besohej se ishte e pamundur që të ngjitej.
Sipas të dhënave të “National Geographic”, më 1990-n, 18 për qind e përpjekjeve për të ngjitur malin qenë të suksesshme. Më 2012-n, suksesi u rrit në 56 për qind. Por kjo ka ardhur me një kosto. …

Si u rizbulua zeroja më e vjetër në histori

Image
Nëse ka një arsye përse sistemi ynë numerik është më i miri, kjo arsye është shifra zero. Zeroja më e lashtë është rizbuluar në Kamboxhia
Matematikisht, sistemi greko-romak-etrusk është një sistem numrash që përsëriten pafundësisht në mënyrë të paefektshme dhe të pavolitshme. Për të shkruar numrin 3333, që ne e shkruajmë duke përsëritur katër herë treshin, një romaku do t’i duhej të shkruante MMMCCCXXXIII tri herë. Edhe pse një sistem shumë voluminoz, kjo mënyrë romake, me origjinë të lashtë greke dhe etruske e të shkruarit të numrave mbeti në fuqi në Europë deri në shekullin e 13.
Sistemi ynë ka për bazë dhjetë numra dhe është i dobishëm prej faktit se ai përmban në brendësi numrin zero. Në këtë këndvështrim, zero nuk është thjesht një koncept i asgjësë, por është gjithashtu edhe plotësues i një vendi.
Kështu, zero është një numër që ne e vëmë në një pozicion të caktuar, për të treguar se kjo shifër dhjetore ose njëshe nuk përmban asnjë njësi. Për shembull, numri 40 nënkupton se përbëhe…

Astronautët flasin për jetën në hapësirë

Image
Kanë kaluar rreth 40 vjet që kur njerëzit u përpoqën t’i përgjigjeshin pyetjes: A mund t’i përshtatet njeriu jetës për një kohë të gjatë në hapësirë”? Ka pasur përparime të mëdha që kur stacioni i parë i hapësirës në botë, një modul sovjetik, strehoi një ekip kozmonautësh për 3 javë në vitin 1971. Agjencia amerikane e hapësirës NASA thotë se përpjekja e parë amerikane, Skylab, hodhi themelet për ndërtimin e stacionit ndërkombëtar të hapësirës që rrotullohet edhe sot në orbitën e Tokës
Astonauti kanadez Chris Hadfield, i cili përfundoi kohët e fundit misionin e tij 5 mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, iu përshtat fare mirë jetës larg Tokës.
Por vetëm para 4 dekadash, shkencëtarët nuk e dinin nëse njerëzit mund të përshtateshin për fluturime afatgjata në hapësirë.
NASA u përpoq t’i përgjigjej kësaj pyetjeje me modulin Skylab pa njerëz, i cili u hodh në orbitën e tokës në maj të vitit 1973. Gjatë operacionit njëvjeçar, tre ekipe astronautësh shkuan në modul, ku qëndruan nga 2…

Pse japonezët u bënë aleatë me Hitlerin dhe pse ishin kundër komunizmit

Image
Si Japonia zgjoi gjigantin e fjetur duke sulmuar Pearl Harbor-in 

Përpjekjet Japoneze për Perandorinë, 1931 – 1945


Fryma e agresionit të ngadalshëm që po ngrihej Në Japoni lindi nga frustrimi përkundrejt një bote e cila po tregonte peshën e vendimmarrjes në favor të Perëndimit. Susan Townsend përshkruan se intensifikimi i kësaj ndjenjë çoi deri në sulmin në Pearl Harbor në vitin 1941.

Susan Townsend

BBC

Forca e ndërsyer

Kur ushtria japoneze Kwantung (gjithashtu e njohur si Ushtria Guandong) pushtoi Mançurinë në 18 shtator 1931, ajo ndërseu forcat ushtarake dhe politike që çuan deri tek sulmi në Pearl Harbor më 7 dhjetor 1941.

Së pari, “Kriza Manchuriane” post-pushtimit përfundoi me largimin dramatik të delegatëve japonezë nga Lidhja e Kombeve në vitin 1933. Ky ishte reagimi ndaj gjetjeve të Komisionit Lytton, i cili kishte pranuar ankesën e Kinës kundër agresionit japonez, duke lënë efektivisht Japoninë të izoluar nga bota. Megjithatë, deri në atë kohë, japonezët kishin arritur me sukses të …

Historia e Pekinit, nga sheshi “Tienanmen” deri tek Muri i Madh

Image
Qyteti që ka numrin më të madh të trashëgimive kulturore në botë. Nga arkitektura deri tek kultura, gjithçka duhet të dini mbi kryeqytetin kinez



Qindra vjet më parë, Pekini u ndërtua për të shpërfaqur idealin më të lartë të Perandorisë Kineze. Tani, struktura e qytetit me drejtim veri-jug dhe lindje-perëndim nuk e shpërfaq aq qartë të kaluarën perandorake, por ende gjenden gjurmët e një pjesë integrale të teorive të fengshui-t dhe bagua-së. Si një kryeqytet perandorak për 800 vjet, funksionet e Pekinit për të treguar idealet morale dhe humaniste janë më të dukshme se funksionet e banimit.

Ndoshta tani Pekini nuk është qyteti më i përshtatshëm për të banuar. Që nga lashtësia e deri më sot, Pekini ka qenë djepi i një ideologjie të rëndësishme. Ndër të gjitha qytetet e Kinës, ndoshta më idealistët mblidhen në Pekin. Në fakt, në këtë qytet shumica e banorëve mbi 30-vjeçarë që kanë arsim të mesëm, dëshirojnë të thonë se janë idealistë. Por shumica e tyre janë të vetëdijshëm, madje realistë. …

Çfarë janë vampirët?

Image
Vetëm pak muaj më parë një njeri-vampir nw Ukrahinë, sulmoi disa vajza duke i shkaktuar njërës prej tyre vdekjen. Filmat kanë qënë burimi i vetëm ku njerëzit kanë marrë informacion për fenomenin e “vampirëve”. Nje fenomen i cili është përhapur shumë në vitet e fundit dhe sipas psikologëve shkaku kryesor, vjen nga problemet personale që kanë njerëzit.

Vampirët

Ai që ne quajmë Vampir, në të vërtetë nuk është tjetër veçse një forcë që gjen vend tek  një individ me kushte të veçante psikologjike dhe egzistenciale. Ai që bie  pre e kësaj force, pra, është sigurisht një person, por është edhe një Vampir saktësisht siç edhe një fajdexhi është një person. Forca-Vampir vihet në zotërim të një personi duke ndjekur linjën e vuajtjeve, zhgënjimeve, cfilitjeve shpirtërore, dhe e manovron duke ia  frymëzuar të gjitha veprimet e tij me filozofinë e vet vampirike. Kjo nuk i heq asgjë as përgjegjësisë së personit-Vampir (që ka lejuar të depërtojë kjo Forcë, që duron praninë malinje e që e shfrytëzon gji…

Teoritë mbi të vërtetën e fantazmave

Image
Ka patur periudha ku secli prej nesh ka ndjer brënda vetvetes një frikë. Një frikë… që vjen si pakuptuar në një moment që ngelesh vetëm. Një frikë… e cila mbulon mendjen dhe shpirtin. E gjitha kjo vjen na historitë e famshme të fantazmave ose siç quhen ndryshe të shpirtrave të vdekur. Fantazmat bëjnë pjesë prej shekujsh në realitetin tonë: misterioze, të frikshme, ndërhyrëse, ato gjenden kudo. Secila ka historinë e vet, dashuritë e veta, vuajtjet e veta. Por…çfarë janë fantazmat? Nuk është e lehtë t’i jepet një përgjigje kësaj pyetjeje: Nuk egziston ndonjë përkufizim shkencor dhe askush nuk ka mundur të na ofrojë një përkufizim bindës. Egzistojnë shumë teori, çka se asnjera, e marrë në veçanti, nuk është në gjendje t’i shpjegojë të gjitha fenomenet që lidhen me botën e fantazmave. Secila nga teoritë e propozuara nuk ka një themel logjik të vetin, por natyra e këtyre pranive tërheqëse dhe mbresëlënëse është e destinuar të mbetet për të gjithë një mister.

Fantazmat nuk ekzistojnë

Në bazë …

12 këshilla të vlefshme që të kurseni paratë. Funksionojnë!

Image
Kursimi i parave është një detyrë shumë e lehtë për t’u thënë, por jo për t’u bërë.
Ka shumë mënyra për të shpenzuar para, krahasuar me mënyrat për të kursyer.
Sa para mund të kurseni, ku do t’i ruani dhe si mund të siguroheni se nuk do t’ju humbin?
Ja se si të vendosni objektiva realiste, për të mbajtur shpenzimet nën kontroll dhe për të shtuar paratë tuaja të kursyera.

1. SË PARI, ZHDUKNI BORXHET

Thjesht llogariteni se sa duhet të shpenzoni çdo muaj për borxhet tuaja dhe do të shihni se eliminimi i borxhit është mënyra më e shpejtë për të kursyer paratë tuaja. Pasi të jeni të lirë nga pagesa e borxhit, mund të rivendosni kursimet. Përveç kësaj, sa më shpejt që të paguani borxhet, aq më pak interes shtesë do të paguani.

2. VENDOSNI QËLLIME KURSIMI

Për qëllimet afatshkurtra është e lehtë. Në qoftë se ju dëshironi të blini një videogame apo laptop, shihni se sa kushton. Për qëllime afatmesme ose afatgjata, si p.sh. të blini një makinë, apo shtëpi, përcaktoni se cila është shuma e parave që do…

Flurudha