Si të shkruani një rezume: 3 Hapa për ta bërë atë efektive


A e dini se shumë rekrutues shpenzojnë vetëm 15-30 sekonda për të shqyrtuar një resume? Kjo do të thotë se eksperienca juaj e përshkruar atje duhet të jetë shumë e saktë në detajet dhe në përputhje me kërkesat e punës që kërkohet. Kini parasysh se rezymeja juaj është gjëja e parë që një kompani shikon tek ju kur ju aplikoni për punë, kështu që është ajo që krijon përshtypjen e parë për ju. Ja 3 hapa që duhet të dini kur shkruani një rezume:

1.Jepni informacionin e duhur


Informacioni juaj duhet të përshtatet me përshkrimin e punës, në mënyrë që kushdo që mund t`i japë një vështrim për 30 sekonda, të jetë i aftë të kuptojë se ju jeni personi i duhur për pozicionin e kërkuar. Lexoni përshkrimin e punës dhe bëni një listë të eksperiencave dhe aftësive që ju mendoni se rekrutuesit duan t`i shikojnë tek kandidatët. Përshkruani eksperiencat tuaja me fjalë kyçe, në fillim  të rezymesë suaj, për të tërhequr vëmendjen.


2.Tregohuni të qartë


Bëheni rezymenë tuaj të qartë, konçize dhe të lexueshme. Rekrutuesit përdorin pak kohë në shqyrtimin e rezymeve, kështu që ju doni të jeni të sigurt se të gjitha të dhënat tuaja do të lexohen.

Këshillë! Mos përdorni italiks për shkrimin, se e bën më të vështirë për t`u lexuar dhe më pak të kuptueshme.

3.Përcakto sasi


Shprehni në sasi eksperiencat dhe arritjet sa më shumë të jetë e mundur, për të demonstruar se ju jeni personi i duhur për punën.


Testi i rezymesë


Rishikoni rezymenë tuaj sikur ju të ishit rekrutuesi dhe bëni pyetje vetes se a qëndron aplikimi juaj, eksperienca juaj përputhet me nevojat e punës? Do ta punësonit ju këtë person në bazë të rezymesë që ka? Nëse përgjigjja do të jetë jo, atëherë rikthehuni edhe njëherë për të bërë ndryshimet e duhura derisa përgjigjja të jetë pozitive.

Google+ Followers