Të rinjtë, si të kërkojnë dhe të përshtaten me vendin e punës


Në rast se ju ftojnë në intervistë pune, mos harroni të përgatiteni me kujdes. Mendoni paraprakisht pyetjet e mundshme të cilat punëdhënësi mund të bëjë dhe mendoni se çfarë pyetjesh do të bëni ju


Zhvillimi i karrierës është një rrugëtim i gjatë, një proces i vazhdueshëm, i cili duhet të ndihmojë të rinjtë, por edhe çdo individ në çdo moshë dhe kohë të organizojë dijet dhe t’i përdorë ato në mënyrë efikase për të njohur botën e punës dhe për të zënë me sukses vendin e tij në këtë botë. Hapa të rëndësishëm si vlerësimi i vetes, krijimi dhe pasurimi i portofolit personal të karrierës, shkrimi i një curriculum-i, aplikimi për një vend pune do të jenë objekti i paketës informative dhe një pjesë e rëndësishme e këshillimit të personelit të zyrës rajonale të punësimit.
Për të qenë i suksesshëm, është e rëndësishme të përputhësh nevojat, aftësitë, dhe kërkesat e tua me mundësitë reale të tregut. Është e rëndësishme të takohesh dhe bisedosh me një këshillues karriere, prandaj mos ngurroni të trokisni në dyert e zyrës rajonale të punësimit. Aty do të jetë gjithmonë një portë e hapur për të rinjtë. Në rast se ju ftojnë në intervistë pune, mos harroni të përgatiteni me kujdes. Mendoni paraprakisht pyetjet e mundshme të cilat punëdhënësi mund të bëjë dhe mendoni se çfarë pyetjesh do të bëni ju

Si të kërkosh vend pune

-Lajmërim në shtyp: të gjitha kanalet dhe mjetet që konsiderohen të përshtatshme. Një formë e veçantë, gjithmonë e më e përdorur është interneti. Shikoni për gazetat kombëtare dhe lokale; mos harroni asnjëherë t’i hidhni një sy gazetës “Çelësi”;
-Lajmërim i brendshëm: shpesh kompanitë e mbajnë procesin e rekrutimit vetëm për stafin e brendshëm;
Referim: Punëdhënës të tjerë referojnë, apo rekomandojnë kandidatë që i njohin dhe kanë përvojë të mire;
-Agjenci punësimi: janë agjenci të veçanta, të cilat bëjnë procesin e rekrutimit për kompanitë apo punëdhënësit. Ato mund të jenë publike ose private. Për Shqipërinë, janë Zyrat Rajonale të Punësimit, pranë të cilave ju mund të regjistroheni duke shprehur kështu interesin tuaj për të punuar.
-Shërbime të tjera: Aktivitete apo forma të tjera mund t’i shërbejnë kompanive për të gjetur kandidatë të mundshëm, si për shembull panairet e punës, institucionet arsimore, apo internet
Të rinjtë duhet të kuptojnë se në të shumtën e rasteve kur punësohen, shesin një shërbim dhe ky shërbim është dije dhe aftësi. Të rinjtë duhet të mësojnë se një vend pune në ditët e sotme kërkon nga individi: të jenë përgjegjës dhe të përgjegjshëm për të gjitha veprimet, të jenë të vetëmotivuar, të aftë për ndryshim dhe përshtatje, të kuptojnë dhe të dinë të japin shërbime, të jenë të aftë të komunikojnë mirë, të kenë dije për të gjitha aspektet e punës ato të përgjithshme dhe ato specifike, të jenë sipërmarrës dhe të tregojnë pavarësi në punë.

Përgatit CV

Europass është CV e përgjithshme evropiane, pra historiku i shkollimit dhe punës. Ajo përbëhet nga pesë dokumente, qëllimi i të cilave është t’i ndihmojë studentët dhe punëtorët për të treguar dijet e tyre në Evropë. Dokumentet kanë të njëjtën formë dhe janë në përdorim në të gjitha shtetet e BE-së. Europass-in mund ta përdorni gjatë kërkimit të punës ose kur aplikoni për shkollim. Europass-i është veçanërisht i vlefshëm edhe për ata persona, të cilët kërkojnë punë në një tjetër shtet evropian ose të cilët aplikojnë për një program studimor jashtë shtetit. Modelet e CV-së për plotësimin e Europass-it (bullgarisht, çekisht, danisht, gjermanisht, greqisht, anglisht, spanjisht, estonisht, frëngjisht, kroatisht, islandisht, italisht, letonisht, lituanisht, hungarisht, holandisht, norvegjisht, polonisht, portugalisht, rumanisht, sllovenisht, finlandisht, suedisht, turqisht).


Bankat amerikane po ikin nga Evropa
Kriza e rëndë ekonomike që ka goditur Eurozonën po sjell largimin e bankave amerikane. Sipas të dhënave, bankat e City of London po nxitojnë për t’u larguar nga kontinenti i vjetër. Sipas “Financial Times”, bankierët dhe institucionet amerikane financiare janë duke vlerësuar nëse ka ende kuptim që të kenë të bazuara në Bashkimin Evropian operacionet e biznesit për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Ata sugjerojnë se Dubai apo ndonjë qendër tjetër financiare në Gjirit Persik mund të jetë më i vlefshëm për të bazuar këto operacione.
“Ne nuk jemi duke menduar të transferojmë personelin nga Londra në Dubai në terma afatshkurtër. Por potenciali për rritje ekonomike në Afrikë mund të drejtohet në të ardhmen nga Lindja e Mesme apo nga Afrika e Jugut”, – ka thënë një bankier amerikan. Ata thonë se ministri britanik i financave George Osborne, është shprehur shumë i shqetësuar për largimin e këtyre operacioneve si pasojë e kontrollit mbi shpërblimet dhe vetëm bankat britanike duke përfshirë HSBC dhe Standard Chartered, kanë shpërfillur këto shqetësime.
Një pjesë e mirë e kompanive të sektorit financiar po shikon që të anashkalojë rregulla për shpërblimin nëpërmjet financimit të aktiviteteve të jetës së përditshme të punonjësve që do shpërblehen. Por kjo formë ka ndezur debatin mes avokatëve pasi askush nuk garanton se rregullatorët nuk do e konsiderojnë si shpërblim. Në tregun financiar shumica besojnë se rregulalt6 mbi kufizimin e shpërblimeve në 90% të tyre do të prekin vetëm Londrën. Në muajin e kaluar “Financial Times” raportoi se bankierët e investimeve në vitin 2012 kanë marrë 212 mijë paund më shumë se një dekadë më parë.

Google+ Followers