Posts

Showing posts from April, 2013

Tetova News

Shtatë llojet e kafshëve që janë në zhdukje

Image
Gorilla e bjeshkëve Kjo kafshë ndodhet vërtet përballë rrezikut të madh që të zhduket tërësisht marrë para sysh që në natyrë dhe në robëri janë gjithsej 300 gorilla bjeshkësh.
Adak jeton në viset shkretinore ndërmjet Nigerit dhe Çadit perëndimor. Vlerësohet se në këto pjesë ekzistojnë vetëm 300 sosh.
Majmuni merimangë i gështenjtë Ky lloj është në listën e më të rrezikuarve për shkak të shkatërrimit të habitatit të tij dhe për shkak trafikimit të paligjshëm me kafshë.
Shqiponja filipinase Gjatë 56 vjetëve të fundit popullata e këtij lloji gjendet në rënie të madhe për shkak të prerjes së madhe të malit. Vlerësohet se në botë kanë mbetur jo më se 750 sosh.
Rinoqeronti nga Sumatra Lloji më i vogël i rinoqerontëve gjendet buzë zhdukjes dhe janë gjithsej 11 sish -në robëri- nëpër gjithë botën.
Leopardi i Amurit Në gjithë botën gjenden gjithsej 40 copë të këtij lloji që po ashtu është buzë zhdukjes. Jeta e mesatare e leopardit në natyrë është 15 vjet e në robëri mund të jetojë 20 vjet.
Panda gji…

Fantazma e Kaltërës, zëri i vajzës që dëgjohet çdo 21 qershor në Itali

Image
Marrë nga: misteridelmondo.com


Misteri i fantazmës  “Kaltra” është  një mister italian, pjesë e një historie të vërtetë. Legjenda e Gudendalinës e njohur si Azzurrina (Kaltra) është ruajtur gojarisht në shekuj nga banorët e një province në Rimini (Itali).

Gudendalina ka lindur në 1370 në një familje feudale dhe u rrit në një kështjellë në qytetin e Montebelos, provincë e Riminit . Gudengalina ishte një fëmijë albin dhe supersticioni popullor i asaj kohe e lidhte albinizmin me ngjarje mbinatyrore magjike ose me djallin. Për shkak të këtij supersticioni i ati e mbante vajzën të mbyllur në shtëpi duke e ruajtur me roje, kështu mbronte vajzën nga paragjykimet popullore. Nëna vazhdimisht i lyente flokët  duke u munduar ti jepte një pigment sa më natyral për të mos qenë ndryshe nga të tjerët. Pigmenti i saj biologjik shumë i bardhë bënte që boja të dilte shumë shpejt nga flokët dhe keqlyerja e vazhdueshme bëri që flokët të mernin reflekse të kaltra. Lyerja e bërë keq dhe ngjyra e kaltër e syv…

Eksperimenti Philadelphia 28 tetor 1943 Si u zhvendos anija e amerikanëve nga një vend lufte në det të hapur

Image
Marrë nga: misteridelmondo.com


Misteri i cili në SHBA mbahet si një nga sekretet më të mëdha. Njërëzit që morën pjesë në eksperiment u ndodhën shumë fatëkeqësi. Shkencëtarët më të famshëm morën pjesë në atë që mund të quhet “bashkëpunim me alienët”


Eksperimenti i Filadelfias është një legjendë e përhapur ndërmjet mbështetësve  të teorisë së komplotit. Sipas saj në 28 tetor 1943 një  anije amerikane do të zhvillonte një eksperiment  sekret në portin e Filadelfias,në Pensilvani duke bërë që të zhduket anija nga lufta. Kjo “zhdukje” do të bëhej në saj të teknologjisë së përdorimit të magnetëve të fuqishëm  dhe duke e rishfaqur atë ne distance prej qindra kilometrash më larg.
Sipas asaj që thuahet në media, në 28 tetor 1943 anija nga marina ushtarake amerakane e quajtur “USS Eldridge” do të përdorej për një eksperiment nga Dr. Franklin Reno në të cilin do të mernin pjesë edhe shkencëtarë të ndryshëm ku përmenden Albert Ajnshtain dhe Nikola Tesla. Si bazë për eksperimentin do të përdorej te…

Bërthama e Tokës është e nxehtë sa sipërfaqja e Diellit

Image
Gjeologët prej kohësh janë përpjekur të përcaktojnë sa është në të vërtetë temperatura 6300 km poshtë këmbëve tona, aty ku ndodhet edhe bërthama e planetit.
Nëse deri më tani mendohej se temperatura në qendër të Tokës nuk i kalonte 5000 gradë celsius, eksperimentet e reja nga shkencëtarët kane vërtetuar se temperatura në bërthamën e planetit tonë është 6 mijë gradë celsius, afërsisht sa temperatura e sipërfaqes së Diellit, e cila është 6500 gradë.
Studimi është realizuar duke përdorur mostra hekuri, material që përbën 95 për qind të bërthamës së Tokës, me presion të afërt me atë që ekziston në qendër të Tokës, prej nga kristalet e hekurit shkrinë dhe u shndërruan në formë.
Kampionet e hekurit janë vëzhguar me ‘European Synchrotron Radiation Facility’ që është një nga burimet më të forta të rrezeve X.
Kështu për të përftuar një shkrirje të hekurit si ajo që vërehet në bërthamë (e cila njihet në sajë të kalimit të valëve sizmike të tërmeteve më të fuqishme) ishte e nevojshme një temper…

Gandi para gjyqit/ Refuzoj të blej lirinë, duke shitur bindjet

Image
Speciale/ Për herë të parë portreti i plotë i Gandit nën interpretimin dhe analizën e Ilir Hashorvës, duke na vënë në dispozicion procesin gjyqësor ndaj tij më 1922

Ilir Hashorva

Më 18 mars të vitit 1922, në Ahmedabad, Gandi u nxor në gjyq së bashku me botuesin e tij, Z. Banker, i cili shtypte gazetën “Young India” në të cilën shkruante Gandi. Midis publikut, në sallën e gjyqit gjendeshin Kasturbai Gandi, Saroxhini Naidu dhe Pandit Malaviya. Gjykatës ishte Z. Brumfild (Broomfield). Ai në drejtimin e çështjes dhe në sjelljen ndaj të akuzuarve, shpalosi traditat më të mira të drejtësisë angleze.
Gjyqi, për nga proceduara e zhvillimit dhe nga mënyra se si folën dhe se si u sollën protagonistët: Gandi, vetë gjykatësi, prokurori dhe të pranishmit, mund të thuhet se ishte model. Të dy, Gandi dhe Bankeri, akuzoheshin se ishin orvatur të krijonin pakënaqësi dhe rebelim ndaj qeverisë në Indinë Britanike. Akuzat bazoheshin mbi tre artikuj të botuara në gazetën “Young India” në fund të vitit 1921…

10 ikonat më me ndikim të politikës botërore

Image
Shumë politikanë të rëndësishëm kanë luajtur një rol të spikatur publik e ndërkombëtar. Nga Regan, Dalai Lama, Mandela, Thatcher e deri tek John Kennedy.


John Kennedy

John Kenedi ishte pjesëtar i një nga familjet më të pasura të kombit amerikan. U largua në Harvard dhe mori pjesë gjallërisht në Luftën e Dytë Botërore. Ai ka qenë një ndër heronjtë e luftës në Paqësor. Në vitet 1946-53 u zgjodh si përfaqësues i Masacuzetit në Dhomën e Deputetëve, nga Partia Demokratike. Në vitet 1953-60 është zgjedhur senator. Në zgjidhjet presidenciale të vitit 1960, fiton dhe bëhet President i Amerikës. Kenedi, në historinë e politikës amerikane, njihet si presidenti më i ri në moshë, si presidenti i parë katolik, por më tepër vlerësohet për kursin politik që ndoqi gjatë presidencës së tij. Disa mendime të tij: “Ne nuk jemi për luftën, por për paqen, jo për ndeshje, por për bashkëpunim, jo për imperializmin, por për entuziazmin e vendeve që sapo kanë fituar pavarësinë. Pa lirinë e fjalës, pa lirinë e m…

Leka Zogu, i vetmi përfaqësues shqiptar në grupin sekret “Bilderberg”

Image
Historia e grupit mistik që sipas konspiracionistëve drejton në hije në botën

Nga Aurora Allushaj

“Bilderberg” është klubi më ekskluziv në botë, në të cilin marrin pjesë lider të politikës amerikane dhe europiane. Ajo që e bën unik këtë grup është sekreti absolut. Ekzistojnë grupe te tjerë, por asnjëri prej tyre nuk ju imponon përfaqësuesve heshtjen totale. Në Bilderberg çdo gjë është sekrete, nuk mund të flitet dhe as të pranohet se bën pjesë në të. Por ka disa vite që emrat e listës së pjesëmarrësve bëhen publike në mënyra të tjera. Disa prej tyre janë: Mario Monti, Martin Schulz, Lilli Gruber, George Bush, Barack Obama, etj. Por ajo çfarë e bën më interesant është fakti se kryeministri i Italisë Enrico Letta, i zgjedhur vetëm dy ditë më parë është pjesë e këtij grupi. Disa ekspertë të konspiracioneve mendojnë se Bilderberg është qeverisësi i botës. Ai është i përbërë nga dy organe, komiteti drejtues me 33 persona dhe asambleja plenare.Leka Zogu
Në informacionet e gjetura spikatet dhe…

Si dallohet një diamant i vjedhur?

Image
Në Bruksel u vodhën diamante me vlerë 50 milionë euro. Ndryshe nga veprat e artit, hajdutët duket se do ta kenë më të lehtë t’i tregtojnë këto diamante pa u zbuluar nga autoritetetTeknologjia



Grabitës të armatosur realizuan një vjedhje masive diamantesh në Bruksel pak kohë më parë. Por ka disa që mendojnë se shitja e diamanteve të vjedhur do të jetë një punë e vështirë për ta. Por a është e mundur të dallohet një diamant i vjedhur nga një i pavjedhur?
Diamantet e humbura në grabitjen e Belgjikës kishin vlerë prej 50 milionë eurosh dhe ka spekulime që thonë se ato nuk do të zbulohen kurrë. Hajdutët e veprave të artit përballen me një sfidë të jashtëzakonshme kur vjen puna te shitja e veprave që janë tepër të famshme. Ata duhet t’i shesin pikturat e vjedhura për të arritur te frytet e vjedhjes. Vetëm se çdo tregtar arti kur sheh një vepër të Picasso-s apo Rembrandt-it, e ka shumë të lehtë të zbulojë nëse kjo vepër ka qenë vjedhur apo jo.
Por a mund të jetë një diamant i vjedhur po kaq i da…

Kur Hitleri, Trocki, Tito, Frojdi dhe Stalini gjendeshin bashkë

Image
Vjena, një vit para shpërthimit të Luftës së Madhe, ishte një metropol i zhvilluar, ku përplaseshin të gjitha llojet e personazheve. Dhe në një periudhë të shkurtër, në të njëjtin vend qëndruan ata që u bënë armiqtë e betuar të njëri-tjetrit

Vjenë, 1913

Andy Walker, BBC

Një shekull më parë, një lagje e Vjenës ishte vendbanimi i Adolf Hitlerit, Leon Trockit, Jozef Titos, Sigmund Frojdit dhe Jozef Stalinit. Në janar 1913, një njeri që në pasaportë kishte emrin Stavros Papadopoulos zbriti nga treni i Krakovit në stacionin verior të Vjenës. Me pamje të errët, ai mbante mustaqe fshatari dhe kishte me vete një valixhe të vogël druri.
“Unë isha ulur në tavolinë, – shkroi burri që u takua me të, shumë vite më vonë, – kur dera u hap me një krikëllimë dhe një njeri i panjohur hyri brenda. Ai ishte i shkurtër, i dobët, me lëkurë zeshkane. Nuk pashë asgjë në sytë e tij që të interpretohej si miqësore”.
Ai që shkroi këto rreshta ishte një intelektual disident rus, redaktori i gazetës radikale “Pravda” …

COSA NOSTRA/Kush janë pasardhësit e Al Capones dhe familjes “Gambino”

Image
Si mafia shqiptare dhe ajo ruse po shkatërrojnë mafian siçiliane


Në suplememtin e fundjavës “Weekend” të “Tirana Observer” do t’i dedikojmë sërish hapësirë historisë së mafias. Dhe më konkretisht Cosa Notra-s në SHBA dhe 5 pesë familjeve legjendare. Pesëshja mjaft e njohur e familjeve mafioze të Amerikës, që funksiononin fuqishëm në Neë York edhe sot e kësaj dite, janë të fuqishme, por e kanë humbur shkëlqimin aristokratik që kishin. Familjet më të njohura të mafies italo-amerikane, të “Cosa Nostra”-s, si “Gambino”, “Genovese”, “Bonano”, “Luchese” dhe “Colombo”, janë sërish aktive. Pa harruar këtu familjen e Çikagos apo e thënë më thjeshtë, atë të Al Capones, “Outfit”, që është cilësuar nga FBI-ja si një organizatë mjaft aktive, e strukturuar më së miri dhe e tmerrshme. Nëse disa vite më parë këto familje vepronin në shtete të caktuara, tashmë rrezja e tyre e veprimit është shtyrë edhe më tej. Mjafton të përmendesh familjen “Gambino”, e cila ishte e përqendruar vetëm në Neë York, ajo t…

A e ke lidhur qenin?

Image
Marrëdhëniet e shqiptarëve me kafshën besnike përgjatë historisë analizohen në këndvështrim historik nga Fatos Baxhaku. Nga trajtimi i ashpër deri te gjakmarrja e shkaktuar për vrasjen e një qeniHISTORI/FOLKLOR
FATOS BAXHAKU



Kush mendon se ne shqiptarët kemi një ide të mbrapshtë për qentë, apo e kemi pasur dikur atë, e ka fort gabim. Jo vetëm sepse tani që qentë janë bërë banorë të zakonshëm të shtëpive, oborreve dhe parqeve tona, madje me të drejta të plota, jo vetëm se askush nuk merret më me qentë e rrugës (përkundrazi merren ata me ne), por edhe sepse tradita e respektimit të këtij miku të vjetër të njeriut është shumë e lashtë. Ajo shkon deri në thellësinë e shekujve, atëherë kur të dy palët bashkë, shqiptarë e qen, ruanim bagëtinë ndër pllaja malesh të lartë.Respekti për qenin është dokumentuar në të gjitha botimet që janë bërë deri më sot mbi të drejtën kanunore, por më gjerë e më gjatë është marrë me të një mikeshë e vjetër dhe e nderuar e shqiptarëve. Margaret Hasluck, jetoi pë…

Flurudha