Posts

Showing posts from March, 2013

Tetova News

10 operacionet më tronditëse të Shërbimeve Sekrete

Image
Nga tentimi për vrasjen e Leninit tek vrasja e Litvinenkos





Një Agjenci Inteligjence është një organizatë qeveritare e cila është përgjegjëse për identifikimin, zbulimin, parandalimin dhe evitimin e kërcënimeve potenciale ndaj sigurisë kombëtare të një shteti. Përmes një shumëllojshmërie metodash, të ligjshme ose jo, agjencitë e zbulimit të vendeve të ndryshme mbledhin informacion dhe ndërmarrin operacione klandestine për të përmbushur misionet e tyre, në mbrojtje të popujve, ligjeve dhe politikave të jashtme të shteteve përkatëse. Përparimet e paprecedenta në teknologji dhe komunikim, të kombinuara me tensionin e krijuar nga dalja e superfuqive botërore, ka ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si shtetet përpiqen të ruajnë sigurinë e tyre. Përveç shteteve perëndimore që kanë përdorur agjencitë e inteligjencës shumë shpesh, vendet në zhvillim gjithashtu kanë formuar organizata të cilat veprojnë në shumë raste jashtë kuadrit ligjor në mbrojtje të territorit të tyre. Do të shqyrtojë operacio…

Dhjetë incidentet më të famshme në histori të UFO-ve

Image
Sondazhet tregojnë se, në përgjithësi, gjysma e popullsisë beson në ekzistencën e UFO-ve, dhe rreth 5 % e saj pranon që kanë parë diçka që mendojnë mund të ketë qenë një UFO. Sigurisht, fakti është se shumica e raportimeve mbi UFO-t janë keq-identifikime të fenomeneve natyrore (sidomos yje të ndritshëm dhe planete, meteorë, rrufe, gaz atmosferik, etj) apo fenomene artificiale (dritat e uljes së avionëve, balona, avione testimesh) ose, në disa raste, madje edhe shaka. Megjithatë, ka një numër të vogël dukurish që sfidojnë shpjegimin e thjeshtë ose kanë pasur një ndikim të tillë në shoqëri që ka bërë që përfundimisht këto fenomene të bëhen një pjesë e folklorit UFO. Kjo është lista e dhjetë “përvojave”, të raportuara më gjerësisht, të dokumentuara më mirë, të pashpjegueshme, ose thjesht të çuditshme mbi UFO-t në histori.

10. CALIFORNIA dhe MIDWEST-i, shikimi i “Anijes”, 1896-97

Shumë njerëz nuk e dinë se vëzhgimi i burimeve të dritave të paidentifikuara në qiell shkon prapa në mbi një sh…

10 pengmarrjet më të famshme që kanë hyrë në histori

Image
Nga kriza e pengjeve në Iran tek ato të Moskës, historitë e rralla


Praktika e pengmarrjes është shumë e lashtë, dhe ajo është përdorur në mënyrë konstante në negociata me vende të pushtuar, dhe në raste të tillë si dorëzime, armëpushime e të tjera situata si këto ku dy palët ndërluftuese merrnin pengje për të siguruar betimin e palës tjetër. Romakët ishin mësuar të merrnin bijtë e princërve haraçpagues dhe t’i arsimonin në Romë, duke i mbajtur kështu si pengje për të garantuar vazhdimësinë e besnikërisë së vendit të pushtuar dhe duke përgatitur gjithashtu një sundues të ardhshëm të mbrujtur me idetë e qytetërimit romak. Duke marrë shkak nga marrja peng e gardianëve grekë nga Alket Rizai, gazeta “Tirana Observer” boton sot 10 historitë me pengjet më të famshme në botë.


10. Ingrid Betancourt Pulecio

Ingrid Betancourt Pulecio është një politikane kolumbiano-franceze, ish-senatore, aktiviste kundër korrupsionit dhe një kandidate për Çmimin Nobel. Betancourt u rrëmbye nga Forcat e Armatosura …

Stamboll / Shën Sofia, një Mrekulli e Historisë

Image
Harmoni qiellore

Para jush shfaqet një ngrehinë në dukje uniforme, e çrregullt, që ngrihet nga qendra historike e Stambollit, qyteti që deri në shekullin IV quhej Bizant dhe në 330 u bë Kostandinopojë. Mos humbisni shumë kohë duke ekzaminuar këtë shumëzim imponues kupolash, minaresh, muresh rrethues dhe anijatash anësore: mrekullia e vërtetë e Shën Sofisë është në brendësi. Ai që nga jashtë dukej si një kombinim i çuditshëm llaçi dhe tullash, në brendësi shkëlqen në harmoni të përsosur.
Krejt të mahnitur, do të kaloni poshtë parmakëve dhe harqeve të përsosur, do të lini pas kolona të mrekullueshme, kaligrafi dhe mozaikë deri kur të mbërrini në një sallë shumë të madhe, të mbushur me dritë. Zemra juaj do të ndalet një çast, do të mbani frymën dhe do të shqyeni sytë. Si është e mundur? Kush është krijuesi? Por mbi të gjitha: cila është domethënia e gjithë kësaj? Hyni!
Një grumbull rrënojash. Themelimi i Kostandinopojës, janar 532. Zjarret shpërthejnë në kryeqytetin e Perandorisë bizantine,…

HAREMI / SEKRETET Këtu “luhej” për pushtet

Image
Një mbretëri private, Stamboll, prill 1789. Ushtarë të përzgjedhur dhe turma kureshtare përgjatë rrugëve dredha-dredha. Më në fund, mbërrin procesioni: heronj dhe të pushtetshëm, të udhëhequr nga një dinjitar me peliçe të zezë dhe çallmë. Pas tyre marshojnë rojat. Shoqërojnë një karrocë luksoze të mbuluar, e tërhequr nga gjashtë kuaj dhe e ngarë nga kreu u eunukëve të haremit të sulltanit. Me kalimin e karocës, funksionarët e oborrit i hedhin monedha turmës. Pasojnë dhjetëra karroca të tjera. Kur karvani mbërrin në Topkapi, sulltani i ri Selimi III shkon drejt tij përmes atriumit të parë. Një dorë zgjatet nga karroca, sulltani e puth dhe përkulet. Më pas, ai shoqëron zonjën e haremit të tij në brendësi të pallatit: gruaja më e fuqishme e perandorisë otomane, më e rëndësishmja në jetën e Selimit, ashtu si në atë të të gjithë sulltanëve. Nëna e tij, Mihrishah Sultan. Çifti përshkon atriumin e dytë, drejt një porte druri të rëndë në krah të ndërtesës së këshillit perandorak. Kalon përpar…

SUPLEMENT/ 32 vrasësit më të mëdhenj të shekullit 20

Image
Nga Hitleri, Stalini, Enver Hoxha e deri tek Millosheviç

Quhen të tillë pasi shifrat e viktimave që kanë lënë pas i kalojnë mijërat. Shpeshherë edhe milionat. Emrat që figurojnë në listën e vrasësve më të mëdhenj të shekullit të 20-të, janë më së shumti diktatorë. Të kthyer në makina vrasëse, arma e tyre është politika. “Është e qartë që njerëzit e thjeshtë nuk e duan luftën. Përse një fshatar duhet të rrezikojë lëkurën e tij në luftë, kur qëllimi i tij më i madh është të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë? Janë drejtuesit ata që vendosin për politikën ata që e duan luftën, edhe atëherë kur flitet për demokraci, edhe për diktatura fashiste, për parlamente apo diktatura komuniste..”, ka thënë gjenerali gjerman Herman Goring duke folur për Luftën e Dytë Botërore. Shifra prej 60 milionë viktimash i faturohet orkestruesit të kësaj lufte, Adolf Hitlerit, i cili renditet i pari për nga numri i të vrarëve, përgjegjësia e të cilëve bie mbi të. Por nuk mbeten mbrapa as Stalini, Pol Poti, Mao Ce…

Flurudha