Dhjetë universitetet më të bukur në botë


Nga universiteti Oxford, Yale, Princeton e deri tek ai i Bolonjës


Universitet zgjidhen në bazë të performancës së tyre, famës së tyre dhe metodave studimore që përdorin. Por, rastis që disa prej universiteteve që i përmbushin këto kritere janë dhe universitetet më të bukur në botë. Në vend të parë qëndron universitetit Oxford. Një panoramë e fuqishme mund të luajë një rol të rëndësishme për përcaktimin e pamjes së godinës së universitetit, thotë Aaron Schwarz, drejtor i “Perkins Eastman”, një firmë globale arkitekture. Universiteti “Oxford” është pjesë e çdo liste arkitekturale, duke përfshirë dhe atë të David Mayernik, profesor në shkollën “Notre Dame” të arkitekturës. Ai e konsideron atë një ndërtesë të shekullit të 11-të me labirintin e kishave, harqeve dhe trotuareve, “një mrekulli arkitekturore”. Mike Evans, drejtor i “Norfolk”, një firmë arkitekture thotë se që një universitet të jetë i bukur duhet të ketë një “hapësirë të caktuar që të jetë origjinale dhe të përçojë mesazhin e atij institucioni”.

Universiteti i Bolonjës



Universiteti i Bolonjës konsiderohet si universiteti më i vjetër në botë që është në funksion akoma. Data e tij e themelimit nuk është shumë e qartë, por mendohet se është në vitin 1088. Universiteti konsiderohet si një pasuri e rrallë e artit mesjetar dhe aty dikur mblidheshin intelektualët më të madhenj të kohës. Stadiumi, siç njihet filloi si një sistem mësimi i organizuar, me çdo mjeshtër që u merrte një pagesë nxënësve. Kopshti botanik i universitetit është gjithashtu më i vjetri në Evropë.


Oxford University – Britani e Madhe

Një panoramë e fuqishme mund të luajë një rol të rëndësishme për përcaktimin e pamjes së godinës së universitetit, thotë Aaron Schwarz, drejtor i “Perkins Eastman”, një firmë globale arkitekture. Universiteti “Oxford” është pjesë e çdo liste arkitekturale, duke përfshirë dhe atë të David Mayernik, profesor në shkollën “Notre Dame” të arkitekturës. Ai e konsideron atë një ndërtesë të shekullit të 11-të me labirintin e kishave, harqeve dhe trotuareve, “një mrekulli arkitekturore”.


Kenyon College – Ohajo, SHBA

Mike Evans, drejtor i “Norfolk”, një firmë arkitekture, thotë se që një universitet të jetë i bukur duhet të ketë një “hapësirë të caktuar që të jetë origjinale dhe të përçojë mesazhin e atij institucioni”. Në “Kenyon College” ajo hapësirë është “Middle Path”, një rruginë këmbësore që shërben si kodër gotike e rrugës kryesore të konviktit të universitetit. Duket si një fshat i gjelbëruar më shumë se një rrugë. Ky vend është i izoluar dhe pastoral çka e bën të mundur mendimin dhe fokusimin e qetë.


Princeton University – Nju Xhersi, SHBA

Universiteti klasik amerikan ka një konvikt që qëndron në mes të gjithë detajeve, sipas arkitektes Natalie Shivers, e cila ka udhëhequr “Ivy Leaguer” në planin ambicion të zgjerimit. Stili i Princeton është krejtësisht gotik; pjesa më e madhe e tij është gdhendur në gur gri i mbuluar nga lulevarëset. Pavarësisht se sa imponuese janë këto struktura të gurta, ambienti ruan “shkallën njerëzore” duke ruajtur hapësirat e gjelbra dhe mundësinë për të ecur lirshëm dhe duke shkurtuar distancat nga njëri vend në tjetrin.


Scripps College – Kaliforni, SHBA

Plani total i “Scripps College”, një universiteti vetëm për femra i themeluar në vitin 1922 ka një lidhje artistike mes panoramës dhe ndërtesës. Arkitektët, Gordon Kaufmann dhe Edward Huntsman-Trout krijuan një përzierje të arkitekturës së frymëzuar nga Ringjallja e misionit dhe peizazhit, i cili është i mrekullueshëm, ndjellës dhe i pacenuar. Trout ka mbjellë rreshta të tërë pemësh të qelibarta për t’u dhënë studenteve “ndjesinë e vjeshtës”. Ai gjithashtu ka mbjellë tulipanë, pemë portokalli dhe lajthish.

Stanford University – Kaliforni, SHBA

Arkitektët më në zë e lëvdojnë Standford për “koherencën”, pavarësisht rritjes së madhe dhe se gjithmonë ka respektuar dhe i ka qëndruar besnik “rregullave të projektit fillestar”. Shtesat e reja si hapësira e Shkencës dhe Inxhinierisë arrijnë të përziejnë elementët modernë dhe teknologjikë me estetikën e pakohë dhe elegante të arkitekturës fillestare. Konvikti i universitetit fiton pikë për hyrjen nëpërmjet rruginës “Palm Drive” dhe çatitë me tjegulla të kuqe të stilit romantik spanjoll dhe morinë e ambienteve të gjelbra.

Trinity College – Dublin, Irlandë

Arkitektët thonë se universiteti “Trinity” në Dublin është si “Oxford” vetëm se më i butë dhe ka një atmosferë njerëzore më të madhe. Struktura më e famshme në godinën universitare, i cili është themeluar nga mbretëresha Elizabetë në vitin 1592 është biblioteka e vjetër. Disa e quajnë dhomën kryesore të librarisë si një “katedrale e librave”, për shkak të tavanit me trarë druri dhe rafteve që i ngjajnë faltoreve të një kishe të vjetër baroke. Universiteti, me kalimin e viteve e ka ndryshuar arkitekturën por duke ruajtur gjithnjë rrënjët e vjetra.

Universiteti Tsinghua – Pekin, Kinë

Peizazhi natyror luan një rol të madh për ta bërë universitetin Tsinghua në Japoni të duket i jashtëzakonshëm. Tsinghua është themeluar në vitin 1925 dhe është i vendosur aty ku dikur kanë qenë kopshtet mbretërore të dinastisë Qing. Shumë prej vendeve më të famshme të Pekinit, siç është Pallati Veror, ndodhen aty afër. Konvikti është i rrethuar nga liqene të vogla artificiale, kur stolat prej guri dhe zambakët e ujit frymëzojnë reflektim. Godina është sipas stilit tradicional kinez, por konvikti ka dhe një stil perëndimor.


Akademia e Forcave Ajrore Amerikane – Kolorado, SHBA

Akademia e Forcave Ajrore Amerikane konsiderohet si një “vepër arti e modernizmit amerikan të mes-shekullit të 20-të, ndryshe nga ndërtesat e stilit gotik si Oxford”. Pjesa më e madhe e ndërtesës është e ngritur në alumin, çka nënkupton veshjen e jashtme të aeroplanëve. Kjo ndërtesë konsiderohet si një prej ndërtesave më të bukura në Amerikë. Faltorja lart është dizenjuar në mënyrë të tillë që aty të mbahen shërbime të ndryshme fetare pa interferuar me njëri-tjetrin.

Yale University

Yale njihet për konviktin prej stili gotik, si dhe për ndërtesat moderne që diskutohen shpeshherë në kurset e historisë së arkitekturës. Ky universitet përfshin në kompleksin e tij edhe disa ndërtesa shumë të famshme të shekullit të 19-të. Shumë prej ndërtesave në Yale i përkasin stilit gotik nga viti 1917 deri në vitin 1931. Skulpturat prej guri të ndërtuara në muret e ndërtesës shfaqin personalitete bashkëkohore të kolegjit, si një shkrimtar, një atlet, si dhe një student që e ka zënë gjumi teksa lexon.

Google+ Followers