Fakte rreth ëndrrave



Ëndrrat janë më tepër se sa struktura rastësore të trurit. Zbuloni se çfarë shkencëtarët kanë zbuluar rret të vërtetave të ëndrrave.
Çfarë është një ëndërr? Një ëndërr është një koleksion i imazheve dhe ideve që ndodhin në mënyrë të pavullnetshme gjatë kohës së pushimit. Kur jeni në fazën e dremitjes, trupi bie në qetësi, pulsi ngadalësohet, temperatura ulet dhe truri është i zënë duke procesuar ngjarjet e ditës. Gjatë kësaj faze, ëndrrat janë një flesh i mendimeve dhe imazheve nga jeta e zgjuar. Pas 90 minuta fillon një tjetër fazë e gjumit që quhet Gjumi me Lëvizje të Shpejtë të syrit ku ndodhin ëndrrat surreale. Gjatë kësaj faze amiglada, zona e trurit që është përgjegjëse për procesimin e emocioneve dhe hipokampusi vëndi i memorizimit janë aktive. Kjo është arsyeja pse ëndrrat në këtë fazë duken si reale dhe ju i kujtoni dhe ditën tjetër.
Çfarë qëllimi kanë ëndrrat? Sigurisht që për këtë çështje ka shumë diskutime por një nga argumentet është se :
Ëndrrat na ndihmojnë të procesojmë informacionin e ri të rëndësishëm dhe ta shtojmë atë në sistemin konceptual të kujtesës. Kur informacioni është memorizuar atëherë ai influencon sjelljen dhe vendimet.
Ndihmon për të kuptuar eksperienca të reja. Ëndrrat  lidhin ngjarjet e reja me ato të vjetra. Psh. nëse ndihemi ankthiozë rreth një pune, mund të ëndërrojmë rreth një situate tjetër ankthioze. Pra ëndrrat konsolidojnë kujtimet e fundit me ato të vjetra, kështu mund të kuptojmë më mirë se çfarë do të ndodhë.
Përgatisin për ndryshim. Ëndrrat mund të jenë një provë për sfidat e reja. Shpesh herë truri komunikon materiale emocionale dhe ju ndihmon në procesimin e këtij materiali, kështu që mund të keni një përballje më të lehtë kur të jeni zgjuar.
Ju ndihmon për të bashkëpunuar me traumat.
A ëndërrojnë të gjithë? Gjithë njerëzit ëndërrojnë. Madje edhe gjitarët dhe zogjtë supozohet se ëndërrojnë.
Pse janë disa ëndrra të përbashkëta? Rënie nga shkëmbi, fluturim, të parit vetes shtatzanë., etj. Këto tema vazhdojnë dhe ekzistojnë përmes kulturave dhe gjeneratave. Janë të gjitha të lidhura me ankthet universale. Një ëndërr ankthioze predominante shpreh frikën e të ndjerit i poshtëruar, të qënit i refuzuar, humbja e një personi të dashur etj.
Pse ëndrrat janë misterioze? Ka një arsye biologjike. Kporteksi prefrontal i trurit, përgjegjës për logjikën dhe të arsyetuarit, është inhaktive gjatë gjëndjes së gjumit, gjë që lejon shfaqjen e të gjitha imazheve të çmendura. Ëndrrat përdorin shumë pjesë të kujtesës sonë por jo në një mënyrë logjike dhe lineare. Është më shumë se sa një konglomerat i asosacioneve të gjërave. Po ashtu natyra misterioze e ëndrrave shpjegohet edhe nëpërmjet mendimeve ambigue që mund të kemi, të cilat bëjnë që ëndrrat të mos bëjnë sens.
Mundet që ëndrrat të jenë parashikuese? Ndoshta. Sipas një lëgjende Abraham Lincoln i tregon gruas se kishte ëndërruar sikur e kishin vrarë, katër ditë para se ai të vritej. Por askush nuk mund ta dijë se kur ëndrrat japin mesazhe kaq të qarta, kjo për shkak të fenomenit. Por një studiues thotë: “Pa dëshmi, është e pamundur të thuhen gjëra me siguri. Por unë do të jem i gatshëm për të lënë hapur derën hapur për mundësinë. “

Google+ Followers